29. Ankebut · ajete 60–67

سورة العنكبوت
60

وَكَأَيِّن مِّن دَآبَّةٖ لَّا تَحۡمِلُ رِزۡقَهَا ٱللَّهُ يَرۡزُقُهَا وَإِيَّاكُمۡۚ وَهُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ

We ke’ejjin min dabbetin la tehmilu rizkahallahu jerzukuha we ‘ijakum we huwe es-semi’ul-’alimu

Sa e sa gjallesa janë që nuk kanë mundësi për furnizimin e vet. All-llahu i furnizon ato edhe juve. Ai është dëgjuesi, i dijshmi.

61

وَلَئِن سَأَلۡتَهُم مَّنۡ خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ وَسَخَّرَ ٱلشَّمۡسَ وَٱلۡقَمَرَ لَيَقُولُنَّ ٱللَّهُۖ فَأَنَّىٰ يُؤۡفَكُونَ

We le’in se’eltehum men haleka es-semawati wel-’erde we sehhare esh-shemse wel-kamere lejekulunnel-lahu fe’enna ju’ufekune

"Nëse ti i pyet ata: "Kush krijoi qiejt e tokën, kush i nënshtroi (të lëvizin) diellin dhe hënën?" Ata do të thonë: "All-llahu!" E si prapësoheni, pra?

62

ٱللَّهُ يَبۡسُطُ ٱلرِّزۡقَ لِمَن يَشَآءُ مِنۡ عِبَادِهِۦ وَيَقۡدِرُ لَهُۥٓۚ إِنَّ ٱللَّهَ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٞ

Ellahu jebsutu er-rizka limen jesha’u min ‘ibadihi we jekdiru lehu ‘innall-llahe bikulli shej’in ‘alimun

All-llahu i jep furnizim atij që do nga robët e vet, e ia pakëson (shtrëngon) atij që do. Vërtet, All-llahu është i gjithdijshëm për çdo gjë.

63

وَلَئِن سَأَلۡتَهُم مَّن نَّزَّلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَأَحۡيَا بِهِ ٱلۡأَرۡضَ مِنۢ بَعۡدِ مَوۡتِهَا لَيَقُولُنَّ ٱللَّهُۚ قُلِ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِۚ بَلۡ أَكۡثَرُهُمۡ لَا يَعۡقِلُونَ

We le’in se’eltehum men nezzele mine es-sema’i ma’en fe’ehja bihil-’erde min ba’di mewtiha lejekulunnel-lahu kulil-hemdu lillahi bel ‘ektheruhum la ja’kilune

Dhe nëse ti i pyet ata: "Kush e lëshon shiun nga qielli dhe me të e ngjall tokën pas vdekjes së saj?" Ata thonë: "All-llahu!" Thuaj: "Falënderimi i qoftë All-llahut, por shumica e tyre nuk mendojnë".*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në disa ajete para këtyre u përshkrua rruga krejtësisht e gabuar e atyre, që veç Zotit adhurojnë edhe ndonjë send tjetër, si idhuj ose ndonjë krijesë të çfarëdoshme. Adhur - uesit e sendeve të tjera, e zotave të tjerë, prej të cilëve shpresojnë e presin ndonjë të mirë, t’i mbrojnë prej ndonjë të keqeje dhe mbështeten në ta janë të dobët si shtëpia e merimangës, sepse ata nuk kanë kurrgjë në dorë, e ai që mbështetet në ta është si të mbështetet në rrjetën e merimangës, sikurse të kërkojë shpëtim nga pëlhura e saj. Në këto ajete pas tyre Pejgamberi dhe besimtarët e tij urdhërohen të sillen më butë me Ithtarët e Librit, kuptohet me ata prej të cilëve ka shpresa, se do ta pranojnë Kuranin dhe Muhamedin a.s., ndërsa me ata që qëndrojnë kundër, nuk ka butësi ndaj tyre. Atyre iu duhet treguar realiteti islam, sipas të cilit besimtarët e tij i pranojnë të gjithë pejgamberët, të gjitha shpalljet, e derisa edhe ata besojnë Zotin një, atëherë do të duhej ta pranojnë edhe Pejgamberin e fundit. Ithtarët e Librit, të cilët e lexuan sinqerisht librin e vet, i besuan Muhamedit a.s., si Abdullah bin Selami, prijës fetar i jehudive, Selman Farisiu, persian dhe disa nga arabët idhujtarë. Muhamedi a.s. jetoi sa vjet në mesin e popullit të vet, as nuk lexonte ndonjë libër, e as nuk iu shkruante. Populli i vet e dinte, se ai nuk ishte i shkolluar. Për këtë cilësi të Muhamedit shkruanin edhe librat e mëparshëm. Kur nisi t’i shpallej Kurani ai filloi të lexojë, e dihej se ato citate të pamposhtura, ato tregime të panjohura për popujt e lashtë, ato çështje sekrete që i zbulonin ato, nuk ishin prodhim i aftësisë së Muhamedit të pashkolluar, por thënie të të madhit Zot, që edhe pejgamberëve para tij iu shpalli libra, pra nuk kishte vend për ndonjë dyshim për Kuranin, se ishte shpallje e Zotit, por ishte çështja e injorancës së atij populli. Pejgamberi ynë ka qenë dhe ka mbetur i tillë, që nuk ka shkruar me dorën e vet, për shkrimin e Kuranit ai kishte njerëz të posaçëm. Mohuesit e Kuranit të shpallur prej Zotit, nuk kishin kurrfarë argumenti për dyshim, e atyre Zoti ua tërhoqi vërejtjen për ndëshkimin e ashpër, që do të përjetojnë, e besimtarëve iu tha: Ju jeni robërit e mi të dashur, mos kini frikë për furnizim, e as prej vdekjes, pse vdekja është dukuri e pashmangshme. Kudo që të jesh, në vendlindje ose në mërgim ajo godit këdo, e për sa i përket furnizimit ju duhet të kuptoni, se ka shumë gjallesa që nuk dinë të mendojnë për të, e nuk e sigurojnë atë, as nuk janë të afta ta sigurojnë, po Allahu i furnizon të gjitha ato, pra edhe juve, prandaj mos iu frikësoni varfërisë. Idhujtarët e dinin për Allahun, por adhuronin edhe idhuj, duke menduar se ata do t’i afrojnë dhe ndërmjetësojnë te Zoti.
64

