3. Ali Imran · Ajeti 153 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 3:149–3:155
Në fillim të luftës në Uhud, besimtarët e ndjekun armikun nga fushëbeteja, duke i mbytur njëzet e katër armiq, mirëpo, aty lind e keqja, ngase nga pesëdhjetë besimtarë që ishin në roje, dyzet sish nuk respektuan as urdhërin e Pejgamberit e as të komandantit të tyre dhe u lëshuan pas presë, që e la armiku në fushën e betejës. Armiku shfrytëzoi zbrazëtinë e rojës dhe u vërsul nga prapa dhe me atë rast shumë besimtarë ranë dëshmorë, e shumë të tjerë u frikësuan dhe u larguan nga fusha e betejës, duke u ngjitur lart në breg, edhe pse Pejgamberi i thërriste të tuboheshin.
Pasi u tubuan besimtarët, armiku iku nga vendbeteja, Zoti i madhëruar besimtarëve u lëshon një gjumë të ichtë, ashtu që të qetësohen e të forcohen, për ndonjë sulm tjetër eventual të armikut. Ata që ishin të luhatshëm nga frika, nuk i zuri gjumi dhe menduan se mori fund epoka e fesë islame. Munafikët thonin se sikur të ishin pyetur ata, nuk do të dilnin në Uhud për luftë dhe nuk do të kishin rënë aq shumë viktima. Zoti u sqaron besimtarëve se afati i vdekjes është i pashmangshëm dhe se rrjedhimi i luftës pati për qëllim të zbulojë atë bindje të luhatshme te disa, edhe të forcojë edhe më shumë zemrat e besimtarëve të sinqert.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 3:149–3:153
Allahu i Lartësuar i qorton robërit e Tij besimtarë dhe i paralajmëron që të jenë të kujdesshëm që kurrë të mos iu binden mohuesve dhe munafikëve, sepse bindja ndaj tyre sjell poshtërimin në dynja dhe ahiret: - O ju që keni besuar! Nëse ju u bindeni jobesimtarëve, ata do t’ju kthejnë prapa, aty ku ishit më parë (në mosbesim), dhe atëherë do të jeni të humbur. - Ata duhet që t’i binden vetëm Allahut. Vetëm Atë duhet ta zgjedhin si Mikun e vërtetë, të Cilit i besojnë të gjitha çështjet e tyre. Vetëm Atij t’i mbështeten dhe t’i kërkojnë ndihmë për çdo çështje. Allahu i Madhëruar urdhëron që vetëm Atij t’i mbështeten për kërkimin e çdo të mire dhe për largimin e çdo të keqeje: - Allahu është Mbrojtësi juaj; Ai është Ndihmëtari më i mirë.” - Në vijim, Allahu i Madhëruar i përgëzon besimtarët se Ai do të fusë në zemrat e armiqve frikën prej tyre dhe poshtërimin. Të gjithë këtë, Allahu i
Lartësuar do ta bëjë për shkak të mohimit që ka mbushur zemrat e tyre dhe idhujtarisë në të cilën janë zhytur. Kjo është përveç ndëshkimit të madh dhe poshtërues, që ata do të kenë në ahiret: - Ne do to mbjellim frikë në zemrat e jobesimtarëve, sepse ata adhurojnë zota të tjerë, veç Allahut, pa pasur asnjë fakt. Vendbanimi i tyre do të jetë Zjarri. Sa i shëmtuar është vendi i keqbërësve!” - Në dy Sahih-ët vjen hadithi nga Xhabir Ibn Abdilahi, se Profeti i Allahut ka thënë: 574 . “Më janë dhënë 5 gjëra, që nuk i janë dhënë asnjë profeti përpara meje: 1. Jam ndihmuar e më është dhënë fitorja, përmes tmerrit që pushton zemrat e armiqve të mi që një muaj larg. 2. E gjithë toka është bërë për mua vendfalje dhe pastrim. 3. Më është lejuar plaçka e luftës. 4. Më është dhënë e drejta për ndërmjetësimin e madh (Ditën e Gjykimit). 