قَالَ رَبِّ إِنِّي قَتَلۡتُ مِنۡهُمۡ نَفۡسٗا فَأَخَافُ أَن يَقۡتُلُونِ
Kale rabbi ‘inni kateltu minhum nefsæn fe’ehafu ‘en jektuluni
Ai (Musai) tha: "O Zoti im, unë kam mbytur një njeri prej tyre, e frikësohem se do të më mbysin!"
قَالَ رَبِّ إِنِّي قَتَلۡتُ مِنۡهُمۡ نَفۡسٗا فَأَخَافُ أَن يَقۡتُلُونِ
Kale rabbi ‘inni kateltu minhum nefsæn fe’ehafu ‘en jektuluni
Ai (Musai) tha: "O Zoti im, unë kam mbytur një njeri prej tyre, e frikësohem se do të më mbysin!"
وَأَخِي هَٰرُونُ هُوَ أَفۡصَحُ مِنِّي لِسَانٗا فَأَرۡسِلۡهُ مَعِيَ رِدۡءٗا يُصَدِّقُنِيٓۖ إِنِّيٓ أَخَافُ أَن يُكَذِّبُونِ
We ‘ehi harunu huwe ‘efsehu minni lisanæn fe’ersilhu ma’ije rid’æn juseddikuni ‘inni ‘ehafu ‘en jukedhdhibuni
E vëllai im, Haruni, është më orator se unë, andaj dërgoje atë me mua ndihmë që t'i vërtetojë fjalët e mia. Unë kam frikë se do të më shpallin gënjeshtar.
قَالَ سَنَشُدُّ عَضُدَكَ بِأَخِيكَ وَنَجۡعَلُ لَكُمَا سُلۡطَٰنٗا فَلَا يَصِلُونَ إِلَيۡكُمَا بِـَٔايَٰتِنَآۚ أَنتُمَا وَمَنِ ٱتَّبَعَكُمَا ٱلۡغَٰلِبُونَ
Kale seneshuddu ‘adudeke bi’ehike we nexh’alu lekuma sultanæn fela jesilune ‘ilejkuma bi’ajatina ‘entuma we meni ettebe’akumal-galibune
(All-llahu iu përgjigj) Tha: "Ne do ta forcojmë ty krahun me vëllain tënd dhe me argumentet Tona do t'ju japim pushtet juve dyve ashtu që ata të mos mund t'u afrohen juve, andaj ju të dy dhe ata që u janë bindur juve, jeni ngadhënjimtarë".
فَلَمَّا جَآءَهُم مُّوسَىٰ بِـَٔايَٰتِنَا بَيِّنَٰتٖ قَالُواْ مَا هَٰذَآ إِلَّا سِحۡرٞ مُّفۡتَرٗى وَمَا سَمِعۡنَا بِهَٰذَا فِيٓ ءَابَآئِنَا ٱلۡأَوَّلِينَ
Felemma xha’ehum musa bi’ajatina bejjinatin kalu ma hadha ‘illa sihrun mufteren we ma semi’na bihedha fi ‘aba’inal-’ewweline
E kur Musai ua solli atyre argumentet Tona të qarta, ata thanë: "Kjo nuk është tjetër vetëm se magji e trilluar dhe këtë nuk e kemi dëgjuar as ndër prindërit tanë të hershëm!"
