قُلۡ أَطِيعُواْ ٱللَّهَ وَٱلرَّسُولَۖ فَإِن تَوَلَّوۡاْ فَإِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ ٱلۡكَٰفِرِينَ
Thuaj: "Bindjuni All-llahut dhe të dërguarit, e nëse ata refuzojnë, atëherë All-llahu nuk i do pabesimtarët "!*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në ajetet e para u argumentua, se Zoti është një, se Muhamedi është i Dërguar i Tij, se e vetmja fe e drejtë është Islami, e në këto ajete vërtetohet se çdo çështje është në Dorën e Zotit, Ai lartëson kë të dojë dhe përul kë të dojë, prandaj si Pejgamberi a.s. ashtu edhe besimtarët duhet t’i drejtohen për ndihmë vetëm Atij, duke forcuar kështu bindjen e besimit në radhët e besimtarëve. Të futurit e natës në ditë dhe të ditës në natë do të thotë: marrja e njërës prej tjetrës, zgjatja e njërës në tjetrën gjatë ndryshimit të stinëve. Në këtë fenomen sytë e zemrës së njeriut gati e shohin Dorën e Allahut tek i vë në lëvizje trupat qiellorë, duke e ndriçuar vendin e errët, kurse të ndritshmin e errëson. Këtë nuk mund ta bëjë njeriu. Kjo nuk ndodh rastësisht. Këtë qarkullim të padukshëm e dirigjon Dora e Fuqiplotit, e Krijuesit, e Mëshiruesit. E tillë është edhe çështja e jetës dhe e vdekjes. Për çdo moment nëpër të cilin kalon i gjalli, vdekja bën një hap përpara. Ky është një sinjal për mendjen e njeriut, që di të mendojë. Miqësia me të tjerët është e lejuar në raste të nevojshme, por me kusht që ajo të mos shkojë në dëm të palës së vet besimtare. Qëllimet dhe motivet Zoti i di. Pendimi në Ditën e Kijametit për veprën e keqe është i kotë, për të duhet penduar sa jemi gjallë. Sinqeriteti i besimit ndaj Allahut manifestohet nëpërmjet zbatimit të traditës së Pejgamberit a.s., i cili është kumtues dhe sqarues i porosive të Tij.