5. Çdo profet dërgohej në popullin e tij në mënyrë të veçantë, ndërsa unë jam dërguar për të gjithë njerëzimin mbarë.” El Aufi sjell shpjegimin nga Ibn Abasi, për fjalën e Allahut të Lartësuar: “Ne do to mbjellim frikën në zemrat e jobesimtarëve...”, që thotë: “Allahu i Lartësuar futi frikë në zemrën e Ebu Sufjanit, prandaj ai u tërho q dhe u kthye në Mekë.” Profeti tha (pas betejës së Uhudit): 575. “Ebu Sufjani arriti t'ju godiste e t’ju shkaktonte humbje, por tashmë u tërhoq, sepse Allahu futi frikën në zemrën e tij.” Hadithin e sjell Ibn Ebu Hatimi. - Allahu e përmbushi premtimin e Vet ndaj jush, kur ju, me vullnetin e Tij, po i shfarosnit ata (në fillim të betejës) . - Ibn Abasi shpjegon: Allahu i Lartësuar u premtoi ndihmë dhe fitore. Kur muslimanët u përballën me idhujtarët në fillim të ditës, fitorja ishte dukshëm në anën e muslimanëve. Por kur ndodhi ajo që ndodhi, pra, thyerja e urdhrit nga ana e shigjetarëve dhe dështimi i disa skuadrave të luftës, atëherë ndihma dhe premtimi, i cili ishte i kushtëzuar me bindje dhe qëndrueshmëri në luftë, u vonua. Allahu i Lartësuar thotë: “...kur ju, me vullnetin e Tij, po i shfarosnit ata (në fillim të betejës).” - Ju i vratë ata, me mundësinë që ju dha Allahu, duke ju bërë të kishit epërsi mbi ta. - Por ju u dobësuat dhe u përçatë me njëri-tjetrin për çështjen e urdhrit (të Profetit), që e thyet pasi patë atë që e dëshironit (plaçkën e luftës). - Ibn Abasi thotë se “el feshelu” është “el xhubnu”, pra, dështimi e mungesa e kurajos dhe guximit, pra, një lloj frik e. Allahu i Lartësuar thotë: “...dhe u përçatë me njëri -tjetrin për çështjen e urdhrit (të Profetit) ...”. Kjo ndodhi me shigjetarët, të cilët thyen urdhrin e Profetit ﷺ .Allahu thotë: “...e thyet urdhrin pasi patë atë që e dëshironit ” Pra, pasi ju tregoi atë që aq shumë e donit, domethënë, fitoren në fillim të ditës. - Pati prej jush që u pëlqeu kjo jetë...” - Këta janë ata të cilët tentuan të merrnin plaçkën e luftës, kur panë humbjen e idhujtarëve në fillim të betejës. Megjithatë, pati edhe burra që qëndruan të palëkundur. Allahu i Madhëruar thotë: - por pati edhe të tjerë prej jush që parapëlqyen jetën tjetër. Pastaj, Ai bëri që ju të sprapseni nga armiku, për t’ju sprovuar. - Më pas, Allahu bëri që ata t’u kthehen mbi ju, për t’ju vënë në provë. - Ai, pa dyshim, jua fali juve (atë gabim). - Allahu jua fali atë që bëtë. - Allahu ka mirësi të mëdha për besimtarët. - Ai nuk ju shkatërroi dhe nuk ju shfarosi, për shkak të kundërshtimit të urdhrit të Profetit ﷺ , por ju fali. Allahu i Lartësuar tregohet bamirës dhe bujar me besimtarët. Allahu i ka veçuar besimtarët me një mëshirë të posaçme për ta, pikërisht për shkak të besimit të tyre tek Ai dhe te Profeti i Tij. Buhariu sjell hadithin nga Bera, i cili ka thënë: 576. “Atë ditë, kur ne përballëm me idhujtarët, Profeti pozicionoi (në malin e Uhudit) një skuadër të vogël shigjetarësh, në krye të të cilëve ishte Abdullah Ibn Xhubejri.” Ai u tha: “Edhe nëse na shihni që kemi fituar, mos lëvizni nga vendi! Edhe nëse shihni që ata kanë fituar mbi ne, mos na ndihmoni!” Kur ne u përballëm me armikun, ata ia mbathën dhe
rreshtat e parë të armikut filluan të tërhiqeshin nga frika. Unë i pashë gratë që vraponin për t’u ngjitur në mal, aq sa iu zbuloheshin edhe kërcijtë e tyre, madje u dukeshin zbukurimet e këmbëve. Atëherë, disa shigjetarë filluan të thoshin: “Po shpërndahet plaçka e luftës...” Abdullah Ibn Xhubejri, që ishte në krye të tyre, u tha: “Profeti i Allahut mori besën prej meje që të mos lëvizim nga ky vend!” Por ata refuzuan ta dëgjonin dhe përfundimi i kësaj mosbindjeje ishte vrasja e 70 burrave prej sahabëve. Atëherë, doli në pah Ebu Sufjani dhe