3. Ali Imran · Ajeti 159 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 3:156–3:163

Munafikët perveç që vetë ishin naivë në bindjet e veta rreth çështjes së vdekjes, ata përpiqeshin që atë naivitet t'ua mbillnin edhe myslimanëve e të tjerëve dhe ashtu ta dobësonin krahun luftarak të besimtarëve. Zoti u tha se vdekja është moment i caktuar për secilin, le të jetë ai në shtëpi ose në luftë, por vdekja në luftë do të jetë e shpërblyer nga vetë ai me një shpërblim të madh.

Muhammedin Zoti i madhëruar e kishte pajisur me fisnikëri të lartë e zemër të butë, andaj edhe pse disa shokë e kundërshtuan porosinë e tij, ai nuk i qortoi me fjalë të rënda, u foli ngadalë e butë dhe ashtu i përfitoi zemrat e tyre që të jenë tok pas thirrjes së tij. Besimtarët duhet t'ia falin gabimin njëri-tjetrit, për çdo çështje duhet të konsultohen mes vete, e duhet të jenë edhe të bindur se ndihma vjen vetëm prej Allahut. Preja e luftës ndahet sipas udhëzimeve të caktuara nga Zoti, e jashtë normave të caktuara nuk veproi asnjë pejgamber, e as Muhammedi. Ky ajet u shpall lidhur me një petk të kadifës që humbi në luftën e Bedrit, e tradhtarët pëshpëritën se mos e ka marrë Pejgamberi, por rreth shpalljes së tij ka edhe mendime tjera.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 3:159–3:164

Allahu i Lartësuar i drejtohet me këtë mesazh Profetit të Tij të dashur, duke i

kujtuar mirësinë e madhe që i dhuroi atij dhe besimtarëve, së bashku me të. Ai i dhuroi Profetit një zem ër të butë dhe të dhembshur. Prej mëshirës s ë Allahut, Profeti ishte i butë, i mëshirshëm me besimtarët dhe umetin e tij; me ata të cilët e ndoqën pas, duke iu bindur urdhëresave t ë tij. S ërish prej mirësis ë së Allahut të Lartësuar, ai bisedonte me ta me fjalë të zgjedhura, të ngrohta dhe të përzemërta. Allahu i Lartësuar thotë: - Në sajë të mëshirës së Allahut, ti u solle me butësi me ta. - Butësia, sjellja e mir ë dhe mëshira që tregon me besimtarët, është dhunti nga Allahu i Madhëruar. Hasen el Basri ka thënë: “Ky ishte morali i Profetit, moral me të cilin ishte vetë Allahu që e pajisi dhe e dërgoi ndër njerëz.” Ky ajet i mrekullueshëm është i ngjashëm me ajetin tjetër të Allahu të Madhëruar: “Juve ju ka ardhur një Profet nga gjiri juaj. Atij i vjen rëndë për vuajtjet tuaja, sepse ai e dëshiron fort rrugën e drejtë për ju. Për besimtarët, ai është shumë i ndjeshëm dhe shumë i mëshirshëm.” [Teube 128]. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do largoheshin prej teje. - Pra, nëse do të ishe fjalëkeq e zemërngurtë me ta, ata do të largoheshin prej teje dhe do të të braktisnin, por ishte Allahu i Madhëruar që i mblodhi ata rreth teje. Ai bëri që ti të silleshe butë me ta, për t’i afruar zemrat e tyre. Abdullah Ibn Amri ka thënë: “Unë e kam parë përshkrimin e Profetit të Allahut në librat e shkuar që ka zbritur Allahu i Lartësuar. Ndër të tjera, në to thuhet: “Ai nuk është i vrazhdë e dhe nuk e ngre zërin nëpër tregje . Ai nuk i përgjigjet të keqes me të keqe, por fal dhe toleron shumë.” - Fali dhe kërko falje (nga Allahu) për ta! Këshillohu me ta për të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetju Allahut! Allahu i do ata që i mbështeten Atij. - Për këtë arsye, Profeti i Allahut ﷺ këshillohej gjithmonë me sahabët për çdo ngjarje dhe për çdo situatë që krijohej. Këtë ai e bënte për të kënaqur zemrat e tyre, por edhe për t’i inkurajuar, që të