33. Ahzab · Ajeti 37 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 33:36–33:48
Vendimi i Zotit ose i Pejgamberit përkitazi me çfarëdo çështje qoftë, është obligim për secilin besimtarë dhe besimtare, të veprojë sipas tij, edhe nëse ka të bëjë me jetën e tyre personale. Ndoshta ky ajet ka të bëjë me martesën e Zejdit me Zejneben, por është rregull i përgjithshëm.
Ai të cilit Zoti i kishte ndihmuar të largohet prej kufrit e të pranojë fenë islame, i kishte ndihmuar edhe Pejgamberi pse kishte qenë rob dhe e kishte liruar, ishte Zejd ibni Harithi. i Zejdi ishte rob i Hadixhes qysh nga koha e injorancës. Pasi prej robërve ishte i pari që e pranoi fenë islame, e edhe prej myslimanëve të parë, Muhammedi a.s. e donte shumë. Zejdi nuk pat pranuar të shkojë te babai i vet që ishte idhujtar, shfaqi dëshirën të mbesë te Pejgamberi, e për këtë qëndrim të tij Pejgamberi e adoptoi për djalë, andaj quhej Zejdi i Muhammedit.
Nga dashuria që ushqente ndaj Zejdit, Pejgamberi u përpoq dhe arriti ta martojë me Zejnebe binti Xhahsh, grua autoritaive kurejshite. Ajo martesë nuk qe aq fatlume, sepse Zejnebeja e ndiente veten të përulur pse ishte martuar për robin (skllavin) dhe harmonia e respekti në bashkëshortësi nuk ishte në nivel. Pejgamberi ishte njoftuar nga ana e Zotit se do t'i duhej të martohej me Zejneben, ngase Zejdi do ta prishë kurorën me të. Këtë e dinte Pejgamberi, por kur iu ankua Zejdi se nuk mund të jetojë në bashkëshortësi me Zejneben për shkak se ajo ishte kryelartë ndaj tij, Pejgamberi i tha: kij dro Zotin, e mbaje gruan dhe mos e lësho! Kjo ishte ajo që i thuhet Muhammedit: e mbaje fshehtë në vete. Pejgamberi e dinte se urdhëri i Zotit pa tjetër duhej zbatuar, se urdhëri i kësaj martese të tij me Zejneben kishte për qëllim likuidimin e traditës së kahershme sipas së cilës fëmija e adoptuar konsiderohej si të ishte fëmijë nga barku e gjaku me të gjitha të drejtat edhe në trashëgim. i Këtë zakon prapanik duhej thyer njëherë e përgjithmonë, por Pejgamberi e dinte edhe atë se njerëzit do ta përgojonin se u martua me gruan e djalit, andaj edhe heshtte deri sa iu tërhoq vërejtja seriozisht se duhej frikësuar Zotit, e jo thënieve të njerëzve të padijshëm. Ajsheja, bashkëshortja e Pejgamberit thotë: Sikur Pejgamberi të kishte mundësi dhe leje të fshehte diçka nga shpallja e Zotit, nga Kur'ani, ai do ta fshehte këtë: E mban fshehtë në veten tënde atë që Allahu do ta: publikojë... ajeti 37.
Armiqtë e përbetuar të Pejgamberit, të Kur'anit dhe të fesë islame, trilluan dhe thurën llojlloj variantesh rreth këtij rasti, pati edhe myslimanë komentatorë e muhadithinë që pa ndonjë qëllim të keq, por nga naiviteti dhe nga pakujdesia, ranë në kurth të armiqve.
Ky ligj i Zotit duhet zbatuar si prej Pejgamberit ashtu edhe prej besimtarëve pa kurrfarë ngurrimi, kështu e zbatuan edhe pejgamberët e mëparshëm.
