30. Rum · Ajeti 20 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 30:20–30:32

Nga faktet që dokumentojnë për fuqinë e përsosur dhe për madhërinë e pakufishme të Zotit i janë: krijimi i njeriut të parë prej dheut, e pastaj përmes proceseve të zhvillimit: krijimi i njerëzve i që veprojnë në lëmenjë të ndryshëm të jetës së tyre, që janë të dalluar nga dituria, bukuria, pasuria fatbardhësia etj: krijimi i gjinisë tjetër prej llojit të njeriut: krijimi i qiejve e i tokës, i njerëzve të gjuhëve të ndryshme dhe të racave të ndryshme, i natës për gjumë e i ditës për punë, i vetëtimës I që të mbjellë frikën e rrufesë dhe shpresë për shi, i stabilizimit të qiejve e tokës, e edhe i ringjalljes i pas vdekjes. Pas të gjitha këtyre fakteve, të cilat argumentojnë sundimin e Zotit ndaj çdo sendi, idhujtarët nuk qenë në gjendje ta kuptojnë ringjalljen, edhe pse në sy të njeriut duket më e vështirë i shpikja e parë se sa përsëritja, por për Zotin nuk ka kurrfarë vështirësie. Njerëzit vetë nuk do të pranonin që robi të jetë i barabartë me zotëriun, e si u merr mendja që krijesat, çfarëdo qofshin, t'i konsiderojnë për zota dhe t'ia barazojnë Zotit" i Duhet lënë manash bestytnitë e injorantëve, e duhet përqëndruar fuqishëm në fenë e Allahut, i i e cila është natyrë e lindur për çdo njeri, pra feja islame është natyrë e njeriut, e derisa të gjithë njerëzit janë të krijuar të një natyre, atëherë është fe për të gjithë dhe, sikur njeriu të mos nxitej nga dikush për ndonjë rrugë tjetër, ai vetvetiu do ta përqafonte fenë e vet në të cilën është i lindur, i prirur, fenë islame.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 30:20–30:21

- “Nga argumentet e Tij është edhe ky, që Ai ju krijoi prej dheu, dhe pastaj ju u shtuat popuj, që jeni shpërndarë nëpër Tokë.” - Prej argumenteve që tregojnë madhështinë dhe pushtetin absolut të Allahut është edhe fakti që Ai krijoi atin tuaj të parë, Ademin (a.s.), prej dheu. Pastaj, ju u shumuat në popuj të shpërndarë gjithandej nëpër Tokë. Origjina e krijimit tuaj është prej dheu, pastaj Allahu i Madhëruar, më i miri Krijues, vendosi që shumimi dhe vazhdimësia e jetës suaj të bëhet nëpërmjet një lëngu të përçmuar, i cili hidhet në barkun e nënës. Më pas, ai bëhet si gjak i mpiksur, që varet në muret e barkut, pastaj ajo shndërrohet në një copë si kafshatë mishi e përtypur. Më tej shndë - rrohet në një skelet kockor, që i ngjan formës së njeriut. Pastaj i Lartësuari i vesh ato kocka me mish. Më pas, Ai urdhëron melekun që të fryjë në këtë krijesë shpirtin, dhe kështu ai kthehet në një krijesë, që ka aftësinë e dëgjimit dhe shikimit. Pastaj, kjo krijesë e re del nga barku i nënës së vet, ashtu, i vogël, aq i dobët në forcën dhe lëvizjet e tij. Sa më shumë kalon koha, aq më shumë zhvillohen fuqitë dhe aftësitë e tij, lëvizjet dhe dhuntitë, derisa bëhet i aftë të ndërtojë qytete e kështjella, të udhëtojë në skajet më të largëta të tokës, të lundrojë në oqeane, të fitojë e mbledhë pasuri. Ai ka mençuri, dinakëri, aftësi për të menduar, analizuar, për të përftuar dituri e përvojë. Ai ka aftësi për të zgjeruar njohuritë dhe mirësitë, si ato që kanë lidhje me dynjanë, ashtu edhe ato që kanë lidhje me ahiretin. Allahu i jep çdokujt me urtësinë dhe diturinë e Tij. I Lavdëruar, i Madhëruar dhe i Dëlirë nga çdo mangësi është Allahu, që i krijoi krijesat, i nënshtroi e udhëzoi, u mësoi jetën dhe arritjen e mirësive, por edhe i bëri të larmishën e të ndryshëm në diturinë, aftësitë, arsyen e logjikën që u dhuroi; i bëri të larmishëm në bukurinë apo shëmtinë, në pasurinë apo varfërinë, në lumturinë e dëshpërimin që meritojnë. Imam Ahmedi sjell një hadith nga Ebu Musa, se Profeti i Allahut ka thënë: 2057. “Allahu i Madhëruar e krijoi Ademin prej një grushti dhé, që e mblodhi nga e gjithë Toka. Kështu, bijtë e Ademit erdhën në varësi të tokës, nga e cila u morën. Prej tyre ka të kuq, të bardhë, të zinj dhe mes këtyre ngjyrave. Midis tyre ka të ligj e të mirë.” . Hadithin e sjell Ebu Daudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hasen sahih.