tha: “A është Muhamedi mes jush?” Profeti ﷺ tha (duke iu drejtuar sahabëve): “Mos iu përgjigjni!” Ebu Sufjani tha: “A është me ju Ibn Ebu Kuhafe (pra, Ebu Bekri)?” Profeti ﷺ sërish tha: “Mos iu përgjigjni!” Ebu Sufjani tha: “A është me ju Ibn Hatabi?” Atëherë tha: “Këta qenkan vrarë! Po të ishin gjallë, do të përgjigjeshin!” Por Umeri nuk e mbajti dot veten dhe tha: “O armik i Allahut! Ata të cilët ti përmende, janë gjallë. Allahu i ka lënë gjallë ata që ty të trishtojnë!” Ebu Sufjani thirri: “I lartësuar qoftë Hubeli!” Profeti i Allahut tha: “Përgjigjuni atij tani!” Sahabët thanë: “Çfarë të themi?” Profeti ﷺ i udhëzoi: “Thoni: Allahu është më i Larti dhe më Madhi!” Ebu Sufjani vazhdoi: “Ne kemi Uzanë, kurse ju s’keni Uza!” Pejgamberi a.s. tha: “Nuk do t’i ktheni përgjigje?!” - “Çfarë të themi?!” - “Thoni: Allahu është i Dashuri dhe Ndihmë tari ynë, kurse ju nuk keni të dashur dhe ndihmëtarë!” Ebu Sufjani tha: “Kjo ditë e sotme është (hakmarrje) për Bedrin! Lufta është e ndezur dhe si kjo ditë do të keni prapë!” Buhariu sjell hadithin nga Aishja, e cila ka thënë: “Në Uhud, idhujtarët u mposhtën në fillim të betejës. Iblisi bërtiti duke thënë: “O robërit e Zotit, ku shkoni? Allahu ju poshtëroftë! Mos u dorëzoni! Kthehuni në betejë e luftoni ashpër!” Atëherë u kthyen të parët dhe, pas tyre, morën guxim të fundit. Hudhejfja ishte dëshmitar kur muslimanët, në mes të atij kaosi, e vunë babain e tij në mes dhe filluan ta godisnin për ta vrarë, duke menduar se ishte prej idhujtarëve. Hudhejfeja u bërtiste muslimanëve: “O robërit e Zotit, është im atë ai!” Por ata nuk e kuptuan, derisa e vranë atë. Atëherë, Hudhejfja tha: “Allahu ju faltë!” Ur ue rrëfen: “Vallahi, Hudhejfja vazhdoi që të gëzonte respekt e dashamirësi ndër ne, derisa takoi Allahun e Lartësuar.” Ibn Is’haku rrëfen: “Më ka treguar Kasim Ibn Abdirrahman Ibn Rafia, njëri nga bijtë e Adij Ibn Nexharit, se: Enes Ibn Nadri, - pra, xhaxhai i Enes Ibn Malikut, - shkoi tek Umer Ibn Hatabi dhe Talha Ibn Ubejdilahi, të cilët, së bashku me disa muhaxhirë dhe ensarë të tjerë, nga dëshpërimi, kishin hedhur çfarë mbanin në duar. Ai i pyeti: “Çfarë po prisni këtu?” Ata thanë: “U vra Profeti i Allahut.” Ai u tha: “Atëherë, ç’e doni jetën pas tij?! Çohuni dhe vrituni për atë kauzë që u vra edhe ai!” Pastaj iu drejtua armiqve dhe hyri në një betejë të ashpër, ku luftoi deri sa u vra, - Allahu qoftë i kënaqur prej tij!” Buhariu sjell hadithin nga Enes Ibn Maliku se xhaxhai i tij, Enes Ibn Nadri, që nuk mori pjesë në luftën e Bedrit, tha: “Unë nuk mora pjesë në luftën e parë që zhvilloi Profeti. Nëse Allahu do të më japë një mundësi, që të luftoj së bashku me Profetin e Allahut, do ta shohë Allahu se çfarë do të bëj!” Kështu, ai mori pjesë në luftën e Uhudit. Kur njerëzit u dëshpëruan pasi dëgjuan lajmin e rremë për vrasjen e Profetit, ai tha: “O i Adhuruari im, unë kërkoj të më justifikosh për çka vepruan këta (muslimanët që u larguan nga fushëbeteja), dhe distancohem prej sjelljes së këtyre të tjerëve (idhujtarëve)!” Pastaj u lëshua përpara. Rrugës u përball me Sad Ibn Muadhin, i cili e pyeti: “Për ku je drejtuar, o Ebu Omer?” Enesi i tha: “Ah, për aromën e Xhenetit, o Sad! Unë ia ndiej aromën, që vjen prej Uhudit!” U drejtua për në Uhud dhe luftoi derisa u vra. Askush nuk e njohu mes të vrarëve, përveç motrës së tij, e cila e njohu nga një shenjë në mollëzat e gishtave të tij. Ai u gjend i goditur me rreth tetëdhjetë plagë. Në trupin e tij kishte goditje shtizash, plagë shpatash e gjuajtje
