Thuaj: "Udhëtoni nëpër tokë e shikoni se si filloi krijimi, pastaj All-llahu e fillon krijesën tjetër (ringjalljen). Është e vërtetë se All-llahu ka mundësi për çdo send".
Fema kane xhewabe kawmihi ‘illa ‘en kalu ektuluhu ‘ew herrikuhu fe’enxhahu Ellahu mine en-nari ‘inne fi dhalike le’ajatin likawmin ju’uminune
"Po përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm të thonë: "Mbyteni atë (Ibrahimin) ose digjnie!" Mirëpo, All-llahu e shpëtoi atë prej zjarrit. Për një popull që beson, këtu vërtet ka fakte bindëse.
We kale ‘innema ettehadhtum min duni Ellahi ‘ewthanæn meweddete bejnikum fil-hejæti ed-dunja thumme jewmel-kijameti jekfuru ba’dukum biba’din we jel’anu ba’dukum ba’dæn we me’wakumu en-naru we ma lekum min nasirine
Ai (Ibrahimi) tha: "Ju përqafuat, veç All-llahut, idhuj vetëm sa për bashkëjetesë mes jush në jetën e kësaj bote, e në ditën e kijametit (ndryshon gjendja) ju do të refuzoni njëri-tjetrin; fundi juaj është zjarri, për ju nuk do të ketë ndihmëtarë".