3. Ali Imran · Ajeti 154 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 3:149–3:155

Në fillim të luftës në Uhud, besimtarët e ndjekun armikun nga fushëbeteja, duke i mbytur njëzet e katër armiq, mirëpo, aty lind e keqja, ngase nga pesëdhjetë besimtarë që ishin në roje, dyzet sish nuk respektuan as urdhërin e Pejgamberit e as të komandantit të tyre dhe u lëshuan pas presë, që e la armiku në fushën e betejës. Armiku shfrytëzoi zbrazëtinë e rojës dhe u vërsul nga prapa dhe me atë rast shumë besimtarë ranë dëshmorë, e shumë të tjerë u frikësuan dhe u larguan nga fusha e betejës, duke u ngjitur lart në breg, edhe pse Pejgamberi i thërriste të tuboheshin.

Pasi u tubuan besimtarët, armiku iku nga vendbeteja, Zoti i madhëruar besimtarëve u lëshon një gjumë të ichtë, ashtu që të qetësohen e të forcohen, për ndonjë sulm tjetër eventual të armikut. Ata që ishin të luhatshëm nga frika, nuk i zuri gjumi dhe menduan se mori fund epoka e fesë islame. Munafikët thonin se sikur të ishin pyetur ata, nuk do të dilnin në Uhud për luftë dhe nuk do të kishin rënë aq shumë viktima. Zoti u sqaron besimtarëve se afati i vdekjes është i pashmangshëm dhe se rrjedhimi i luftës pati për qëllim të zbulojë atë bindje të luhatshme te disa, edhe të forcojë edhe më shumë zemrat e besimtarëve të sinqert.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 3:154–3:155

- Pastaj, pas atij dëshpërimi, Ai zbriti si qetësim mbi ju, një dremitje, e cila kaploi një grup prej jush. - Allahu i Lartësuar u kujton robërve të Tij besimtarë mirësinë e Tij kur zbriti mbi ta prehjen dhe qetësinë. Ajo erdhi në formën e një dremitjeje, që i kapi ata në momentin kur ishin në fushëbetejë dhe me armët n ë dorë. Ishin momente aq të ngarkuara me dëshpërim dhe me frikë, për shkak t ë atyre që kishin ndodhur dhe po ndodhnin në luftë. Dremitja në gjendje të tilla sjell qet ësim, ashtu sikurse thot ë i Lartësuari në suren Enfalë, ku flet p ër Betejën e Bedrit: “ (Kujtoni) Kur Ai ju bëri të flini pak, për t'ju mbushur me siguri nga ana e Tij. Ai l ëshoi shi nga qielli, për t’ju pastruar me të, për të hequr ndyrësinë e Shejtanit, për të fuqizuar bindjen në zemrat tuaja dhe për t'ju përforcuar këmbët tuaja.” [Enfalë 10]. Ibn Ebu Hatimi citon Ibn Mesudin, t ë ketë thënë: “Dremitja në momentet e luftës vjen prej Allahut (si qetësi dhe prehje). Ndërsa dremitja gjatë namazit vjen prej shejtanit të mallkuar”. Buhariu sjell hadithin nga Enesi, e ky nga Ebu Talha, i cili tregon: “Unë isha prej atyre që i zuri dremitja n ë Uhud. Madje, aq sa shpata më ra nga duart disa herë. Ajo më binte nga duart dhe unë e merrja përsëri, më binte nga duart dhe përsëri e merrja, dhe kështu vazhdoi disa herë.” Kështu e ka sjell ë rrëfimin Buhariu në El Megazi , në formën mual-lekan. Ai e ka sjell ë edhe në kapitullin e tefsirit, me sened të plotë nga Shejbani, dhe ky nga Katadja, që përcjell nga Enesi, se Ebu Talha ka thënë: “Në Uhud na zuri dremitja, kur ne ishim rreshtuar për betejë. Shpata më binte nga duart dhe unë e merrja përsëri. Më binte përsëri nga duart dhe unë përsëri e merrja.” Dhe pikërisht për këtë, Allahu