We sari’u ‘ila megfiretin min rabbikum we xhennetin ‘arduha es-semawatu wel-’erdu ‘u’iddet lilmuttekine
Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për një xhennet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit.
Wel-ledhine ‘idha fe’alu fahisheten ‘ew dhelemu ‘enfusehum dhekeru Ellahe fastegferu lidhunubihim we men jegfiru edh-dhunube ‘illallahu we lem jusirru ‘ala ma fe’alu we hum ja’lemune
Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetvetes, e përmendin All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre - e kush i falë mëkatet përveç All-llahut? - dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keqen).
‘Ula’ike xheza’uuhum megfiretun min rabbihim we xhennatun texhri min tehtihal-’enharu halidine fiha we ni’me ‘exhrul-’amiline
Shpërblimi i të tillëve është falja nga Zoti i tyre dhe xhennetet nëpër të cilët rrjedhin lumenj, e aty do të rrinë përgjithmonë. Sa i mirë është shpërblimi i atyre që punojnë.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në luftën e Bedrit Allahu i ndihmoi besimtarët, edhe pse ishin më pak në numër ata fituan. Ndihma e Zotit ishte duke i udhëzuar, që të jenë të qëndrueshëm, të jenë të ruajtur prej gabimeve, e edhe duke u dërguar melek për t'i forcuar e stabilizuar me moralin e tyre luftarak. Ndihma e Zotit është e kushtëzuar, ashtu që besimtarët duhet të jenë respektues të urdhrave të Zotit dhe të këshillave të Pejgamberit a.s.. E derisa në luftën e Uhudit nuk u përfill porosia e Pejgamberit a.s. nga një grup i ushtrisë së besimtarëve, e as komanduesit të tyre, si rrjedhim i mospërfilljes së porosisë muslimanët patën shumë viktima. Ndryshimi i gjendjes mes luftës në Bedr dhe luftës në Uhud ishte urtësi e lartë e Zotit, andaj Muhamedit a.s. i thuhet, se nuk është punë e juaj, është vetëm e Allahut, Pronarit të qiejve e të tokës. Muslimanët janë të porositur, që të mos lakmojnë pas pasurisë, sikurse lakmoi ai grup i ushtrisë islame në Uhud. Lufta në fillim ishte në duart e muslimanëve, mirëpo kur panë se armiku u thye, ata u vërsulën pas presë së luftës duke e thyer këshillën e Pejgamberit a.s., prandaj edhe pësuan disfatë. Prandaj edhe kur nuk janë në luftë, muslimanët nuk duhet të lakmojnë e të ngarkojnë të varfërit me kamata për çdo afatizim të borxhit. Kamata është e ndaluar, e besimtarët porositen të jenë dorëdhënës për çdo herë, të mos hakmerren, por t’ua falin fajin të tjerëve, të përkujtojnë Allahun dhe të pendohen e të kërkojnë falje për mëkatet e bëra, të mos vazhdojnë veprën për të cilën e dinë se është e keqe, dhe ashtu ta fitojnë kënaqësinë e Zotit, që është shpërblimi me xhenet.