- “Nga argumentet e Tij është edhe ky, që Ai krijoi për ju bashkëshorte nga lloji juaj, që të gjeni prehje tek ato dhe bëri që mes jush të ketë dashuri dhe mëshirë.” - Ai krijoi femrën për ju dhe nga lloji juaj njerëzor, që të jetë bashkëshortja e burrit. I Lartësuari thotë “... që të gjeni prehje tek ato ...” Gjithashtu thotë në një ajet tjetër: : “Është Allahu Ai që ju krijoi nga një njeri i vetëm (Ademi), prej të cilit krijoi edhe bashkëshorten e tij (Havanë), për të gjetur qetësinë tek ajo.” [Earaf 189]. Domethënë, ka për qëllim Havanë, që Zoti e krijoi prej brinjës më të shkurtër të krahut të majtë të Ademit. Nëse i Madhëruari do t’i bënte njerëzit vetëm meshkuj ose të bënte që femra me të cilën do të shumohej lloji njerëzor të ishte nga lloj tjetër krijesash, xhindë apo kafshë, nuk do të ishte ky afrim dhe prirje e ndërsjelltë mes tyre, përkundrazi ata do të largoheshin nga njëri - tjetri. Gjithashtu, është prej mëshirës së Allahut që vendosi mes tyre dashuri e mëshirë të ndërsjelltë. Kështu, burri e mban femrën, gruan e tij, ose nga dashuria e prirja e fortë drejt saj, ose nga mëshira, dhembshuria e kujdesi për të. Mes tyre është dëshira e ndërsjelltë për fëmijë, nevoja për njëri -tjetrin, ndjenjat për njëri -tjetrin etj., që Zoti i ka vendosur në qenien e tyre. - Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë. - A nuk tregojnë këto për pushtetin, diturinë, mëshirën e urtësinë e plotë të Zotit të gjithësisë?

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 30:20–30:25

- Nga argumentete Tij është edhe se Ai ju krijoi prej dheu... - Në këtë ajet, i Allahu i Lartësuar na tregon shenjat dhe argumentet që tregojnë se Ai është i Vetmi që meriton adhurimet e njerëzve dhe na tregon madhështinë e Tij të plotë dhe absolute; na tregon se ajo që ndodh në gjithësi është vullneti i Tij dhe nën pushtetin dhe mbretërimin e Tij të plotë. Ai na tregon sa i bukur është krijimi dhe përkujdesja e Tij, sa e gjerë është mëshira, bamirësia dhe bujaria e Tij. Ai thotë:"Ai ju krijoi prej dheu..." Kështu ishte krijimi i njeriut të parë, Ademit (a.s), nga i cili do të dilte i gjithë lloji njerëzor. - ...dhe ju u bëtë njerëz (të shumtë), që shpërndaheni nëpër Tokë. - Ai i cili ju krijoi nga dheu, pra, nga një origjinë e vetme, dhe pastaj ju bëri të shumoheni e të shpërndaheni në skajet e tokës, Ai e meriton që të jetë i vetmi i Adhuruari me meritë në zemrat tuaja; sepse Ai është Zoti, Krijuesi, Furnizuesi, Mbretëruesi, i Lavdëruari, i përshkruar me çdo cilësi të lartë të bukur dhe absolute. Ai është Mëshirëploti i Dashur, i cili ka për t’ju ringjallur pas vdekjes tuaj. - Nga argumentet e Tij është që, Ai krijoi për ju bashkëshorte nga lloji juaj, që të gjeni prehje tek ato dhe bëri që mes jush të ketë dashuri dhe mëshirë. - Nga shenjat madhështore që i dëshmojmë në këtë jetë dhe që tregojnë mëshirën e Tij, përkujdesin e madh për krijesat, urtësinë e Tij gjithëpërfshirëse dhe diturinë e Tij madhështore është edhe fakti që Ai: "...krijoi për ju bashkëshorte nga lloji juaj...", të tilla që ju përshtaten juve dhe ju u përshtateni atyre. Ai ju ka bërë për njëri tjetrin dhe vendosi ngjashmëri mes jush në aspekte të shumta. Me diturinë, urtësinë e mëshirën e Tij, Ai i bëri këto gjëra që: "... të gjeni prehje tek ato dhe bëri që mes jush të ketë dashuri dhe mëshirë." Ai bëri të mundur që ju të gjeni prehje, qetësi, dashuri e mëshirë tek njëri tjetri, që përmbushen gjatë martesës suaj. Ai ju dhuron kënaqësi trupore e shpirtërore, por edhe shumë dobi e përjetime të mrekullueshme kur ju dhuron fëmijë. Në këtë mënyrë, mes jush forcohet dashuria e mëshira dhe ju merrni përsipër përgjegjësitë e familjes. Shtëpia juaj bashkëshortore është vendi i qetësisë dhe prehjes suaj mes gruas dhe fëmijëve, që i doni dhe ju duan. Njeriu nuk e gjen diku tjetër dashurinë, prehjen e mëshirën që gjen në familjen e tij. - Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë. - Ata vënë në përdorim mendjen e tyre, për të medituar në shenjat e argumentet e Allahut në krijimin e Tij. Nëse mediton në çdo fazë të jetës së njeriut, e