i Lartësuar thotë: “Ai zbriti si qetësim mbi ju, një dremitje, e cila kapi një grup prej jush.” Këtu bëhet fjalë për ata të cilët ishin besimtarë të vërtetë dhe kishin siguri të plotë në zemër për premtimin e Allahut. Ata ishin të qëndrueshëm dhe durimtarë. Ata iu mbështetën Allahut të Lartësuar me sinqeritet dhe vërtetësi. Ishin pikërisht ata të cilët ishin të bindur plotësisht se Allahu i Madhëruar do ta ndihmonte dhe do t’i jepte fitoren Profetit të Tij, duke ia përmbushur dëshirën. - Kurse një grup tjetër ishte i shqetësuar vetëm për veten. - Ata të tjerët nuk i zuri dremitja, për shkak të shqetësimit të madh, ankthit dhe frikës që i kishte pushtuar. - Ata menduan ndaj Allahut diçka të padrejtë, ashtu si mendonin injorantët. - Po k ështu thot ë Allahu i Lartësuar në një ajet tjetër: “Ju pandehët se i Dërguari dhe besimtarët nuk do të ktheheshin më te familjet e veta, dhe kjo, thellë në zemër, ju duk gjë e mirë. Ju patët mendim të keq, sepse jeni njerëz të prishur.” [Fet'h 12]. Pra, ata menduan dhe u bindën se fitorja e idhujtarëve tashmë ishte konsoliduar dhe kishte marrë fund. Ata menduan se tashmë u kishte ardhur fundi Islamit dhe pasuesve të tij. Kështu ndodh gjithmonë me ata që kanë dyshime, pasiguri dhe luhatje. Atyre u vijnë vazhdimisht të tilla mendime të këqija. Pastaj Allahu i Lartësuar na tregon se çfarë thoshin ata në ato momente: - Ata thoshin: “Ne nuk kemi në dorë asgjë nga kjo çështje.” - Atëherë, Allahu i Lartësuar tha: - Thuaju: “Me të vërtetë, e tërë çështja i takon Allahut.” Ata fshehin në vetvete diçka që ty nuk ta shprehin. - Më pas, Allahu i Madhëruar e shpjegon se çfarë ishte ajo që ata fshihnin në shpirtrat e tyre: - Ata thoshin: “Po të ishte në dorën tonë, nuk do të merrnim pjesë në këtë vrasi!” - Ky ishte mendimi që ata fshihnin në vete dhe nuk ia thanë Profetit dhe besimtarëve. Në lidhje me këtë, Ibn Is’haku sjell rrëfimin e Zubejrit: “E pashë vetë, kur isha së bashku me Profetin. Pikërisht kur frika kishte arritur kulmin në zemrat tona, Allahu i Lartësuar na dha dremitjen. Të gjithë burrat i pashë me nofulla të puthitura pas gjoksit, nga gjumi ose dremitja që i kishte zënë.” Më pas thotë: “Vallahi, unë e dëgjoja Mu'tib Ibn Kushejrin, si të isha në ëndërr, që

thoshte: “Po të ishte në dorën tonë, nuk do të merrnim pjesë në këtë masakër!” Unë i fiksova këto fjalë që ai po thoshte në ato momente dhe, pikërisht për këtë, Allahu i Lartësuar shpalli: “Ata thoshin: “Sikur të ishte në dorën tonë kjo çështje, ne nuk do të merrnim pjesë në këtë vrasi!” Hadithin e ka sjellë Ibn Ebu Hatimi. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Thuaju: “Edhe sikur të ishit në shtëpitë tuaja, ata që u është shkruar të vriten, do të shkonin patjetër në vendin e vrasjes.” - Kjo është përcaktuar nga Allahu i Lartësuar që dhe ju nuk mund t’i shmangeni, as ta ndaloni apo ta ndryshoni. