32. Sexhde · Ajeti 30

سورة السجدة
Përkthimi Sherif Ahmeti
30

فَأَعۡرِضۡ عَنۡهُمۡ وَٱنتَظِرۡ إِنَّهُم مُّنتَظِرُونَ

Andaj, ti largohu prej tyre dhe prit, edhe ata janë duke pritur.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, nuk janë njësoj me ata që nuk besuan, sepse besimtarët do t’i presin me nderime të larta si mysafirë, me vende të zgjedhura në xhenet. Ndërsa ata që nuk besuan, vendin e kanë në zjarr. Sa herë i hedh vala lart e ata tentojnë të dalin, ajo i kthen në fund të tij. Por edhe para atij dënimi të madh në Ahiret do të përjetojnë dënime edhe në Dynja, për t’u ndihmuar që të largohen prej rrugës së gabuar. Muhamedit a.s. i thuhet, se ligji i Zotit është; t’i shpallë libër të dërguarit, Musait i shpalli Tevratin e ty Kuranin, pra mos ki dyshim se është shpallje e Zotit. Ka mendime se fjala është që Muhamedi do të takohej me Musain në Kudsi Sherif, ose në qiell natën e Israsë, ka mendime se fjala është edhe për atë se vështirësitë që e goditën Musain do të godasin edhe ty... Edhe prej ymetit të Musait pati prijës, që udhëzuan në rrugë të drejtë, por ata që ishin të durueshëm e të bindshëm. Është për t'u habitur me kurejshitët që kalojnë nëpër ato vende, ku popujt e tyre u shkatërruan më herët dhe megjithatë nuk mblidhnin mend, nuk i vështronin mrekullitë e Zotit, por talleshin me muslimanët, se kur do ta çlirojnë Mekën! Në fund Muhamedi a.s. porositet të heqi dorë prej tyre, të presë ndihmën e Zotit, se edhe ata janë duke pritur ndryshimin e gjendjes. Me ndihmën e Zotit, mori fund përkthimi dhe komentimi i kaptinës “Sexhdeh”. Falënderuar qoftë Allahu i Madhërishëm!