shigjetash.” Hadithin e sjell Muslimi. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ibn Mesudi 577. “Në luftën e Uhudit, gratë qëndronin pas muslimanëve. Ato u jepnin fund të vrarëve të idhujtarëve dhe mjekonin të plagosurit e muslimanëve. Nëse do të betohesha atë ditë se askush nga ne nuk e donte këtë jetë, besoj se do të thosha të vërtetën. Por Allahu i Lartësuar zbriti ajetin: “Pati prej jush që u pëlqeu kjo jetë...”, pasi disa sahabë nuk iu bindën urdhrit të Profetit të Allahut. Profeti u strehua diku duke patur pranë vetëm nëntë veta: shtatë ensarë dhe dy muhaxhirë kurejshë. Ai ishte i dhjeti. Ata e plagosën rëndë Profetin, i cili, duke qëndruar i mbështetur dhe pa fuqi, tha: “Allahu e mëshiroftë atë burrë që i pengon ata (idhujtarët) që të vijnë tek ne!” Atëherë u ngrit një ensar, i cili shkoi dhe luftoi duke i penguar ata për njëfarë kohe, derisa u vra. Profeti, përsëri i lodhur, i drobitur dhe i plagosur tha: “Allahu e mëshiroftë atë burrë që i pengon ata që të vijnë tek ne!” Dhe kështu vazhdoi, derisa u vranë të shtatë ensarët. Atëherë, Profeti ﷺ u tha dy shokëve të tij: “Nuk u treguam të mirë me shokët tanë!” Më pas, u shfaq Ebu Sufjani, i cili thirri: ‘U lartësoftë Hubeli!’ Profeti ﷺ tha: “Kthejani: Allahu është më i Lartësuari dhe më i Madhi!” Dhe ata thanë: “Allahu është më i Lartësuari dhe më i Madhi!” Ebu Sufjani thirri përsëri: “Ne kemi Uzan, ndërsa ju nuk keni Uza!” Profeti ﷺ tha: “Thojini: Allahu është Ndihmë tari dhe Miku ynë, ndërsa për mohuesit nuk ka ndihmëtar!” Atëherë, Ebu Sufjani tha: “Kjo e sotmja është (hakmarrje) për Bedrin: atëherë u mundëm, kurse tani fituam; një ditë trishtohemi dhe një ditë gëzohemi! Kjo ditë hidhërimi për ju është për atë ditë që ishte hidhërim për ne! Filani u vra në këmbim të filanit tjetër, që u vra në Bedër...” Por Profeti ﷺ ia ktheu: “Nuk ka barazim mes nesh! Të vrarët tanë janë të gjallë dhe furnizohen tek Zoti i tyre! Ndërsa të vrarët tuaj janë në zjarr dhe ndëshkohen!” Ebu Sufjani ia ktheu: “Shikojeni Hamzain, me bark të çarë! Hindi ia mori shpretkën dhe ia kafshoi!” Profeti tha: “A hëngri gjë prej saj?” - “Jo!” - i thanë. - “Allahu, - tha Profeti - nuk do të fuste kurrë një pjesë të Hamzait në zjarr!” Më pas, Profeti e vendosi Hamzain përpara vetes dhe i fali namazin e xhenazes. Më pas sollën një burrë prej ensarëve dhe e vendosën përkrah Hamazait. Profeti u fal edhe për të. E larguan ensarin dhe sollën një tjetër, që e vendosën sërish përbri Hamzait, dhe Profeti fali namazin edhe për të. Pastaj, e larguan ensarin dhe sollën një tjetër, e kështu me radhë, derisa Profeti ﷺ fali namazin për 70 të vrarë, së bashku me Hamzain. Pra, Profeti fali 70 namaze për Hamzain.” Këtë hadith e ka sjellë vetëm imam Ahmedi. Allahu i Lartësuar thotë: “Pastaj, Ai bëri që ju të sprapseni nga armiku, për t’ju sprovuar.” Domethënë, Allahu i Madhëruar bëri që ju të sprapseni nga armiku, e të pësonit disfatë për t'ju sprovuar. Ju largoheshit duke vrapuar, për t’u ngjitur në mal dhe për t’i shpëtuar armikut. Ju vraponit dhe nuk ia hidhnit sytë askujt, nga frika e madhe që ju kishte pushtuar. - Ju largoheshit (nga sheshluftimi) pa ia hedhur sytë askujt, ndërsa i Dërguari ju thërriste të ktheheshit. - Ndërkohë që ju e latë pas jush Profetin, ai ju ftonte që mos largoheshit