3. Ali Imran · Ajeti 155 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 3:149–3:155

Në fillim të luftës në Uhud, besimtarët e ndjekun armikun nga fushëbeteja, duke i mbytur njëzet e katër armiq, mirëpo, aty lind e keqja, ngase nga pesëdhjetë besimtarë që ishin në roje, dyzet sish nuk respektuan as urdhërin e Pejgamberit e as të komandantit të tyre dhe u lëshuan pas presë, që e la armiku në fushën e betejës. Armiku shfrytëzoi zbrazëtinë e rojës dhe u vërsul nga prapa dhe me atë rast shumë besimtarë ranë dëshmorë, e shumë të tjerë u frikësuan dhe u larguan nga fusha e betejës, duke u ngjitur lart në breg, edhe pse Pejgamberi i thërriste të tuboheshin.

Pasi u tubuan besimtarët, armiku iku nga vendbeteja, Zoti i madhëruar besimtarëve u lëshon një gjumë të ichtë, ashtu që të qetësohen e të forcohen, për ndonjë sulm tjetër eventual të armikut. Ata që ishin të luhatshëm nga frika, nuk i zuri gjumi dhe menduan se mori fund epoka e fesë islame. Munafikët thonin se sikur të ishin pyetur ata, nuk do të dilnin në Uhud për luftë dhe nuk do të kishin rënë aq shumë viktima. Zoti u sqaron besimtarëve se afati i vdekjes është i pashmangshëm dhe se rrjedhimi i luftës pati për qëllim të zbulojë atë bindje të luhatshme te disa, edhe të forcojë edhe më shumë zemrat e besimtarëve të sinqert.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 3:154–3:155

