3. Ali Imran · Ajeti 136 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 3:123–3:136
Në luftën e Bedrit Allahu u ndihmoi besimtarëve, edhe pse ishin më pak në numër ata fituan. Ndihma e Zotit ishte duke i udhëzuar që të jenë të qëndrueshëm, të jenë të ruajtur prej gabimeve, i e edhe duke u dërguar melek për t'i forcuar e stabilizuar në moralin e tyre luftarak.
Ndihma e Zotit është e kushtëzuar ashtu që besimtarët duhet të jenë respektues të urdhërave të Zotit dhe të këshillave të Pejgamberit. E derisa në luftën e Uhudit nuk u përfill porosia e I Pejgamberit nga një grup i ushtrisë së besimtarëve, e as komanduesit të tyre, si rrjedhim i i mospërfilljes së porosisë, myslimanët patën shumë viktima. Ndryshimi i gjendjes mes luftës në i Bedr dhe luftës në Uhud, ishte urtësi e lartë e Zotit, andaj Muhammedit i thuhet se nuk është i punë e juaj, është vetëm e Allahut, pronarit të qiejve e të tokës.
Myslimanët janë të porositur që të mos lakmojnë pas pasurisë, sikur që lakmoi ai grup i ushtrisë islame në Uhud. Lufta në fillim ishte në duar të myslimanëve, mirëpo, kur panë se armiku u thye, ata u vërsulën pas presë së luftës duke e thyer këshillën e Pejgamberit, andaj edhe pësuan disfatë. Prandaj, edhe kur nuk janë në luftë, myslimanët nuk duhet të lakmojnë e të ngarkojnë të varfërit me kamata për çdo afatizim të borxhit. Kamata është e ndaluar, e besimtarët porositen të jenë dorëdhënës për çdo herë, të mos hakmirren por t'ua falin fajin të tjerëve, të përkujtojnë Allahun I dhe të pendohen e të kërkojnë falje për mëkatet e bëra, të mos vazhdojnë veprën për të cilën e dinë se është e keqe, dhe, ashtu ta fitojnë kënaqësinë e Zotit që është shpërblimi me xhennet.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 3:130–3:136
- O ju që keni besuar! Mos e hani kamatën, që e shtoni vazhdimisht! - Allahu i Lartësuar i ndalon robërit e Tij besimtarë që të marrin dhe të japin borxhe me fajde. Nuk lejohet që muslimanët të hanë pasurinë e mbledhur me fajde, të cilën e shtojnë dhe e shumëfishojnë vazhdimisht, siç vepronin në kohën e injorancës, para Islamit. Atëherë, ata i thoshin huamarrësit: "Ose do të shlyesh borxhin, ose në të kundërt, të më japësh diçka shtesë mbi borxhin, për afatin që po të mundësoj.” Nëse ai e shlyente borxhin menjëherë, atëherë mbyllej marrëveshja; në të kundërt, kur kalonte afati, i rritej vlera e borxhit që kishte për të kthyer. Kështu, pasi kalonte shumë kohë, edhe një borxh i vogël shumëfishohej e bëhej shumë i madh. Përveç kësaj, Allahu i Madhëruar i urdhëron robërit e Tij për devotshmëri dhe frikë ndaj Tij, në mënyrë që ata të fitojnë çdo të mirë dhe të shpëtojnë nga çdo e keqe në të dyja jetët. Allahu i Madhëruar i paralajmëron robërit e Tij që të ruhen nga zjarri, duke u larguar nga të tilla gjynahe të mëdha. Ai thotë: - Kini frikë Allahun, që të gjeni shpëtim! Ruajuni Zjarrit, që është përgatitur për jobesimtarët! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit, që të mëshiroheni!" - Në vijim, Allahu i Lartësuar i nxit robërit e Tij që të garojnë dhe përpiqen me seriozitet për kryerjen e veprave të mira, të cilat i afrojnë tek Ai. - Nxitoni për faljen e gjynaheve nga Zoti juaj dhe për një Xhenet, gjerësia e të cilit është sa gjerësia e qiejve dhe e tokës! Ai është përgatitur për të devotshmit... - Ashtu sikurse zjarri është përgatitur për mohuesit, ashtu është përgatitur edhe Xheneti, për ata që janë të devotshëm. Thuhet se fjala e Allahut: “...gjerësia e të cilit është sa gjerësia e qiejve dhe e tokës!", shërben për të treguar dhe kuptuar se sa e madhe është dhe gjatësia e tij. Ky është një stil i përdorur edhe herë tjetër në Kur'an, siç ndodh në përshkrimin e Xhenetit në një ajet tjetër: "Ata (banorët e Xhennetit) do të jenë të mbështetur në shtroje, mbulesat e brendshme të të cilave janë prej mëndafshi të stolisur..." [Rahman 54]. Domethënë, shtresa e brendshme që kontakton me lëkurën është prej mëndafshi të stolisur. Atëherë, si mendon se do të jetë pjesa e jashtme, e dukshme? Sigurisht, ajo do të jetë më e stolisur dhe më e bukur. Thuhet, gjithashtu, se gjerësia e Xhenetit është sa gjatësia e tij, sepse ai është në formë kubeje, poshtë arshit të