Pejgamberi nuk ishte baba i njerëzve, por i dërguar i Zotit me të cilin përfundon dërgata, shpallja, është dëshmitar, është pishtar i dritës së pashuar që lajmëron besimtarët për xhennet, e mëkatarëve u tërheq vërejtjen me zjarr, është i mbështetur në Zotin, e nuk çanë kokë për dredhitë e armiqve, pse Zoti është në krahun e tij.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 33:37
- Ti i the atij që Allahu i pati bërë mirësi (me besim), por edhe ti vetë i pate bërë mirësi: “Mbaje bashkëshorten tënde dhe frikësoju Allahut!” - Allahu i Lartësuar na tregon për Profetin e Tij, kur ai i drejtohet dhe i thotë këto fjalë djalit të tij të birësuar , Zejd Ibn Harithes, - Allahu qoftë i kënaqur prej tij! Është pikërisht ai, për të cilin Allahu i Lartësuar tha: “... atij që Allahu i pati bërë mirësi”. Pra, i pati bërë mirësi duke e udhëzuar në Islam dhe duke e bërë pasues të Profetit të Tij. Gjithashtu, i Lartësuari thotë: “... por edhe ti vetë i pate bërë mirësi”. Pra, edhe ti, o Profet, i pate bërë mirësi kur i dhe lirinë nga skllavëria. Zejdi ishte një zotëri i vërtetë, me vlera të larta dhe një njeri i rëndësishëm. Ai ishte ndër njerëzit më të dashur për Profetin, prandaj e thërrisnin El Hibbu (i Dashuri), ndërsa birin e tij, Usamen, e thërrisnin El Hibbu Ibn El Hibbi, pra, i Dashuri i Biri i të Dashurit. Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Sa herë që i Dërguari ﷺ e dërgonte në ndonjë ekspeditë ushtarake, e caktonte si komandant të saj. Nëse do të jetonte pas Profetit, patjetër do ta vendoste si udhëheqës në krye të muslimanëve.” Kështu e sjell Imam Ahmedi. Profeti ﷺ i dha Zejdit për grua vajzën e hallës së tij, Zejneb Bintu Xhahsh el Usdijen, - Allahu qoftë i kënaqur me të! Nëna e saj ishte Umeje, bija e Abdul Mutalibit. Dhurata martesore e saj ishte 10 dinarë floriri dhe 60 dirhem argjendi, një mbulesë, disa veshje, 50 muden me ushqim dhe 10 muden me hurma të thata.” Kështu ka thënë Mukatil Ibn Hajani. Ajo qëndroi e martuar me Zejdin afërsisht një vit, ose diçka më shumë. Më pas mes tyre pati mosmarrë - veshje, ndaj Zejdi shkoi tek Profeti ﷺ të ankohej në lidhje me të. Atëherë, Profeti ﷺ i tha: “Mbaje bashkëshorten tënde dhe frikësoju Allahut!” Allahu i Lartësuar thotë: - “Por ti fshihje në zemrën tënde diçka që Allahu dëshironte ta zbulonte. Dhe ti po u frikësoheshe njerëzve, por më e drejtë është që t’i frikësohesh Allahut. ” - Enes Ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon se ky ajet ka zbritur për çështjen e Zejnebe Bintu Xhahshit dhe Zejd Ibn Harithes. [Buhariu]. Ibn Ebu Hatimi përcjell nga Ali Ibn Zejd Ibn Xhedani, i cili tregon: “Më pyeti Ali Ibn Husejni se çfarë shpjegimi ka dhënë Haseni për ajetin: “Por ti fshihje në zemrën tënde diçka që Allahu dëshironte ta zbulonte.”. Unë i thashë atë që dija në lidhje me shpjegimin e Hasenit, por ai më tha: “Jo, nuk është ashtu. Allahu i Madhëruar e njoftoi Profetin e Tij që më parë se do ta martonte me Zejneben dhe, kur Zejdi shkoi të ankohej në lidhje me Zejne - ben, Profeti ﷺ i tha atij: “Mbaje bashkë - shorten tënde dhe frikësoju Allahut !”. Atëherë i Lartësuari, që e kishte njoftuar më herët në lidhje me këtë martesë, tha: “Por ti fshihje në zemrën tënde diçka që Allahu dëshironte ta zbulonte.” Kështu është transmetuar nga Sudi u. Ndërsa Ibn Xheriri sjell një transmetim nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!), e cila thotë: “Nëse Profeti do të fshihte diçka nga ajo që iu shpall prej Allahut të Madhëruar, do të ishte ky ajet: “Por ti fshihje në zemrën tënde diçka që Allahu dëshironte ta zbulonte. Dhe ti po u frikësoheshe njerëzve, por më e drejtë është që t’i frikësohesh Allahut.”. - “Pastaj, kur Zejdi e kishte kryer divorcin me të (gruan e tij) , ...” - Domethënë, pasi Zejdi e kishte ndarë gruan e tij, Zejneben.