- Pastaj, pas atij dëshpërimi, Ai zbriti si qetësim mbi ju, një dremitje, e cila kaploi një grup prej jush. - Allahu i Lartësuar u kujton robërve të Tij besimtarë mirësinë e Tij kur zbriti mbi ta prehjen dhe qetësinë. Ajo erdhi në formën e një dremitjeje, që i kapi ata në momentin kur ishin në fushëbetejë dhe me armët n ë dorë. Ishin momente aq të ngarkuara me dëshpërim dhe me frikë, për shkak t ë atyre që kishin ndodhur dhe po ndodhnin në luftë. Dremitja në gjendje të tilla sjell qet ësim, ashtu sikurse thot ë i Lartësuari në suren Enfalë, ku flet p ër Betejën e Bedrit: “ (Kujtoni) Kur Ai ju bëri të flini pak, për t'ju mbushur me siguri nga ana e Tij. Ai l ëshoi shi nga qielli, për t’ju pastruar me të, për të hequr ndyrësinë e Shejtanit, për të fuqizuar bindjen në zemrat tuaja dhe për t'ju përforcuar këmbët tuaja.” [Enfalë 10]. Ibn Ebu Hatimi citon Ibn Mesudin, t ë ketë thënë: “Dremitja në momentet e luftës vjen prej Allahut (si qetësi dhe prehje). Ndërsa dremitja gjatë namazit vjen prej shejtanit të mallkuar”. Buhariu sjell hadithin nga Enesi, e ky nga Ebu Talha, i cili tregon: “Unë isha prej atyre që i zuri dremitja n ë Uhud. Madje, aq sa shpata më ra nga duart disa herë. Ajo më binte nga duart dhe unë e merrja përsëri, më binte nga duart dhe përsëri e merrja, dhe kështu vazhdoi disa herë.” Kështu e ka sjell ë rrëfimin Buhariu në El Megazi , në formën mual-lekan. Ai e ka sjell ë edhe në kapitullin e tefsirit, me sened të plotë nga Shejbani, dhe ky nga Katadja, që përcjell nga Enesi, se Ebu Talha ka thënë: “Në Uhud na zuri dremitja, kur ne ishim rreshtuar për betejë. Shpata më binte nga duart dhe unë e merrja përsëri. Më binte përsëri nga duart dhe unë përsëri e merrja.” Dhe pikërisht për këtë, Allahu i Lartësuar thotë: “Ai zbriti si qetësim mbi ju, një dremitje, e cila kapi një grup prej jush.” Këtu bëhet fjalë për ata të cilët ishin besimtarë të vërtetë dhe kishin siguri të plotë në zemër për premtimin e Allahut. Ata ishin të qëndrueshëm dhe durimtarë. Ata iu mbështetën Allahut të Lartësuar me sinqeritet dhe vërtetësi. Ishin pikërisht ata të cilët ishin të bindur plotësisht se Allahu i Madhëruar do ta ndihmonte dhe do t’i jepte fitoren Profetit të Tij, duke ia përmbushur dëshirën. - Kurse një grup tjetër ishte i shqetësuar vetëm për veten. - Ata të tjerët nuk i zuri dremitja, për shkak të shqetësimit të madh, ankthit dhe frikës që i kishte pushtuar. - Ata menduan ndaj Allahut diçka të padrejtë, ashtu si mendonin injorantët. - Po k ështu thot ë Allahu i Lartësuar në një ajet tjetër: “Ju pandehët se i Dërguari dhe besimtarët nuk do të ktheheshin më te familjet e veta, dhe kjo, thellë në zemër, ju duk gjë e mirë. Ju patët mendim të keq, sepse jeni njerëz të prishur.” [Fet'h 12]. Pra, ata menduan dhe u bindën se fitorja e idhujtarëve tashmë ishte konsoliduar dhe kishte marrë fund. Ata menduan se tashmë u kishte ardhur fundi Islamit dhe pasuesve të tij. Kështu ndodh gjithmonë me ata që kanë dyshime, pasiguri dhe luhatje. Atyre u vijnë vazhdimisht të tilla mendime të këqija. Pastaj Allahu i Lartësuar na tregon se çfarë thoshin ata në ato momente: - Ata thoshin: “Ne nuk kemi në dorë asgjë nga kjo çështje.” - Atëherë, Allahu i Lartësuar tha: - Thuaju: “Me të vërtetë, e tërë çështja i takon Allahut.” Ata fshehin në vetvete diçka që ty nuk ta shprehin. - Më pas, Allahu i Madhëruar e shpjegon se çfarë ishte ajo që ata fshihnin në shpirtrat e tyre: - Ata thoshin: “Po të ishte në dorën tonë, nuk do të merrnim pjesë në këtë vrasi!” - Ky ishte mendimi që ata fshihnin në vete dhe nuk ia thanë Profetit dhe besimtarëve. Në lidhje me këtë, Ibn Is’haku sjell rrëfimin e Zubejrit: “E pashë vetë, kur isha së bashku me Profetin. Pikërisht kur frika kishte arritur kulmin në zemrat tona, Allahu i Lartësuar na dha dremitjen. Të gjithë burrat i pashë me nofulla të puthitura pas gjoksit, nga gjumi ose dremitja që i kishte zënë.” Më pas thotë: “Vallahi, unë e dëgjoja Mu'tib Ibn Kushejrin, si të isha në ëndërr, që

thoshte: “Po të ishte në dorën tonë, nuk do të merrnim pjesë në këtë masakër!” Unë i fiksova këto fjalë që ai po thoshte në ato momente dhe, pikërisht për këtë, Allahu i Lartësuar shpalli: “Ata thoshin: “Sikur të ishte në dorën tonë kjo çështje, ne nuk do të merrnim pjesë në këtë vrasi!” Hadithin e ka sjellë Ibn Ebu Hatimi. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Thuaju: “Edhe sikur të ishit në shtëpitë tuaja, ata që u është shkruar të vriten, do të shkonin patjetër në vendin e vrasjes.” - Kjo është përcaktuar nga Allahu i Lartësuar që dhe ju nuk mund t’i shmangeni, as ta ndaloni apo ta ndryshoni. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Allahu e bëri këtë që të provonte atë që është në gjokset tuaja dhe që të shfaqë hapur atë që fshihet në zemrat tuaja. - Është Allahu i Lartësuar që ju sprovoi me atë që ndodhi dhe me këtë përfundim. Allahu i Lartësuar e bëri këtë, në mënyrë që të dallohet qartë e keqja nga e mira. Kështu do të dalin në pah e do të shfaqen besimtarët dhe munafikët, si në fjalë, ashtu edhe në veprat e tyre. - Allahu i di mirë të fshehtat e zemrave tuaja. - Allahu i Lartësuar e di se çfarë fsheh njeriu brenda n ë kraharor, di mendimet e fshehta dhe ndërgjegjen e gjithësecilit. - Për sa u përket atyre që u sprapsën ditën e përballjes së dy ushtrive, vërtet ishte Shejtani ai që i shtyu të sprapseshin, për shkak të disa veprave (gjynaheve) që kishin bërë. - Domethënë, për shkak të disa gjynaheve të shkuara, që kishin b ërë, siç kanë thënë disa selefë. Ndër dobitë e punës së mirë është një punë tjet ër e mirë që ajo sjell pas. Po k ështu, ndër të keqiat e gjynahut është fakti që ai pasohet nga nj ë gjynah tjetër më vonë. - Por Allahu ua fali at ë (gabimin) - Allahu ua fali gabimin që ata u larguan nga fushëbeteja. - sepse Allahu është Falës i Madh dhe i Butë. - Allahu i Lartësuar i mbulon gjynahet, sepse Ai është El Halim, pra, nuk nxitohet që t’i ndëshkojë krijesat, por i fal ata, me butësinë dhe bujarinë e Tij, dhe ua fshin e mbulon gjynahet.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 3:155

