30. Rum · ajete 58–60

سورة الروم
58

وَلَقَدۡ ضَرَبۡنَا لِلنَّاسِ فِي هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانِ مِن كُلِّ مَثَلٖۚ وَلَئِن جِئۡتَهُم بِـَٔايَةٖ لَّيَقُولَنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ إِنۡ أَنتُمۡ إِلَّا مُبۡطِلُونَ

We lekad derebna lilnnasi fi hadhal-kur’ani min kulli methelin we le’in xhi’tehum bi’ajetin lejekulennel-ledhine keferu ‘in ‘entum ‘illa mubtilune

Ne në këtë Kur'an u kemi sjellë njerëzve nga të gjithë shembujt, po pasha All-llahun, edhe sikur t'u sillje çfarëdo mrekullie ti atyre, ata që nuk besuan do të thonin: Ju (Muhammedi me besimtarë) nuk jeni tjetër veçse mashtrues (gënjeshtarë).

59

كَذَٰلِكَ يَطۡبَعُ ٱللَّهُ عَلَىٰ قُلُوبِ ٱلَّذِينَ لَا يَعۡلَمُونَ

Kedhalike jetba’u Ellahu ‘ala kulubil-ledhine la ja’lemune

Në këtë mënyrë All-llahu vulos zemrat e atyre që nuk kuptojnë.

60

فَٱصۡبِرۡ إِنَّ وَعۡدَ ٱللَّهِ حَقّٞۖ وَلَا يَسۡتَخِفَّنَّكَ ٱلَّذِينَ لَا يُوقِنُونَ

Fasbir ‘inne wa’del-lahi hekkun we la jestehiffennekel-ledhine la jukinune

Ti pra bën durim, pse premtimi i All-llahut është i saktë, e kurrsesi të mos luhasin ty ata që janë të dyshimtë.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pejgamberit i thuhet: sikurse nuk ke fuqi t’i bësh të dëgjojnë të vdekurit, të dëgjojë i shurdhëti, po ashtu nuk ke fuqi t’i udhëzosh në rrugë të drejtë të verbrit (jobesimtarët) ajo është punë e Zotit. Ai Zot, që ju krijoi të dobët Ai ju jep më vonë fuqi, mandej sërish ju bën të dobët e pleq, Ai ka mundësi për gjithçka, por edhe pas të gjitha fakteve, që i solli Kurani, disa njerëz mbetën jashtë rrugës së vërtetë, e kur do të binden për gabimin e vet, atëherë bëhet vonë. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i kësaj kaptine. Allahut i qofsha falë!