Allahut të Lartësuar. Domethënë, ai është në formë të rrumbullakët, pra, me gjerësi dhe gjatësi të njëjtë. Për këtë tregon një hadith i saktë: 556. “Nëse i kërkoni Allahut Xhenetin, kërkojini atij xhenetin Firdeus, sepse ai është më i larti dhe ndodhet në qendër të të gjithë xheneteve. Prej tij shpërthejnë dhe dalin lumenjtë e Xhenetit. Çatia e tij është Arshi i Rrahmanit.”Ahmedi transmeton në Musned-in e tij se 557. “Herakli i shkroi Profetit dhe i tha: "Ti më ftove që të punoj për të hyrë në Xhenet, gjerësia e të cilit është sa gjerësia e qiejve dhe e Tokës. Atëherë ku është Zjarri?” Profeti ﷺ tha: "Subĥânall-llâh! Atëherë, ku është nata, kur vjen dita?!” Bezari sjell hadithin nga Ebu Hurejra, që tregon: 558 . “Një burrë shkoi tek Profeti i Allahut dhe i tha: "Allahu i Lartësuar thotë: "Nxitoni për faljen e gjynaheve nga Zoti juaj dhe për një Xhenet, gjerësia e të cilit është sa gjerësia e qiejve dhe e tokës!" Atëherë, ku është Zjarri?!” Profeti ﷺ i tha: “A e ke parë natën kur vjen dhe mbulon çdo gjë? Atëherë, ku është dita?!” Pyetësi tha: “Atje ku dëshiron Allahu!” Profeti ﷺ tha: "Po kështu, edhe Zjarri është atje ku dëshiron Allahu." Pra,
fakti që ne nuk e shohim dhe nuk e dimë ku është nata kur vjen dita, nuk tregon që ajo nuk ekziston askund. E pra, ajo është atje ku dëshiron Allahu, edhe nëse ne nuk e dimë ku është. Po kështu, edhe Zjarri është atje ku dëshiron Allahu i Lartësuar dhe Krenar. Në vijim, Allahu i Lartësuar përmend cilësitë e banorëve të Xhenetit: - Për ata që japin kur janë në bollëk dhe kur janë në vështirësi. - Ata japin qoftë në gjendje të vështirë, qoftë në gjendje të mirë dhe komoditet, qoftë kur janë optimistë dhe me vullnet të fortë, qoftë kur janë të lodhur dhe të rënduar, qoftë kur janë të shëndetshëm, qoftë kur janë të sëmurë. Ata shpenzojnë për hir të Allahut dhe janë bamirës në të gjitha gjendjet, ashtu siç thuhet në ajetin kuranor: "Ata që e shpërndajnë pasurinë e vet natën dhe ditën, fshehurazi dhe haptazi, e kanë shpërblimin te Zoti i tyre. Për ta nuk ka as frikë, as dëshpërim." [Bekare 274]. Pra, kuptimi i kësaj është se ata nuk i pengon asnjë çështje tjetër, që të shkujdesen dhe të mos përkushtohen ndaj Allahut të Lartësuar dhe në investimin e pasurive dhe mirësive që Ai u ka dhënë në rrugët e kënaqësisë të Tij. - Ata e përmbajnë zemërimin dhe i falin njerëzit. Allahu i do bamirësit..." - Pra, nëse tek ata ndizet fort zjarri i zemërimit, urrejtjes dhe hakmarrjes, ata e fshehin, e shtypin atë përbrenda, dhe nuk punojnë të ndikuar nga kjo gjendje. Madje, me shumë se kaq, ata e falin atë që u bën keq atyre ose që sillet jo mirë me ta. Në disa ether-e, thuhet: 559 . “O biri i Ademit! Më kujto Mua kur zemërohesh, që Unë të të kujtoj ty kur të zemërohem dhe mos të të shkatërroj ty së bashku me ata të cilët Unë do t’i shkatërroj.” Kështu e ka sjellë Ibn Ebu Hatimi. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Hurejra, i cili ka thënë: 560 . “Nuk është i fortë ai që arrin ta mundë dhe ta mposhtë tjetrin. Por i fortë është ai që e zotëron veten në momentet e zemërimit.” Këtë hadith e kanë sjellë, gjithashtu, Buhariu dhe Muslimi. Imam Ahmedi përcjell nga Harithe Ibn Kudamete el Sijdi, se ai e pyeti njëherë Profetin e Allahut ﷺ : 561. “O i Dërguari i Allahut! Më mëso një fjalë (këshillë), që ta kem të dobishme dhe të jetë e thjeshtë për mua. Ndoshta arrij të kuptoj dhe të përfitoj prej saj...” Profeti ﷺ i tha: “Mos u zemëro!” Ai ia bëri pyetjen disa herë, por edhe Profeti ﷺ i dha të njëjtën përgjigje: "Mos u zemëro!".” Imam Ahmedi përcjell se Atijete Ibn Sadi, - i cili ka qenë sahab, - tregon se Profeti i Allahut ka thënë: 562. “Zemërimi vjen prej shejtanit dhe shejtani është krijuar prej zjarri. Dhe , në fakt, zjarri shuhet me ujë. Nëse dikush zemërohet, atëherë le të marë abdes!” Në këtë formë e k a sjellë Ebu Daudi. Imam Ahmedi thotë se, për ajetin: “Ata e përmbajnë zemërimin...", Ebu Hurejre (r.a) tregon se Profeti i Allahut ka thënë: 563. “Ai i cili e përmban zemërimin edhe kur është i fuqishëm ta përmbushë hakmarrjen, ka për t’ia mbushur Allahu brendinë e tij me siguri (qetësi) dhe iman (besim).” Ebu Merdeuejhi përcjell nga Ibn Umeri, i cili ka thënë: 564. “Robi nuk gëlltit ndonjë kupë më të hidhur, por edhe me shpërblim më të
