32. Sexhde

سورة السجدة 30 ajete
Përkthimi Sherif Ahmeti
Texhvid

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

الٓمٓ

Elif, Lam, Mim.

2

تَنزِيلُ ٱلۡكِتَٰبِ لَا رَيۡبَ فِيهِ مِن رَّبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Shpallja e librit (e Kur'anit), nuk ka dyshim se është (shpallje) nga Zoti i gjithësisë.

3

أَمۡ يَقُولُونَ ٱفۡتَرَىٰهُۚ بَلۡ هُوَ ٱلۡحَقُّ مِن رَّبِّكَ لِتُنذِرَ قَوۡمٗا مَّآ أَتَىٰهُم مِّن نَّذِيرٖ مِّن قَبۡلِكَ لَعَلَّهُمۡ يَهۡتَدُونَ

A mos po thonë se ai (Muhammedi) e trilloi? Jo, ajo është e vërtetë prej Zotit tënd që t'i tërheqësh vërejtjen një populli që nuk u erdhi ndonjë pejgamber para teje, ashtu që ata të gjejnë rrugën e drejtë.

4

ٱللَّهُ ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ وَمَا بَيۡنَهُمَا فِي سِتَّةِ أَيَّامٖ ثُمَّ ٱسۡتَوَىٰ عَلَى ٱلۡعَرۡشِۖ مَا لَكُم مِّن دُونِهِۦ مِن وَلِيّٖ وَلَا شَفِيعٍۚ أَفَلَا تَتَذَكَّرُونَ

All-llahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën dhe gjithë ç'ka ndërmjet tyre, brenda gjashtë ditësh, pastaj mbizotëroi Arshin. Përveç Tij nuk keni ndonjë ndihmëtar tjetër e as ndërmjetësues, pra a nuk jeni kah mendoni!

5

يُدَبِّرُ ٱلۡأَمۡرَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ إِلَى ٱلۡأَرۡضِ ثُمَّ يَعۡرُجُ إِلَيۡهِ فِي يَوۡمٖ كَانَ مِقۡدَارُهُۥٓ أَلۡفَ سَنَةٖ مِّمَّا تَعُدُّونَ

Ai është që udhëheq çështjen (e të gjitha krijesave) prej qiellit në tokë, pastaj ajo (çështja) ngrihet te Ai në një ditë që sipas llogarisë suaj është sa një mijë vjet.

6

ذَٰلِكَ عَٰلِمُ ٱلۡغَيۡبِ وَٱلشَّهَٰدَةِ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ

Ai është njohës i të (gjitha) fshehtës dhe të dukshmes, i gjithëfuqishmi, mëshirëbërësi.

7

ٱلَّذِيٓ أَحۡسَنَ كُلَّ شَيۡءٍ خَلَقَهُۥۖ وَبَدَأَ خَلۡقَ ٱلۡإِنسَٰنِ مِن طِينٖ

Ai që përsosi krijimin e çdo sendi, e krijimin e njeriut e filloi nga balta.

8

ثُمَّ جَعَلَ نَسۡلَهُۥ مِن سُلَٰلَةٖ مِّن مَّآءٖ مَّهِينٖ

Pastaj bëri që pasardhësit e tij të rrjedhin prej një pike uji të dobët.

9

ثُمَّ سَوَّىٰهُ وَنَفَخَ فِيهِ مِن رُّوحِهِۦۖ وَجَعَلَ لَكُمُ ٱلسَّمۡعَ وَٱلۡأَبۡصَٰرَ وَٱلۡأَفۡـِٔدَةَۚ قَلِيلٗا مَّا تَشۡكُرُونَ

Mandej, Ai e formëson atë (në barkun e nënës) dhe nga ana e vet i jep shpirt atij dhe Ai është që juve ju pajis edhe me dëgjim, me të parit dhe me zemër, e pak send është ajo që ju falënderoni.

10

وَقَالُوٓاْ أَءِذَا ضَلَلۡنَا فِي ٱلۡأَرۡضِ أَءِنَّا لَفِي خَلۡقٖ جَدِيدِۭۚ بَلۡ هُم بِلِقَآءِ رَبِّهِمۡ كَٰفِرُونَ

E ata thanë: "A pasi që ne të tretemi në tokë, a thua ne rishtazi do të krijohemi?" Por (çka është edhe më keq) ata nuk besojnë se do të dalin para Zotit të tyre.

11

۞ قُلۡ يَتَوَفَّىٰكُم مَّلَكُ ٱلۡمَوۡتِ ٱلَّذِي وُكِّلَ بِكُمۡ ثُمَّ إِلَىٰ رَبِّكُمۡ تُرۡجَعُونَ

Thuaj: "Engjëlli i vdekjes, i cili është caktuar për ju, ua merr shpirtrat, e pastaj do të ktheheni te Zoti juaj".

