مِن قَبۡلُ هُدٗى لِّلنَّاسِ وَأَنزَلَ ٱلۡفُرۡقَانَۗ إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ لَهُمۡ عَذَابٞ شَدِيدٞۗ وَٱللَّهُ عَزِيزٞ ذُو ٱنتِقَامٍ
Udhërrëfim për njerëz, e zbriti edhe Furkanin (dalluesin e së vërtetës nga gënjeshtra). S'ka dyshim se ata që mohojnë argumentet e All-llahut i pret ndëshkimi i rreptë. All-llahu është ngadhënjyes, shpagimtar.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Derisa Zoti domosdoshmërisht duhet të jetë i përjetshëm dhe të komandojë gjithnjë me tërë ekzistencën, Ai nuk mund të jetë njeri me jetë të përkohshme, siç ishin pejgamberët në mesin e të cilëve edhe Isai. Kur shpalleshin pjesë të kësaj kaptine ende nuk kishte përfunduar zbritja e tërë Kuranit, prandaj Zoti i thotë Muhamedit: Ta zbret... Shpalljet nga Zoti janë mëshirë, janë rregulla e dispozita, sipas të cilave njerëzit duhet ta programojnë jetën, sjelljet dhe marrëdhëniet e tyre me të tjerët. I tillë ka qenë Tevrati e pas tij Inxhili, e edhe Kurani. Derisa u besua për Tevratin dhe Inxhilin, se janë shpallje nga Zoti, pse të mos besohej Kurani, i cili vërteton shpalljet e mëparshme. Pra nuk ekzistojnë fakte për mohimin e tij, dhe urrejtja pse ky zbuloi devijimet që janë bërë në shpalljet e para, nuk është e udhës, e as me vend, prej kujtdo qoftë ajo.