madh, se sa kupa e shtypjes së zemërimit, duke kërkuar kënaqësinë e Allahut." Allahu i Lartësuar thotë: "...dhe i falin njerëzit." Kjo do të thotë se ata nuk mbajnë brenda zemrës asnjë grimë zemërimi dhe urrejtjejë, për askënd. Kjo është sjellja më e përsosur dhe e shpërblyeshme. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar, duke i lëvduar këta të zgjedhur, thotë: "Allahu i do bamirësit..." Kështu, kjo konsiderohet si një nga veprat e gradës së ihsânit, e cila është grada më e lartë e besimit. Një hadith thotë: 565. “Janë tri gjëra për të cilën unë betohem: Nuk pakësohet pasuria nga sadakaja. Allahu i Madhëruar, ka për t’ia shtuar krenarinë atij që gjithmonë fal (e është tolerant). Ai që tregohet modest dhe i përulur për hir të Allahut, Allahu ka për ta lartësuar atë.” Hakimu transmeton në Mustedrak-un e tij hadithin e Musa Ibn Ukbes, me senedin e tij nga Ubadetu ibn Samiti, e ky nga Ubej Ibn Keabi, se Profeti i Allahut ka thënë: 566. “Ai që dëshiron që shtëpia e tij jetë e nderuar dhe gradat e tij të lartësohen, le të jetë falës e tolerant ndaj atij që i bën padrejtësi, le t’i japë atij që e privon dhe le t'i mbajë lidhjet me atë që i ndërpret lidhjet me të!” Pastaj ai thotë që ky hadith është sahih sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit, edhe pse ata nuk e kanë përnxjerrë këtë hadith në librin e tyre Sahih. Pastaj Allahu i Lartësuar thotë: - Edhe ata që kur bëjnë ndonjë gjë të shëmtuar, ose kur i bëjnë padrejtësi vetvetes, e përmendin Allahun dhe kërkojnë falje për gjynahet e tyre. - Kur bëjnë ndonjë gjynah, ata e pasojnë këtë gjynah menjëherë me pendim të sinqertë dhe kërkim faljeje të vërtetë e të çiltër, drejtuar Allahut të Lartësuar. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Hurejra (r.a), se Profeti i Allahut ka thënë: 567. “Dikush bën një gjynah, dhe pastaj thotë: “O Zot, unë bëra një gjynah, prandaj të lutem, më fal dhe ma mbulo gabimin!” Allahu i Lartësuar dhe Krenar thotë: “Robi Im bëri një gjynah, por ai e dinte se ka një Zot, i Cili i fal gjynahet dhe e pranon pendimin (dhe kërkoi falje), prandaj Unë e kam falur robin Tim.” Pastaj ky rob përsëri bën një gjynah dhe thotë: “O Zot, unë bëra një gjynah tjetër, prandaj të lutem, ma mbulo atë!” Allahu i Lartësuar dhe Krenar thotë: “Robi Im bëri një gjynah, por e dinte se ka një Zot, i Cili i fal gjynahet dhe e pranon pendimin (dhe kërkoi falje), prandaj Unë e kam falur robin Tim.” Pastaj ky rob përsëri bën një gjynah tjetër dhe thotë: “O Zot, unë bëra sërish një gjynah, prandaj të lutem, më fal dhe ma mbulo atë!” Allahu i Lartësuar dhe Krenar thotë përsëri: “Robi Im bëri një gjynah, por e dinte se ka një Zot, i Cili i fal gjynahet dhe e pranon pendimin (dhe kërkoi falje), prandaj e kam falur robin Tim!” Pastaj, njeriu përsëri bën gjynah dhe thotë: “O Zoti im, unë bëra një gjynah! Më fal dhe ma mbulo atë gjynah!” Dhe Allahu i Lartësuar thotë: “E di robi Im se ai ka një Zot, i Cili i fal gjynahet dhe e pranon pendimin (dhe kërkoi falje). Dëshmoj para jush se Unë e kam falur robin Tim! Le të bëjë tashmë çfarë të dojë robi Im!” Këtë hadith e kanë sjellë Buhari dhe Muslimi në dy Sahih-ët e tyre, prej Is’hak Ibn Ebu Talhas, në një version të ngjashëm me këtë tekst. Është shumë e pëlqyeshme dhe e këshillueshme që të merret abdes dhe të falen dy rekatë namaz, kur kthehesh i penduar tek Zoti. Për këtë tregon hadithi që imam Ahmed Ibn Hambeli e sjell nga Aliu (r.a), i cili ka thënë: 568. “Sa herë që dëgjoja prej Profetit ﷺ një hadith, Allahu më jepte shumë dobi, aq sa Ai dëshironte të më bënte dobi me të. Kur dikush tjetër më tregonte ndonjë hadith prej Profetit, unë i kërkoja që të betohej në e kishte thënë vërtet Profeti ﷺ atë apo jo. Nëse betohej, atëherë unë e besoja. Edhe Ebu Bekri (r.a) më ka treguar njëherë, - dhe të vërtetën e ka thënë, - se ai e ka dëgjuar Profetin e Allahut që të thotë: “Çdo njeri i cili bën një gjynah, dhe pastaj merr abdes - dhe abdesin e merr me kujdes, - pastaj fal dy rekatë namaz dhe i kërkon Allahut falje, Allahu i Madhëruar e fal dhe ia mbulon atë gjynah.” Hadithin e sjellin