12

وَلَوۡ تَرَىٰٓ إِذِ ٱلۡمُجۡرِمُونَ نَاكِسُواْ رُءُوسِهِمۡ عِندَ رَبِّهِمۡ رَبَّنَآ أَبۡصَرۡنَا وَسَمِعۡنَا فَٱرۡجِعۡنَا نَعۡمَلۡ صَٰلِحًا إِنَّا مُوقِنُونَ

E, sikur t'i shihje mëkatarët se si ulin kokat e veta pranë Zotit të tyre: "Zoti ynë, tash pamë dhe dëgjuam, na kthe pra edhe një herë e të bëjmë vepra të mira, se tash jemi bindur".

13

وَلَوۡ شِئۡنَا لَأٓتَيۡنَا كُلَّ نَفۡسٍ هُدَىٰهَا وَلَٰكِنۡ حَقَّ ٱلۡقَوۡلُ مِنِّي لَأَمۡلَأَنَّ جَهَنَّمَ مِنَ ٱلۡجِنَّةِ وَٱلنَّاسِ أَجۡمَعِينَ

Sikur të kishim dëshiruar Ne, secilit do t'i jepnim udhëzimin, por fjala (vendimi) Ime ka marrë fund (definitiv) se do ta mbushë xhehennemin së bashku me exhinë e njerëz.

14

فَذُوقُواْ بِمَا نَسِيتُمۡ لِقَآءَ يَوۡمِكُمۡ هَٰذَآ إِنَّا نَسِينَٰكُمۡۖ وَذُوقُواْ عَذَابَ ٱلۡخُلۡدِ بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ

Prandaj shijoni këtë (dënim) për shkak se ju e patët harruar takimin tuaj në këtë ditë, e edhe Ne tash ju harruam juve, ndaj, për shkak të asaj që keni vepruar, shijoni dënimin e përjetshëm.

15

إِنَّمَا يُؤۡمِنُ بِـَٔايَٰتِنَا ٱلَّذِينَ إِذَا ذُكِّرُواْ بِهَا خَرُّواْۤ سُجَّدٗاۤ وَسَبَّحُواْ بِحَمۡدِ رَبِّهِمۡ وَهُمۡ لَا يَسۡتَكۡبِرُونَ۩

Argumentet tona i besojnë, në të vërtetë, ata që kur këshillohen me to, bien në fytyra (bëjnë sexhde), që madhërojnë Zotin e tyre në shenjë falënderimi dhe ata nuk bëjnë kryelartësi,

16

تَتَجَافَىٰ جُنُوبُهُمۡ عَنِ ٱلۡمَضَاجِعِ يَدۡعُونَ رَبَّهُمۡ خَوۡفٗا وَطَمَعٗا وَمِمَّا رَزَقۡنَٰهُمۡ يُنفِقُونَ

I heqin trupat e tyre prej dyshekëve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa dhe nga ajo që Ne ua kemi dhënë (pasuria) atyre, ata japin.

17

فَلَا تَعۡلَمُ نَفۡسٞ مَّآ أُخۡفِيَ لَهُم مِّن قُرَّةِ أَعۡيُنٖ جَزَآءَۢ بِمَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ

Pra, për ata që kanë vepruar, nuk di askush për atë kënaqësi (të zemrës e shpirtit) që u është caktuar atyre si shpërblim.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Nuk ka dyshim se zbritja e Kuranit është nga Zoti i Madhërishëm, e për ta thirrur në rrugë të drejtë atë popull që më parë në periudhën prej Isait e deri në Muhamedin, nuk iu pat ardhur ndonjë i dërguar. Ata më herët patën pejgamberë, si Ibrahimin, Hudin, Salihun, por ndër pasardhësit e Ismailit, birit të Ibrahimit, nuk pati ndonjë pejgamber tjetër përveç Muhamedit, e ky ishte i obliguar me këtë shpallje të thërrasë atë popull, ani pse ata i thonin se ti vetë po e trillon Kuranin. Kurani është shpallje prej atij Zoti, që krijoi qiejt e tokën dhe gjithçka tjetër brenda gjashtë ditësh. Ai i di të gjitha të fshehtat e të dukshmet, dhe që të gjitha veprat e njerëzve do të ngrihen tek Ai për t’i shpërblyer ose ndëshkuar në Ditën e Kijametit, ditë që është sa një mijë vjet të kësaj bote. Ai Zoti që çdo krijesë e krijoi në mënyrën më të përsosur: Shikoje elefantin, sikur të mos e kishte të krijuar atë turi aq të gjatë, si do të mund t’i afrohej ushqimit të nevojshëm për jetën, me atë peshë e trup aq të madh. Sa i shëmtuar do të dukej njeriu sikur ta kishte kokën dhe veshët sa të gomarit, ose lepuri sa të luanit, ashtu qafa e devesë dhe fulçinjtë e saj. Këtë harmoni në krijimin e gjymtyrëve, e sipas nevojës së tyre e përsosi vetëm Krijuesi i Gjithëdijshëm. Për melaiken e caktuar për marrjen e shpirtrave thuhet se është Azraili, por ai i ka edhe ndihmësit e vet. Thuhet se e tërë toka pranë tij është sa një sofër, që merr prej cilës pjesë të dojë. Gjithashtu thuhet se ndihmësit e tij i nxjerrin shpirtrat deri në fyt, e prej fytit i kap ai. Vullneti i Zotit nuk është që njerëzit t’i fusë me dhunë në fe, megjithëqë mund ta bëjë atë, por Ai i do besimtarët, që me vullnetin e tyre t’i pranojnë mësimet e Tij. Ai përherë e ka ditur dhe e di, se kush do të jetë respektues e kush refuzues, prandaj krijoi, edhe xhenet, edhe xhehenem. Xhehenemin do ta mbushë me exhinë dhe me njerëz, si duket exhinët do të jenë edhe më shumë në të, e melaiket janë të mbrojtur prej atyre punëve që meritojnë xhehenem. Besimtarët që respektojnë këshillat e Zotit, që nga dashuria bijnë me fytyrë në tokë, bëjnë sexhde, që lënë shtretërit e çohen dhe lusin Zotin edhe natën, që kanë frikën e ndëshkimit, që shpresojnë në mëshirën e Zotit, të tillëve Zoti iu ka caktuar aso të mirash, që sipas një hadithi kudsij, që e regjistron Buhariu dhe Muslimi, thuhet: “Allahu ka thënë, se iu kam caktuar robërve të Mi të mirë: çka nuk ka parë syri, nuk ka dëgjuar veshi dhe nuk i ka shkuar ndërmend asnjë njeriu”. Ky hadith ka lidhmëri me ajetin 17. të vet, e pastaj iu kthen shpinën atyre? Ne me siguri do të hakmerremi kundër kriminelëve.
18

أَفَمَن كَانَ مُؤۡمِنٗا كَمَن كَانَ فَاسِقٗاۚ لَّا يَسۡتَوُۥنَ

A mos është ai që ishte besimtar, sikurse ai që ishte jashtë rrugës? Jo! Këta nuk janë të barabartë.

19

أَمَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ فَلَهُمۡ جَنَّٰتُ ٱلۡمَأۡوَىٰ نُزُلَۢا بِمَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ

Për sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, ata, për hir të veprave që i bënë, vendpritje e kanë xhennetin.

20

وَأَمَّا ٱلَّذِينَ فَسَقُواْ فَمَأۡوَىٰهُمُ ٱلنَّارُۖ كُلَّمَآ أَرَادُوٓاْ أَن يَخۡرُجُواْ مِنۡهَآ أُعِيدُواْ فِيهَا وَقِيلَ لَهُمۡ ذُوقُواْ عَذَابَ ٱلنَّارِ ٱلَّذِي كُنتُم بِهِۦ تُكَذِّبُونَ

E ata që nuk e respektuan All-llahun, skutë e tyre është zjarri. Sa herë që të tentojnë të dalin nga ai, kthehen në të dhe atyre u thuhet: "Shijoni dënimin e zjarrit që ju e konsideronit rrenë".

21

وَلَنُذِيقَنَّهُم مِّنَ ٱلۡعَذَابِ ٱلۡأَدۡنَىٰ دُونَ ٱلۡعَذَابِ ٱلۡأَكۡبَرِ لَعَلَّهُمۡ يَرۡجِعُونَ

Ne do t'u shijojmë atyre dënimin më të shpejtë (në Dunja) para dënimit të madh (në Ahiret), ndoshta do të tërhiqen (prej të këqijave).

22

وَمَنۡ أَظۡلَمُ مِمَّن ذُكِّرَ بِـَٔايَٰتِ رَبِّهِۦ ثُمَّ أَعۡرَضَ عَنۡهَآۚ إِنَّا مِنَ ٱلۡمُجۡرِمِينَ مُنتَقِمُونَ

E kush është më zullumqar se ai që këshillohet me ajetet e Zotit të vet, e pastaj u kthen shpinën atyre? Ne me siguri do të hakmerremi kundër kriminelëve.

23

وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا مُوسَى ٱلۡكِتَٰبَ فَلَا تَكُن فِي مِرۡيَةٖ مِّن لِّقَآئِهِۦۖ وَجَعَلۡنَٰهُ هُدٗى لِّبَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ

Ne i patëm dhënë edhe Musait librin, e ti (Muhammed) mos ke dyshim në çka pranon (në Kur'anin libër qiellor si i Musait), kurse atë (librin e Musait) e bëmë udhërrëfyes për beni israilët.

