3. Ali Imran · Ajeti 163 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 3:156–3:163
Munafikët perveç që vetë ishin naivë në bindjet e veta rreth çështjes së vdekjes, ata përpiqeshin që atë naivitet t'ua mbillnin edhe myslimanëve e të tjerëve dhe ashtu ta dobësonin krahun luftarak të besimtarëve. Zoti u tha se vdekja është moment i caktuar për secilin, le të jetë ai në shtëpi ose në luftë, por vdekja në luftë do të jetë e shpërblyer nga vetë ai me një shpërblim të madh.
Muhammedin Zoti i madhëruar e kishte pajisur me fisnikëri të lartë e zemër të butë, andaj edhe pse disa shokë e kundërshtuan porosinë e tij, ai nuk i qortoi me fjalë të rënda, u foli ngadalë e butë dhe ashtu i përfitoi zemrat e tyre që të jenë tok pas thirrjes së tij. Besimtarët duhet t'ia falin gabimin njëri-tjetrit, për çdo çështje duhet të konsultohen mes vete, e duhet të jenë edhe të bindur se ndihma vjen vetëm prej Allahut. Preja e luftës ndahet sipas udhëzimeve të caktuara nga Zoti, e jashtë normave të caktuara nuk veproi asnjë pejgamber, e as Muhammedi. Ky ajet u shpall lidhur me një petk të kadifës që humbi në luftën e Bedrit, e tradhtarët pëshpëritën se mos e ka marrë Pejgamberi, por rreth shpalljes së tij ka edhe mendime tjera.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 3:159–3:164
Allahu i Lartësuar i drejtohet me këtë mesazh Profetit të Tij të dashur, duke i
kujtuar mirësinë e madhe që i dhuroi atij dhe besimtarëve, së bashku me të. Ai i dhuroi Profetit një zem ër të butë dhe të dhembshur. Prej mëshirës s ë Allahut, Profeti ishte i butë, i mëshirshëm me besimtarët dhe umetin e tij; me ata të cilët e ndoqën pas, duke iu bindur urdhëresave t ë tij. S ërish prej mirësis ë së Allahut të Lartësuar, ai bisedonte me ta me fjalë të zgjedhura, të ngrohta dhe të përzemërta. Allahu i Lartësuar thotë: - Në sajë të mëshirës së Allahut, ti u solle me butësi me ta. - Butësia, sjellja e mir ë dhe mëshira që tregon me besimtarët, është dhunti nga Allahu i Madhëruar. Hasen el Basri ka thënë: “Ky ishte morali i Profetit, moral me të cilin ishte vetë Allahu që e pajisi dhe e dërgoi ndër njerëz.” Ky ajet i mrekullueshëm është i ngjashëm me ajetin tjetër të Allahu të Madhëruar: “Juve ju ka ardhur një Profet nga gjiri juaj. Atij i vjen rëndë për vuajtjet tuaja, sepse ai e dëshiron fort rrugën e drejtë për ju. Për besimtarët, ai është shumë i ndjeshëm dhe shumë i mëshirshëm.” [Teube 128]. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do largoheshin prej teje. - Pra, nëse do të ishe fjalëkeq e zemërngurtë me ta, ata do të largoheshin prej teje dhe do të të braktisnin, por ishte Allahu i Madhëruar që i mblodhi ata rreth teje. Ai bëri që ti të silleshe butë me ta, për t’i afruar zemrat e tyre. Abdullah Ibn Amri ka thënë: “Unë e kam parë përshkrimin e Profetit të Allahut në librat e shkuar që ka zbritur Allahu i Lartësuar. Ndër të tjera, në to thuhet: “Ai nuk është i vrazhdë e dhe nuk e ngre zërin nëpër tregje . Ai nuk i përgjigjet të keqes me të keqe, por fal dhe toleron shumë.” - Fali dhe kërko falje (nga Allahu) për ta! Këshillohu me ta për të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetju Allahut! Allahu i do ata që i mbështeten Atij. - Për këtë arsye, Profeti i Allahut ﷺ këshillohej gjithmonë me sahabët për çdo ngjarje dhe për çdo situatë që krijohej. Këtë ai e bënte për të kënaqur zemrat e tyre, por edhe për t’i inkurajuar, që të gjallëroheshin në aktivitetin e tyre. Kështu, Profeti ﷺ u këshillua me ata në lidhje me Betejën e Bedrit dhe vendimin për të shkuar dhe për të marrë karvanin e Ebu Sufjanit. Ata iu përgjigjën: “O i Dërguari i Allahut, edhe po të na kërkoje që t’i hynim detit bashkë me ty, ne do ta kalonim atë bashkë me ty. Edhe sikur të udhëtoje në tokat më të shkreta dhe më të rrezikshme, ne do të të ndiqnim pas! Ne kurrë nuk kemi për të thënë ty ashtu si populli i Musait, që i tha atij: “Shko ti dhe Zoti yt dhe luftoni, ndërsa ne do të presim këtu!” Ne po të themi: “Shko, se edhe ne do të jemi bashkë me ty! Ne do të jemi përpara teje, nga e djathta jote dhe nga e majta jote! Ne do të luftojmë dhe do të japim jetën bashkë me ty.” Profeti ﷺ u këshillua me popullin edhe për Betejën e Uhudit: a të qëndronte brenda në Medinë apo të dilte dhe të luftonte kundër armikut jashtë Medinës? Në këtë rast, shumica e tyre i dhanë mendimin për të luftuar jashtë Medinës, dhe ai ashtu vendosi. Profeti ﷺ u këshillua me ta edhe rreth luftës së Ahzabit dhe marrëveshjes për të marrë një të tretën e frutave të Medinës. Sad Ibn Muadhi dhe Sad Ibn Ebu Ubadeh e refuzuan këtë propozim, dhe Profeti ﷺ hoqi dorë prej tij. Ai u këshillua me ta edhe në rastin e Hudejbijes, kur u hodh ideja që t’i sulmonte befasisht idhujtarët në shtëpitë e tyre, por Ebu Bekër Sidiku tha: “Ne nuk kemi ardhur për të luftuar me asnjë, porse kemi ardhur që të bëjmë umre...” Profeti ﷺ e pranoi mendimin e tij dhe ashtu vendosi, pra, që të mos luftonte. Po kështu edhe në ngjarjen e shpifjes kundër Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!), kur Profeti ﷺ tha: 589 . “Më thoni, o muslimanë, si të veproj me ata njerëz të cilët fyen dhe shpifën kundër familjes time? Betohem në Allah se nuk di për familjen time asnjë të keqe! Gjithashtu, ata e akuzojnë në lidhje me dikë, të cilin, për Zotin, e njoh vetëm për mirë!” Kështu, Profeti këshillohej me ta në lidhje me çështjet e luftërave, por edhe për çështje të tjera. Ibn Maxhe sjell hadithin nga Ebu
Hurejrah se Profeti ﷺ ka thënë: 590. “Ai që këshillohet është i sigurt.” Ibn Maxheh sjell edhe hadithin nga Xhabiri se Profeti i Allahut ka thënë " 591. “Nëse dikujt i kërkon këshillë vëllai i tij, le ta këshillojë dhe t’i japë mendim atij!” Më pas, Allahu i Lartësuar thotë: “...e kur të vendosësh, atëherë mbështetju Allahut!” Pra, pasi të këshillohesh me ta për çështje të ndryshme dhe vendos se si do të veprosh, atëherë mbështetju Allahut dhe vazhdo realizimin e saj! Dije se “Allahu i do ata që i mbështeten Atij.” Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Nëse ju ndihmon Allahu, atëherë nuk ka kush që mund t’ju mposhtë. Por nëse Ai ju lë pa ndihmë, atëherë kush është ai që mund t’ju ndihmojë?! - Ky ajet është i ngjashëm me një ajet që u shpjegua më përpara, dhe pikërisht: “Allahu e zbriti atë ndihmë si përgëzim për ju dhe që zemrat tuaja të qetësoheshin me të. Ndihma vjen veçse prej Allahut, Ngadhënjimtarit, të Urtit.” [Al Imran 126]. Në vijim, Allahu i Lartësuar i urdhëron ata për mbështetje të plotë tek Ai, duke u thënë: Pra, vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët. - Është e pamundur që një profet të përvetësojë diçka padrejtësisht (nga plaçka e luftës). - Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Ibn Abasi, që tregon: “Pas luftës së Bedrit, disa që vërejtën se në plaçkën e luftës mungonte një katife (robë), thanë: “Ndoshta e ka marrë Profeti i Allahut...” Por Allahu i Lartësuar zbriti ajetin dhe tha: “Është e pamundur që një profet të përvetësojë diçka padrejtësisht (nga plaçka e luftës). ” Pra, nuk i takon një profeti që të marrë tinëz diçka nga plaçka e luftës. Kjo është një deklaratë nga Allahu i Lartësuar, që tregon pastërtinë e Profetit ﷺ nga çdo lloj tradhtie dhe pabesie, qoftë në ndarjen e plaçkës së luftës, qoftë në çdo aspekt tjetër. - Çdokush që përvetëson diçka padrejtësisht, Ditën e Kijametit do të vijë i ngarkuar me atë që ka marrë. - Ky është një kërcënim i ashpër dhe një premtim i sigurt për ndëshkimin e të gjithë atyre që bëjnë këtë padrejtësi. Edhe në Sunetin profetik, ndalesa e një vepre të tillë paraqitet në hadithe të shumta. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Malik el Eshxhai se Profeti ﷺ ka thënë: 592 . “Padrejtësia më e rëndë dhe vjedhja më e madhe për Allahun është ajo e një llëre tokë. Janë dy burra që polemizojnë rreth një toke ose rreth një shtëpie dhe hapësirës së saj dhe njëri prej tyre merr një llërë tokë padrejtësisht nga tjetri. Nëse ai e merr këtë tokë padrejtësisht, ka për t’ia mbështjellë Allahu rreth qafës shtatë toka në Ditën e Gjykimit.” Një hadith tjetër e sjell hadithin imam Ahmedi nga El -Musteurid Ibn Shedadi, i cili rrëfen: “E kam dëgjuar Profetin e Allahut që të thotë: 593. “Ai që merr në përgjegjësi ose i ngarkohet në përgjegjësi një punë nga ana jonë dhe nuk ka shtëpi, le të marrë shtëpi; nëse nuk ka grua, le të martohet; nëse nuk ka shërbëtor, le të marrë shërbëtorë; nëse nuk ka kafshë pune, le të marrë kafshë pune dhe ai që merr më shumë se kaq, atëherë ai është “ galin”, domethënë, ka marrë më shumë sesa i takon, padrejtësisht.” Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Humejd El -Saidiji, cili tregon: 594 . Njëherë, Profeti ﷺ caktoi një burrë nga Uzdi, i cili quhej Ibn El -Lutebije, për të mbledhur zekatin. Kur ai erdhi për të dorëzuar atë që kishte mbledhur, tha: “Kjo është për ju, ndërsa kjo më është dhuruar mua.” Atëherë, Profeti ﷺ u ngrit në mimber dhe tha: “Si është puna me disa administratorë, që ne i dërgojmë për të punuar, dhe pastaj thonë: “Kjo është për ju, kurse kjo më është dhuruar mua.”? Le të rrinë në shtëpinë e të atit dhe të ëmës dhe le të shohin a do t’i jepet dhuratë apo nuk do t’i jepet! Betohem për Atë në dorën e të Cilit është shpirti im! Çdokush nga ju që merr diçka në këtë mënyrë, Ditën e Kijametit ajo do të varet në qafën e tij. Nëse i është dhuruar deve, atëherë ajo do të pëllasë; nëse është lopë, ajo do të ketë huar (zëri i lopës) ; nëse është dele, do të blegërijë.” Pastaj i ngriti duart lart aq shumë, sa ne mund të shihnim bardhësinë e