Ali el Medini, El Humejdi, Ibn Ebu Shejbe, autorët e Suneneve, Ibn Hibani në Sahih-un e tij dhe Bezari. Atë e sjell edhe Darakutni, përmes rrugësh të shumta nga Uthman Ibn Mugira, me të njëjtin tekst. Tirmidhiu ka thënë se ky është një hadith hasen prej Ali Ibn Ebu Talibit, udhëheqësit të besimtarëve nga kalifi i Profetit ﷺ Ebu Bekër el Sidiku (Allahu qoftë i kënaqur prej atyre!). Për saktësinë e këtij hadithi dëshmon edhe hadithi që vjen në dy Sahih-ët nga udhëheqësi i besimtarëve, Uthman Ibn Afani (r.a), ku përmendet se: 569. “Ai mori abdes para tyre, ashtu siç merrte abdes Profeti i Allahut, dhe pastaj tha: “E kam dëgjuar Profetin ﷺ që të thotë: “Ai që merr abdes njëlloj si ky abdesi im, pastaj fal dy rekatë namaz, ku nuk flet dhe nuk shpërqendrohet, atij kanë për t’iu falur të gjitha gjynahet e kaluara.” Ky hadith vjen përmes transmetimit të Katër Imamëve, si edhe nga Katër Kalifët e Drejtë pas Profetit të Allahut. Për këtë tregon edhe Libri i Allahut, që na mëson se istigfari për gjynahet ka efekt dhe bën të mundur faljen e këtyre gjynaheve. Gjithashtu, imam Ahmedi citon hadithin nga Profeti i Allahut: 570. “Iblisi tha: “O Zot, betohem në krenarinë Tënde, se do të vazhdoj t’i devijoj dhe t’i largoj bijtë e Ademit nga rruga Jote, për sa kohë shpirti vazhdon të jetë brenda trupit të tyre!” Atëherë, Allahu i Lartësuar tha: “Betohem në Krenarinë dhe Madhështinë Time, se Unë do të vazhdoj t’ua fal dhe mbuloj gjynahet, për sa kohë më kërkojnë falje!” Më poshtë, Allahu i Lartësuar thotë: - E kush i fal tjetër gjynahet, përveç Allahut? - Pra, askush nuk i fal gjynahet, përveç Allahut të Lartësuar. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Esued Ibn Seria se, 571. njëherë, Profetit ﷺ i sollën një rob, i cili tha: “O Zot! Unë pendohem tek Ti dhe nuk pendohem tek Muhamedi!” Profeti ﷺ tha: “Ia njohu të drejtën Atij që e meriton.” Pra, ia njohu të drejtën Allahut të Lartësuar. - Ata nuk vazhdojnë më me atë gjë që kanë bërë më parë, sepse e dinë.” - Ata pendohen dhe nuk vazhdojnë me gjynahe. Kuptimi është që nuk këmbëngulin në gjynahe, por ndiejnë keqardhje e përpiqen të mos e përsëritin atë gjynah, për të cilin pendohen, edhe pse përsëri mund ta bëjnë atë gabim. Hafidh Ebu Jala el Mu’sini sjell në Musned-in e tij hadithin nga skllavi i liruar prej Ebu Bekrit, që e përcjell nga vetë Ebu Bekri (r.a), se Profeti i Allahut ﷺ ka thënë: 572. “Nuk quhet “gjynahqar i vazhdueshëm” ai i cili kërkon falje Allahut, edhe nëse i kthehet 70 herë në ditë atij gjynahu.” Ky është një hadith hasen. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: “...sepse e dinë.” Pra, ata e dinë mirë se Allahu i Lartësuar ia pranon pendimin atij që pendohet sinqerisht. Kjo ngjan me ajetin: “A nuk e dinin ata se Allahu i pranon pendimin e robërve të Vet dhe sadakatë e tyre, dhe se është Allahu Ai që e pranon pendimin dhe është Mëshirëplotë?” [Teube 104]. Ajete të tilla janë të shumta në Kuran.158 Allahu i Lartësuar thotë më pas: - Shpërblimi për ata është falja nga Zoti i tyre dhe Xhenetet, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku ata do të jenë përjetësisht. - Ky është shpërblimi i atyre që i kanë këto cilësi të përmendura në këto ajete. Ata kanë këtë premtim të mrekullueshëm: “falje nga Zoti i tyre dhe Xhenetet, në të cilat rrjedhin lumenj”, pra, lumenj pijesh të ndryshme, siç thuhet edhe në ajete të tjera kuranore. Allahu thotë: “...ku ata do të jenë përjetësisht.” Ata do të qëndrojnë në Xhenet përgjithmonë e përjetësisht, dhe kurrë nuk do të largohen dhe nuk do të dalin prej tij. - Sa i mirë është shpërblimi i atyre që punojnë (punë të mira) ! - Allahu i Lartësuar e lëvdon Xhenetin, për të treguar se sa i mirë është ai si shpërblim dhe mirësitë që Ai ka përgatitur për besimtarët e devotshëm.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 3:130–3:136
Është përmendur shumë herë në këtë tefsir se adhuruesi duhet patjetër që t'i kushtojë rëndësi të madhe urdhrave dhe ndalesave të Allahut të Lartësuar, që kanë lidhje me Allahun vetë, por edhe me krijesat. Nëse Allahu i Lartësuar jep një urdhër të caktuar, adhuruesi ka detyrë parësore që ta njohë hollësisht dhe ta kuptojë mirë atë për të cilën urdhërohet. Pasi ta njohë dhe kuptojë mirë urdhrin, besimtari përpiqet maksimalisht dhe kërkon