gjallëroheshin në aktivitetin e tyre. Kështu, Profeti ﷺ u këshillua me ata në lidhje me Betejën e Bedrit dhe vendimin për të shkuar dhe për të marrë karvanin e Ebu Sufjanit. Ata iu përgjigjën: “O i Dërguari i Allahut, edhe po të na kërkoje që t’i hynim detit bashkë me ty, ne do ta kalonim atë bashkë me ty. Edhe sikur të udhëtoje në tokat më të shkreta dhe më të rrezikshme, ne do të të ndiqnim pas! Ne kurrë nuk kemi për të thënë ty ashtu si populli i Musait, që i tha atij: “Shko ti dhe Zoti yt dhe luftoni, ndërsa ne do të presim këtu!” Ne po të themi: “Shko, se edhe ne do të jemi bashkë me ty! Ne do të jemi përpara teje, nga e djathta jote dhe nga e majta jote! Ne do të luftojmë dhe do të japim jetën bashkë me ty.” Profeti ﷺ u këshillua me popullin edhe për Betejën e Uhudit: a të qëndronte brenda në Medinë apo të dilte dhe të luftonte kundër armikut jashtë Medinës? Në këtë rast, shumica e tyre i dhanë mendimin për të luftuar jashtë Medinës, dhe ai ashtu vendosi. Profeti ﷺ u këshillua me ta edhe rreth luftës së Ahzabit dhe marrëveshjes për të marrë një të tretën e frutave të Medinës. Sad Ibn Muadhi dhe Sad Ibn Ebu Ubadeh e refuzuan këtë propozim, dhe Profeti ﷺ hoqi dorë prej tij. Ai u këshillua me ta edhe në rastin e Hudejbijes, kur u hodh ideja që t’i sulmonte befasisht idhujtarët në shtëpitë e tyre, por Ebu Bekër Sidiku tha: “Ne nuk kemi ardhur për të luftuar me asnjë, porse kemi ardhur që të bëjmë umre...” Profeti ﷺ e pranoi mendimin e tij dhe ashtu vendosi, pra, që të mos luftonte. Po kështu edhe në ngjarjen e shpifjes kundër Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!), kur Profeti ﷺ tha: 589 . “Më thoni, o muslimanë, si të veproj me ata njerëz të cilët fyen dhe shpifën kundër familjes time? Betohem në Allah se nuk di për familjen time asnjë të keqe! Gjithashtu, ata e akuzojnë në lidhje me dikë, të cilin, për Zotin, e njoh vetëm për mirë!” Kështu, Profeti këshillohej me ta në lidhje me çështjet e luftërave, por edhe për çështje të tjera. Ibn Maxhe sjell hadithin nga Ebu

Hurejrah se Profeti ﷺ ka thënë: 590. “Ai që këshillohet është i sigurt.” Ibn Maxheh sjell edhe hadithin nga Xhabiri se Profeti i Allahut ka thënë " 591. “Nëse dikujt i kërkon këshillë vëllai i tij, le ta këshillojë dhe t’i japë mendim atij!” Më pas, Allahu i Lartësuar thotë: “...e kur të vendosësh, atëherë mbështetju Allahut!” Pra, pasi të këshillohesh me ta për çështje të ndryshme dhe vendos se si do të veprosh, atëherë mbështetju Allahut dhe vazhdo realizimin e saj! Dije se “Allahu i do ata që i mbështeten Atij.” Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Nëse ju ndihmon Allahu, atëherë nuk ka kush që mund t’ju mposhtë. Por nëse Ai ju lë pa ndihmë, atëherë kush është ai që mund t’ju ndihmojë?! - Ky ajet është i ngjashëm me një ajet që u shpjegua më përpara, dhe pikërisht: “Allahu e zbriti atë ndihmë si përgëzim për ju dhe që zemrat tuaja të qetësoheshin me të. Ndihma vjen veçse prej Allahut, Ngadhënjimtarit, të Urtit.” [Al Imran 126]. Në vijim, Allahu i Lartësuar i urdhëron ata për mbështetje të plotë tek Ai, duke u thënë: Pra, vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët. - Është e pamundur që një profet të përvetësojë diçka padrejtësisht (nga plaçka e luftës). - Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Ibn Abasi, që tregon: “Pas luftës së Bedrit, disa që vërejtën se në plaçkën e luftës mungonte një katife (robë), thanë: “Ndoshta e ka marrë Profeti i Allahut...” Por Allahu i Lartësuar zbriti ajetin dhe tha: “Është e pamundur që një profet të përvetësojë diçka padrejtësisht (nga plaçka e luftës). ” Pra, nuk i takon një profeti që të marrë tinëz diçka nga plaçka e luftës. Kjo është një deklaratë nga Allahu i Lartësuar, që tregon pastërtinë e Profetit ﷺ nga çdo lloj tradhtie dhe pabesie, qoftë në ndarjen e plaçkës së luftës, qoftë në çdo aspekt tjetër. - Çdokush që përvetëson diçka padrejtësisht, Ditën e Kijametit do të vijë i ngarkuar me atë që ka marrë. - Ky është një kërcënim i ashpër dhe një premtim i sigurt për ndëshkimin e të gjithë atyre që bëjnë këtë padrejtësi. Edhe në Sunetin profetik, ndalesa e një vepre të tillë paraqitet në hadithe të shumta. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Malik el Eshxhai se Profeti ﷺ ka thënë: 592 . “Padrejtësia më e rëndë dhe vjedhja më e madhe për Allahun është ajo e një llëre tokë. Janë dy burra që polemizojnë rreth një toke ose rreth një shtëpie dhe hapësirës së saj dhe njëri prej tyre merr një llërë tokë padrejtësisht nga tjetri. Nëse ai e merr këtë tokë padrejtësisht, ka për t’ia mbështjellë Allahu rreth qafës shtatë toka në Ditën e Gjykimit.” Një hadith tjetër e sjell hadithin imam Ahmedi nga El -Musteurid Ibn Shedadi, i cili rrëfen: “E kam dëgjuar Profetin e Allahut që të thotë: 593. “Ai që merr në përgjegjësi ose i ngarkohet në përgjegjësi një punë nga ana jonë dhe nuk ka shtëpi, le të marrë shtëpi; nëse nuk ka grua, le të martohet; nëse nuk ka shërbëtor, le të marrë shërbëtorë; nëse nuk ka kafshë pune, le të marrë kafshë pune dhe ai që merr më shumë se kaq, atëherë ai është “ galin”, domethënë, ka marrë më shumë sesa i takon, padrejtësisht.” Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Humejd El -Saidiji, cili tregon: 594 . Njëherë, Profeti ﷺ caktoi një burrë nga Uzdi, i cili quhej Ibn El -Lutebije, për të mbledhur zekatin. Kur ai erdhi për të dorëzuar atë që kishte mbledhur, tha: “Kjo është për ju, ndërsa kjo më është dhuruar mua.” Atëherë, Profeti ﷺ u ngrit në mimber dhe tha: “Si është puna me disa administratorë, që ne i dërgojmë për të punuar, dhe pastaj thonë: “Kjo është për ju, kurse kjo më është dhuruar mua.”? Le të rrinë në shtëpinë e të atit dhe të ëmës dhe le të shohin a do t’i jepet dhuratë apo nuk do t’i jepet! Betohem për Atë në dorën e të Cilit është shpirti im! Çdokush nga ju që merr diçka në këtë mënyrë, Ditën e Kijametit ajo do të varet në qafën e tij. Nëse i është dhuruar deve, atëherë ajo do të pëllasë; nëse është lopë, ajo do të ketë huar (zëri i lopës) ; nëse është dele, do të blegërijë.” Pastaj i ngriti duart lart aq shumë, sa ne mund të shihnim bardhësinë e

sqetullave të tij, dhe tha: “O Zot! A e përcolla qartë?!” Këtë e tha tri herë.” Këtë hadith e kanë nxjerrë Buhariu dhe Muslimi prej hadithit të Sufjan Ibn Ujejnes. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Hurejra, që tregon: 595. “Një ditë, Profeti i Allahut u ngrit dhe foli për vjedhjen e plaçkës së luftës, duke na treguar se sa gjynah i madh dhe i dënueshëm është. Pastaj tha: “Askush të mos më vijë Ditën e Gjykimit duke patur të varur në qafë një deve, e cila pëllet dhe pastaj të më thotë: ‘O i Dërguar i Allahut, të lutem më ndihmo dhe më shpëto!” Sepse unë do t’i them atë ditë: “Nuk kam aspak mundësi të të ndihmoj tek Allahu për asgjë! Unë tashmë ta kam përcjellë mesazhin e Zotit!” Askush