sheh përkujdesin e vazhdueshëm të Zotit në çdo çast të jetës. - Nga argumentet e Tij është krijimi i qiejve e i Tokës... - Dijetarë janë ata njerëz që e kërkojnë diturinë, të cilët arrijnë të kuptojnë mesazhet dhe mësimet e nxjerra nga ato, duke medituar në ajetet e Zotit. Ajetet që na tregojnë për këtë janë të shumta. Prej shenjave madhështore të Zotit është edhe krijimi i qiellit dhe i Tokës dhe i gjithçkaje mes tyre. Kjo tregon për madhështinë e pushtetit dhe mbretërimit të Allahut të Lartësuar, për fuqinë e Tij absolute për gjithçka, nëpërmjet së cilës i bëri të ekzistojnë të gjitha këto krijesa madhështore. Nëse do të shohim përpikmërinë dhe rregullsinë e këtij krijimi, do të bindemi se Ai që i përkreu dhe vuri atë rregull të përpiktë në të është i Urtë dhe me dituri të gjerë dhe të pakufishme; sepse Krijuesi duhet të dijë mirë gjithçka që ka lidhje me ata që krijon. Allahu thotë:" I fshihni ose i thoni fjalët tuaja haptas, nuk ka dyshim se Ai e di çfarë fshihni në zemrat tuaja. A nuk e di Ai që ka krijuar, kur Ai di në imtësi çdo sekret." [Mulk 13, 14]. Nëse do të shohim dobitë e mëdha që ka vendosur në to dhe gjërat e domosdoshme për jetën dhe gjallesat, atëherë do të bindemi se Allahu është i Gjithëmëshirshëm, që kujdeset për krijesat me bujarinë dhe mirësitë e Tij të panumërta. Nga ky krijim madhështor kuptojmë, gjithashtu, se Allahu vepron gjithçka që Ai e dëshiron dhe zgjedh e vendos çfarë të dëshirojë për çdo çështje, me urtësinë e Tij të pashembullt. Për këtë arsye, Ai e meriton që të jetë i Vetmi që meriton adhurimet e krijesave, si një dhe i pashoq. Të gjitha këto janë argumente logjike, për të cilat Allahu i Lartësuar i nxit njerëzit që të meditojnë dhe nxjerrin mësime prej tyre. Gjithashtu, ndër argumentet e Tij janë edhe: - ...ndryshimi i gjuhëve dhe i ngjyrave tuaja. Edhe në këtë ka argumente për njerëzit e ditur. - Mendoni sa të shumta dhe të ndryshme janë gjuhët tuaja, edhe pse origjina juaj është e njëjtë dhe aparati i nxjerrjes së gërmave është i njëjtë tek të gjithë. Megjithatë, nuk mund të gjesh dy zëra plotësisht të njëjtë. Çdo zëri e gjuhe, Allahu i ka dhënë karakteristika të veçanta, që të dallohen nga njëri tjetri. Të gjitha këto tregojnë për fuqinë dhe pushtetin e Tij të plotë dhe për faktin se çdo gjë që përmbushet dhe ndodh është veçse dëshira dhe ajo që Ai ka vendosur të jetë. Gjithashtu, kjo tregon se Allahu kujdeset shumë për njerëzit, duke bërë që larmishmëria e gjuhëve, zërave, e ngjyrave të tyre e pamjeve të tyre të shërbejë si lehtësim për marrëdhëniet mes tyre. Mendo pak si do të ishte, nëse këto do të ishin të njëjta dhe sa dobi do të mungonin. - Nga argumentet e Tij është edhe gjumi juaj gjatë natës dhe ditës, edhe përpjekja juaj për të fituar nga të mirat e Tij. Në këtë ka argumente për njerëz që dëgjojnë. - Për ata që dëgjojnë me një mënyrë të tillë që bën të mundur të kuptohen mesazhet e urta të ajeteve të Zotit. Kjo tregon për mëshirën e madhe të Allahut, siç ka thënë: "Prej mëshirës së Tij, jua bëri natën dhe ditën - për të pushuar dhe për të përfituar nga begatitë e Tij dhe që të jeni mirënjohës." [Kasas 73]. Gjithashtu, kjo tregon edhe për urtësinë e Tij të madhe. Kjo urtësi e kërkon që njerëzit të qetësohen në një kohë të caktuar dhe të çlodhen e rigjejnë forcat, që pastaj të ngrihen e të shpërndahen në një kohë tjetër, që t’i mundësojnë vetes të mirat e dynjasë dhe të ahiretit. E gjitha kjo nuk mund të ndodhë aq bukur dhe natyrshëm, nëse nuk ka natë dhe ditë, që zëvendësojnë njëra tjetrën. Pra, Allahu, që është i Vetmi që i ka krijuar këto mirësi, Ai meriton që ta adhurosh si një dhe të vetëm. - Nga argumentet e Tij është edhe vetëtima që Ai jua tregon për t'ju frikësuar dhe për të shpresuar dhe nga qielli lëshon shi, me të cilin e ngjall tokën pasi ka vdekur. - Nga shenjat e Tij është edhe zbritja e shiut nga qielli, nëpërmjet të cilit marrin jetë vendet dhe gjallesat. Përpara se të zbresë shiun, Ai ju nxjerr disa