ndihmën e Allahut që ta plotësojë sa më mirë detyrimin. Përveç kësaj, ai përpiqet me të gjitha mënyrat që edhe të tjerët ta zbatojnë urdhrin e të Adhuruarit. Në të njëjtën mënyrë vepron besimtari edhe me ndalesat e përcaktuara nga Allahu i Lartësuar. Fillimisht, ai përpiqet që ta kuptojë qartë atë për të cilën ndalohet. Ai mundohet ta përkufizojë saktë të ndaluarën dhe përpiqet të kuptojë se çfarë bën pjesë në atë ndalesë, prej të cilës duhet të largohet në shenjë adhurimi për Allahun e Lartësuar. Besimtari nuk e tepron dhe të fusë në rrethin e të ndaluarave atë që nuk është e tillë, por edhe është i kujdesshëm që të mos neglizhojë asgjë që hyn tek të ndaluarat dhe të mos e konsiderojë si të tillë. Pas qartësimit, ai përpiqet që, jo vetëm ai, por edhe të tjerët të distancohen nga ato gjëra që i Adhuruari i ka ndaluar. Edhe kësaj here, ai kurrë nuk harron që të kërkojë ndihmën dhe mbështetjen e plotë të të Adhuruarit, që ta ndihmojë dhe t'ia lehtësojë largimin nga haramet. Kështu duhet vepruar me të gjitha urdhrat dhe ndalesat e ligjëruara nga Allahu i Lartësuar. Asnj ë nga ato nuk duhet neglizhuar. Këto ajete të mrekullueshme përmbajnë këshilla të çmuara dhe nxisin adhuruesit që t’i zbatojnë ato. Këtu përmendet edhe shpërblimi i njerëzve që përpiqen sinqerisht t'i zbatojnë porositë e Zotit të tyre. Ajetet përmbajnë edhe ndalesa nga disa vepra të këqija, duke i nxitur adhuruesit që të largohen prej tyre. Ndërfutja në historinë e Uhudit e ajeteve të mbushura me urdhra dhe ndalesa ka urtësinë e saj. Ndoshta qëllimi është pikërisht përforcimi i atyre mësimeve të vyera që Allahu i Lartësuar u dha besimtarëve në luftën e Uhudit. Sikurse u përmend më parë, Allahu i Lartësuar u premtoi adhuruesve të Tij të sinqertë se, nëse do të tregohen gjithmonë të duruar e të qëndrueshëm, nëse do të jenë të pajisur me devotshmëri dhe nëse do të kenë sistematikisht këto cilësi, Ai do t'i ndihmojë kundër armiqve të tyre dhe do t'u falë fitoren. Nëse ata i përmbushin porositë e Tij, Ai do t’i poshtërojë dhe shpartallojë armiqtë e tyre. Kështu, me sa duket, pas përmendjes së devotshmërisë, nëpërmjet së cilës zbret ndihma, suksesi, lumturia dhe mirësia nga Zoti, shpirtrat duan të dëgjojnë me shumë kureshtje se cilat janë ato cilësi kaq të mrekullueshme, që të bëjnë të jesh i devotshëm. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar përmend në vijim cilësitë më të rëndësishme të devotshmërisë. Nëse adhuruesi pajiset me to, atëherë ai duhet t’i ketë edhe cilësitë e tjera plotësuese, që nuk janë përmendur, por që janë pjesë e atyre të përmendurave. Për rëndësinë e madhe të devotshmërisë tregon fakti që Allahu i Lartësuar e ka përsëritur tri herë gjatë këtyre ajeteve porosinë për të qenë të devotshëm. - “O ju që keni besuar!” - Dijeni se çdo ajet në Kur’ân që fillon me thirrjen: “O ju që keni besuar” tregon se është pikërisht besimi forca shtytëse e kryerjes së urdhrit apo ndalesës që vijon më pas. Të besosh do të thotë të pohosh dhe të pranosh sinqerisht, pa dyshime, gjithçka që duhet besuar dhe pranuar. Ky besim është nxitës për të kryer veprat që e konkretizojnë dhe e shprehin hapur atë. Në vazhdim, Allahu i Lartësuar i ndalon besimtarët që të merren me fajde ose me kamatë. Pasuria e mbledhur me fajde është haram të hahet. Allahu i Lartësuar përmend në këtë ajet një lloj fajdeje që përdorej shumë në kohën e injorancës paraislamike, kur njerëzit nuk shqetësoheshin aspak për dispozitat dhe porositë e Zotit. Asokohe, nëse dikujt i afrohej koha e shlyerjes së borxhit dhe ai nuk ishte në gjendje ta shlyente atë, huadhënësi i jepte atij dy mundësi: ose ta shlyente borxhin në afatin e caktuar, ose ta shlyente më vonë, por shuma e borxhit do të shtohej. Pra, po të zgjatej afati, shtohej shuma për të shlyer. I varfëri i shkretë, për t’i shpëtuar situatës së ngushtë të momentit, detyrohej që të pranonte mundësinë e dytë, të shlyerjes së borxhit bashkë me fajdenë. Kur na ka udhëzuar nga ndalimi i fajdeve ka thënë:
