28. Kasas · Ajeti 37

سورة القصص
Përkthimi Sherif Ahmeti
37

وَقَالَ مُوسَىٰ رَبِّيٓ أَعۡلَمُ بِمَن جَآءَ بِٱلۡهُدَىٰ مِنۡ عِندِهِۦ وَمَن تَكُونُ لَهُۥ عَٰقِبَةُ ٱلدَّارِۚ إِنَّهُۥ لَا يُفۡلِحُ ٱلظَّٰلِمُونَ

E Musai tha: "Zoti im e di më së miri për atë që u erdhi me udhëzim prej Tij dhe kujt do t'i takojë përfundimi i mirë, se mizorët me siguri nuk do të kenë shpëtim".*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pasi u rrit Musai dhe Zoti e pajisi me dituri, e kuptoi se rruga e besimit të atij populli ishte e gabuar, por për qëndrimin e tij iu tërhoq vërejtja, prandaj nuk kishte guxim të dukej në qytet. Në një çast, i pahetuar, ai hyn në qytet dhe has në dy njerëz, që ishin ngatërruar ndërmjet tyre, njëri kibtij e tjetri beni israil dhe ky i fundit kërkon ndihmë prej Musait. Pa ndonjë qëllim të caktuar Musai e qëllon me grusht kibtin dhe ai vdes në vend. Musai pendohet shumë për atë rast dhe kërkon prej Zotit falje, sepse me anën e të mirave që ia dhuroi Zoti ai bëri gabim, por Zoti ia fali. Pas atij momenti Musai rri i fshehur, por zbulohet kur ditën tjetër i njëjti person nga Beni Israilët ngatërrohet me një tjetër dhe thërret për ndihmë Musain. Një besimtar e lajmëron Musain për konsultimet e parisë së shtetit të faraonit kundër tij dhe e këshillon të iki. Musai ikën nga Medjeni e në rrugë has në një pus ku barinjtë iu jepnin ujë kafshëve. Më larg, dy vajza mbanin mënjanuar kafshët e tyre, e prisnin të largohen barinjtë dhe pastaj t’iu jipnin ujë bagëtive të veta. Pusi ishte i mbuluar me një rrasë