رَبَّنَآ إِنَّكَ جَامِعُ ٱلنَّاسِ لِيَوۡمٖ لَّا رَيۡبَ فِيهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُخۡلِفُ ٱلۡمِيعَادَ
Rebbena ‘inneke xhami’u en-nasi lijewmin la rejbe fihi ‘innall-llahe la juhliful-mi’ade
"Zoti ynë Ti je ai që në një ditë do t'i tubosh njerëzit, ditë që për të cilën nuk ka dyshim. All-llahu nuk e shkelë premtimin e vet".*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Allahut nuk mund t’i fshihen deformimet që janë bërë ose që bëhen në shpalljet e Tij. Nuk mund t’i fshihen, as përpjekjet e atyre, që disa ajete të paqarta të Kuranit t’i interpretojnë sipas dëshirës apo interesit të tyre, e të shkaktojnë polemika ndërmjet besimtarëve. Në përgjithësi ajetet e Kuranit kanë kuptim të qartë, por ka disa që kuptimi i tyre nuk është krejt i qartë, siç janë simbolet në fillim të disa kaptinave etj. Ajete të tilla quhen muteshabih, që do të thotë: nuk është i qartë qëllimi, ngase flitet në mënyrë të përgjithshme. Më gjerësisht për citatet e Kuranit flet shkenca e Usuli Fikhut.