وَإِذۡ قَالَت طَّآئِفَةٞ مِّنۡهُمۡ يَٰٓأَهۡلَ يَثۡرِبَ لَا مُقَامَ لَكُمۡ فَٱرۡجِعُواْۚ وَيَسۡتَـٔۡذِنُ فَرِيقٞ مِّنۡهُمُ ٱلنَّبِيَّ يَقُولُونَ إِنَّ بُيُوتَنَا عَوۡرَةٞ وَمَا هِيَ بِعَوۡرَةٍۖ إِن يُرِيدُونَ إِلَّا فِرَارٗا
We ‘idh kalet ta’ifetun minhum ja ‘ehle jethribe la mukame lekum farxhi’u we jeste’dhinu ferikun minhumu en-nebije jekulune ‘inne bujutena ‘awretun we ma hije bi’awretin ‘in juridune ‘illa firaræn
Dhe një grup prej tyre tha: “O banorët e Jethribit[258], s’ka qëndrim këtu për ju, andaj kthehuni!” Një grup tjetër nga ata kërkoi leje prej të Dërguarit, duke thënë: “Në të vërtetë, shtëpitë tona janë të pambrojtura”! Por ato nuk ishin të pambrojtura. Ata donin vetëm të iknin.*