26. Shuara · ajete 64–69

سورة الشعراء
64

وَأَزۡلَفۡنَا ثَمَّ ٱلۡأٓخَرِينَ

We ‘ezlefna themmel-’aharine

E Ne i afruam atje të tjerët (ata të faraonit).

65

وَأَنجَيۡنَا مُوسَىٰ وَمَن مَّعَهُۥٓ أَجۡمَعِينَ

We ‘enxhejna musa we men me’ahu ‘exhma’ine

Dhe Ne e shpëtuam Musain dhe të gjithë ata që ishin me të.

66

ثُمَّ أَغۡرَقۡنَا ٱلۡأٓخَرِينَ

Thumme ‘egreknal-’aharine

Kurse të tjerët i përmbytëm në ujë.

67

إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ

‘Inne fi dhalike le’ajeten we ma kane ‘ektheruhum mu’uminine

Vërtet, në këtë (ngjarje) ka fakte, por megjithatë shumica nuk besuan.

68

وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ

We ‘inne rebbeke lehuwel-’azizu er-Rehimu

Nuk ka dyshim se Zoti yt është i gjithfuqishëm dhe i mëshirshëm.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Faraoni, pas disfatës në atë tubim me magjistarët filloi ndëshkime të ashpra kundër popullit Beni Israil. Prandaj pas një kohe Zoti e urdhëroi Musain, që me besimtarët e vet të iki natën nga Egjipti. Kur dëgjoi faraoni për ikjen e tyre çoi e thirri njerëz, që t’u vihen prapa, t’i zënë dhe t’i ndëshkojnë. U vunë prapa tyre dhe në kohën kur lindte dielli i zunë. Beni Israilët u frikësuan, pse detin e kishin para, kurse armikun në numër shumë të madh prapa, por Musai i bindur në ndihmën e Zotit i trimëroi, se Zoti do t’i mbrojë. Në atë çast Zoti e urdhëroi Musain t’i bjerë me shkop detit. Ai i ra në dymbëdhjetë vende, dhe u hapën dymbëdhjetë rrugë nëpër të cilat kaluan Beni Israilët, që ishin me Musain, e uji i detit qëndroi i ndarë si të ishin kodra. Edhe faraoni me popullin e vet u fut nëpër ato rrugë, por uji u lëshua dhe i përmbyti që të gjithë.
69

وَٱتۡلُ عَلَيۡهِمۡ نَبَأَ إِبۡرَٰهِيمَ

We etlu ‘alejhim nebe’e ‘ibrahime

Lexoju (nga ajo që të shpallëm ty Muhammed) atyre ngjarjen e Ibrahimit.