31. Lukman · ajete 22–27

سورة لقمان
22

۞ وَمَن يُسۡلِمۡ وَجۡهَهُۥٓ إِلَى ٱللَّهِ وَهُوَ مُحۡسِنٞ فَقَدِ ٱسۡتَمۡسَكَ بِٱلۡعُرۡوَةِ ٱلۡوُثۡقَىٰۗ وَإِلَى ٱللَّهِ عَٰقِبَةُ ٱلۡأُمُورِ

We men juslim wexhhehu ‘ila Ellahi we huwe muhsinun fekadi estemseke bil-’urwetil-wuthka we ‘ila Ellahi ‘akibetul-’umuri

E kush ia dorëzon veten All-llahut duke qenë edhe punëmirë, ai është kapur për lidhjen më të sigurt dhe vetëm tek All-llahu është përfundimi i çështjeve.

23

وَمَن كَفَرَ فَلَا يَحۡزُنكَ كُفۡرُهُۥٓۚ إِلَيۡنَا مَرۡجِعُهُمۡ فَنُنَبِّئُهُم بِمَا عَمِلُوٓاْۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمُۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ

We men kefere fela jehzunke kufruhu ‘ilejna merxhi’uhum fenunebbi’uhum bima ‘amilu ‘innall-llahe ‘alimun bidhati es-suduri

Ty mos të brengos mosbesimi i atij që nuk beson, kthimi i tyre është vetëm tek Ne, e për atë që vepruan, Ne do t'u tregojmë. All-llahu vërtet është i dijshëm për atë që mbajnë në zemra.

24

نُمَتِّعُهُمۡ قَلِيلٗا ثُمَّ نَضۡطَرُّهُمۡ إِلَىٰ عَذَابٍ غَلِيظٖ

Numetti’uhum kalilæn thumme nedterruhum ‘ila ‘adhabin galidhin

Ne u japim të jetojnë pak (në këtë botë), e pastaj i shtrëngojmë ata me një dënim të rëndë.

25

وَلَئِن سَأَلۡتَهُم مَّنۡ خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ لَيَقُولُنَّ ٱللَّهُۚ قُلِ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِۚ بَلۡ أَكۡثَرُهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ

We le’in se’eltehum men haleka es-semawati wel-’erde lejekulunnel-lahu kulil-hemdu lillahi bel ‘ektheruhum la ja’lemune

Nëse ti i pyet ata: Kush krijoi qiejt e tokën? Me siguri do të thonë: "All-llahu!" Thuaj: "All-llahut i qoftë lavdërimi!" Por shumica e tyre nuk dinë.

26

لِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلۡغَنِيُّ ٱلۡحَمِيدُ

Lillahi ma fi es-semawati wel-’erdi ‘innall-llahe huwel-ganijul-hemidu

Vetëm të All-llahut janë të gjitha që gjenden në qiej e në tokë; All-llahu është Ai që s'ka nevojë dhe është i lavdishëm.

27

وَلَوۡ أَنَّمَا فِي ٱلۡأَرۡضِ مِن شَجَرَةٍ أَقۡلَٰمٞ وَٱلۡبَحۡرُ يَمُدُّهُۥ مِنۢ بَعۡدِهِۦ سَبۡعَةُ أَبۡحُرٖ مَّا نَفِدَتۡ كَلِمَٰتُ ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٞ

We lew ‘ennema fil-’erdi min shexheretin ‘eklamun wel-behru jemudduhu min ba’dihi seb’atu ‘ebhurin ma nefidet kelimatu Ellahi ‘innall-llahe ‘azizun hekimun

Sikur të gjithë drutë në tokë të jenë lapsa dhe sikur detit t'i shtohen edhe shtatë dete (e të jenë me ngjyrë), nuk do të mbaronin fjalët e All-llahut (do të shteroheshin detet, do të soseshin lapsat, e jo mrekullitë e Zotit). All-llahu është ngadhënjyesi i urtë.