të mos më vijë Ditën e Kijametit duke patur të varur në qafë kalë, që hingëllin, dhe të më thotë: “O i Dërguari i Allahut, më ndihmo!” Sepse unë do t’i them atë ditë: “Nuk kam aspak mundësi të të ndihmoj tek Allahu për asgjë!Unë tashmë ta kam përcjellë mesazhin e Zotit!” Askush të mos më vijë Ditën e Kijametit duke patur të varur në qafë flori dhe argjend dhe të më thotë: ‘O i Dërguar i Allahut! Të lutem, më ndihmo dhe më shpëto!” Sepse unë do t’i them atë ditë: “Nuk kam aspak mundësi të të ndihmoj tek Allahu për asgjë! Unë tashmë ta kam përcjellë mesazhin e Zotit.” Këtë hadith e sjellin Buhariu dhe Muslimi prej Ebu Hajanit. Kurse Umer Ibn Shuajbi sjell hadithin nga i ati, dhe ky nga gjyshi i vet, se Profeti i Allahut ka thënë: 596 . “Kthejeni edhe perin dhe gjilpërën (e vjedhur), sepse vjedhja do të jetë turp, zjarr dhe çnderim në Ditën e Gjykimit, për ata që e bëjnë." - Çdo njeriu do t’i jepet ajo që vetë e ka fituar, pa iu bërë asnjë lloj padrejtësie. - Ebu Bekër Ibn Merdeuejhi përcjell nga Burejdete se Profeti ﷺ ka thënë: 597. “Nëse hedh një gur në Xhehenem, ai do të vazhdojë të bjerë në të për 70 vjeshta (vite) rresht, derisa të kapë fundin e tij. Në Ditën e Gjykimit, ai që ka marrë vjedhurazi diçka nga plaçka e luftës do të hidhet në Xhehenem së bashku me sendin që ai e ka marrë padrejtësisht, dhe do t’i thuhet: ‘Shko dhe sille tani!’. Për këtë flet fjala e Allahut të Lartësuar: “...do të vijë i ngarkuar me atë që ka marrë ." Ebu Daudi sjell hadithin nga Sumrate Ibn Xhundubi, i cili ka thënë: 598 . “Kur Profeti i Allahut fitonte ndonjë plaçkë lufte, urdhëronte Bilalin që të lajmëronte njerëzit, mblidhte të gjithë plaçkën e mbledhur nga ata, pastaj e ndante atë në 5 pjesë dhe e shpërndante. Njëherë, pasi lajmëroi Bilali, erdhi një burrë me disa frerë të thurur prej leshi dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, këto i morëm nga plaçka e luftës.” Profeti i tha: “A e dëgjove thirrjen e Bilalit?” Këtë ia përsëriti tri herë. Ai u përgjigj: “Po.” - “Atëherë, pë rse nuk erdhe?” - tha Profeti . Ai filloi të justifikohej, por Profeti i tha: “Jo. Ti do të vish me atë plaçkë në Ditën e Kijametit dhe unë nuk kam për ta pranuar!” - A është i njëjtë ai që i bindet Allahut dhe që kërkon kënaqësinë e Tij, me atë që meriton veç zemërimin e Allahut dhe që e ka strehimin në Xhehenem?! Ai është përfundimi më i keq. - Ai njeri i cili respekton Sheriatin e Zotit, duke merituar kështu kënaqësinë dhe shpërblimin e Allahut dhe duke shpëtuar nga ndëshkimi i Tij, nuk mund të jetë njëlloj kurrsesi me atë që meriton zemërimin e Allahut, nga i cili nuk mund të shpëtosh. Ai shkon në Xhehenem, i cili është vendi më i keq. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar, kur thotë: “Atëherë, a është i njëjtë ai që e di se ajo që t’u shpall nga Zoti yt është e vërtetë, me atë që është i verbër? Vetëm njerëzit e mençur e kuptojnë (qortimin).” [Rad 19]. - Ata kanë dallim (në gradat e tyre) tek Allahu. - Kështu, si të mirët, ashtu dhe të këqijtë do të jenë në grada të ndryshme tek Allahu i Lartësuar. Gradat e të mirëve do të jenë në Xhenet, ndërsa nivelet e të këqijëve dhe zullumqarëve do të jenë në Xhehenem. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar kur thotë: “Të gjithë ata do të kenë gradën e merituar, sipas asaj që kanë punuar. Shpërblimi për veprat e tyre do t’u jepet i plotë e nuk do t’u bëhet asnjë padrejtësi.”