nga lufta dhe përballja me armikun, por të ktheheshit dhe të riorganizoheshit për të vazhduar luftën. Profeti i ftonte njerëzit që të ktheheshin, siç thuhet në hadith 578. “Kthehuni tek unë, o robërit e Allahut, kthehuni tek unë, o robërit e Allahut!” Ibn Abasi rrëfen se, me Profetin mbetën veçse 12 burra, që luftuan pranë tij. Mes tyre ishte edhe Talhai, i cili qëndroi me ta, derisa të gjithë u vranë. Atëherë, edhe Talhai i kërkoi leje Profetit që edhe ai të luftonte në mbrojtje të Profetit. Ai vazhdoi të luftonte njëlloj siç luftuan vëllezërit e tij më përpara. Gjatë kësaj përpjekje për të mbrojtur Profetin, atij iu prenë majat e gishtave, dhe në moment tha: “ Hisin”. Kjo ishte një lloj pasthirrme, që arabët e lëshonin kur vriteshin në trup dhe kur u dhimbte diçka. Por Profeti i tha: 579. “Nëse
do të thoshe 'Bismilah” dhe do të përmendje emrin e Allahut, do të të ngrinin lart melekët. Edhe njerëzit do të të shihnin kur të ngriheshe lart në qiell.” Pastaj Profeti ﷺ së bashku me shokët e tij, - që shumë shpejt u kthyen, u grumbulluan dhe u riorganizuan së bashku pranë tij, - u ngjitën lart në mal.” Buhariu sjell hadithin nga Kajs Ibn Ebu Hazimi, i cili ka thënë: 580. “E kam parë dorën e Talhait të gjymtuar, me gishta të prerë. Me atë dorë, ai mbrojti Profetin ﷺ në luftën e Uhudit.” Ndërsa në dy Sahih-ët është rrëfimi i Mu’temir Ibn Sulejmanit, i cili përcjell nga i ati, ky nga Ebu Uthman En-Nehdi, i cili ka thënë: 581 . “Në një nga betejat e Profetit, askush nuk mbeti me të, përveçse Talha Ibn Ubejdi lah dhe Sa’dit. Hasen Ibn Arafeh sjell hadithin nga Said Ibn Musejib, i cili rrëfen se e ka dëgjuar Sa’ad Ibn Ebi Uekasin që të thotë: 582 . “Ishte vetë Profeti i Allahut që më jepte shigjeta në Betejën e Uhudit dhe më thoshte: “Gjuaj, u flijofshin nëna dhe babai im!” Buhariu sjell hadithin nga Saad Ibn Ebu Uekasi, se: 583 . “Ai qëllonte me shigjeta për të mbrojtur Profetin e Allahut”. Vetë Sa’di rrëfen: “E shihja Profetin ﷺ se si merrte shigjeta nga koshi im, m’i jepte mua dhe më thoshte: “Gjuaj, u flijofshin nëna dhe babai!” Ndonjëherë më jepte ndonjë shigjetë që nuk kishte majë fare, dhe unë përsëri gjuaja me të!” Në dy Sahih-ët është edhe hadithi nga Ibrahim Ibn Sa’d Ibn Eb i Uekasit, që përcjell nga i ati, i cili ka thënë: 584. “Ditën e Uhudit, unë pashë në të majtën dhe të djathtën e Profetit ﷺ dy burra të veshur me rroba të bardha, të cilët luftonin pikërisht aty ku lufta ishte më e ashpër. Unë kurrë nuk i kisha parë përpara asaj dite dhe nuk i pashë më pas asaj dite.” E kishte fjalën për melekët Xhibril dhe Mikail (paqja e Allahut qoftë me ta!).” Ebu Esuedi sjell hadithin nga Urue Ibn Zubejri, i cili tregon: 585 . “Ubej Ibn Halefi, i vëllai i Beni Xhumehit, ishte betuar në kohën kur ishte në Mekë, se do të luftonte kundër Profetit të Allahu ﷺ dhe do ta vriste atë. Kur Profeti mori vesh për betimin e tij, tha: “Përkundrazi, unë do ta vras atë, në dashtë Allahu!” Kur erdhi dita e Uhudit, Ubeji, i cili ishte veshur i gjithi në hekur, i armatosur deri në dhëmbë, u vërsul duke thënë: ‘Mos shpëtofsha gjallë, nëse shpëton Muhamedi!” Ai shkoi drejt Profetit të Allahut, me synimin për ta vrarë. Atëherë, përpara tij del Musab Ibn Umejri, vëllai i Beni Abdi Dar, për të mbrojtur Profetin e Allahut me veten e tij. Musab Ibn Umejri u vra. Atëherë, Profeti vështroi në armaturën e Ubej Ibn Halefit një hapësirë bosh, mes përkrenares