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Allahu e bëri këtë që të provonte atë që është në gjokset tuaja dhe që të shfaqë hapur atë që fshihet në zemrat tuaja. - Është Allahu i Lartësuar që ju sprovoi me atë që ndodhi dhe me këtë përfundim. Allahu i Lartësuar e bëri këtë, në mënyrë që të dallohet qartë e keqja nga e mira. Kështu do të dalin në pah e do të shfaqen besimtarët dhe munafikët, si në fjalë, ashtu edhe në veprat e tyre. - Allahu i di mirë të fshehtat e zemrave tuaja. - Allahu i Lartësuar e di se çfarë fsheh njeriu brenda n ë kraharor, di mendimet e fshehta dhe ndërgjegjen e gjithësecilit. - Për sa u përket atyre që u sprapsën ditën e përballjes së dy ushtrive, vërtet ishte Shejtani ai që i shtyu të sprapseshin, për shkak të disa veprave (gjynaheve) që kishin bërë. - Domethënë, për shkak të disa gjynaheve të shkuara, që kishin b ërë, siç kanë thënë disa selefë. Ndër dobitë e punës së mirë është një punë tjet ër e mirë që ajo sjell pas. Po k ështu, ndër të keqiat e gjynahut është fakti që ai pasohet nga nj ë gjynah tjetër më vonë. - Por Allahu ua fali at ë (gabimin) - Allahu ua fali gabimin që ata u larguan nga fushëbeteja. - sepse Allahu është Falës i Madh dhe i Butë. - Allahu i Lartësuar i mbulon gjynahet, sepse Ai është El Halim, pra, nuk nxitohet që t’i ndëshkojë krijesat, por i fal ata, me butësinë dhe bujarinë e Tij, dhe ua fshin e mbulon gjynahet.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 3:153–3:154

Siç shihet, Allahu i Lartësuar u kujton besimtarëve momentin e humbjes, çastin kur ata shfaqën atë anë të errët të tyre. Allahu i Lartësuar i qorton ata për dobësinë, e cila prej tyre nuk duhej të shfaqej kurrsesi. Kështu, thotë i Lartësuari: - “Ju largoheshit (nga sheshluftimi) pa ia hedhur sytë askujt, ...” – Kuptimi: Kujtoni ato momente dobësie kur askush nuk pyeste për asnjë, kur nuk ia hidhnit vështrimin askujt. I vetmi merak i juaji ishte t'ia mbathnit dhe t’i shpëtonit luftës dhe vdekjes. Ndërkohë, në realitet, gjendja nuk ishte kaq e rrezikshme, sepse ju nuk ishit njerëzit më pranë armikut, që të kishit aq frikë. Përkundrazi, më pranë armikut ishte Profeti i Allahut, i cili ju ftoi të ktheheshit në rrugën që ju jep jetë. - “...ndërsa i Dërguari ju thërriste të ktheheshit....” - Profeti (a.s.) ju ftonte, duke ju thënë me trimëri dhe vendosmëri: “Ejani tek unë, o adhuruesit e Allahut!” Por ju as që e përfillët këtë thirrje, edhe pse e kishit plotësisht mundësinë për t'u përgjigjur. Vetëm largimi juaj nga fushëbeteja do të mjaftonte si gabim i madh. Po të llogarisim edhe thirrjen e Profetit (a.s.), së cilës duhet t'i jepnit përparësi mbi vetet tuaja, atëherë gabimi juaj bëhet edhe më i rëndë. Prandaj thotë i Lartësuari më tej: - “...Atëherë Allahu ju goditi me dëshpërim pas dëshpërimi, ...” – Domethënë, që t’ju “shpërblente” për veprën tuaj, Allahu i Lartësuar ju goditi me dëshpërim pas dëshpërimi: dëshpërim për humbjen e luftës, dëshpërim për humbjen e plaçkës së luftës, dëshpërim për dështimin tuaj në qëndresë dhe, në fund, ju goditi me një dëshpërim, që ju bëri të harronit çdo dëshpërim tjetër: dëshpërimin kur dëgjuat se Muhamedi (a.s.) u vra. Por Allahu i Lartësuar, me butësinë dhe mëshirën e Tij për adhuruesit e Tij besimtarë, të gjitha këto sprova i solli si mirësi për ta, sepse me çdo përcaktim të Tij për besimtarët, Ai synon të mirën