3. Ali Imran · Ajeti 124 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 3:123–3:136
Në luftën e Bedrit Allahu u ndihmoi besimtarëve, edhe pse ishin më pak në numër ata fituan. Ndihma e Zotit ishte duke i udhëzuar që të jenë të qëndrueshëm, të jenë të ruajtur prej gabimeve, i e edhe duke u dërguar melek për t'i forcuar e stabilizuar në moralin e tyre luftarak.
Ndihma e Zotit është e kushtëzuar ashtu që besimtarët duhet të jenë respektues të urdhërave të Zotit dhe të këshillave të Pejgamberit. E derisa në luftën e Uhudit nuk u përfill porosia e I Pejgamberit nga një grup i ushtrisë së besimtarëve, e as komanduesit të tyre, si rrjedhim i i mospërfilljes së porosisë, myslimanët patën shumë viktima. Ndryshimi i gjendjes mes luftës në i Bedr dhe luftës në Uhud, ishte urtësi e lartë e Zotit, andaj Muhammedit i thuhet se nuk është i punë e juaj, është vetëm e Allahut, pronarit të qiejve e të tokës.
Myslimanët janë të porositur që të mos lakmojnë pas pasurisë, sikur që lakmoi ai grup i ushtrisë islame në Uhud. Lufta në fillim ishte në duar të myslimanëve, mirëpo, kur panë se armiku u thye, ata u vërsulën pas presë së luftës duke e thyer këshillën e Pejgamberit, andaj edhe pësuan disfatë. Prandaj, edhe kur nuk janë në luftë, myslimanët nuk duhet të lakmojnë e të ngarkojnë të varfërit me kamata për çdo afatizim të borxhit. Kamata është e ndaluar, e besimtarët porositen të jenë dorëdhënës për çdo herë, të mos hakmirren por t'ua falin fajin të tjerëve, të përkujtojnë Allahun I dhe të pendohen e të kërkojnë falje për mëkatet e bëra, të mos vazhdojnë veprën për të cilën e dinë se është e keqe, dhe, ashtu ta fitojnë kënaqësinë e Zotit që është shpërblimi me xhennet.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 3:124–3:129
- Ti u thoshe besimtarëve: “A nuk ju mjafton ndihma e Zotit tuaj me tre mijë melekë të zbritur (nga qielli)? ” - Shpjeguesit e Kur'anit kanë dhënë mendime të ndryshme rreth këtij premtimi, në ishte për Betejën e Bedrit apo atë Uhudit. Sidoqoftë, mendimi më i saktë është se ky premtim u dha për Betëjën e Bedrit, sepse në vijim të këtij premtimi, Allahu i Lartësuar thotë: “Ti u thoshe besim tarëve:
...”. Pra, ky ajet është në vazhdim të ajetit: “Allahu ju ndihmoi në Bedër, kur ju ishit të paktë në numër.” Ky shpjegim vjen nga Hasen el Basriu dhe të tjerë. Gjithashtu, dhe e ka mbështetur si mendim edhe Ibn Xheriri. Ndërsa Rabia Ibn Enesi shpjego n: “Allahu i Lartësuar i ndihmoi besimtarët fillimisht me 1 mijë melekë luftëtarë. Më pas, ata u bënë 3 mijë melekë, dhe pastaj u bënë 5 mijë. Nuk ka dyshim se kjo ndodhi në Bedër. Megjithatë, Allahu është më i ditur.” Edhe Hasen el Basriu ka thënë që kjo i përket Bedrit. - Por nëse jeni të durueshëm e të devotshëm, edhe sikur armiku t’ju sulmonte me furi, Zoti juaj do t’ju ndihmonte me pesë mijë melekë të dalluar (për luftë). ” - Kështu, ndihma e premtuar do t’ju jepet me dy kushte: 1. të bëni durim, të jeni të qëndrueshëm, këmbëngulës dhe guximtarë në përballjen me armikun; 2. të jeni të devotshëm, duke iu bindur urdhëresave të Mia. Allahu i Lartësuar thotë: “...edhe sikur armiku t’ju sulmonte me furi”. Dahhaku e shpjegon: “Edhe nëse ata do t'ju sulmonin furishëm, të nxitur nga urrejtja e zemërimi kundër jush...”