27. Neml · Ajeti 62 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 27:45–27:66
Një pjesë e vogël e popullit Themud i besuan Salihut, kurse shumica që mbeti në besimin I e kotë, e kundërshtuan. I thonin Salihut sillna azabin prej Zotit, madje i thonin se ai dhe besimtarët i e tij ishin shkaktarë (baksuza) të disa të këqijave që i goditnin. Disa djem të parisë kundërshtare përgatitën mbytjen e Salihut dhe të familjes së tij, u besatuan ta bëjnë këtë fshehtas dhe të mos tregojnë. Të gjitha ato dredhi të tyre dështuan, Allahu i shkatërroi, e vendbanimet e tyre mbetën të shkreta. Edhe populli i Lutit ishte shumë i pamoralshëm, e ai ves i tyre e brente edhe më shumë, kur shihnin Lutin dhe rrethinën e tij se ishin të ndershëm, andaj për të qenë të gjithë njësoj të ndyer, donin ta përzënin Lutin. Edhe ai popull përjetoi atë që e meritoi.
Për të mos i gjetur edhe të tjerët ndonjë fatkeqësi e tillë. Zoti tërheq vëmendjen e njeriut në disa fakte, të cilat japin të kuptosh për fuqinë e Tij të pakufishme dhe nga të cilat do të duhej bindur se Ai është i vetmi Krijues i çdo sendi në gjithësi dhe se vetëm Atij duhet drejtuar me lujte e adhurime e askujt tjetër, sepse çdo send apo gjallesë, është krijesë e Tij, e krijesa nuk mund ta zëvendësojë krijuesin e vet.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 27:62
- “Cili është Ai që i përgjigjet nevojtarit kur ai i lutet, që largon të keqen dhe që ju bën ju sundues në tokë? ” - Cili është Ai, të Cilit i drejtohen të gjithë nevojtarët dhe i Cili është i Vetmi që ka fuqinë për të larguar të keqen dhe për të përmbushur lutjet e nevojtarëve? I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “Kur gjendeni në rrezik në mes të detit, harrohen ata të cilëve ju u luteni zakonisht, përveç Atij (Allahut). Por pasi Ai ju shpëton e ju nxjerr në tokë, ju sërish i ktheni shpinën. Njeriu është mohues i madh.” [Isra 67]. Ose: “Çdo të mirë që zotëroni, e keni prej Allahut. Edhe kur ju godet e keqja, ju vetëm tek Ai e ngrini zërin (me lutje).” [Nahl 53]. Imam Ahmedi sjell këtë rrëfim nga një burrë prej Belhuxhejmi: 2028. “Unë e pyeta: “O i Dërguari i Allahut, çfarë na fton ta adhurojmë?” – “Të ftoj ta adhurosh Allahun si një e të vetëm, Atë që, kur ty të godet ndonjë fatkeqësi dhe ti i lutesh, Ai ta largon; Atë që, kur humb rrugën në një vend të shkretë dhe ti i lutesh, Ai të sjell në rrugën e duhur; i Cili, nëse të kap thatësira dhe ti i lutesh, e bën bimën të mbijë për ty.” Unë i thashë: “Më porosit e këshillo!” Ai tha: “Mos fyej asnjë dhe kurrë mos nënvleftëso asnjë punë të mirë (sado e vogël në dukje), qoftë edhe të takosh vëllain tënd me fytyrë të qeshur; qoftë edhe të hedhësh
ujë nga ena jote në enën e vëllait. Të këshilloj, gjithashtu, që rroba jote të jetë deri në mes të kërcirit, e nëse do ta mbash më të gjatë, atëherë le të jetë deri tek dy nyjet e këmbës, por mos guxo ta ulësh më poshtë, sepse kjo është prej mendjema - dhësisë, dhe Allahu nuk e do mendjema - dhësinë.” Në një version tjetër të këtij hadithi, përmendet se sahabi tha: “Pas kësaj, nuk kam sharë më asnjë, madje as edhe një dele apo deve.” Tregohet se një burrë ishte në udhëtim me një tjetër, i cili e tradhtoi atë dhe donte që ta vriste. Ky person u mundua që të shpëtonte nga vrasja dhe iu përgjërua tjetrit, madje edhe i kujtoi dhe e paralajmëroi për zemërimin dhe ndëshkimin e Allahut për këtë padrejtësi. Por të gjitha këto veçse ia shtuan tjetrit vendosmërinë për ta vrarë atë. Kështu, ai i tha: “Atëherë, më lër të fal dy rekatë namaz për Zotin!” – “Mirë, - tha ai, - por fali shpejt e mos u zgjat!” Ai u ngrit të falej, por nga frika e madhe, nuk po i kujtohej as edhe një germe e Kuranit. Kështu, - thotë ky burrë – unë mbeta në këmbë i çoroditur, ndërkohë që ai (krimineli) më thoshte: “Hë, mbaroje shpejt namazin!” Atëherë, Zoti bëri që me mendjen dhe gojën time të shqiptoja fjalën e Tij: “Cili është Ai që i përgjigjet nevojtarit kur ai i lutet, që largon të keqen ...” Në atë çast, pashë një kalorës që u shfaq në hyrje të luginës, në dorë mbante një shtizë, me të cilën qëlloi kriminelin drejt e në zemër dhe ai u rrëzua i vdekur. Unë iu vara pas kalit të tij dhe e pyeta: “Për Zotin, kush je ti?” Ai tha: “Unë jam i dërguari i Atij që i përgjigjet nevojtarit, kur ai i lutet, që largon të keqen.” Kështu, unë mora mushkën dhe mallin dhe u largova i shpëtuar.” - “... dhe ju bën ju zëvendësues në tokë.” - Kështu e ka bërë Zoti, që njerëzit të zëvendësojnë njëri tjetrin, shekull pas shekulli. I Lartësuari thotë: “Zoti yt është i Pasuri, Zotëruesi i Mëshirës. Po të dëshironte, Ai mund t'ju shkatërronte ju dhe të sillte në vendin tuaj kë të donte, ashtu sikurse ju solli ju nga pasardhësit e popujve të tjerë.” [Enam 133]. Ose: “Është Ai që ju ka bërë zëvendësues (të njëri -tjetrit) në Tokë. ...” [Enam 165]. Ose: “Kur Zoti yt u tha melekëve: "Unë po vendos në tokë një mëkëmbës.". [Bekare 30]. 129 Domethënë, Ai ka bërë popuj që zëvendësojnë popuj të tjerë, breza që vijnë pas brezave të tjerë. Po të dëshironte, Ai mund t’i bënte të gjithë të jetonin në të njëjtën kohë. Madje, po të dëshironte, mund t’i kishte krijuar të gjithë në të njëjtën kohë, ashtu siç krijoi Ademin nga dheu, dhe të vdisnin të gjithë në të njëjtën kohë. Por në këtë mënyrë, Toka do të ngushtohej për ta, ashtu si jetesa dhe të mirat e tyre. Po kështu, ata do të dëmtonin njëri-tjetrin, prandaj urtësia e Zotit përcaktoi që njerëzit të vijnë në këtë botë kohë pas kohe e brez pas brezi, derisa të përfundojë koha e secilit dhe të mbarojnë njerëzit që Zoti ka vendosur të krijojë e të jetojnë në këtë dynja. Pas kësaj, Ai do të bëjë Kijametin dhe do t’i japë çdokujt shpërblimin për atë që ka bërë në këtë dynja. - “A ka ndonjë zot tjetër, përveç Allahut?” - A ka ndonjë tjetër që ka pushtetin për diçka të tillë, përveç Allahut?! - “Jo! Por ju mendoni shumë pak. ” - Sa pak mediotoni e mendoni në këto mesazhe që ju udhëzojnë drejt të vërtetës dhe ju mundësojnë të gjeni udhën e drejtë!
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 27:62
- Është Allahu Ai që i përgjigjet nevojtarit kur ai i lutet dhe Ai që ia largon të keqen - El mudtar quhet ai i cili është mbuluar nga hallet dhe dëshpërimi, i janë mbyllur rrugët dhe i janë lidhur duart, dhe pret zgjidhje e çlirim. Vetëm Allahu është Ai që i përgjigjet këtij njeriu në nevojë. Askush veç Allahut nuk ka në dorë që ta largojë të keqen dhe vështirësitë. - dhe ju bën ju sundues në tokë. - Kush është Ai që ju bën sundimtarë në tokë duke ju bërë trashëgimtarë të njëri tjetrit dhe pushtetit, duke ju dhënë forcë e begati të shumta? A nuk është Ai që ju bëri udhëheqës pas brezave të mëparshëm? Po njëlloj ju do të vdisni e Ai do të sjellë të tjerë pas jush. - A ka ndonjë zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Allahut? - A ka ndonjë zot tjetër, veç Allahut, që të bëjë të tilla gjëra? Edhe ju vetë, o idhujtarë, e pohoni se askush veç Zotit nuk ka pushtetin të bëjë të tilla gjëra. Prandaj edhe idhujtarët, kur i godiste ndonjë fatkeqësi, i luteshin me sinqeritet veçse Allahut, sepse e dinin se Ai ishte i vetmi që e largon fatkeqësinë dhe të shpëton nga belaja. - Jo. Por, ju shumë pak po kujtoni (mesazhin e Tij) . - Është shumë i pakët reflektimi dhe të menduarit tuaj rreth fakteve, të cilat, nëse do t’i kujtonit dhe mendonit me kujdes, do të mernit mësime të mrekullueshme dhe do të ktheheshit në udhën e drejtë. Por pakujdesia juaj është e thellë dhe refuzimi juaj është gjithëpërfshirës, prandaj as merrni mësim dhe as nuk gjeni udhëzim.