dhe parzmores së tij, pikërisht në pjesën e grykës, dhe e qëlloi atje me një shtizë. Ai u rrëzua përtokë, që nga maja e kalit të tij. Gjithsesi, nga ajo goditje, nga qafa e Ubej Ibn Halefit nuk doli aspak gjak. Shokët e tij u afruan që ta tërhiqnin, ndërkohë ai bërtiste dhe pëlliste, sikur të ishte një dem i therur. Ata i thanë: “Përse bërtet dhe trembesh kaq shumë?! Është veçse një gërvishtje e vogël .” Atëherë, ai u kujtoi fjalën e Profetit: “Përkundrazi, unë do ta vras Ubejin!” Dhe pastaj tha: “Betohem për Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, sikur kjo dhimbje t'u shpërndahej të gjithë banorëve të Hixhazit, do të vdisnin të gjithë së bashku, menjëherë.” Dhe ashtu, ai vdiq për të shkuar në Zjarr. U mallkofshin banorët e Zjarrit të ndezur fort!” Buhariu sjell hadithin nga Ibn Abasi, i cili ka thënë: 586 . “Është ashpërsuar zemërimi i Allahut mbi atë të cilin e ka vrarë Profeti i Allahut me dorën e tij dhe është ashpërsuar zemërimi i Allahut mbi ata njerëz që e gjakosën fytyrën e Profetit .” Në dy Sahih-ët është hadithi nga Ebu Hurejra se Profeti i Allahut ka thënë: 587. “Është ashpërsuar zemërimi i Allahut mbi ata njerëz që bënë me Profetin atë që bënë!” (Dhe tregoi një pjesë të dhëmballëve të tij, pasi ata i thyen dhëmballët Profetit) “Gjithashtu, është ashpërsuar zemërimi i Allahut mbi atë burrë që është vrarë nga dora e Profeti t të Allahut, në rrugën e Allahut!” Ibn Is’haku ka thënë: “Profeti u plagos dhe u godit në dhëmballët e tij. Fytyra dhe buzët iu çanë. Ai i cili e gjakosi
Profetin ﷺ ishte Utbe Ibn Ebu Uekasi. Më ka treguar Salih Ibn Kejsani thotë Ibn Is’haku nga dikush që i ka treguar atij, i cili sjell hadithin nga Sad Ibn Ebu Uekasi, që ka thënë: 588. “Kurrë nuk kam qënë më i përkushtuar dhe i dhënë për vrasjen e dikujt se sa për vrasjen e Utbe Ibn Ebu Uekasit, pikërisht për atë që dija rreth moralit të tij të keq dhe urrejtjes që gëzonte mes popullit të tij. Por më mjaftoi fjala e Profetit , i cili tha: “Është ashpërsuar zemërimi i Allahut kundër atij që gjakosi fytyrën e Profetit ....” Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Atëherë Allahu ju goditi me dëshpërim pas dëshpërimi... - Ai ju dha këtë sprovë, Ai ju dha dëshpërim mbi dëshpërimin, prej disfatës në luftë. Dëshpërimi i parë i cili përmendet në ajet, është privimi nga plaçka e luftës, që mund të merrej nëse do të fitonin, si edhe dëshpërimi për vrasjet, plagosjet dhe dhimbjet atë ditë. Ky dëshpërim i goditi pikërisht pas ep ërsisë që ata patën në fillim të betejës. Humbja erdhi për shkak të mos zbatimit të urdhrit të Allahut dhe kundërshtimit të porosive të Profetit ﷺ . Ndërsa dëshpërimi i dytë ishte pikërisht kur u p ërhap lajmi se Profeti i Allahut ishte vrarë gjat ë asaj mësymjeje të frikshme të armikut kundër tyre dhe frika për asgjësimin e plotë, kur ishin në mal. - që të mos pikëlloheshit më as për atë (plaçkën e luftës) që humbët e as për atë që ju goditi. - Që të mos dëshpëroheshit për plaçkën që ju iku nga duart, t ë cilën e fituat fillimisht, dhe as për atë që ju goditi më pas, pra, për vrasjet, plagosjet dhe dhimbjet që pësuat më pas. Kështu e kan ë interpretuar Ibn Abasi, Abdurrahman Ibn Aufi dhe të tjerë. - Allahu di me hollësi gjithçka që ju bëni. - I Pastër dhe i D ëlirë është Allahu i Lartësuar! I lavdëruar qoftë Ai! Nuk ka të adhuruar tjet ër me meritë përveç Tij! I lartësuar dhe i madhëruar qoftë Ai!