- “Ne ta dhamë ty për bashkëshorte ...” - Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon: 2140. “Kur i përfundoi ideti (koha e pritjes) Zejnebes, i Dërguari i Allahut i tha Zejdit: “Kërkoje dorën e saj për mua!” Zejdi shkoi tek ajo dhe e gjeti duke e përgatitur brumin e bukës. Zejdi rrëfen: “Kur vajta atje, më erdhi rëndë ta shikoja, ngase atë e kishte kërkuar i Dërguari i Allahut e, andaj i ktheva shpinën dhe i thashë: “O Zejnebe, i Dërguari i Allahut më dërgoi për të të kërkuar për të.” Ajo tha: “Nuk do të veproj asgjë pa kërkuar udhëzim prej Zotit (të më drejtojë nga e mira)!” Atëherë, ajo shkoi në vendfaljen e saj. Ndërkohë, zbriti një pjesë e Kuranit (që e urdhëron të Dërguarin (a.s.) të martohet me Zejneben), kështu që i Dërguari i Allahut (shkoi dhe) hyri tek ajo, pa marrë leje.” Enesi vazhdon: “Pasi u ngrit dielli mirë, i Dërguari i Allahu na gostiti me bukë e me mish. Njerëzit u larguan pasi hëngrën, porse disa burra mbetën duke biseduar në shtëpi. I Dërguari i Allahut doli dhe unë dola pas tij. Ai vizitoi shtëpitë e grave të veta për t'iu dhënë selam, kurse ato e pyetën: “O i Dërguari i Allahut, si e gjete gruan tënde?” Enesi shton: “Nuk e mbaj mend a i tregova unë apo ai më tregoi mua se edhe burrat e tjerë tashmë ishin larguar nga shtëpia, prandaj ai shkoi dhe u fut brenda. Desha edhe unë të hyja me të, porse Profeti ﷺ lëshoi perden mes meje dhe tij dhe atëherë zbriti ajeti i hixhabit (mbulesës për femrën). Njerëzit u këshilluan me atë që u këshilluan.” Në transmetimin e Ibn Rafiut përmendet ajeti: “O ju që keni besuar! Mos hyni në shtëpitë e Profetit, veçse nëse thirreni për ndonjë gosti dhe (edhe atëherë) jo aq herët sa të rrini duke pritur sa të përgatitet ushqimi! Por, kur të thirreni, hyni dhe kur të keni mbarruar së ngrëni, shpërndahuni e mos qëndroni për biseda me njëri-tjetrin! Vërtet, këto (pritja, qëndrimi dhe bisedat e gjata) e mundojnë Profetin, por atij i vjen turp (t'ju thotë shkoni) , kurse Allahu nuk turpërohet t'ju thotë të vërtetën. E kur të kërkoni diçka prej tyre (grave të Profetit), kërkojeni pas perdes, sepse kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe për zemrat e tyre! Ju nuk duhet ta mundoni të dërguarin e Allahut, e nuk ju lejohet të martoheni kurrë me gratë e tij, pas tij. Këto janë gjynah shumë i madh tek Allahu .” [Ahzab, 53].” Këtë e sjellin Muslimi dhe Nesaiu, me rrugë të ndryshme transmetimi nga Sulejm Ibn Mugira. Buhariu sjell një hadith nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të), i cili tregon: “Zejnebja mburrej kundrejt grave të tjera të Profetit ﷺ , duke thënë: ‘Juve ju kanë martuar familjet tuaja, kurse mua më martoi Allahu i Lartësuar, prej mbi shtatë qiejve .’.” Në suren Nur përmendëm bisedën mes Aishes dhe Zejnebes, ku tregohet vlera e atyre të dyjave. Muhamed Ibn Abdilah Ibn Xhahshi tregon: “Po bisedonin njëherë Aishja dhe Zejneb, - Allahu qoftë i kënaqur me to! Zejnebi tha: “Unë jam ajo, martesa e të cilës zbriti nga qielli.” Atëherë, Aishja tha: “Unë jam ajo, dëlirësia e të cilës u shpall në Librin e Allahut.”176 Ibn Xheriri sjell një transmetim nga Shabiju, i cili tregon: “Zejneb, - Allahu qoftë i kënaqur prej saj! - shpesh i thoshte Profetit ﷺ“ :Unë kam 3 veçori, që asnjë nga gratë e tua nuk i ka: Unë kam të njëjtin gjysh me ty, mua më martoi me ty vetë Allahu i Madhëruar nga qielli dhe i dërguari për shpalljen e kësaj martese ishte Xhibrili a.s.).” - “... në mënyrë që