We ‘elki ‘asake felemma re’aha tehtezzu ke’enneha xhannun wella mudbiræn we lem ju’akkib ja musa la tehaf ‘inni la jehafu ledejjel-murselune
E ti hidhe shkopin tënd! E kur e pa atë që lëvizte si të ishte gjarpër, ai (nga frika) ktheu prapa duke mos pasur më kujdes. (I thamë) O Musa! Mos u frikëso se pranë meje të dërguarit nuk frikësohen!
Përpos kush (nuk është i dërguar) bën mëkat (ai frikësohet) e që të keqen pastaj e zëvendëson me të mirën, atëherë s'ka dyshim se Unë jam që fali shumë dhe jam mëshirues.
We ‘edhil jedeke fi xhejbike tehruxh bejda’e min gajri su’in fi tis’i ‘ajatin ‘ila fir’awne we kawmihi ‘innehum kanu kawmæn fasikine
Fute dorën tënde në xhepin tënd, e ajo do të dalë e bardhë pa kurrfarë të keqe, e këto janë ndër nëntë argumentet për të (vajtur) te faraoni dhe populli i tij, se me të vërtetë ata janë popull i prishur.
We xhehedu biha we estejkanet/ha ‘enfusuhum dhulmæn we ‘uluwæn fandhur kejfe kane ‘akibetul-mufsidine
Dhe, edhe pse bindshëm të besueshëm në to (se ishin nga Zoti), i mohuan në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi, pra shikoje se çfarë ishte fundi i shkatërrimtarëve.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kurani është udhërrëfyes për të gjithë ata, që me vëmendje i përcjellin domethëniet e tij, që besojnë bindshëm, se është shpallje e Zotit, që besimit, imanit të tyre i bashkojnë edhe veprat e mira, pse janë të bindur se do të dalin para Zotit në botën tjetër dhe do të shpërblehen për to. Vetëm një bindje e plotë ndaj botës tjetër, forcon moralin për përballimin e vështirësive në kryerjen e detyrave dhe të veprave të mira. Para se të fillohet me tregimin e mrekullive të Musait përmendet mrekullia e Muha - medit, që është Kurani i shpallur prej Zotit. Musai ishte duke u kthyer prej Medjenit për në Egjipt te nëna e te vëllai. Ishte natë e errët dhe e ftohtë, e kishte humbur rrugën, e gruan ia kishin kapur dhimbjet e lindjes. Kur shkoi te ai zjarri që vërejti, nuk gjeti zjarr, por gjeti një dru të gjelbër në të cilin sa rritej flaka, aq i shtohej gjelbërimi. U thirr prej Zotit, u njoftua me mrekullitë, të cilat do t’i paraqesë para faraonit. Sebe-it) dhe asaj i ishte dhënë çdo send, e ajo kishte një fron të madh.
We lekad ‘atejna dawude we sulejmane ‘ilmæn we kalal-hemdu lillahil-ledhi feddelena ‘ala kethirin min ‘ibadihil-mu’uminine
Ne i patëm dhënë Davudit dhe Sulejmanit dituri, e ata të dy thanë: "I falënderohemi vetëm All-llahut që na dalloi (me të mira) mbi shumë robër të Tij besimtarë".
We werithe sulejmanu dawude we kale ja ‘ejjuha en-nasu ‘ullimna mentikat-tejri we ‘utina min kulli shej’in ‘inne hadha lehuwel-fedlul-mubinu
E Sulejmani e trashëgoi Davudin dhe tha: "O njerëz, ne kuptojmë gjuhën e shpendëve e na është dhuruar nga gjithçka, e vërtet ky është shpërblim i qartë".
Hetta ‘idha ‘etew ‘ala wadi en-nemli kalet nemletun ja ‘ejjuha en-nemlu edhulu mesakinekum la jehtimennekum sulejmanu we xhunuduhu we hum la jesh’urune
Deri atëherë kur arritën mbi luginën e buburrecave, një buburrec tha: "O ju buburreca, hyni në vendet tuaja që të mos u copëtojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur".
Fetebesseme dahikæn min kawliha we kale rabbi ‘ewzi’ni ‘en ‘eshkure ni’metekel-leti ‘en’amte ‘alejje we ‘ala we e-dejje we ‘en ‘a’mele salihæn terdahu we ‘edhilni birehmetike fi ‘ibadike es-salihine
E ai (Sulejmani) buzëqeshi i gëzuar prej fjalës së tij dhe tha: "Zoti im, më mundëso që t'i falënderoj të mirat Tuaja që m'i dhurove mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën Tënde më fut në mesin e robërve Tuaj të mirë!