29. Ankebut · Ajeti 27

سورة العنكبوت
Përkthimi Sherif Ahmeti
27

وَوَهَبۡنَا لَهُۥٓ إِسۡحَٰقَ وَيَعۡقُوبَ وَجَعَلۡنَا فِي ذُرِّيَّتِهِ ٱلنُّبُوَّةَ وَٱلۡكِتَٰبَ وَءَاتَيۡنَٰهُ أَجۡرَهُۥ فِي ٱلدُّنۡيَاۖ وَإِنَّهُۥ فِي ٱلۡأٓخِرَةِ لَمِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ

Dhe Ne ia dhuruam atij Is'hakun dhe Jakubin, e në pasardhësit e tij shpallëm pejgamberllëkun dhe librin e shenjtë (librat e shpallur), atij i dhamë shpërblimin në këtë botë, kurse në botën tjetër do të jetë ndër të mirët e përsosur.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Tregimi për pejgamberin Nuh dhe Ibrahim, dhe i të gjitha ngjarjeve e ndodhive në jetën e tyre është i lidhur me konstatimin në fillim të kaptinës. Sprovat në jetën e kësaj bote janë të paevitueshme, janë ligj i Zotit që mbretëron gjithnjë, prandaj si Pejgamberi Muhamed, ashtu edhe ymeti i tij besimtarë duhet ta kuptojnë, se rruga për në fqinjësi të këndshme e të kënaqshme pranë Zotit, kërkon durim, qëndrueshmëri dhe moral të lartë. Ky lloj sprovimi i ka goditur njerëzit më të dashur të Zotit, po me qëndrimet e tyre ata mbetën shembëlltyrë e kësaj bote, e do të jenë më fatlumët në botën tjetër. Si duket Nuhu ishte njeriu me jetë shumë të gjatë në këtë botë, e për kalendarin e viteve të asaj kohe e di vetëm Zoti xh. sh., por duhet kuptuar se shtrembërimi i besimit të drejtë paraqitet te populli i Nuhut, prandaj dërgohet Nuhu për rikthimin e besimit të drejtë në një Zot dhe pas tij e vazhdojnë të gjithë pejgamberët me radhë. Ibrahimi në këshillimet e veta, që i bënte popullit vë bazat më të shëndosha të besimit të drejtë, largon të gjitha bestytnitë e mundshme nga kokat e njerëzve, sakrifikon edhe