27. Neml · ajete 66–71

سورة النمل
66

بَلِ ٱدَّٰرَكَ عِلۡمُهُمۡ فِي ٱلۡأٓخِرَةِۚ بَلۡ هُمۡ فِي شَكّٖ مِّنۡهَاۖ بَلۡ هُم مِّنۡهَا عَمُونَ

Bel eddareke ‘ilmuhum fil-’ahireti bel hum fi shekkin minha bel hum minha ‘amune

Por, dijenia e tyre arrihet në botën tjetër (kur të përjetojnë çka u është premtuar). Ja, ata dyshojnë për këtë (për botën tjetër), bile janë të verbër ndaj saj.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Një pjesë e vogël e popullit Themud i besuan Salihut, kurse shumica që mbeti në
67

وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ أَءِذَا كُنَّا تُرَٰبٗا وَءَابَآؤُنَآ أَئِنَّا لَمُخۡرَجُونَ

We kalel-ledhine keferu ‘e’idha kunna turabæn we ‘aba’uuna ‘e’inna lemuhrexhune

Ndërsa ata të cilët nuk besuan thanë: "A pasi të (vdesim) bëhemi dhé e pluhur ne edhe prindërit tanë, (a thua) do të ringjallemi?"

68

لَقَدۡ وُعِدۡنَا هَٰذَا نَحۡنُ وَءَابَآؤُنَا مِن قَبۡلُ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّآ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ

Lekad wu’idna hadha nehnu we ‘aba’uuna min kablu ‘in hadha ‘illa ‘esatirul-’ewweline

"Kjo na është premtuar neve e dhe prindërve tanë më përpara, por kjo nuk është gjë tjetër veçse legjendë e të parëve!"

69

قُلۡ سِيرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَٱنظُرُواْ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلۡمُجۡرِمِينَ

Kul siru fil-’erdi fandhuru kejfe kane ‘akibetul-muxhrimine

Thuaj: "Udhëtoni nëpër tokë dhe shikoni se si ishte përfundimi i kundërshtarëve"!

70

وَلَا تَحۡزَنۡ عَلَيۡهِمۡ وَلَا تَكُن فِي ضَيۡقٖ مِّمَّا يَمۡكُرُونَ

We la tehzen ‘alejhim we la tekun fi dejkin mimma jemkurune

Po ti (Muhammed) mos u trazo për ta, e as mos e ngushto veten nga ato dredhi që i bëjnë!

71

وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَٰذَا ٱلۡوَعۡدُ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ

We jekulune meta hadhal-wa’du ‘in kuntum sadikine

E ata thonë: "Po qe se jeni të sigurt në ato çka flitni, kur do të realizohet ai premtim (me dënim)?"