besimtarët ta dinë se nuk ka gjynah për ta që të martohen me gratë e të birësuarve të tyre, nëse ata janë divorcuar. - E lejuam martesën tënde me të, në mënyrë që besimtarët ta dinë se është e lejueshme për ta që të martohen me gratë e të birësuarve të tyre, nëse ata janë divorcuar. Para se të shpallej Profeti i Allahut, Muhamedi ﷺ kishte birësuar Zejd Ibn Harithen, të cilin njerëzit e thërrisnin si Zejdi - biri i Muhamedit. Por Allahu i Madhëruar e ndaloi ndryshimin e atësisë duke zbritur ajetin: “...nuk ju lejon që djemtë tuaj të adoptuar të kenë atësinë tuaj. Këto janë vetëm fjalë që ju i shqiptoni me gojën tuaj; është Allahu Ai që thotë të vërtetën, është Ai që udhëzon (atë që do) në
rrugën e drejtë. Jepuni atyre atësinë e vërtetë! Kjo është më e drejtë para Allahut. Nëse nuk e dini se cilët janë etërit e tyre, atëherë ata janë vellëzërit tuaj në fe dhe mbështetësit tuaj.” Më pas, për ta përforcuar edhe më shumë këtë dispozitë, Allahu i Madhëruar vendosi këtë rregull, që tregonte se martesa me ish gratë e bijve të adoptuar është e lejueshme, duke bërë që të ishte vetë Profeti i Allahut ai që do ta zbatonte këtë i pari. Gjithashtu, Ai e përforcoi këtë gjykim me ajetet e sures Nisa, ku tregohen se cilat janë gratë me të cilat është e ndaluar martesa: “...Ju është ndaluar martesa edhe me gratë e bijve tuaj, që janë të lindur nga ju (jo të bijve të adoptuar) ...” [Nisa 23], duke na qartësuar kështu se martesa me ish gratë e bijve të adoptuar është e lejuar. - “Vendimi i Allahut duhet gjithmonë të përmbushet.” - Pra, martesa e Profetit me Zejneben ishte diçka e vendosur nga Zoti, që do të ndodhte patjetër. Në dijen e Zotit, Zejnebeja do të ishte gruaja e Profetit ﷺ.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 33:37
Shkak për zbritjen e këtyre ajeteve ishte fakti që Allahu i Lartësuar dëshironte që të vendoste një ligj të përgjithshëm për besimtarët, dhe pikërisht se fëmijët e birësuar nuk gjykohen ligjërisht si fëmijët e lindur, nga të gjitha aspektet. Nëse një nga fëmijët e tu të adoptuar, për shembull, e divorcon gruan e vet, nuk është e ndaluar për ty që të martohesh me të. Në kohën e injorancës, martesa me ish gruan e djalit të adoptuar ishte e ndaluar dhe e papranueshme mes arabëve. Por me ligjin e Zotit kjo ishte e lejueshme, prandaj Ai dëshiroi që ta bënte ligj mes besimtarëve duke bërë të parin shembull dhe zbatues të këtij ligji, Profetin e Tij të dashur. Kur Allahu i Lartësuar dëshiron diçka, krijon kushtet për realizimin e tij. Zejdin, birin e Harithes, arabët e quanin Zejdi i biri i Muhamedit, sepse Profeti (a.s) e kishte birësuar atë. Kështu vazhdoi, derisa Allahu i Madhëruar zbriti ajetin: "U jepni atyre përkatësinë e vërtetë atërore! Kjo është më e drejtë para Allahut. Nëse nuk ua dini se kush janë etërit e tyre, atëherë ata janë vellëzërit tuaj në fe dhe mbështetësit tuaj. Ju nuk keni gjynah për diçka që e bëni gamimisht, porse për ato që zemrat tuaja i bëjnë qëllimisht. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë." [Ahzab 5]. Pas këtij ajeti, atë e thërisnin Zejd i biri i Harithit (të atit biologjik). Zejdi ishte i martuar me Zejneb bintu Xhahshin, e cila ishte vajzë e tezes së Profetit (a.s). Në zemrën e Profetit kaloi një dëshirë që, nëse Zejneben do ta divorconte Zejdi, ai do të martohej me të. E caktoi Zoti që mes Zejdit dhe Zejnebit të ndodhnin gjëra që e bënë Zejdin të kërkonte leje nga Profeti (a.s) që të divorcohej nga Zejnebi. Allahu i Madhëruar thotë: - (Kujto) Kur ti (o Muhamed) i thoje atij që Allahu i pati bërë mirësi (me besim) por edhe ti vetë i pate bërë mirësi: “Mbaje bashkëshorten tënde dhe kije frikë Allahun!” - Zoti i Madhëruar i kishte
