27. Neml · ajete 81–85

سورة النمل
81

وَمَآ أَنتَ بِهَٰدِي ٱلۡعُمۡيِ عَن ضَلَٰلَتِهِمۡۖ إِن تُسۡمِعُ إِلَّا مَن يُؤۡمِنُ بِـَٔايَٰتِنَا فَهُم مُّسۡلِمُونَ

We ma ‘ente bihadil-’umji ‘an delaletihim ‘in tusmi’u ‘illa men ju’uminu bi’ajatina fehum muslimune

E as që mund t'i largosh të verbërit nga humbja e tyre (zemrat e verbëra), ti nuk mund ta bësh të dëgjojë ndonjë tjetër, vetëm atë që i beson argumentet Tona, e ata janë muslimanë.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Mushrikët mekas ishin këmbëngulës në pamundshmërinë e ringjalljes pas vdekjes dhe nuk mendonin, se Ai, i cili solli këtë jetë duke mos qenë ata fare ka fuqi t’i rikthejë në jetë sërish. Për mosbesimin e tyre iu drejtohet kërcënimi, se do t’i gjejë edhe ata çka i gjeti jobesimtarët e mëparshëm. Muhamedi a.s. porositet, që të mos shqetësohet pse ata nuk besojnë, e as të mos ua vërë veshin intrigave të tyre, se Zoti është në mbrojtje të tij. Për pyetjen që i bënin, se kur do të jetë ndëshkimi kundër tyre Kurani thotë, se një pjesë e tij tashmë i ka goditur në luftën e Bedrit, e do t’ju godasë edhe më vonë, por Zoti është shumë Mëshirues e Bamirës, prandaj nuk ua ngut ndëshkimin, edhe pse bëjnë mëkate. Megjithatë Ai i di të gjitha të fshehtat, si në zemrat e njerëzve, ashtu edhe në gjithësi. Ithtarët e Librit do të duhej ta besonin Kuranin, që iu shpall Muhamedit a.s., e edhe Muhamedin a.s. të Dërguar të Zotit, pse Kurani ua sqaroi të vërtetën për mospajtimet e tyre rreth fesë, e veçanërisht rreth çështjes së Isait. Këtë të vërtetë të Kuranit do ta gjejnë pranë Zotit në Ditën e Kijametit, kur Ai do të gjykojë mes tyre për mospajtimet në këtë jetë. Me termat: të vdekur, të shurdhër, të verbër aludohet në ata njerëz, që nuk i studiojnë faktet që i parashtron Kurani, që nuk duan të dëgjojnë këshillat e bukura, që nuk marrin përvojë nga ngjarjet e popujve të mëparshëm, prandaj për ta nuk ka shpresë se do të gjejnë rrugën e vërtetë. Vetëm besimtarët dëgjojnë me vëmendje dhe përfitojnë nga mësimet e Kuranit.
82

۞ وَإِذَا وَقَعَ ٱلۡقَوۡلُ عَلَيۡهِمۡ أَخۡرَجۡنَا لَهُمۡ دَآبَّةٗ مِّنَ ٱلۡأَرۡضِ تُكَلِّمُهُمۡ أَنَّ ٱلنَّاسَ كَانُواْ بِـَٔايَٰتِنَا لَا يُوقِنُونَ

We ‘idha weka’al-kawlu ‘alejhim ‘ehrexhna lehum dabbeten minel-’erdi tukellimuhum ‘enne en-nase kanu bi’ajatina la jukinune

E kur kundër tyre do të bëhet fjala (e dënimit) realitet. Ne do t'ju nxjerrim një shtazë nga toka që do t'ju flasë (ose do t'i lëndojë), sepse njerëzit nuk ishin të bindur në argumentet Tona.

83

وَيَوۡمَ نَحۡشُرُ مِن كُلِّ أُمَّةٖ فَوۡجٗا مِّمَّن يُكَذِّبُ بِـَٔايَٰتِنَا فَهُمۡ يُوزَعُونَ

We jewme nehshuru min kulli ‘ummetin fewxhæn mimmen jukedhdhibu bi’ajatina fehum juza’une

E ditën kur do të tubojmë prej secilit popull grupe nga ata që i kanë mohuar argumentet tona, ata të vërë njëri pas tjetrit, do të jenë të penguar.

84

حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءُو قَالَ أَكَذَّبۡتُم بِـَٔايَٰتِي وَلَمۡ تُحِيطُواْ بِهَا عِلۡمًا أَمَّاذَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ

Hetta ‘idha xha’u kale ‘ekedhdhebtum bi’ajati we lem tuhitu biha ‘ilmæn ‘emmadha kuntum ta’melune

Derisa të arrijnë (në vendin e llogarisë), Ai u thotë: "A ju i mohuat argumentet e Mia duke mos i menduar dhe formuar dije për to? E çka vepronit ju ashtu (në Dunja)?"

85

وَوَقَعَ ٱلۡقَوۡلُ عَلَيۡهِم بِمَا ظَلَمُواْ فَهُمۡ لَا يَنطِقُونَ

We weka’al-kawlu ‘alejhim bima dhelemu fehum la jentikune

Dhe kundër tyre zbatohet vendimi (i dënimit) për shkak se bënë krim dhe ata nuk do të flasin.