[Ahkaf 19]. Ndërsa këtu Allahu i Lartësuar thotë: - Allahu sheh mirë se çfarë bëjnë ata. - Prandaj do t’ua japë plotësisht me drejtësi shpërblimet e tyre. - Është e vërtetë se Allahu u ka falur besimtarëve një mirësi të madhe, kur ndër ta dhe nga mesi i tyre, dërgoi një Profet, që t’u lexonte ajetet e (shpalljes së) Tij, që t’i dëlirësonte dhe që t’u mësonte Librin dhe Urtësinë, kurse më parë ata ishin krejtësisht të humbur. - Allahu iu dërgoi një profet nga lloji i tyre dhe të ngjashëm me ta, që ata të mund të komunikonin me të, ta pyesnin, të uleshin dhe të diskutonin me të dhe të përfitonin prej udhëzimit që ai solli nga Zoti i Lartësuar. Ky ngjan me ajetin tjetër, ku Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaj: “Unë jam veçse një njeri, sikurse edhe ju. Mua më shpallet se Ai që meriton adhurimin tuaj është Allahu Një dhe i Vetëm. Prandaj i qëndroni besnikë Atij dhe kërkoni falje prej Tij! Mjerë për ata, që adhurojnë zota të tjerë veç Tij, që nuk e japin zekatin dhe mohojnë edhe jetën tjetër.” [Fussilet 6 , 7]. Kështu, ishte bamirësi e Allahut të Lartësuar që profeti i dërguar ndër ta të ishte nga mesi i tyre dhe pjesë e tyre, në mënyrë që ata të mund të flisnin e të komunikonin lirshëm me të, derisa të kuptonin mirë mesazhin e Zotit, të përcjellë prej tij. Allahu i Lartësuar thotë: “...dërgoi një Profet, që t’u lexonte ajetet e (shpalljes së) Tij, që t’i dëlirësonte dhe që t’u mësonte Librin dhe Urtësinë...”. Ai e dërgoi këtë Profet që t’u lexonte njerëzve ajetet e Kur 'anit, dhe t’i pastronte ata, pra, t’i urdhëronte për të mira e t’i largonte nga të këqijat, në mënyrë që shpirtrat e tyre të lartësoheshin dhe të dëlirësoheshin nga çdo cilësi e ulët e ves i keq, që i karakterizonte ata gjatë kohës kur ishin idhujtarë, të paditur dhe të zhytur në injorancën para Islamit. Ky Profet do t’u mësojë Librin dhe Urtësinë, Kur 'anin dhe Sunetin, në një kohë kur, para dërgimit të tij, ata ishin në një humbje të qartë. Ata ishin në humbje, e dukshme për gjithësecilin që i shikonte se si jetonin dhe vepronin.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 3:159

- “Në sajë të mëshirës së Allahut, ti u solle me butësi me ta. ” – Kuptimi: Nga mëshira e Allahut të Lartësuar për ty dhe për shokët e tu, është edhe butësia që Ai të dhuroi ty. Me mëshirën e Zotit tënd, ti, o Muhamed, u pajise me virtytet më të mira, dhe për këtë shkak, njerëzit të duan, janë mbledhur të gjithë rreth teje dhe zbatojnë gjithçka që ti u urdhëron. - “Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do largoheshin prej teje. ” - Pra, nëse do të ishe me moral të ulët dhe i ashpër, ata do të largoheshin prej teje, sepse është normale që njerëzit të largohen për shkak të cilësive të tilla. Morali i keq i largon njerëzit dhe ngjall urrejtjen e tyre. Morali i mirë i udhëheqësit të fesë është një faktor shumë i fortë që tërheq njerëzit në fenë e Allahut të Lartësuar dhe ua bën atë të dashur, pa përmendur këtu gradën e lartë tek Allahu i Lartësuar. Ndërsa morali i keq, nga ana tjetër, i udhëheqësit të fesë është shkak shumë i fortë që i largon njerëzit nga feja e Allahut të Lartësuar dhe ua bën atë shumë të urryer, pa përmendur ndëshkimin e merituar që e pret atë personalisht prej Allahut të Drejtë dhe Madhështor. Mendoje pak mirë! Kur Allahu i Lartësuar i drejtohet në këtë mënyrë Profetit të Tij, që ishte i ruajtur nga çdo cilësi e ulët, çfarë mund të thuash për të tjerët?! A nuk del si detyra më urgjente që ne të pajisemi me moral të lartë, që t'i trajtojmë njerëzit me mënyrën më të bukur, siç na ka mësuar Profeti i Zotit, mësuesi ynë më i madh?! Pa dyshim, butësia, toleranca, falja, morali i mirë, bashkimi i radhëve dhe afrimi i zemrave, duke zbatuar urdhrat dhe porositë e Allahut të Lartësuar, si edhe afrimi i njerëzve në fenë e Allahut të Lartësuar, duhet të jenë synimet tona më të rëndësishme. Pastaj Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij që të jetë falës dhe tolerant ndaj besimtarëve: - “Fali dhe kërko falje (nga Allahu) për ta!” - Tregohu falës dhe tolerant ndaj mangësive dhe dobësive të tyre në adhurimet ndaj Allahut të Lartësuar. Kjo është një porosi e vyer për të patur dy cilësi të mrekullueshme: faljen dhe bamirësinë.