e tyre, siç thotë më pas: - “...që të mos pikëlloheshit më as për atë (plaçkën e luftës) që humbët e as për atë që ju goditi. ” - Kuptimi: Që të mos trishtoheni për pasuritë dhe fitoren, që ju shpëtuan nga duart. Gjithashtu, të mos trishtoheni për humbjen e thellë, vrasjet dhe plagët e shumta. Kur ju u siguruat që Profeti (a.s.) nuk ishte vrarë, të gjitha plagët dhe dhimbjet tuaja u qetësuan. Për çdo sprovë dhe fatkeqësi që kaluat, ju u ngushëlluat me praninë e tij (a.s.). Subhanallah! Sa të shumta janë urtësitë që fshihen në përcaktimin e fatkeqësive dhe sprovave nga Allahu i Lartësuar. Pa dyshim, të gjitha këto urtësi burojnë nga dija absolute e Tij mbi

gjithçka. Ai di gjithçka me hollësi për veprat e njerëzve. Ai i njeh të fshehtat dhe të dukshmet e krijesave të Tij, siç thotë më pas: - “Allahu di me hollësi gjithçka që ju bëni.” - Po ashtu, është e mundur që ajeti: “që të mos pikëlloheshit më as për atë që ju shpëtoi e as për atë që ju goditi”, të ketë kuptimin se: kjo ngjarje ndodhi që ju të përgatitni dhe stërvitni shpirtrat tuaj për të qenë të durueshëm në çdo fatkeqësi dhe sprovë. Ju kaliteni me anë të sprovave, sepse kështu çdo vështirësi do t'ju duket e përballueshme. - “Pastaj, pas atij dëshpërimi, Ai zbriti si qetësim mbi ju, një dremitje, e cila kaploi një grup prej jush.” - Pa dyshim, kjo ishte mëshirë e Allahut të Lartësuar për ata, një mirësi e madhe dhe përforcim për zemrat e tyre, sepse dremitja ua shtoi prehjen atyre. Kur njeriu është i frikësuar, atë nuk mund ta zërë gjumi, sepse zemra e tij është e mbushur me frikë, por kur i largohet frika nga zemra, atëherë i vjen gjumi dhe e qetëson. Njerëzit që Allahu i Lartësuar u bëri mirësi duke u sjellë gjumë çlodhës, ishin pikërisht adhuruesit e Tij të sinqertë, të cilët kishin si të vetmin shqetësim të ndihmonin fenë e Allahut të Lartësuar. Qëllimi i tyre i vetëm ishte kënaqësia e Allahut të Lartësuar dhe bindja ndaj Profetit të Tij. Ata ishin të shqetësuar për çështjen e muslimanëve në tërësi, prandaj nuk mund të qëndronin indiferentë. - “Kurse një grup tjetër ishte i shqetësuar vetëm për veten. Ata menduan për Allahun diçka të padrejtë, ashtu si mendonin injorantët. ” - Ndërsa grupi tjetër mendonte dhe shqetësohej veçse për vetveten. Shkak për këtë ishte ose hipokrizia, ose besimi i dobët i tyre, prandaj ata nuk i zuri ai gjumë i ëmbël dhe qetësues, sikurse ndodhi me grupin e parë. Ata menduan lloj -lloj gjërash për Allahun e Madhëruar dhe nxorën gjithfarë justifikimesh për veten e tyre. - “Ata thoshin: “Ne nuk kemi në dorë asgjë nga kjo çështje.” ” – Ky qe një lloj justifikimi për dobësinë dhe largimin e tyre nga lufta. Me fjalë të tjera, ata thanë: “Ne nuk mund të bëjmë gjë për të ndihmuar muslimanët të fitojnë.” Pra, në këtë mënyrë, ata thjesht treguan mendimin e tyre të keq për Allahun e Lartësuar, për fenë dhe Profetin e Tij. Ata menduan padrejtësisht se Allahu i Lartësuar nuk do ta ndihmonte çështjen e Profetit të Tij. Nën trysninë e frikës, ata menduan se kjo do të ishte goditja përfundimtare kundër fesë së Allahut. Në përgjigje të tyre, Allahu i Lartësuar thotë: - “Thuaju: “Me të vërtetë, e tërë çështja i takon Allahut.”” – Pra, në dorë të Allahut janë të gjitha çështjet, pa përjashtim: çështjet e krijimit dhe përcaktimit të ekzistencës së gjërave, dhe çështjet e dispozitave dhe të ligjeve të Tij për njerëzit. Çdo gjë në këtë ekzistencë ndodh me përcaktimin dhe urtësinë e Allahut. Në ligjet e Tij të padiskutueshme dhe të patjetërsueshme bën pjesë edhe ky ligj madhështor: Fitorja dhe përfundimi i mirë gjithmonë ka për të qenë në anën e të zgjedhurve dhe të të dashurve të Tij, në anën e të bindurve dhe adhuruesve të sinqertë, edhe nëse mund të goditen nga sprova të mëdha. - “Ata fshehin në vetvete diçka që ty nuk ta shprehin. ” – Kuptimi: Munafikët fshehin në zemrat e tyre diçka që nuk ta shfaqin ty. Pastaj Allahu i Lartësuar na tregon se çfarë mbanin të fshehtë ata në zemrat e tyre: - “Ata thoshin: “Sikur të ishte në dorën tonë kjo çështje, ne nuk do të merrnim pjesë në këtë vrasi .”” - Kuptimi: Nëse çështja do të na lihej në dorën tonë, pra, nëse do të na merrej mendimi, ne nuk do të vriteshim këtu. Ky pohim i tyre tregon shumë gjëra. Së pari, ai është refuzim i përcaktimit të urtë të Allahut të Lartësuar, duke menduar që mund ta ndryshonin këtë përcaktim. Së dyti, ata fajësonin dhe nënçmonin vendimin e Profetit (a.s.) dhe të sahabëve për të luftuar në Uhud. Së treti, ai ishte lavdërim për veten e tyre dhe

përpjekje për t’i shpëtuar përgjegjësisë. Por Allahu i Lartësuar u ktheu një përgjigje të plotë: - “Thuaju: “Edhe sikur të ishit në shtëpitë tuaja, ata që u është shkruar të vriten, do të shkonin patjetër në vendin e vrasjes.”” - Kuptimi: Edhe sikur të ishit në shtëpitë tuaja, shumë larg nga fushëbeteja, ju nuk do mund t’i shpëtoni përcaktimit të të Urtit, sepse asgjë nuk mund ta ndalë dhe ndryshojë përcaktimin e Tij. Vërtet ekziston një lidhje mes shkakut dhe pasojës, por sado i madh të jetë shkaku, nëse bie ndesh me caktimin e Zotit, të shkruar në Leuhi Mahfudh, ai kurrë nuk mund ta sjellë pasojën. Ajo që do të ndodhë ka për të ndodhur sikurse është caktuar nga Allahu i Lartësuar, i Ditur, i Urtë dhe i Drejtë. Jeta dhe vdekja janë të pandashme nga caktimi i Zotit. Ky përcaktim i të Lartësuarit kishte urtësi të shumta, ndër të cilat: - “Allahu e bëri këtë që të provonte atë që është në gjokset tuaja ...” – Pra, që Allahu i Lartësuar të provonte besimin, hipokrizinë apo dobësinë e besimit të tyre. Me të tilla përcaktime, del sheshazi besimi i të sinqertëve, hipokrizia e munafikëve dhe dobësia e besimit të disa të tjerëve. Një urtësi është edhe ajo që tregon vetë Allahu kur thotë: - “...dhe që të shfaqë hapur atë që fshihet në zemrat tuaja. ...” - Për të shfaqur qartë vesveset e Shejtanit dhe ndikimin e keq që ato sjellin në personalitetin dhe sjelljet e njerëzve. Në të tilla situata shfaqet gjithçka, madje, çdo aspekt i karakterit dhe i hileve të armikut. - “Allahu i di mirë të fshehtat e zemrave tuaja.” - Allahu di gjithçka që qëndron e fshehur në gjoks. Megjithatë, urtësia dhe dija e Tij ka përcaktuar të tilla shkaqe, të cilat nxjerrin në pah çdo të fshehtë që rri në kraharor.

← Ali Imran 3:154