وَقَالَ مُوسَىٰ رَبِّيٓ أَعۡلَمُ بِمَن جَآءَ بِٱلۡهُدَىٰ مِنۡ عِندِهِۦ وَمَن تَكُونُ لَهُۥ عَٰقِبَةُ ٱلدَّارِۚ إِنَّهُۥ لَا يُفۡلِحُ ٱلظَّٰلِمُونَ
We kale musa rabbi ‘a’lemu bimen xha’e bil-huda min ‘indihi we men tekunu lehu ‘akibetu ed-dari ‘innehu la juflihu edh-dhalimune
E Musai tha: "Zoti im e di më së miri për atë që u erdhi me udhëzim prej Tij dhe kujt do t'i takojë përfundimi i mirë, se mizorët me siguri nuk do të kenë shpëtim".*
وَقَالَ فِرۡعَوۡنُ يَٰٓأَيُّهَا ٱلۡمَلَأُ مَا عَلِمۡتُ لَكُم مِّنۡ إِلَٰهٍ غَيۡرِي فَأَوۡقِدۡ لِي يَٰهَٰمَٰنُ عَلَى ٱلطِّينِ فَٱجۡعَل لِّي صَرۡحٗا لَّعَلِّيٓ أَطَّلِعُ إِلَىٰٓ إِلَٰهِ مُوسَىٰ وَإِنِّي لَأَظُنُّهُۥ مِنَ ٱلۡكَٰذِبِينَ
We kale fir’awnu ja ‘ejjuhal-mele’u ma ‘alimtu lekum min ‘ilehin gajri fe’ewkid li ja hamanu ‘alat-tini faxh’al li serhæn le’alli ‘etteli’u ‘ila ‘ilehi musa we ‘inni le’edhunnuhu minel-kadhibine
E faraoni tha: "O ju pari, unë nuk njoh ndonjë zot tjetër për ju pos meje, andaj ti o Haman, m'i pjek (tullat) nga dheu e më ndërto një kullë të lartë, ndoshta do të arrijë ta shoh zotin e Musait, sepse unë mendoj se vërtet ai është gënjeshtar".
وَٱسۡتَكۡبَرَ هُوَ وَجُنُودُهُۥ فِي ٱلۡأَرۡضِ بِغَيۡرِ ٱلۡحَقِّ وَظَنُّوٓاْ أَنَّهُمۡ إِلَيۡنَا لَا يُرۡجَعُونَ
We estekbere huwe we xhunuduhu fil-’erdi bigajril-hekki we dhennu ‘ennehum ‘ilejna la jurxha’une
Dhe ashtu ai dhe ushtria e tij u sollën në tokë me kryeneçësi ndaj të vërtetës dhe menduan se nuk do të kthehen te Ne.
فَأَخَذۡنَٰهُ وَجُنُودَهُۥ فَنَبَذۡنَٰهُمۡ فِي ٱلۡيَمِّۖ فَٱنظُرۡ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلظَّٰلِمِينَ
Fe’ehadhnahu we xhunudehu fenebedhnahum fil-jemmi fandhur kejfe kane ‘akibetu edh-dhalimine
Andaj, Ne e kapëm atë dhe ushtrinë e tij dhe e hodhëm në det e shiko pra se si përfundojnë mizorët.
وَجَعَلۡنَٰهُمۡ أَئِمَّةٗ يَدۡعُونَ إِلَى ٱلنَّارِۖ وَيَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ لَا يُنصَرُونَ
We xhe’alnahum ‘e’immeten jed’une ‘ila en-nari we jewmel-kijameti la junserune
Dhe ata i bëmë prijësa që thërrasin për në zjarr dhe në ditën e kijametit atyre nuk do t'u ndihmohet.
وَأَتۡبَعۡنَٰهُمۡ فِي هَٰذِهِ ٱلدُّنۡيَا لَعۡنَةٗۖ وَيَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ هُم مِّنَ ٱلۡمَقۡبُوحِينَ
We ‘etba’nahum fi hedhihi ed-dunja la’neten we jewmel-kijameti hum minel-mekbuhine
Edhe në këtë botë i kemi përcjellë ata me mallkim, kurse në ditën e kijametit ata janë të përbuzur.
وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا مُوسَى ٱلۡكِتَٰبَ مِنۢ بَعۡدِ مَآ أَهۡلَكۡنَا ٱلۡقُرُونَ ٱلۡأُولَىٰ بَصَآئِرَ لِلنَّاسِ وَهُدٗى وَرَحۡمَةٗ لَّعَلَّهُمۡ يَتَذَكَّرُونَ
We lekad ‘atejna musal-kitabe min ba’di ma ‘ehleknal-kurunel-’ula besa’ire lilnnasi we huden we rehmeten le’allehum jetedhekkerune
E pasi i shkatërruam popujt e mëparshëm, Ne Musait i dhamë librin që është dritë për njerëz dhe udhëzim e mëshirë që të marrin mësim.
وَمَا كُنتَ بِجَانِبِ ٱلۡغَرۡبِيِّ إِذۡ قَضَيۡنَآ إِلَىٰ مُوسَى ٱلۡأَمۡرَ وَمَا كُنتَ مِنَ ٱلشَّٰهِدِينَ
We ma kunte bixhanibil-garbiji ‘idh kadejna ‘ila musal-’emre we ma kunte mine esh-shahidin
E ti nuk ishe në anën perëndimore (të vendit ku All-llahu i foli Musait) kur Ne Musait ia besuam shpalljen (e bëmë pejgamber dhe e dërguam te faraoni), e ti as nuk ishe aty pranë.
وَلَٰكِنَّآ أَنشَأۡنَا قُرُونٗا فَتَطَاوَلَ عَلَيۡهِمُ ٱلۡعُمُرُۚ وَمَا كُنتَ ثَاوِيٗا فِيٓ أَهۡلِ مَدۡيَنَ تَتۡلُواْ عَلَيۡهِمۡ ءَايَٰتِنَا وَلَٰكِنَّا كُنَّا مُرۡسِلِينَ
We lekinna ‘enshe’na kurunæn fetetawele ‘alejhimul-’umuru we ma kunte thawiæn fi ‘ehli medjene tetlu ‘alejhim ‘ajatina we lekinna kunna mursiline
Por Ne krijuam popuj (mes Musait e teje Muhammed), e koha ka zgjatur (ndaj, të dërguam ty). Dhe ti nuk banove në mesin e popullit të Medjenit e t'iu lexosh këtyre argumentet Tona (lajmin për Musain, për Shuajbin, për vajzat e tij), por Ne të dërguam (dhe të njoftuam).
وَمَا كُنتَ بِجَانِبِ ٱلطُّورِ إِذۡ نَادَيۡنَا وَلَٰكِن رَّحۡمَةٗ مِّن رَّبِّكَ لِتُنذِرَ قَوۡمٗا مَّآ أَتَىٰهُم مِّن نَّذِيرٖ مِّن قَبۡلِكَ لَعَلَّهُمۡ يَتَذَكَّرُونَ
We ma kunte bixhanibit-turi ‘idh nadejna we lekin rehmeten min rabbike litundhire kawmæn ma ‘etahum min nedhirin min kablike le’allehum jetedhekkerune
Dhe ti nuk ke qenë pranë Kodrës Tur kur Ne e thirrëm (Musain), por (tregimi ynë) është mëshirë nga Zoti yt, për t'ia tërhequr vërejtjen një populli që para teje nuk u kishte ardhur ndonjë pejgamber, dhe ashtu ata të marrin mësim.
وَلَوۡلَآ أَن تُصِيبَهُم مُّصِيبَةُۢ بِمَا قَدَّمَتۡ أَيۡدِيهِمۡ فَيَقُولُواْ رَبَّنَا لَوۡلَآ أَرۡسَلۡتَ إِلَيۡنَا رَسُولٗا فَنَتَّبِعَ ءَايَٰتِكَ وَنَكُونَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ
We lewla ‘en tusibehum musibetun bima kaddemet ‘ejdihim fejekulu rebbena lewla ‘erselte ‘ilejna resulæn fenettebi’a ‘ajatike we nekune minel-mu’uminine
Dhe të mos thonë, kur t'i godasë ndonjë e keqe e papritur, të cilën e kanë merituar vetë: "Zoti ynë, përse nuk na ke dërguar ndonjë pejgamber që të pasonim argumentet Tua e të bëheshim besimtarë!"
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.