- “Mos e hani kamatën që ju vazhdimisht e shumfishoni!” - Pra, mos hani fajdetë, që janë disa herë të shumëfishuara. Nga cilësimi: “ eđ'âfem-muđâ'afeh” - “që ju vazhdimisht e shumfishoni” kuptojmë se sa i shëmtuar dhe i padrejtë është ky veprim. Ne kuptojmë nga ky cilësim edhe urtësinë e ligjërimit të kësaj ndalese nga Allahu i Lartësuar e i Mëshirshëm. Kjo ndalesë shërben që t’i mbyllet porta kësaj vepre të ulët, të pamëshirshme dhe të padrejtë ndaj krijesave. Allahu i Lartësuar e ka bërë të detyrueshme afatizimin e atij që është ngushtë dhe nuk ka mundësi që ta lajë borxhin, por e ka ndaluar rreptësisht që, për shkak të zgjatjes së afatit, të rritet edhe masa e borxhit. Këtë shtesë mbi shumën e borxhit Allahu i Lartësuar e ka konsideruar si padrejtësi të shumëfishtë. Për besimtarin e devotshëm nuk duhet të ketë mëdyshje për largimin nga një vepër e tillë e shëmtuar dhe e poshtër. Largimi nga padrejtësitë është kusht për të qenë i devotshëm. Nuk ka mundësi që të jesh i devotshëm, pa u larguar nga padrejtësitë e çdo lloji. Qëllimi i çdo njeriu është arritja e gjithçkaje të mirë e të dobishme dhe ruajtja nga çdo gjë e keqe dhe e dëmshme. Por ky sukses është i pamundur nëse mungon devotshmëria. Prandaj i Lartësuari thotë: - “Kini frikë Allahun, që të gjeni shpëtim!” - Është shumë e kuptueshme se arritja e shpëtimit dhe suksesit kërkon devotshmëri. Edhe urdhri për t’u larguar nga fajdetë, është në kuadër të udhëzimit të adhuruesve për të arritur shpëtimin dhe suksesin. Pastaj Allahu i Lartësuar na sjell edhe një arsye më shumë për t’u pajisur me devotshmëri: - “Ruajuni Zjarrit, që është përgatitur për jobesimtarët!” – Pra, kur Allahu i Lartësuar na porosit që t'i ruheni Zjarrit që është përgatitur për mohuesit, kjo nënkupton që, fillimisht, ne duhet të besojmë, dhe pastaj të largohemi n ga gjithçka që të fut në Zjarr. Veprat që çojnë në Xhehenem janë të shumta dhe të larmishme, duke filluar nga kufri e shirku, dhe duke vazhduar me gjynahet dhe padrejtësitë e të gjitha llojeve. Të gjitha gjynahet pa përjashtim, sidomos ato të mëdhatë, të çojnë drejt kufrit. Ato janë tipare dalluese ose elementë të kufrit, dhe Zjarri është përgatitur për ata që kanë cilësitë e kufrit. Ata që kryejnë gjynahe afrohen ngadalë -ngadalë drejt Zjarrit, që është përgatitur për qafirët. Ndërsa largimi nga gjynahet të shpëton nga Xhehenemi dhe të ruan nga zemërimi i të Plotfuqishmit Madhështor dhe Krenar. Veprat e mira dhe bindja ndaj Allahut të Lartësuar sjellin kënaqësinë e Tij dhe hyrjen në Xhenetin e përjetësisë dhe të mëshirës. Prandaj i Lartësuari, menjëherë pas kërcënimit me Zjarr, sjell një përgëzim dhe shkakun që e bën atë të mundur: - “Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit, që të mëshiroheni!” - Kështu, bindja ndaj Allahut të Lartësuar dhe bindja ndaj Profetit të Tij përbëjnë shkaqet që të çojnë drejt mëshirës së Rrahmanit, i Cili thotë në disa ajete të tjera: “ Cakto për ne atë që është e mirë në këtë Botë dhe në Botën tjetër! Ne jemi kthyer (të penduar) tek Ti!” Ai tha: “Me ndëshkimin Tim godas atë që Unë dëshiroj, ndërsa mëshira Ime ka përfshirë gjithçka. Atë (mëshirë) e kam caktuar për ata që janë të devotshëm, e japin zekatin dhe për ata që besojnë në argumentet Tona, për ata që pranojnë të Dërguarin, Profetin "ummij" që nuk shkruan e nuk lexon , të cilin e gjejnë të cilësuar në Teurat dhe në Ungjill, që i urdhëron ata për të mirë dhe i ndalon nga e keqja, që u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, që u heq barrën e rëndë dhe prangat. Ata që besojnë në të, që e nderojnë atë, që e ndihmojnë atë dhe që veprojnë me Dritën që iu zbrit atij – këta janë ata të shpëtuarit. Thuaj: “O njerëz! Unë jam i dërguari i Allahut për të gjithë ju. Jam i dërguari i Allahut, në dorën e të Cilit është sundimi i qiejve e i tokës. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje. Besoni në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, Profetin "ummij" që nuk
