إِنَّ ٱلَّذِينَ تَوَلَّوۡاْ مِنكُمۡ يَوۡمَ ٱلۡتَقَى ٱلۡجَمۡعَانِ إِنَّمَا ٱسۡتَزَلَّهُمُ ٱلشَّيۡطَٰنُ بِبَعۡضِ مَا كَسَبُواْۖ وَلَقَدۡ عَفَا ٱللَّهُ عَنۡهُمۡۗ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌ حَلِيمٞ
Vërtet, ata që u zbrapën prej jush ditën e ndeshjes së dy grupeve (besimtarë dhe idhujtarë në Uhud), ata vetëm djalli i shtyri të rrëshqasin me disa punë të tyre që i bënë, po All-llahu ua fali atyre gabimin; All-llahu është mëkatfalës dhe i butë.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në fillim të luftës në Uhud besimtarët e ndoqën armikun nga fushëbeteja, duke i vrarë njëzet e katër armiq, mirëpo aty lindi e keqja, sepse nga pesëdhjetë besimtarë që ishin në roje, dyzet prej tyre nuk e respektuan, as urdhrin e Pejgamberit a.s., e as të komandantit të tyre dhe u lëshuan pas presë, që la armiku në fushën e betejës. Armiku shfrytëzoi zbrazëtinë e rojës dhe u vërsul nga prapa dhe me atë rast shumë besimtarë