32. Sexhde · Ajeti 17

سورة السجدة
Përkthimi Sherif Ahmeti
17

فَلَا تَعۡلَمُ نَفۡسٞ مَّآ أُخۡفِيَ لَهُم مِّن قُرَّةِ أَعۡيُنٖ جَزَآءَۢ بِمَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ

Pra, për ata që kanë vepruar, nuk di askush për atë kënaqësi (të zemrës e shpirtit) që u është caktuar atyre si shpërblim.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Nuk ka dyshim se zbritja e Kuranit është nga Zoti i Madhërishëm, e për ta thirrur në rrugë të drejtë atë popull që më parë në periudhën prej Isait e deri në Muhamedin, nuk iu pat ardhur ndonjë i dërguar. Ata më herët patën pejgamberë, si Ibrahimin, Hudin, Salihun, por ndër pasardhësit e Ismailit, birit të Ibrahimit, nuk pati ndonjë pejgamber tjetër përveç Muhamedit, e ky ishte i obliguar me këtë shpallje të thërrasë atë popull, ani pse ata i thonin se ti vetë po e trillon Kuranin. Kurani është shpallje prej atij Zoti, që krijoi qiejt e tokën dhe gjithçka tjetër brenda gjashtë ditësh. Ai i di të gjitha të fshehtat e të dukshmet, dhe që të gjitha veprat e njerëzve do të ngrihen tek Ai për t’i shpërblyer ose ndëshkuar në Ditën e Kijametit, ditë që është sa një mijë vjet të kësaj bote. Ai Zoti që çdo krijesë e krijoi në mënyrën më të përsosur: Shikoje elefantin, sikur të mos e kishte të krijuar atë turi aq të gjatë, si do të mund t’i afrohej ushqimit të nevojshëm për jetën, me atë peshë e trup aq të madh. Sa i shëmtuar do të dukej njeriu sikur ta kishte kokën dhe veshët sa të gomarit, ose lepuri sa të luanit, ashtu qafa e devesë dhe fulçinjtë e saj. Këtë harmoni në krijimin e gjymtyrëve, e sipas nevojës së tyre e përsosi vetëm Krijuesi i Gjithëdijshëm. Për melaiken e caktuar për marrjen e shpirtrave thuhet se është Azraili, por ai i ka edhe ndihmësit e vet. Thuhet se e tërë toka pranë tij është sa një sofër, që merr prej cilës pjesë të dojë. Gjithashtu thuhet se ndihmësit e tij i nxjerrin shpirtrat deri në fyt, e prej fytit i kap ai. Vullneti i Zotit nuk është që njerëzit t’i fusë me dhunë në fe, megjithëqë mund ta bëjë atë, por Ai i do besimtarët, që me vullnetin e tyre t’i pranojnë mësimet e Tij. Ai përherë e ka ditur dhe e di, se kush do të jetë respektues e kush refuzues, prandaj krijoi, edhe xhenet, edhe xhehenem. Xhehenemin do ta mbushë me exhinë dhe me njerëz, si duket exhinët do të jenë edhe më shumë në të, e melaiket janë të mbrojtur prej atyre punëve që meritojnë xhehenem. Besimtarët që respektojnë këshillat e Zotit, që nga dashuria bijnë me fytyrë në tokë, bëjnë sexhde, që lënë shtretërit e çohen dhe lusin Zotin edhe natën, që kanë frikën e ndëshkimit, që shpresojnë në mëshirën e Zotit, të tillëve Zoti iu ka caktuar aso të mirash, që sipas një hadithi kudsij, që e regjistron Buhariu dhe Muslimi, thuhet: “Allahu ka thënë, se iu kam caktuar robërve të Mi të mirë: çka nuk ka parë syri, nuk ka dëgjuar veshi dhe nuk i ka shkuar ndërmend asnjë njeriu”. Ky hadith ka lidhmëri me ajetin 17. të vet, e pastaj iu kthen shpinën atyre? Ne me siguri do të hakmerremi kundër kriminelëve.