sqetullave të tij, dhe tha: “O Zot! A e përcolla qartë?!” Këtë e tha tri herë.” Këtë hadith e kanë nxjerrë Buhariu dhe Muslimi prej hadithit të Sufjan Ibn Ujejnes. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Hurejra, që tregon: 595. “Një ditë, Profeti i Allahut u ngrit dhe foli për vjedhjen e plaçkës së luftës, duke na treguar se sa gjynah i madh dhe i dënueshëm është. Pastaj tha: “Askush të mos më vijë Ditën e Gjykimit duke patur të varur në qafë një deve, e cila pëllet dhe pastaj të më thotë: ‘O i Dërguar i Allahut, të lutem më ndihmo dhe më shpëto!” Sepse unë do t’i them atë ditë: “Nuk kam aspak mundësi të të ndihmoj tek Allahu për asgjë! Unë tashmë ta kam përcjellë mesazhin e Zotit!” Askush të mos më vijë Ditën e Kijametit duke patur të varur në qafë kalë, që hingëllin, dhe të më thotë: “O i Dërguari i Allahut, më ndihmo!” Sepse unë do t’i them atë ditë: “Nuk kam aspak mundësi të të ndihmoj tek Allahu për asgjë!Unë tashmë ta kam përcjellë mesazhin e Zotit!” Askush të mos më vijë Ditën e Kijametit duke patur të varur në qafë flori dhe argjend dhe të më thotë: ‘O i Dërguar i Allahut! Të lutem, më ndihmo dhe më shpëto!” Sepse unë do t’i them atë ditë: “Nuk kam aspak mundësi të të ndihmoj tek Allahu për asgjë! Unë tashmë ta kam përcjellë mesazhin e Zotit.” Këtë hadith e sjellin Buhariu dhe Muslimi prej Ebu Hajanit. Kurse Umer Ibn Shuajbi sjell hadithin nga i ati, dhe ky nga gjyshi i vet, se Profeti i Allahut ka thënë: 596 . “Kthejeni edhe perin dhe gjilpërën (e vjedhur), sepse vjedhja do të jetë turp, zjarr dhe çnderim në Ditën e Gjykimit, për ata që e bëjnë." - Çdo njeriu do t’i jepet ajo që vetë e ka fituar, pa iu bërë asnjë lloj padrejtësie. - Ebu Bekër Ibn Merdeuejhi përcjell nga Burejdete se Profeti ﷺ ka thënë: 597. “Nëse hedh një gur në Xhehenem, ai do të vazhdojë të bjerë në të për 70 vjeshta (vite) rresht, derisa të kapë fundin e tij. Në Ditën e Gjykimit, ai që ka marrë vjedhurazi diçka nga plaçka e luftës do të hidhet në Xhehenem së bashku me sendin që ai e ka marrë padrejtësisht, dhe do t’i thuhet: ‘Shko dhe sille tani!’. Për këtë flet fjala e Allahut të Lartësuar: “...do të vijë i ngarkuar me atë që ka marrë ." Ebu Daudi sjell hadithin nga Sumrate Ibn Xhundubi, i cili ka thënë: 598 . “Kur Profeti i Allahut fitonte ndonjë plaçkë lufte, urdhëronte Bilalin që të lajmëronte njerëzit, mblidhte të gjithë plaçkën e mbledhur nga ata, pastaj e ndante atë në 5 pjesë dhe e shpërndante. Njëherë, pasi lajmëroi Bilali, erdhi një burrë me disa frerë të thurur prej leshi dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, këto i morëm nga plaçka e luftës.” Profeti i tha: “A e dëgjove thirrjen e Bilalit?” Këtë ia përsëriti tri herë. Ai u përgjigj: “Po.” - “Atëherë, pë rse nuk erdhe?” - tha Profeti . Ai filloi të justifikohej, por Profeti i tha: “Jo. Ti do të vish me atë plaçkë në Ditën e Kijametit dhe unë nuk kam për ta pranuar!” - A është i njëjtë ai që i bindet Allahut dhe që kërkon kënaqësinë e Tij, me atë që meriton veç zemërimin e Allahut dhe që e ka strehimin në Xhehenem?! Ai është përfundimi më i keq. - Ai njeri i cili respekton Sheriatin e Zotit, duke merituar kështu kënaqësinë dhe shpërblimin e Allahut dhe duke shpëtuar nga ndëshkimi i Tij, nuk mund të jetë njëlloj kurrsesi me atë që meriton zemërimin e Allahut, nga i cili nuk mund të shpëtosh. Ai shkon në Xhehenem, i cili është vendi më i keq. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar, kur thotë: “Atëherë, a është i njëjtë ai që e di se ajo që t’u shpall nga Zoti yt është e vërtetë, me atë që është i verbër? Vetëm njerëzit e mençur e kuptojnë (qortimin).” [Rad 19]. - Ata kanë dallim (në gradat e tyre) tek Allahu. - Kështu, si të mirët, ashtu dhe të këqijtë do të jenë në grada të ndryshme tek Allahu i Lartësuar. Gradat e të mirëve do të jenë në Xhenet, ndërsa nivelet e të këqijëve dhe zullumqarëve do të jenë në Xhehenem. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar kur thotë: “Të gjithë ata do të kenë gradën e merituar, sipas asaj që kanë punuar. Shpërblimi për veprat e tyre do t’u jepet i plotë e nuk do t’u bëhet asnjë padrejtësi.”
[Ahkaf 19]. Ndërsa këtu Allahu i Lartësuar thotë: - Allahu sheh mirë se çfarë bëjnë ata. - Prandaj do t’ua japë plotësisht me drejtësi shpërblimet e tyre. - Është e vërtetë se Allahu u ka falur besimtarëve një mirësi të madhe, kur ndër ta dhe nga mesi i tyre, dërgoi një Profet, që t’u lexonte ajetet e (shpalljes së) Tij, që t’i dëlirësonte dhe që t’u mësonte Librin dhe Urtësinë, kurse më parë ata ishin krejtësisht të humbur. - Allahu iu dërgoi një profet nga lloji i tyre dhe të ngjashëm me ta, që ata të mund të komunikonin me të, ta pyesnin, të uleshin dhe të diskutonin me të dhe të përfitonin prej udhëzimit që ai solli nga Zoti i Lartësuar. Ky ngjan me ajetin tjetër, ku Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaj: “Unë jam veçse një njeri, sikurse edhe ju. Mua më shpallet se Ai që meriton adhurimin tuaj është Allahu Një dhe i Vetëm. Prandaj i qëndroni besnikë Atij dhe kërkoni falje prej Tij! Mjerë për ata, që adhurojnë zota të tjerë veç Tij, që nuk e japin zekatin dhe mohojnë edhe jetën tjetër.” [Fussilet 6 , 7]. Kështu, ishte bamirësi e Allahut të Lartësuar që profeti i dërguar ndër ta të ishte nga mesi i tyre dhe pjesë e tyre, në mënyrë që ata të mund të flisnin e të komunikonin lirshëm me të, derisa të kuptonin mirë mesazhin e Zotit, të përcjellë prej tij. Allahu i Lartësuar thotë: “...dërgoi një Profet, që t’u lexonte ajetet e (shpalljes së) Tij, që t’i dëlirësonte dhe që t’u mësonte Librin dhe Urtësinë...”. Ai e dërgoi këtë Profet që t’u lexonte njerëzve ajetet e Kur 'anit, dhe t’i pastronte ata, pra, t’i urdhëronte për të mira e t’i largonte nga të këqijat, në mënyrë që shpirtrat e tyre të lartësoheshin dhe të dëlirësoheshin nga çdo cilësi e ulët e ves i keq, që i karakterizonte ata gjatë kohës kur ishin idhujtarë, të paditur dhe të zhytur në injorancën para Islamit. Ky Profet do t’u mësojë Librin dhe Urtësinë, Kur 'anin dhe Sunetin, në një kohë kur, para dërgimit të tij, ata ishin në një humbje të qartë. Ata ishin në humbje, e dukshme për gjithësecilin që i shikonte se si jetonin dhe vepronin.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 3:162–3:163