shenja, rrufenë dhe bubullimën, nga e cila njerëzit frikësohen, por edhe u ngjall shpresë për shiun që pritet më pas. - Në këtë ka argumente për një popull që mendon. - Të gjitha këto tregojnë për bamirësinë gjithëpërfshirëse, diturinë e gjerë të Allahut dhe perfeksionin në të cilën Ai krijoi çdo gjë. Ato tregojnë, gjithashtu, edhe për urtësinë e Tij dhe se Ai do t'i ngjallë të vdekurit, ashtu siç e ngjall tokën pasi është shkretuar dhe ka vdekur. Por kush i sheh këto ajete dhe përfiton prej tyre? Allahu i Lartësuar thotë: "Në këtë ka argumente për një popull që mendon." Pra, vetëm ata që kanë logjikë e mend në kokë, që të kuptojnë e përfitojnë nga ato që dëgjojnë e shohin. Këta arrijnë që t’i fiksojnë këto ajete, dhe pastaj të argumentojnë nëpërmjet tyre. - Nga argumentet e Tij është edhe se Ai i bën të qëndrojnë qielli dhe Toka, me urdhrin e Tij. Pastaj, kur Ai t’ju bëjë thirrjen e Tij (për ringjallje) , ju menjëherë do të dilni prej tokës. - Me urdhrin e Tij qëndrojnë qiejt dhe Toka dhe nuk bien e të shkatërrohen. Me pushtetin dhe fuqinë e Tij, Allahu i bën ato të qëndrojnë dhe, kur Ai të dëshirojë, do t'i bëjë që, me një thirrje, ato të dalin nga toka për llogarinë para Tij. Kështu, Ai që i mban qiejt dhe Tokën, Ai e ka pushtetin për ringjalljen dhe llogarinë, siç thotë i Lartësuari: "S’ka dyshim se, krijimi i qiejve dhe i Tokës është çështje më e madhe se krijimi i njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e dinë." [Gafir 57].

← Rum 30:20