27. Neml · ajete 49–62

سورة النمل
49

قَالُواْ تَقَاسَمُواْ بِٱللَّهِ لَنُبَيِّتَنَّهُۥ وَأَهۡلَهُۥ ثُمَّ لَنَقُولَنَّ لِوَلِيِّهِۦ مَا شَهِدۡنَا مَهۡلِكَ أَهۡلِهِۦ وَإِنَّا لَصَٰدِقُونَ

Kalu tekasemu billahi lenubejjitennehu we ‘ehlehu thumme lenekulenne liwelijihi ma shehidna mehlike ‘ehlihi we ‘inna lesadikune

Ata që thanë: "Betohuni mes vete në All-llahun, ta mbytni atë dhe familjen e tij natën, e pastaj të afërmve të tij t'u thoni: Ne nuk morëm pjesë në mbytjen e familjes së tij, dhe se ne jemi të drejtë (të vërtetë)"

50

وَمَكَرُواْ مَكۡرٗا وَمَكَرۡنَا مَكۡرٗا وَهُمۡ لَا يَشۡعُرُونَ

We mekeru mekræn we mekerna mekræn we hum la jesh’urune

Ata përgatitën një kurth e Ne ua shpërblyem kurthin duke mos e hetuar ata.

51

فَٱنظُرۡ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ مَكۡرِهِمۡ أَنَّا دَمَّرۡنَٰهُمۡ وَقَوۡمَهُمۡ أَجۡمَعِينَ

Fandhur kejfe kane ‘akibetu mekrihim ‘enna demmernahum we kawmehum ‘exhma’ine

Pra, vështro se çfarë ishte përfundimi i dredhisë së tyre. Në të vërtetë, Ne zhdukëm të gjithë ata dhe popullin e tyre.

52

فَتِلۡكَ بُيُوتُهُمۡ خَاوِيَةَۢ بِمَا ظَلَمُوٓاْۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗ لِّقَوۡمٖ يَعۡلَمُونَ

Fetilke bujutuhum hawijeten bima dhelemu ‘inne fi dhalike le’ajeten likawmin ja’lemune

E këto janë shtëpitë e tyre të mbetura shkret për shkak të mizorisë së tyre. E nuk ka dyshim se në këtë (rrënim) për një popull që kupton ka argument.

53

وَأَنجَيۡنَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَكَانُواْ يَتَّقُونَ

We ‘enxhejnal-ledhine ‘amenu we kanu jettekune

Ne i shpëtuam ata që besuan dhe që ishin të matur (duke iu shmangur mëkatit).

54

وَلُوطًا إِذۡ قَالَ لِقَوۡمِهِۦٓ أَتَأۡتُونَ ٱلۡفَٰحِشَةَ وَأَنتُمۡ تُبۡصِرُونَ

We lutæn ‘idh kale likawmihi ‘ete’tunel-fahishete we ‘entum tubsirune

(Përkujto) Lutin kur ai popullit të vet i tha: "A bëni atë punë të shëmtuar që edhe vetë ju e kuptoni (se është e keqe)?"

55

أَئِنَّكُمۡ لَتَأۡتُونَ ٱلرِّجَالَ شَهۡوَةٗ مِّن دُونِ ٱلنِّسَآءِۚ بَلۡ أَنتُمۡ قَوۡمٞ تَجۡهَلُونَ

‘E’innekum lete’tune er-rixhale shehweten min duni en-nisa’ bel ‘entum kawmun texhhelune

A vërtet, ju nga epshi kontaktoni me meshkujt, i braktisni gratë tuaja? Ju jeni popull injorant (xhahil).

56

۞ فَمَا كَانَ جَوَابَ قَوۡمِهِۦٓ إِلَّآ أَن قَالُوٓاْ أَخۡرِجُوٓاْ ءَالَ لُوطٖ مِّن قَرۡيَتِكُمۡۖ إِنَّهُمۡ أُنَاسٞ يَتَطَهَّرُونَ

Fema kane xhewabe kawmihi ‘illa ‘en kalu ‘ehrixhu ‘ale lutin min karjetikum ‘innehum ‘unasun jetetehherune

Përgjigjja e popullit të tij nuk qe tjetër vetëm se të thonë: "Dëbojeni familjen e Lutit nga vendi juaj, sepse ata janë njerëz që ruajnë pastërtinë!"