shkruan e nuk lexon, që beson Allahun dhe Shpalljet e Tij! Ndiqeni rrugën e tij, që të jeni të udhëzuar! ” [Araf 156 -158]. Më pas, Allahu i Lartësuar vazhdon me porosi të mrekullueshme për të arritur devotshmërinë dhe suksesin: - “Nxitoni për faljen e gjynaheve nga Zoti juaj dhe për një Xhenet, gjerësia e të cilit është sa gjerësia e qiejve dhe e tokës!” - I Lartësuari na udhëzon që të nxitojmë pa vonesë në kërkimin e faljes prej Allahut të Lartësuar dhe drejt Xhenetit të Tij të mirësisë dhe bujarisë. Për ta bërë sa më të dashur dhe të dëshirueshëm këtë nxitim, Allahu i Lartësuar na tregon për gjerësinë e madhe të Xhenetit. Kur gjerësia e tij është sa ajo e qiejve dhe e tokës, atëherë po gjatësia e tij, sa do të jetë?! Pastaj i Lartësuari sjell përsëri një nxitës shumë të fortë për t'u pajisur me devotshmëri, kur na tregon se Xheneti dhe falja e Tij është për të devotshmit: - “Ai është përgatitur për të devotshmit” - Pra, për të devotshmit, që i zbatojnë urdhrat e Zotit të tyre dhe iu largohen ndalesave të Tij, është gati falja dhe mëshira e Tij në Xhenetin e përjetësisë. Më poshtë, Allahu i Lartësuar vijon me disa cilësi dalluese të të devotshmëve, për ata që dëshirojnë suksesin. - “Për ata që japin kur janë në bollëk dhe kur janë në vështirësi. ” – Pra, ata shpenzojnë, në çdo gjendje qofshin: në gjendje të mirë apo në gjendje të vështirë. Nëse janë në kohë bollëku, ata japin shumë për fenë e Allahut nga pasuria e tyre. E nëse janë në kohë vështirësie, ata përsëri dinë të jenë bamirës, qoftë edhe me gjëra shumë të vogla. Ata nuk nënvleftësojnë asnjë lloj bamirësie, sado e vogël qoftë ajo. - “Ata e përmbajnë zemërimin ...” - Nëse dikush u bën ndonjë padrejtësi dhe i mbush zemrat e tyre me zemërim e urrejtje, ata nuk nxitohen që të veprojnë dhe të hakmerren kundër tij, sikurse të shtyn nefsi. Por ata dinë ta shtypin zemërimin e ndezur në kraharor, ata dinë ta nënshtrojnë veten, për të qenë të durueshëm dhe tolerantë, për të mos e kthyer të keqen nxitimthi dhe me ashpërsi. Madje, cilësia e tyre mbizotëruese është: - “...dhe i falin njerëzit. ” - Ata janë falës ndaj njerëzve, falës ndaj fjalëve dhe veprave të tyre. Falja është më e çmuar dhe më e vështirë sesa thjesht frenimi i zemërimit. Falja është largim nga hakmarrja kundrejt atij që të ka bërë keq. Sigurisht, kjo pritet veçse nga njerëzit me moral të lartë, që janë larg cilësive të ulëta. Kjo është veti e atyre që kanë bërë ‘tregti’ me Allahun, prandaj i falin adhuruesit e Allahut, të motivuar nga mëshira dhe bamirësia ndaj tyre. Ata përpiqen që të mos i dëmtojnë të tjerët me zjarrin që ndez hakmarrja dhe urrejtja, dhe kështu kërkojnë dhe shpresojnë faljen e Allahut. Ata shpresojnë që Allahu i Lartësuar t'i falë dhe t'u dhurojë shpërblim të madh nga bujaria e Tij. Ata nuk presin shpërblime nga krijesat, të cilat janë të vogla, të dobëta dhe të pamundura, por e presin shpërblimin vetëm nga Allahu i Pasur, Bujar dhe Dhurues i madh. Ata kujtojnë gjithmonë fjalën e Allahut të
Lartësuar: “Ai që fal dhe rregullon çështjet e ka shpërblimin tek Allahu i Lartësuar." Pastaj Allahu i Lartësuar përmend një gradë më të lartë të besimit dhe të edukatës me njerëzit, që është bamirësia, ose iĥsân-i. Thotë i Lartësuari: - “Allahu i do bamirësit” - Bamirësia është dy llojesh: bamirësi në adhurimin ndaj Krijuesit dhe bamirësi ndaj krijesave. Bamirësia në adhurim është shpjeguar nga Profeti (a.s.) në një hadith të saktë, që thotë: “Bamirësia në adhurim është: Ta adhurosh Allahun sikur ta shihje Atë. Nëse nuk e sheh Atë, Ai pa dyshim që të sheh ty”. Ndërsa bamirësia ndaj krijesave bëhet duke u dhuruar atyre të mira, që kanë të bëjnë me fenë dhe dynjanë, dhe përpjekja për largimin e të këqijave prej tyre, qoftë në aspektin e fesë, qoftë në atë të dynjasë. Kështu, koncepti i bamirësisë ndaj krijesave është tepër i gjerë, ku futen shumë fjalë dhe vepra, si për shembull: t’i urdhërosh për vepra të mira dhe t’i ndalosh nga veprat e këqija, t’u mësosh se çfarë është e mira dhe të largosh prej tyre injorancën, t’i përkujtosh vazhdimisht dhe t'i përmendësh nga pakujdesia, që aq shpesh i kaplon; t’i këshillosh ata vazhdimisht, qoftë njerëzit e thjeshtë, qoftë ata me pozitë; të përpiqesh të bashkosh radhët e tyre, ta shpërndash sadakanë dhe zekatin atje ku nevojitet, të shpenzosh në dobi të tyre çfarëdolloj të mire, sado e vogël qoftë ajo, apo edhe sikur thjesht të mos i dëmtosh dhe të largosh të këqijat prej tyre, qofshin ato fjalë apo vepra. Madje edhe të