- “Për sa u përket atyre që u zmbrapsën ditën e përballjes së dy ushtrive, vërtet ishte Shejtani ai që i shtyu të zmbrapseshin, për shkak të disa veprave (gjynaheve) që kishin bërë. ” - Allahu i Lartësuar na përshkruan gjendjen e atyre që u mundën në betejën e Uhudit, duke na treguar shkaqet që sollën atë humbje dhe shkaqet që ata u larguan nga fushëbeteja. Kështu, shkaku i parë për atë humbje ishte Shejtani i mallkuar, i cili arriti të ndikonte mbi ta me mashtrimet e tij. Megjithatë, kjo ndodhi përsëri për shkak të disa gjynaheve të tyre. Pra, ishin vetë ata që, me gjynahet dhe lëshimet e tyre, i krijuan mundësinë të Mallkuarit të ndikonte dhe t’i dëmtonte ata. Duke cenuar takua-n, ata i hapën rrugë Shejtanit që të vepronte kundër tyre. Pa dyshim, gjynahet dhe thyerja e urdhrave që bëjnë ndonjëherë besimtarët janë arma kryesore që Shejtani shfrytëzon kundër tyre. Në të kundërt, nëse adhuruesit do të armatoseshin me bindje të plotë ndaj Allahut, Zotit të gjithësisë, atëherë ai do të ishte i pafuqishëm mbi ta, siç thotë i Lartësuari: “...se ti ndaj robve të Mi të sinqertë nuk ke kurrfarë fuqie, përveç atyre të humburve që vijnë pas teje. E s’ka dyshim që Xhehenemi është vendi i premtuar për të gjithë ata.” [Hixhr 42, 43]. Pastaj i Lartësuari na tregon se Ai i fali besimtarët e sinqertë, pas atij veprimi që meritonte ndëshkim. Nëse do t’i ndëshkonte për atë gjynah, Ai do t'i shfaroste rrënjësisht. - “Por, Allahu ua fali atyre (gabimin) sepse Allahu është Falës i Madh dhe i Butë.” - Ai është Falës dhe Mbulues i gjynaheve të robve të Tij. Prej faljes së Tij, atyre u jepet mundësia të pendohen sinqerisht dhe të kërkojnë falje. Prej kësaj cilësie të Allahut ndodhin edhe fatkeqësitë, që për besimtarin janë falje gjynahesh dhe përmirësim i gjendjes së tij. Allahu është

gjithashtu i Butë. Ai nuk nxitohet të ndëshkojë atë që nuk i bindet, por e afatizon butësisht dhe me mëshirë, duke e nxitur vazhdimisht të pendohet dhe t’i kthehet devotshmërisë. Më pas, nëse robi pendohet dhe ndërron rrugë, Allahu ia pranon pendimin e tij, madje e konsinderon atë sikur të mos kishte gabuar kurrë. I lavdëruar qoftë i Mëshirshmi, për bujarinë dhe bamirësinë e Tij të pafundme!

← Ali Imran 3:155