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 3:153–3:154
Siç shihet, Allahu i Lartësuar u kujton besimtarëve momentin e humbjes, çastin kur ata shfaqën atë anë të errët të tyre. Allahu i Lartësuar i qorton ata për dobësinë, e cila prej tyre nuk duhej të shfaqej kurrsesi. Kështu, thotë i Lartësuari: - “Ju largoheshit (nga sheshluftimi) pa ia hedhur sytë askujt, ...” – Kuptimi: Kujtoni ato momente dobësie kur askush nuk pyeste për asnjë, kur nuk ia hidhnit vështrimin askujt. I vetmi merak i juaji ishte t'ia mbathnit dhe t’i shpëtonit luftës dhe vdekjes. Ndërkohë, në realitet, gjendja nuk ishte kaq e rrezikshme, sepse ju nuk ishit njerëzit më pranë armikut, që të kishit aq frikë. Përkundrazi, më pranë armikut ishte Profeti i Allahut, i cili ju ftoi të ktheheshit në rrugën që ju jep jetë. - “...ndërsa i Dërguari ju thërriste të ktheheshit....” - Profeti (a.s.) ju ftonte, duke ju thënë me trimëri dhe vendosmëri: “Ejani tek unë, o adhuruesit e Allahut!” Por ju as që e përfillët këtë thirrje, edhe pse e kishit plotësisht mundësinë për t'u përgjigjur. Vetëm largimi juaj nga fushëbeteja do të mjaftonte si gabim i madh. Po të llogarisim edhe thirrjen e Profetit (a.s.), së cilës duhet t'i jepnit përparësi mbi vetet tuaja, atëherë gabimi juaj bëhet edhe më i rëndë. Prandaj thotë i Lartësuari më tej: - “...Atëherë Allahu ju goditi me dëshpërim pas dëshpërimi, ...” – Domethënë, që t’ju “shpërblente” për veprën tuaj, Allahu i Lartësuar ju goditi me dëshpërim pas dëshpërimi: dëshpërim për humbjen e luftës, dëshpërim për humbjen e plaçkës së luftës, dëshpërim për dështimin tuaj në qëndresë dhe, në fund, ju goditi me një dëshpërim, që ju bëri të harronit çdo dëshpërim tjetër: dëshpërimin kur dëgjuat se Muhamedi (a.s.) u vra. Por Allahu i Lartësuar, me butësinë dhe mëshirën e Tij për adhuruesit e Tij besimtarë, të gjitha këto sprova i solli si mirësi për ta, sepse me çdo përcaktim të Tij për besimtarët, Ai synon të mirën e tyre, siç thotë më pas: - “...që të mos pikëlloheshit më as për atë (plaçkën e luftës) që humbët e as për atë që ju goditi. ” - Kuptimi: Që të mos trishtoheni për pasuritë dhe fitoren, që ju shpëtuan nga duart. Gjithashtu, të mos trishtoheni për humbjen e thellë, vrasjet dhe plagët e shumta. Kur ju u siguruat që Profeti (a.s.) nuk ishte vrarë, të gjitha plagët dhe dhimbjet tuaja u qetësuan. Për çdo sprovë dhe fatkeqësi që kaluat, ju u ngushëlluat me praninë e tij (a.s.). Subhanallah! Sa të shumta janë urtësitë që fshihen në përcaktimin e fatkeqësive dhe sprovave nga Allahu i Lartësuar. Pa dyshim, të gjitha këto urtësi burojnë nga dija absolute e Tij mbi
gjithçka. Ai di gjithçka me hollësi për veprat e njerëzve. Ai i njeh të fshehtat dhe të dukshmet e krijesave të Tij, siç thotë më pas: - “Allahu di me hollësi gjithçka që ju bëni.” - Po ashtu, është e mundur që ajeti: “që të mos pikëlloheshit më as për atë që ju shpëtoi e as për atë që ju goditi”, të ketë kuptimin se: kjo ngjarje ndodhi që ju të përgatitni dhe stërvitni shpirtrat tuaj për të qenë të durueshëm në çdo fatkeqësi dhe sprovë. Ju kaliteni me anë të sprovave, sepse kështu çdo vështirësi do t'ju duket e përballueshme. - “Pastaj, pas atij dëshpërimi, Ai zbriti si qetësim mbi ju, një dremitje, e cila kaploi një grup prej jush.” - Pa dyshim, kjo ishte mëshirë e Allahut të Lartësuar për ata, një mirësi e madhe dhe përforcim për zemrat e tyre, sepse dremitja ua shtoi prehjen atyre. Kur njeriu është i frikësuar, atë nuk mund ta zërë gjumi, sepse zemra e tij është e mbushur me frikë, por kur i largohet frika nga zemra, atëherë i vjen gjumi dhe e qetëson. Njerëzit që Allahu i Lartësuar u bëri mirësi duke u sjellë gjumë çlodhës, ishin pikërisht adhuruesit e Tij të sinqertë, të cilët kishin si të vetmin shqetësim të ndihmonin fenë e Allahut të Lartësuar. Qëllimi i tyre i vetëm ishte kënaqësia e Allahut të Lartësuar dhe bindja ndaj Profetit të Tij. Ata ishin të shqetësuar për çështjen e muslimanëve në tërësi, prandaj nuk mund të qëndronin indiferentë. - “Kurse një grup tjetër ishte i shqetësuar vetëm për veten. Ata menduan për