وَمَا هَٰذِهِ ٱلۡحَيَوٰةُ ٱلدُّنۡيَآ إِلَّا لَهۡوٞ وَلَعِبٞۚ وَإِنَّ ٱلدَّارَ ٱلۡأٓخِرَةَ لَهِيَ ٱلۡحَيَوَانُۚ لَوۡ كَانُواْ يَعۡلَمُونَ

We ma hedhihil-hejætu ed-dunja ‘illa lehwun we la’ibun we ‘inne ed-darel-’ahirete lehijel-hejewanu lew kanu ja’lemune

Kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se dëfrim e lojë, e jetë e vërtetë, pa dyshim është ajo e botës së ardhme (Ahireti), sikur ta dinim.

65

فَإِذَا رَكِبُواْ فِي ٱلۡفُلۡكِ دَعَوُاْ ٱللَّهَ مُخۡلِصِينَ لَهُ ٱلدِّينَ فَلَمَّا نَجَّىٰهُمۡ إِلَى ٱلۡبَرِّ إِذَا هُمۡ يُشۡرِكُونَ

Fe’idha rekibu fil-fulki de’aw Ellahe muhlisine lehu ed-dine felemma nexhxhahum ‘ilal-berri ‘idha hum jushrikune

(Idhujtarët e dinë për All-llahun pse) Kur hipin ata në anije (u këputet lidhja me tokën dhe frikësohen) i luten sinqerisht All-llahut, e kur i shpëton ata (dhe dalin) në tokë, qe, po ata të njëjtit i lusin idhujt!

66

لِيَكۡفُرُواْ بِمَآ ءَاتَيۡنَٰهُمۡ وَلِيَتَمَتَّعُواْۚ فَسَوۡفَ يَعۡلَمُونَ

Lijekfuru bima ‘atejnahum we lijetemetta’u fesewfe ja’lemune

Po le t'i përbuzin ato të mira që ua dhamë dhe le të kënaqen, (e mos të besojnë), se më vonë do ta kuptojnë.

67

أَوَلَمۡ يَرَوۡاْ أَنَّا جَعَلۡنَا حَرَمًا ءَامِنٗا وَيُتَخَطَّفُ ٱلنَّاسُ مِنۡ حَوۡلِهِمۡۚ أَفَبِٱلۡبَٰطِلِ يُؤۡمِنُونَ وَبِنِعۡمَةِ ٱللَّهِ يَكۡفُرُونَ

‘Ewelem jerew ‘enna xhe’alna heremæn ‘aminæn we jutehattefu en-nasu min hewlihim ‘efebialbatili ju’uminune we bini’meti Ellahi jekfurune

A nuk e kanë vërejtur ata se Ne e kemi bërë vendin e shenjtë (Mekën) të sigurt, e njerëzit përreth tyre rrëmbehen (plaçkiten, mbyten). Po, a i besojnë ata të kotës, e të mirat e All-llahut i përbuzin?