Kile leha edhuli es-serhe felemma re’et/hu hesibet/hu luxhxheten we keshefet ‘an sakajha kale ‘innehu serhun mumerredun min kawarire kalet rabbi ‘inni dhelemtu nefsi we ‘eslemtu me’a sulejmane lillahi rabbil-’alemine
Asaj iu tha: "Hyn në pallat", e kur e pa atë mendoi se është një ujë i madh dhe i përvoli këmbët. Ai (Sulejmani) tha: "Ky është një pallat i lëmuar prej qelqi!" Ajo tha: "Zoti im, unë i kam bërë krim vetes e tash i dorëzohem (pranoj besimin) së bashku me Sulejmanin All-llahut, Zotit të gjithësisë".*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Paria e pushtetit të Belkisës, edhe pse thirret në fuqinë e vet luftarake vendimin ia beson mbretëreshës, por ajo iu tërheq vërejtjen për pasojat e luftës, që do të rrjedhin
Kalu ettejjerna bike we bimen me’ake kale ta’irukum ‘indel-lahi bel ‘entum kawmun tuftenune
Ata thanë: "Ne parandjejmë fatkeqësi me ty dhe me ata që janë me ty!" Ai tha: "Ndjella e fatit tuaj është te All-llahu, por vetë ju jeni një popull që ngatërroheni!"
Kalu tekasemu billahi lenubejjitennehu we ‘ehlehu thumme lenekulenne liwelijihi ma shehidna mehlike ‘ehlihi we ‘inna lesadikune
Ata që thanë: "Betohuni mes vete në All-llahun, ta mbytni atë dhe familjen e tij natën, e pastaj të afërmve të tij t'u thoni: Ne nuk morëm pjesë në mbytjen e familjes së tij, dhe se ne jemi të drejtë (të vërtetë)"