tregohesh i durueshëm ndaj injorancës dhe ashpërsisë së krijesave, është bamirësi ndaj tyre, dhe kjo shpërblehet nga Allahu i Lartësuar. Kështu i përshkruan Allahu i Lartësuar të devotshmit në këtë ajet. Kush i ka të tilla cilësi, e ka respektuar dhe plotësuar të drejtën e Allahut dhe të drejtat e krijesave ndaj tij. Pastaj Allahu i Lartësuar thotë se të devotshmit i kërkojnë falje vazhdimisht Allahut të Lartësuar për gabimet dhe mangësitë e tyre: - “Edhe ata që kur bëjnë ndonjë gjë të shëmtuar, ose kur i bëjnë padrejtësi vetvetes, e përmendin Allahun dhe kërkojnë falje për gjynahet e tyre. E kush i fal tjetër gjynahet, përveç Allahut? ” - Sa herë që ata bëjnë ndonjë gabim të madh apo dëmtojnë veten me pakujdesinë e tyre, shpejtojnë të pendohen dhe t'i kërkojnë Allahut falje dhe mëshirë. Ata i kërkojnë Atij që t'ua mbulojë të metat e tyre dhe gabimet që kanë bërë. Ata nxitojnë të pendohen dhe të kërkojnë falje, sepse ata kujtojnë Allahun e Lartësuar që sheh dhe di gjithçka, kujtojnë kërcënimin e Tij të hapur dhe të qartë për ata që thyejnë porositë e Tij dhe shkelin kufijtë e Tij, kujtojnë premtimet e dashura që Allahu i Lartësuar u ka dhënë të devotshmëve, të cilët i ruajnë kufijtë e Tij. Të gjitha këto përkujtime bëjnë që ata, me të shpejtë, t’i kërkojnë Allahut falje për gabimet e tyre dhe që t'ua mbulojë të metat dhe turpet e tyre. Ata heqin dorë menjëherë nga ato vepra të këqija, pendohen dhe trishtohen sinqerisht për gjynahet që kanë bërë. Prandaj Allahu i Lartësuar thotë: - “Ata nuk vazhdojnë më me atë gjë që kanë bërë më parë, sepse e dinë. ” – Pra, nuk vazhdojnë sërish me një gjynah, pasi e kanë mësuar se çfarë gabimi kanë bërë, por vazhdimisht kthehen të penduar tek Allahu dhe i kërkojnë Atij falje dhe udhëzim. - “Shpërblimi për ata është falja nga Zoti i tyre...” Të përshkruarit me këto cilësi do të kenë si shpërblim ‘ maĝfiratun’, pra, mbulimin e të metave dhe faljen e gjynaheve të tyre, që do të thotë se ata do të shpëtojnë nga çdo e keqe që i druhen. Përveçse janë të sigurt nga çdo e keqe, prej faljes nga Zoti i tyre, ata kanë edhe shpërblime të tjera: - “...dhe Xhenetet, nëpër të cilët rrjedhin lumenj...” - Në Xhenet ka mirësi të shumta e të përhershme, ka gëzim e lumturi, kështjella madhështore, ndërtesa të pastra dhe të larta, pemë e fruta të mrekullueshme, lumenj që rrjedhin vazhdimisht mes vendbanimeve etj. Të gjithë kësaj panorame ia shton bukurinë fakti që ata do të jenë përjetësisht në këtë vend, siç thotë i Lartësuari:
- “...dhe ku ata do të jenë përjetësisht.” - Ata do të jenë përgjithmonë në këtë vend të mrekullueshëm. Ata kurrë nuk do të dëshirojnë të largohen nga ato mirësi dhe kurrë nuk do të velen a mërziten prej tyre e të kërkojnë të tjera. Mirësitë do të jenë gjithmonë në rritje dhe kurrë nuk do të largohen apo pakësohen. - “Sa i mirë është shpërblimi i atyre që punojnë (punë të mira)!” - Ata punuan pak për hir të Allahut të Lartësuar, por u shpërblyen shumë. Siç ka thënë dikush: në kohën e agimit, kur drita u shkëlqen në fytyrë, udhëtarët e natës kënaqen, edhe pse rruga e natës ka qenë e lodhshme. Në momentet e shpërblimit, punëtori ndien gëzim të plotë për punën që ka bërë. Këto ajete të mrekullueshme janë argument shumë i fortë për Ehli Sunetin, të cilët besojnë se veprat bëjnë pjesë në iman, ndryshe nga qëndrimi i murxhi-ve. Ky qëndrim përforcohet në një ajet tjetër shumë të ngjashëm në suren Hadidë: “Shpejtoni drejt faljes prej Zotit tuaj dhe drejt Xhenetit, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiellit dhe e tokës dhe që u përgatit për ata që i besojnë Allahut dhe profetëve të Tij. Kjo është mirësia e Allahut, që ia jep kujt të dojë. Allahu është Dhurues i madh.” [Hadidë 21]. Në këtë ajet përmendet si shkak për futjen në Xhenet besimi tek Allahu dhe te Profeti i Tij. Ndërsa në ajetin e sures Al Imran, që po komentojmë, thuhet se Xheneti është përgatitur për të devotshmit, dhe më pas tregohen cilësitë, veprat dhe fjalët e këtyre të devotshmëve. Nëse i vendos paralel të dy ajetet, kupton se besimtarët e pajisur me iman janë ata që quhen ‘ muttekin’ - të devotshëm, të cilët bëjnë edhe ato vepra të mrekullueshme. Mendo pak dhe gjyko!