. Allahu i Madhëruar thotë: “Zoti juaj do t’ju ndihmonte me pesë mijë melekë të dalluar (për luftë).” Pra, Zoti juaj do t’ju ndihmojë me 5 mijë melekë të dalluar e shenjuar për luftë. Ata kanë shenja në ballin e kuajve të tyre. Katade dhe Ikrime kanë thënë që ata ishin të shenjuar vetëm për luftë. Pra, ata ishin luftëtarë të dalluar. Shenjat dalluese të melekëve në atë luftë ishin amam-et e bardha, që mbështillnin kokën, e bishtat e të cilave i kishin lëshuar mes shpatullave të tyre. Gjithashtu, frerët e kuajve të tyre ishin thurur më një lesh të bardhë. Nga Ebu Hurejra vjen që ata ishin thurur me lesh të kuq. - Allahu e zbriti atë ndihmë si përgëzim për ju dhe që zemrat tuaja të qetësoheshin me të. Ndihma vjen veçse prej Allahut, Ngadhënjimtarit, të Urtit. - Allahu i Lartësuar i zbriti melekët dhe ju tregoi juve që i zbriti ata, për t’ju gëzuar e që zemrat tuaja të qetësoheshin. Kështu, ju do ta kuptonit se ndihma dhe fitorja kundër armikut zbret drejtpërdrejt nga Allahu i Madhëruar, i Cili mund t’i mposhtte dhe shkatërronte armiqtë e Tij pa pasur nevojë për ju, madje dhe pa qenë ju fare të pranishëm në betejë. Në suren Muhamed, i Lartësuari thotë: “Po të donte, Allahu i shkatërronte fare ata, por Ai dëshiron që t’ju sprovojë me njëri -tjetrin.” Ndërsa këtu thotë: “Allahu e zbriti atë ndihmë si përgëzim për ju dhe që zemrat tuaja të qetësoheshin me të. Ndihma vjen veçse prej Allahut, Ngadhënjimtarit, të Urtit.” Allahu është Krenari, krenaria e të Cilit kurrë nuk mund të kundërshtohet dhe të mposhtet. Allahu është i Urti, qoftë në kaderin që përcakton si ligje të kësaj ekzistence, qoftë në ligjet e Sheriatit që ka vendosur për krijesat, për t’u treguar atyre mënyrën e adhurimit dhe të jetesës së tyre. - “Kjo, që ta shkatërrojë një grup të jobesimtarëve, ose për t’i poshtëruar ata dhe që të tërhiqen të zhgënjyer.” - Allahu i Lartësuar ju urdhëron për luftë në rrugën e
Tij dhe për durim, qëndrueshmëri dhe guxim në këtë rrugë, për shumë arsye të mençura. Allahu i Madhëruar ka përmendur se çfarë do të bëjë me mohuesit, të cilët luftojnë kundër muslimanëve: “që ta shkatërrojë një grup të jobesimtarëve ,...” Pra, e ligjëroi luftën kundër tyre, që një pjesë e tyre të ndëshkohen duke u vrarë, ose: “...për t’i poshtëruar ata dhe që të tërhiqen pas të zhgënjyer.” Domethënë, duke i poshtëruar ata, që të kthehen pas të zhgënjyer, me ëndrrat, synimet dhe dëshirat që kishin kundër muslimanëve , tashmë të shuara. Në vijim, Allahu i Lartësuar vjen me një ajet, i cili futet në mes të kësaj historie, për të treguar se i gjithë vendimi për çdo çështje në këtë botë dhe në botën tjetër i takon Atij dhe vetëm Atij, që është i vetëm dhe i pashoq. Allahu i Lartësuar thotë: - Nuk është në dorën tënde, a do t’ua pranojë Ai pendimin, apo do t’i dënojë ata, sepse, vërtet, ata janë keqbërës. - “E gjithë çështja është në dorën Time” - thotë Allahu i Lartësuar, siç thotë në një ajet tjetër: “ Ti nuk do të mund ta udhëzosh çdonjë që do ti, por është Allahu Ai që udhëzon kë të dojë dhe Ai i di më së miri atë që e marrin (dhe e meritojnë) udhëzimin.” [Kasas 56]. Domethënë, ty nuk të takon asnjë gjykim. Asnjë çështje e krijesave nuk është në dorën tënde, përveç atyre gjërave që Unë të kam urdhëruar në lidhje me ta. Pastaj Allahu përmend edhe një pjesë tjetër të mohuesve, duke dhënë dy mundësi për ta: “ ... a do t’ua pranojë Ai pendimin, apo do t’i dënojë ata...”