فَٱصۡبِرۡ إِنَّ وَعۡدَ ٱللَّهِ حَقّٞۖ وَلَا يَسۡتَخِفَّنَّكَ ٱلَّذِينَ لَا يُوقِنُونَ
Ti pra bën durim, pse premtimi i All-llahut është i saktë, e kurrsesi të mos luhasin ty ata që janë të dyshimtë.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pejgamberit i thuhet: sikurse nuk ke fuqi t’i bësh të dëgjojnë të vdekurit, të dëgjojë i shurdhëti, po ashtu nuk ke fuqi t’i udhëzosh në rrugë të drejtë të verbrit (jobesimtarët) ajo është punë e Zotit. Ai Zot, që ju krijoi të dobët Ai ju jep më vonë fuqi, mandej sërish ju bën të dobët e pleq, Ai ka mundësi për gjithçka, por edhe pas të gjitha fakteve, që i solli Kurani, disa njerëz mbetën jashtë rrugës së vërtetë, e kur do të binden për gabimin e vet, atëherë bëhet vonë. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i kësaj kaptine. Allahut i qofsha falë!