24

وَجَعَلۡنَا مِنۡهُمۡ أَئِمَّةٗ يَهۡدُونَ بِأَمۡرِنَا لَمَّا صَبَرُواْۖ وَكَانُواْ بِـَٔايَٰتِنَا يُوقِنُونَ

Dhe prej tyre Ne bëmë prijës që me urdhrin Tonë udhëzojnë, pasi që ata (që i bëmë prijësa) ishin të durueshëm dhe ndaj argumenteve Tona ishin të bindur.

25

إِنَّ رَبَّكَ هُوَ يَفۡصِلُ بَيۡنَهُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ فِيمَا كَانُواْ فِيهِ يَخۡتَلِفُونَ

S'ka dyshim se Zoti yt është Ai që në ditën e kijametit do të gjykojë mes tyre në atë që ishin të përçarë.

26

أَوَلَمۡ يَهۡدِ لَهُمۡ كَمۡ أَهۡلَكۡنَا مِن قَبۡلِهِم مِّنَ ٱلۡقُرُونِ يَمۡشُونَ فِي مَسَٰكِنِهِمۡۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٍۚ أَفَلَا يَسۡمَعُونَ

A nuk e kanë të qartë ata (mekasit) se sa nga popujt para tyre i shkatërruam, që nëpër ato vendbanime të tyre janë kah kalojnë? Është e vërtetë se në ato (vende të shkretërruara) ka fakte, e si nuk janë duke dëgjuar me vëmendje?

27

أَوَلَمۡ يَرَوۡاْ أَنَّا نَسُوقُ ٱلۡمَآءَ إِلَى ٱلۡأَرۡضِ ٱلۡجُرُزِ فَنُخۡرِجُ بِهِۦ زَرۡعٗا تَأۡكُلُ مِنۡهُ أَنۡعَٰمُهُمۡ وَأَنفُسُهُمۡۚ أَفَلَا يُبۡصِرُونَ

Si nuk kanë parë ata se Ne e sjellim ujin në tokën e thatë dhe me të nxjerrim bimë që prej tyre ushqehen kafshët e tyre, bile edhe ata vetë. A nuk janë duke parë (e të kuptojnë)?

28

وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَٰذَا ٱلۡفَتۡحُ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ

E në anën tjetër ata thonë: "E kur do të jetë ai ngadhënjim (çlirimi i Mekes ose gjykimi i Zotit), nëse jeni të drejtë çka thoni".

29

قُلۡ يَوۡمَ ٱلۡفَتۡحِ لَا يَنفَعُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ إِيمَٰنُهُمۡ وَلَا هُمۡ يُنظَرُونَ

Thuaj: "ditën e kijametit, atyre që kanë qenë jobesimtarë, nuk u bën dobi besimi e as nuk u jepet afat".

30

فَأَعۡرِضۡ عَنۡهُمۡ وَٱنتَظِرۡ إِنَّهُم مُّنتَظِرُونَ

Andaj, ti largohu prej tyre dhe prit, edhe ata janë duke pritur.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, nuk janë njësoj me ata që nuk besuan, sepse besimtarët do t’i presin me nderime të larta si mysafirë, me vende të zgjedhura në xhenet. Ndërsa ata që nuk besuan, vendin e kanë në zjarr. Sa herë i hedh vala lart e ata tentojnë të dalin, ajo i kthen në fund të tij. Por edhe para atij dënimi të madh në Ahiret do të përjetojnë dënime edhe në Dynja, për t’u ndihmuar që të largohen prej rrugës së gabuar. Muhamedit a.s. i thuhet, se ligji i Zotit është; t’i shpallë libër të dërguarit, Musait i shpalli Tevratin e ty Kuranin, pra mos ki dyshim se është shpallje e Zotit. Ka mendime se fjala është që Muhamedi do të takohej me Musain në Kudsi Sherif, ose në qiell natën e Israsë, ka mendime se fjala është edhe për atë se vështirësitë që e goditën Musain do të godasin edhe ty... Edhe prej ymetit të Musait pati prijës, që udhëzuan në rrugë të drejtë, por ata që ishin të durueshëm e të bindshëm. Është për t'u habitur me kurejshitët që kalojnë nëpër ato vende, ku popujt e tyre u shkatërruan më herët dhe megjithatë nuk mblidhnin mend, nuk i vështronin mrekullitë e Zotit, por talleshin me muslimanët, se kur do ta çlirojnë Mekën! Në fund Muhamedi a.s. porositet të heqi dorë prej tyre, të presë ndihmën e Zotit, se edhe ata janë duke pritur ndryshimin e gjendjes. Me ndihmën e Zotit, mori fund përkthimi dhe komentimi i kaptinës “Sexhdeh”. Falënderuar qoftë Allahu i Madhërishëm!