57

فَأَنجَيۡنَٰهُ وَأَهۡلَهُۥٓ إِلَّا ٱمۡرَأَتَهُۥ قَدَّرۡنَٰهَا مِنَ ٱلۡغَٰبِرِينَ

Fe’enxhejnahu we ‘ehlehu ‘illa emre’etehu kaddernaha minel-gabirine

E Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij, së cilës ia caktuam të mbetet me të dënuarit.

58

وَأَمۡطَرۡنَا عَلَيۡهِم مَّطَرٗاۖ فَسَآءَ مَطَرُ ٱلۡمُنذَرِينَ

We ‘emterna ‘alejhim meteræn fesa’e meterul-mundherine

E kundër atyre lëshuam një shi (me gurë); i shëmtuar ishte ai shi për ata të cilëve iu kishte tërhequr vërejtja.

59

قُلِ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ وَسَلَٰمٌ عَلَىٰ عِبَادِهِ ٱلَّذِينَ ٱصۡطَفَىٰٓۗ ءَآللَّهُ خَيۡرٌ أَمَّا يُشۡرِكُونَ

Kulil-hemdu lillahi we selamun ‘ala ‘ibadihil-ledhine estefa ‘aalllehu hajrun ‘emma jushrikune

Thuaj (o i dërguar): "Falënderimi i qoftë All-llahut, e shpëtimi qoftë ndaj robërve të Tij që Ai i zgjodhi (pejgamberët)! A më i mirë (për të besuar) është All-llahu, apo ata që ia bëjnë shok?"

60

أَمَّنۡ خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ وَأَنزَلَ لَكُم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَأَنۢبَتۡنَا بِهِۦ حَدَآئِقَ ذَاتَ بَهۡجَةٖ مَّا كَانَ لَكُمۡ أَن تُنۢبِتُواْ شَجَرَهَآۗ أَءِلَٰهٞ مَّعَ ٱللَّهِۚ بَلۡ هُمۡ قَوۡمٞ يَعۡدِلُونَ

‘Emmen haleka es-semawati wel-’erde we ‘enzele lekum mine es-sema’i ma’en fe’enbetna bihi heda’ika dhate behxhetin ma kane lekum ‘en tunbitu shexhereha ‘e’ilehun me’a Ellahi bel hum kawmun ja’dilune

Ai që krijoi qiejt e tokën, që për ju lëshoi shi nga qielli, e Ne me të bëmë të lulëzojnë kopshte të bukura, që për ju ka qenë e pamundshme t'i bëni të mbijnë bimët në to; A mos ka ndonjë zot tjetër pos All-llahut? Jo, por ata janë popull që shtrembërojnë (të vërtetën).

61

أَمَّن جَعَلَ ٱلۡأَرۡضَ قَرَارٗا وَجَعَلَ خِلَٰلَهَآ أَنۡهَٰرٗا وَجَعَلَ لَهَا رَوَٰسِيَ وَجَعَلَ بَيۡنَ ٱلۡبَحۡرَيۡنِ حَاجِزًاۗ أَءِلَٰهٞ مَّعَ ٱللَّهِۚ بَلۡ أَكۡثَرُهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ

‘Emmen xhe’alel-’erde kararæn we xhe’ale hilaleha ‘enharæn we xhe’ale leha rewasije we xhe’ale bejnel-behrejni haxhizæn ‘e’ilehun me’a Ellahi bel ‘ektheruhum la ja’lemune

A është Ai që tokën e bëri vendqëndrim e nëpër të bëri të rrjedhin lumenj, dhe asaj (tokës) i bëri (male) përforcuese, dhe në mes dy deteve bëri ndarje. A ka përveç All-llahu zot tjetër? Jo, por shumica e tyre nuk e dinë.

62

أَمَّن يُجِيبُ ٱلۡمُضۡطَرَّ إِذَا دَعَاهُ وَيَكۡشِفُ ٱلسُّوٓءَ وَيَجۡعَلُكُمۡ خُلَفَآءَ ٱلۡأَرۡضِۗ أَءِلَٰهٞ مَّعَ ٱللَّهِۚ قَلِيلٗا مَّا تَذَكَّرُونَ

‘Emmen juxhibul-mudterre ‘idha da’ahu we jekshifu es-su’e we jexh’alukum hulefa’el-’erdi ‘e’ilehun me’a Ellahi kalilæn ma tedhekkerune

A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen e juve ju bën mbizotërues të tokës. A ka zot tjetër pos All-llahut? Jo, por ju shumë pak përkujtoni.