- “Këshillohu me ta për të gjitha çështjet,...” - Këshillohu me ata për çështjet që kërkojnë mendim më të gjerë. Këshillimi me të tjerët ka dobi të mëdha, qoftë për çështjet e fesë, qoftë për çështjet e dynjasë. Së pari, ai është respekt i ndjenjave dhe personalitetit të tyre. Së dyti, ai largon dilemat ku zakonisht bien njerëzit, kur janë në situata të vështira. Nëse në gjendjet e jashtëzakonshme, udhëheqësi mbledh elitën e vendit dhe fillon me ta një diskutim dhe këshillim të sinqertë, kjo do të qetësojë dhe kënaqë zemrat e tyre dhe, rrjedhimisht, ata do ta duan dhe respektojnë atë. Ky gjest tregon se ai nuk është një tiran apo sundimtar arrogant dhe egoist, por tregon se ai shqetësohet dhe interesohet për dobinë e përgjithshme dhe zgjidhjen më të mirë të mundshme. Rezultat tjetër është që ata, me bindje dhe respekt, do të shpenzojnë të gjitha energjitë dhe vlerat e tyre për të ekzekutuar urdhrat e tij, sepse e shohin që ai synon dobinë dhe rregullimin e përgjithshëm. Ndërsa kur udhëheqësi nuk është i tillë, nuk mund të shpresojë se do të gëzojë dashurinë e pastër dhe bindjen e plotë të vartësve të tij. Duke u këshilluar, ndriçohet mendja, sepse kështu përdoret pikërisht në fushën për të cilën është krijuar. Sa më shumë mendje dhe aftësi gjykuese të hyjnë në përdorim, aq më e mirë është zgjidhja që jepet. Këshillimi sjell zgjidhje më të sigurta dhe më të pranueshme për çështjet e rëndësishme dhe të koklavitura. Duke këqyrur të gjitha aspektet e çështjes, njeriu që kërkon këshillë nuk del kurrë i humbur. Ai rrallë mund të gabojë në veprat e tij. Por edhe nëse dështon apo gabon, ai nuk do të qortohet nga populli dhe inteligjenca e vendit, sepse vendimet janë marrë bashkarisht dhe të diskutuara hollësisht mes tyre. Nëse Allahu i Lartësuar i drejtohet me një porosi të tillë Profetit të Tij, njeriut me dijen më të gjerë, me gjykimin më të plotë dhe me zgjedhjen më të saktë, atëherë ç’mund të mendohet për të tjerët poshtë tij? Porosia: “Konsultohu me ta për të gjitha çështjet !” duhet të qëndrojë para çdo udhëheqësi si detyra më kryesore. Pastaj i Lartësuari thotë: - “...e kur të vendosësh, atëherë mbështetju Allahut! Allahu i do ata që i mbështeten Atij. ” – Kuptimi: Kur të marrësh vendimin përfundimtar, pas këshillimit me këshilltarët, atëherë mbështetju Allahut për realizimin e vendimit. Mbështetu plotësisht në ndihmën dhe suksesin e Allahut, duke u distancuar plotësisht nga mundësitë dhe forcat e tua. Pra, kërkoje suksesin veç nga Allahu i Plotpushtetshëm, që është i Vetmi në dorën e të Cilit është ndihma dhe suksesi. Aq më tepër që Allahu i Lartësuar i do ata të cilët i mbështeten Atij dhe drejtohen tek Ai për të gjitha çështjet e tyre.

← Ali Imran 3:159