- “A është i njëjtë ai që i bindet Allahut dhe që kërkon kënaqësinë e Tij, me atë që meriton veç zemërimin e Allahut dhe që e ka strehimin në Xhehenem?! Ai është përfundimi më i keq. ” - Allahu i Lartësuar na tregon se tek Ai nuk konsiderohen njëlloj, si ai që synon kënaqësinë e Tij dhe punon për këtë qëllim, edhe ai që është zhytur në gjynahe dhe bën vepra që e zemërojnë të Madhëruarin. Këta nuk mund të jenë të barabartë në gjykimin e Allahut. Urtësia dhe drejtësia e Allahut të Lartësuar nuk e lejon që ata të konsiderohen dhe të shpërblehen njëlloj. Madje edhe logjika e shëndoshë njerëzore nuk e pranon shenjën e barazimit mes këtyre dy kategorive në gjykim dhe shpërblim. Ja se si thotë i Lartësuari në disa ajete të tjera kur’ânore: “A mos është një besimtar njëlloj me atë që ndodhet jashtë rrugës? Jo, këta nuk janë të barabartë. Për sa u përket atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, ata, për hir të veprave që bëjnë, kanë si vendpritje Xhenetin. Ndërsa ata që nuk e respektojnë Allahun, kanë si skutë të tyre Zjarrin. Sa herë që do të tentojnë të dalin nga ai, do të kthehen sërish brenda dhe do t’u thuhet: “Shijojeni dënimin e Zjarrit, që ju e konsideronit gënjeshtër”. [Sexhde 18 - 20]. “ A do t’i konsiderojmë keqbërësit njëlloj si muslimanët? Ç’është me ju? Si gjykoni ashtu?! A mos keni ndonjë libër, nga i cili mësoni se ju do të keni atje çfarë të dëshironi?! A mos keni ndonjë zotim të madh prej Nesh, që vazhdon deri në Kijamet, se do ta arrini atë që gjykoni dhe dëshironi?!” [Kalem 35 -39]. “Ne nuk e krijuam qiellin dhe tokën dhe ç'ka mes tyre, pa qëllim . Kështu mendojnë ata që nuk besojnë. Mjerë ata që nuk besojnë nga Zjarri (i Xhehenemit). ” Mos vallë, do t’i trajtojmë njëlloj ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira me ata që bëjnë shkatërrime në tokë? Apo mos vallë do t’i konsiderojmë njëlloj si të devotshmit dhe ata që janë gjynahqarë?” [Sad 27, 28]. Pastaj thotë i Lartësuari: - “Ata kanë dallim (në gradat e tyre) tek Allahu.” - Të gjithë këta janë me grada të ndryshme tek Allahu i Lartësuar, në varësi të punëve që bëjnë. Ata që ndjekin udhëzimin e drejtë, për kënaqësinë e
Allahut të Lartësuar, dhe që rendin të arrijnë gradat e larta dhe shtëpitë e mrekullueshme në Xhenet, ata kanë për të marrë si dhuratë nga Allahu i Lartësuar shumë mirësi të Tij, në varësi të veprave që kryejnë në këtë dynja. Ndërsa ata që ndjekin rrugët të cilat zemërojnë Allahun e Lartësuar, ata janë duke rendur drejt shtresave më të ulëta të Xhehenemit, në varësi të veprave që po kryejnë. Këtu duhet kujtuar vazhdimisht se Ai që i vështron, regjistron dhe i gjykon veprat e njerëzve është Allahu i Lartësuar, i Gjithëditur dhe i Drejtë: - “Allahu sheh mirë se çfarë bëjnë ata. ” - Ai vështron gjithçka që bëjnë ata. Atij nuk i fshihet asgjë nga veprat e tyre. Allahu është i Gjithëdituri, i Cili i di ato imtësisht dhe i ka shkruar në Leuhi Mahfudh. Përveç kësaj, Ai ka ngarkuar disa nga melekët e Tij, të cilët janë besnikë në detyrën e ngarkuar, që të shkruajnë me përpikmëri çdo vepër të robve të Tij.