Allahun diçka të padrejtë, ashtu si mendonin injorantët. ” - Ndërsa grupi tjetër mendonte dhe shqetësohej veçse për vetveten. Shkak për këtë ishte ose hipokrizia, ose besimi i dobët i tyre, prandaj ata nuk i zuri ai gjumë i ëmbël dhe qetësues, sikurse ndodhi me grupin e parë. Ata menduan lloj -lloj gjërash për Allahun e Madhëruar dhe nxorën gjithfarë justifikimesh për veten e tyre. - “Ata thoshin: “Ne nuk kemi në dorë asgjë nga kjo çështje.” ” – Ky qe një lloj justifikimi për dobësinë dhe largimin e tyre nga lufta. Me fjalë të tjera, ata thanë: “Ne nuk mund të bëjmë gjë për të ndihmuar muslimanët të fitojnë.” Pra, në këtë mënyrë, ata thjesht treguan mendimin e tyre të keq për Allahun e Lartësuar, për fenë dhe Profetin e Tij. Ata menduan padrejtësisht se Allahu i Lartësuar nuk do ta ndihmonte çështjen e Profetit të Tij. Nën trysninë e frikës, ata menduan se kjo do të ishte goditja përfundimtare kundër fesë së Allahut. Në përgjigje të tyre, Allahu i Lartësuar thotë: - “Thuaju: “Me të vërtetë, e tërë çështja i takon Allahut.”” – Pra, në dorë të Allahut janë të gjitha çështjet, pa përjashtim: çështjet e krijimit dhe përcaktimit të ekzistencës së gjërave, dhe çështjet e dispozitave dhe të ligjeve të Tij për njerëzit. Çdo gjë në këtë ekzistencë ndodh me përcaktimin dhe urtësinë e Allahut. Në ligjet e Tij të padiskutueshme dhe të patjetërsueshme bën pjesë edhe ky ligj madhështor: Fitorja dhe përfundimi i mirë gjithmonë ka për të qenë në anën e të zgjedhurve dhe të të dashurve të Tij, në anën e të bindurve dhe adhuruesve të sinqertë, edhe nëse mund të goditen nga sprova të mëdha. - “Ata fshehin në vetvete diçka që ty nuk ta shprehin. ” – Kuptimi: Munafikët fshehin në zemrat e tyre diçka që nuk ta shfaqin ty. Pastaj Allahu i Lartësuar na tregon se çfarë mbanin të fshehtë ata në zemrat e tyre: - “Ata thoshin: “Sikur të ishte në dorën tonë kjo çështje, ne nuk do të merrnim pjesë në këtë vrasi .”” - Kuptimi: Nëse çështja do të na lihej në dorën tonë, pra, nëse do të na merrej mendimi, ne nuk do të vriteshim këtu. Ky pohim i tyre tregon shumë gjëra. Së pari, ai është refuzim i përcaktimit të urtë të Allahut të Lartësuar, duke menduar që mund ta ndryshonin këtë përcaktim. Së dyti, ata fajësonin dhe nënçmonin vendimin e Profetit (a.s.) dhe të sahabëve për të luftuar në Uhud. Së treti, ai ishte lavdërim për veten e tyre dhe
përpjekje për t’i shpëtuar përgjegjësisë. Por Allahu i Lartësuar u ktheu një përgjigje të plotë: - “Thuaju: “Edhe sikur të ishit në shtëpitë tuaja, ata që u është shkruar të vriten, do të shkonin patjetër në vendin e vrasjes.”” - Kuptimi: Edhe sikur të ishit në shtëpitë tuaja, shumë larg nga fushëbeteja, ju nuk do mund t’i shpëtoni përcaktimit të të Urtit, sepse asgjë nuk mund ta ndalë dhe ndryshojë përcaktimin e Tij. Vërtet ekziston një lidhje mes shkakut dhe pasojës, por sado i madh të jetë shkaku, nëse bie ndesh me caktimin e Zotit, të shkruar në Leuhi Mahfudh, ai kurrë nuk mund ta sjellë pasojën. Ajo që do të ndodhë ka për të ndodhur sikurse është caktuar nga Allahu i Lartësuar, i Ditur, i Urtë dhe i Drejtë. Jeta dhe vdekja janë të pandashme nga caktimi i Zotit. Ky përcaktim i të Lartësuarit kishte urtësi të shumta, ndër të cilat: - “Allahu e bëri këtë që të provonte atë që është në gjokset tuaja ...” – Pra, që Allahu i Lartësuar të provonte besimin, hipokrizinë apo dobësinë e besimit të tyre. Me të tilla përcaktime, del sheshazi besimi i të sinqertëve, hipokrizia e munafikëve dhe dobësia e besimit të disa të tjerëve. Një urtësi është edhe ajo që tregon vetë Allahu kur thotë: - “...dhe që të shfaqë hapur atë që fshihet në zemrat tuaja. ...” - Për të shfaqur qartë vesveset e Shejtanit dhe ndikimin e keq që ato sjellin në personalitetin dhe sjelljet e njerëzve. Në të tilla situata shfaqet gjithçka, madje, çdo aspekt i karakterit dhe i hileve të armikut. - “Allahu i di mirë të fshehtat e zemrave tuaja.” - Allahu di gjithçka që qëndron e fshehur në gjoks. Megjithatë, urtësia dhe dija e Tij ka përcaktuar të tilla shkaqe, të cilat nxjerrin në pah çdo të fshehtë që rri në kraharor.