27. Neml · Ajeti 81

سورة النمل
Përkthimi Sherif Ahmeti
81

وَمَآ أَنتَ بِهَٰدِي ٱلۡعُمۡيِ عَن ضَلَٰلَتِهِمۡۖ إِن تُسۡمِعُ إِلَّا مَن يُؤۡمِنُ بِـَٔايَٰتِنَا فَهُم مُّسۡلِمُونَ

E as që mund t'i largosh të verbërit nga humbja e tyre (zemrat e verbëra), ti nuk mund ta bësh të dëgjojë ndonjë tjetër, vetëm atë që i beson argumentet Tona, e ata janë muslimanë.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Mushrikët mekas ishin këmbëngulës në pamundshmërinë e ringjalljes pas vdekjes dhe nuk mendonin, se Ai, i cili solli këtë jetë duke mos qenë ata fare ka fuqi t’i rikthejë në jetë sërish. Për mosbesimin e tyre iu drejtohet kërcënimi, se do t’i gjejë edhe ata çka i gjeti jobesimtarët e mëparshëm. Muhamedi a.s. porositet, që të mos shqetësohet pse ata nuk besojnë, e as të mos ua vërë veshin intrigave të tyre, se Zoti është në mbrojtje të tij. Për pyetjen që i bënin, se kur do të jetë ndëshkimi kundër tyre Kurani thotë, se një pjesë e tij tashmë i ka goditur në luftën e Bedrit, e do t’ju godasë edhe më vonë, por Zoti është shumë Mëshirues e Bamirës, prandaj nuk ua ngut ndëshkimin, edhe pse bëjnë mëkate. Megjithatë Ai i di të gjitha të fshehtat, si në zemrat e njerëzve, ashtu edhe në gjithësi. Ithtarët e Librit do të duhej ta besonin Kuranin, që iu shpall Muhamedit a.s., e edhe Muhamedin a.s. të Dërguar të Zotit, pse Kurani ua sqaroi të vërtetën për mospajtimet e tyre rreth fesë, e veçanërisht rreth çështjes së Isait. Këtë të vërtetë të Kuranit do ta gjejnë pranë Zotit në Ditën e Kijametit, kur Ai do të gjykojë mes tyre për mospajtimet në këtë jetë. Me termat: të vdekur, të shurdhër, të verbër aludohet në ata njerëz, që nuk i studiojnë faktet që i parashtron Kurani, që nuk duan të dëgjojnë këshillat e bukura, që nuk marrin përvojë nga ngjarjet e popujve të mëparshëm, prandaj për ta nuk ka shpresë se do të gjejnë rrugën e vërtetë. Vetëm besimtarët dëgjojnë me vëmendje dhe përfitojnë nga mësimet e Kuranit.