. Domethënë, është vetëm në dorën e Allahut në do t’ua pranojë pendimin atyre dhe t’i udhëzojë, pasi kanë qenë të zhytur në humbje, apo do t’i ndëshkojë ata në të dyja botët, për shkak të mohimit të tyre. Por Allahu i Madhëruar nuk i udhëzon në rrugë të drejtë ata që janë keqbërës: “...sepse, vërtet, ata janë keqbërës.” Pra, ata e meritojnë plotësisht këtë ndëshkim të Allahut, nëse iu vjen. Buhariu sjell hadithin nga Salimi, ky nga i ati, që ka thënë: “E dëgjova Profetin ﷺ që, kur ngriti kokën nga rukuja në rekatin e dytë të namazit të sabahut, u lut: 555. “O Zot, mallkoje filanin dhe filanin! O Zot, mallkoje Harith Ibn Hishamin! O Zot, mallkoje Suhejl Ibn Amrin! O Zot, mallkoje Safuan Ibn Umejen!” Atëherë, zbriti ky ajet: “Nuk është në dorën tënde, a do t’ua pranojë Ai pendimin, apo do t’i dënojë ata...” Dhe, në fakt, të gjithëve këtyre që u përmendën më lart iu pranua pendimi dhe u udhëzuan në Islam më pas. Pastaj Allahu i Lartësuar thotë: - Vetëm e Allahut është gjithçka që është në qiej e gjithçka që është në Tokë. - Gjithçka është pronë nën sundimin e Allahut. Të gjithë banorët e qiejve dhe të Tokës janë rob e krijesa të Tij, të gjunjëzuar e nevojtarë përpara Tij. - “Ai fal atë që do dhe e dënon atë që do. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” - Është Allahu që administron dhe vendos gjithçka në gjithësinë që Ai e ka krijuar dhe askush nuk mund të kontestojë dhe kundërshtojë gjykimin e Tij. Ai nuk pyetet për atë që bën, por janë ata, krijesat, që do të pyeten. Allahu është Falësi i madh dhe Mëshirëploti.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 3:123–3:126
- “Allahu ju ndihmoi në Bedër, kur ju ishit të paktë në numër. ” - Kjo ishte një shprehje e bamirësisë së Allahut ndaj adhuruesve të Tij, por ajo ishte edhe një kujtesë shumë e rëndësishme për besimtarët, që ata të analizonin shkaqet e fitores dhe të humbjes. Allahu u rikujton atyre që Ai është i Plotpushtetshëm t'i ndihmojë dhe t'u dhurojë fitoren, edhe nëse janë të pakët në numër dhe të dobët në mjete ushtarake, sikurse veproi në luftën e Bedrit, ku Ai u dha fitoren, edhe pse armiku ishte i madh në numër dhe i përgatitur mirë ushtarakisht. Beteja e Bedrit ndodhi në vitin e dytë të hixhretit. Profeti (a.s.) doli nga Medina në krye të 320 e ca luftëtarëve. Me vete kishin vetëm 70 deve dhe dy kuaj. Në fakt, ata nuk dolën për luftë, por në kërkim të një karvani të kurejshve që do të kalonte në ato vise gjatë kthimit nga tregtia e Shamit. Kur idhujtarët e Mekës dëgjuan për synimin e Profetit (a.s.) drejt karvanit, ata u përgatitën mirë ushtarakisht dhe u nisën për të mbrojtur karvanin e tyre. Ishin më tepër se 1000 luftëtarë të armatosur plotësisht dhe një numër i madh kuajsh. Palët u takuan në një burim të quajtur Bedër, mes Mekës dhe Medinës. Aty u zhvillua dhe beteja e ashpër
dhe e madhe, që mbahet mend në historinë e Islamit. Fitorja e dhuruar nga Allahu i Lartësuar ishte e jashtëzakonshme. Atje u vranë shtatëdhjetë vetë nga krerët dhe më trimat e idhujtarëve. Shtatëdhjetë të tjerë u kapën rob, ndërkohë që i gjithë kampi i tyre u rrethua nga muslimanët. Megjithatë, kjo ngjarje do të shtjellohet më tej në suren Enfal. Allahu i Lartësuar e sjell këtë ilustrim të suksesit të dhuruar prej Tij që ne të meditojmë rreth shkaqeve të fitores dhe ndihmës së Tij. Ai e ka bërë këtë, gjithashtu, që ne të ruhemi dhe të jemi mirënjohës për mirësitë e Tij, siç thotë më pas: - “Atëherë frikësojuni Zotit, për të treguar mirënjohje ndaj Tij! ” – Ata që mvishen me devotshmëri janë treguar falënderues dhe mirënjohës ndaj Zotit të tyre, ndërsa ata që i shpërfillin urdhrat dhe ndalesat e Tij nuk janë treguar falënderues dhe nuk mund të quhen mirënjohës ndaj Zotit të tyre. - “Ti u thoshe besimtarëve...” – Këtu, Allahu i Lartësuar i drejtohet Muhamedit (a.s.) që t'u kujtojë besimtarëve momentin kur ai u jepte lajmin e mirë për ndihmën dhe fitoren e premtuar nga Allahu në luftën e Bedrit. Ja fjalët përgëzuese: - “A nuk ju mjafton ndihma e Zotit tuaj me tre mijë melekë të zbritur (nga qielli)?” - “Por nëse jeni durimtarë e të devotshëm,...” – Kuptimi: Nëse ju realizoni shkaqet e ndihmës dhe të fitores prej Allahut, pra, nëse tregoni durim dhe devotshmëri, ju do të ndihmoheni me një tjetër kontigjent nga Zoti i gjithësisë: - “...edhe sikur armiku t’ju sulmonte me furi, Zoti juaj do t’ju ndihmonte me pesë mijë melekë të dalluar (për luftë).” – Pesë mijë melekët e zbritur në atë betejë madhështore janë cilësuar si ‘ museuuimîn’, domethënë të dalluar për guxim e trimëri. Kështu, Allahu i Lartësuar e kushtëzoi zbritjen e ndihmës së Tij dhe të fitores së muslimanëve me tri faktorë: 1. durimi; 2. devotshmëria ndaj Allahut dhe Profetit të Tij, duke kryer çdo urdhër dhe duke u larguar nga ndalesat, në shenjë madhërimi dhe dashurie për Allahun; 3. ardhja e shpejtë e idhujtarëve për luftë kundër muslimanëve. Ndërsa për të dhuruar fitoren dhe për të shkatërruar kurthet e idhujtarëve dhe qafirëve, Allahu i Lartësuar na ka porositur që të plotësojmë dy kushte të rëndësishme, që u përmendën edhe më sipër: “ Por nëse jeni durimtarë e të devotshëm, dinakëria e tyre nuk do t’ju dëmtojë aspak.” Pra, nëse tregohet durim dhe devotshmëri, kurthet e qafirëve dhe armiqve të Islamit nuk do t’i dëmtojnë aspak besimtarët. - “Allahu e zbriti atë ndihmë si përgëzim për ju dhe që zemrat tuaja të qetësoheshin me të.” - Allahu i Madhëruar tregon se ndihmën madhështore me anë të melekëve Ai e dha për të sjellë gëzim dhe qetësi në zemrat e besimtarëve. Kjo ngjarje ishte, gjithashtu, një mësim i pashlyeshëm nga kujtesa për besimtarët, të cilëve, në këtë mënyrë, iu tha: Qetësia juaj mund të vijë si rezultat i masave të ndërmarra prej jush.
Megjithatë, për të arritur fitoren mbi armikun, nuk duhet të mbështeteni në forcën tuaj apo në masat që keni marë. Ato thjesht mund të sjellin një lloj qetësie, por fitorja e vërtetë mund të vijë veçse nëse e lejon Allahu i Lartësuar, i Cili thotë më tej: - “Ndihma vjen veçse prej Allahut, Ngadhënjimtarit, të Urtit. ” – Pra, ndihmën dhe fitoren e vërtetë mund ta japë veçse Allahu i Lartësuar për kë dëshiron Ai prej robve të Tij. Nëse dëshiron Ai, ua jep fitoren atyre që janë përgatitur mirë për arritjen e fitores, sikurse ndodh zakonisht te njerëzit. Por nëse Ai dëshiron, mund t'ua dhurojë fitoren edhe atyre adhuruesve të Tij që janë të dobët e të pafuqishëm, për t’u qartësuar atyre se fitorja dhe ndihma është vetëm në dorën e Tij, për t'u treguar se Atij i takon pushteti dhe mbretërimi mbi gjithçka. Prandaj Allahu i Lartësuar përmend dy cilësi të Tij në këtë kontekst: 1. Aziz – Ngadhënimtar, i Pamposhtur, domethënë asnjë krijesë nuk mund të dalë mbi Të, por të gjithë i janë nënshtruar madhështisë së Tij, sepse të gjithë janë nevojtarë për përkujdesjen e Ngadhënjimtarit, Sunduesit dhe të Madhërishmit. 2. El Hakim - i Urtë, domethënë Ai që i vendos gjërat në vendin e tyre të duhur. Edhe në ato raste kur qafirët fitojnë mbi muslimanët, është pikërisht urtësia e Tij e madhe që e lejon një gjendje të tillë të përkohshme. Thotë i Lartësuari: “ Kur të ndesheni me jobesimtarët, goditini në qafë, derisa t’i mposhtni! Më pas, lidhini mirë, e kështu mund t’i lironi falas ose mund të kërkoni çmim për ta, derisa të përfundojë lufta. Po të donte, Allahu do t'i shkatërronte ata, por Ai dëshiron që t’ju sprovojë me njëri-tjetrin. Allahu nuk do ua humb veprat atyre që bien dëshmorë në rrugën e Tij. Ai do t'i udhëzojë (drejt lumturisë) dhe do t'ua përmirësojë gjendjen e tyre. Ai do t’i fusë ata në Xhenet, të cilin ua ka bërë të njohur më parë. O ju që keni besuar! Nëse ju ndihmoni Allahun, Ai do t'ju ndihmojë dhe do t'jua forcojë këmbët tuaja.”. [Muhamed 4 - 7].