3. Ali Imran · ajete 51–54

سورة آل عمران
51

إِنَّ ٱللَّهَ رَبِّي وَرَبُّكُمۡ فَٱعۡبُدُوهُۚ هَٰذَا صِرَٰطٞ مُّسۡتَقِيمٞ

‘Innall-llahe rabbi we rebbukum fa’buduhu hadha siratun mustekimun

All-llahu është Zoti im dhe Zoti juaj. Adhurojeni Atë; kjo është rrugë e drejtë!*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pas tregimit për lindjen e Jahjasë nga një plak e një plakë të shtyrë në moshë, gjë që sipas rregullave të natyrës ishte rast i jashtëzakonshëm, Kurani na rrëfen për një rast edhe më të jashtëzakonshëm, për lindjen e Isait pa babë. Me këtë refuzon bindjet e gabuara rreth Isait, të cilat në atë kohë mbretëronin. Përmendet se atë e lindi Merjemja, se ai ishte foshnjë në djep, se i thirri njerëzit në besim edhe kur ishte në moshë të vogël, e të gjitha këto dokumentojnë, se ai ishte pejgamber dhe njeri, e jo zot. Merjemja është gruaja më e lavdishme në përgjithësi nga gratë e botës, sepse asnjë grua në botë nuk ka përjetuar një lindje si ajo. Isai quhet edhe “fjalë”, sepse ishte i krijuar me dëshirën e Zotit nëpërmjet fjalës “kun” (bëhu). Fjala “Mesih” është epitet i Isait e do të thotë: i pamëkat, i bekuar. Të folurit e Isait si foshnje në djep, përveç që ishte mrekulli, kishte si qëllim mbrojtjen e nderit të nënës nga shpifjet, që i bënin jehuditë. Këtu janë përmendur katër mrekulli të Isait: shpezët nga balta, shërimi i të verbërve dhe të sëmurëve nga lebroza, ngjallja e të vdekurve dhe lajmërimi për ushqimin e ngrënë dhe të depozituar. Isai i thërret njerëzit të besojnë po atë Zot, të cilin e besonte edhe vetë, dhe u jepte të kuptojnë se ai (Isai) nuk ishte zot, ajo ishte rrugë e gabuar, rruga e drejtë është besimi në një Zot xh. sh..
52

۞ فَلَمَّآ أَحَسَّ عِيسَىٰ مِنۡهُمُ ٱلۡكُفۡرَ قَالَ مَنۡ أَنصَارِيٓ إِلَى ٱللَّهِۖ قَالَ ٱلۡحَوَارِيُّونَ نَحۡنُ أَنصَارُ ٱللَّهِ ءَامَنَّا بِٱللَّهِ وَٱشۡهَدۡ بِأَنَّا مُسۡلِمُونَ

Felemma ‘ehesse ‘isa minhumul-kufre kale men ‘ensari ‘ila Ellahi kalel-hewarijune nehnu ‘ensaru Ellahi ‘amenna billahi we esh/hed bi’enna muslimune

E kur e kuptoi Isai vendosmërinë e tyre në mosbesim (dhe qëllimin që ta mbysin), tha: "Kush janë ndihmëtarët e mi për në rrugë të All-llahut"? Havarijjunët thanë: "Ne jemi ndihmëtarë të fesë së All-llahut, ne i besuam All-llahut, e ti dëshmo për ne se jemi muslimanë (të bindur, të dorëzuar)"!

53

رَبَّنَآ ءَامَنَّا بِمَآ أَنزَلۡتَ وَٱتَّبَعۡنَا ٱلرَّسُولَ فَٱكۡتُبۡنَا مَعَ ٱلشَّٰهِدِينَ

Rebbena ‘amenna bima ‘enzelte we etteba’na er-resule faktubna me’a esh-shahidine

Zoti ynë, ne e besuam atë që e zbrite (shpalljen), e pasuam të dërguarin (Isain), pra shënona bashkë me ata që dëshmojnë (besimin e drejtë) "!

54

وَمَكَرُواْ وَمَكَرَ ٱللَّهُۖ وَٱللَّهُ خَيۡرُ ٱلۡمَٰكِرِينَ

We mekeru we mekerel-lahu wel-lahu hajrul-makirine

E, ata (jehuditë) i kurdisën një dredhi (mbytjen e Isait), All-llahu iu kundërvu dredhisë së tyre, All-llahu është asgjësuesi më i fuqishëm kundër atyre që bëjnë dredhi.