bërë mirësi Zejdit duke e udhëzuar në Islam, ndërsa Profeti i bëri mirësi sepse i fali lirinë. Kur Zejdi shkoi te Profeti për këshillë, ai, duke i dëshiruar të mirën dhe rregullimin e gjendjes së Zejdit, e këshilloi që ta mbante gruan e tij dhe të bënte durim, edhe pse në zemrën e tij kishin kaluar ato mendime. Profeti (a.s.) i tha Zejdit: “Mbaje bashkëshorten tënde dhe kije frikë Allahun! Ki frikë Zotin në të gjitha çështjet e tua, por në mënyrë të veçantë në lidhje me gruan tënde!” Kështu, devotshmëria e frika nga Zoti të nxit për të qenë i duruar dhe që t’u përmbahesh urdhëresave të Zotit. - Por ti fshihje në zemrën tënde diçka që Allahu dëshironte ta zbulonte. Dhe ti po u frikësoheshe njerëzve, - Ajo çfarë Profeti e mbajti të fshehur ishte mendimi që, nëse Zejdi do ta divorconte Zejneben, ai do të martohej me të. - por më e drejtë është që t’i frikësohesh Allahut. – është Allahu Ai që meriton dhe duhet t’i frikësohesh në lidhje me gjërat që kalojnë në zemrën tënde dhe jo njerëzit. - Pastaj, kur Zejdi e kishte kryer divorcin me të (gruan e tij) , - Zejdi, me dëshirën e vet, kërkoi divorcin nga Zejnebja, dhe e divorcoi atë. Allahu i Madhëruar thotë: - Ne ta dhamë ty për bashkëshorte, në mënyrë që (në të ardhmen) besimtarët ta dinë se nuk ka gjynah për besimtarët që të martohen me gratë e të birësuarve të tyre, - Këtë e bëmë për një qëllim dhe dobi shumë të madhe: "... në mënyrë që (në të ardhmen) besimtarët ta dinë se nuk ka gjynah për besimtarët që të martohen me gratë e të birësuarve të tyre, nëse ata janë divorcuar." Kur të të shohin ty që e zbatove këtë ligj dhe u martove me gruan e Zejdit, që ishte i adoptuari yt, kjo do ta bënte të kuptueshëm këtë ligj për njerëzit. Por Allahu vijoi të përmendë edhe një rregull tjetër në lidhje me këtë çështje. - nëse ata janë divorcuar. - Pra, duhet të jenë divorcuar me dëshirën e tyre e jo të shtyrë e të imponuar. - Vendimi i Allahut duhet gjithmonë të përmbushet. – Pra, patjetër do të ndodhë dhe askush nuk mund të ndalojë e pengojë atë. Në këtë histori ka dobi të shumta, prej të cilave mund të përmendim: 1. Në këto ajete tregohet një vlerësim për figurën e Zejd ibn Harithes, dhe kjo bëhet në dy mënyra. Allahu e përmendi me emër në Kur'an, dhe asnjë prej sahabëve nuk është përmendur me emër në Kur'an, përveç Zejdit. Së dyti, Allahu përmendi se i pati bërë mirësi Zejdit, pra, mirësinë e Islamit dhe imanit. Kjo është një dëshmi nga Zoti që Zejdi ishte një musliman me iman në zemrën e tij. Ai ishte besimtar si në çështjet dhe veprat e shfaqura (të Islamit), ashtu edhe në çështjet dhe veprat e brendshme shpirtërore (të imanit). 2. Lirimi nga robëria është mirësi, që njihet si vepër e mirë e zotërisë që liron dhe për të cilën i liruari duhet t’ia dijë për faleminderit. 3. Lejueshmëria e martesës me ish gruan e të adoptuarit, ashtu siç u tha shprehimisht në ajet. 4. Mësimi përmes praktikës dhe veprave është edhe më i fortë dhe gjurmëlënës sesa të mësuarit me fjalë. Por nëse shoqërohen të dyja bashkë, kjo është edhe më e fortë dhe ndikuese, dritë mbi dritë. 5. Dashuria dhe animi që ndien robi në zemër për dikë përveç gruas së tij, nuk është gjynah, nëse nuk shoqërohet me vepra të ndaluara. Nëse dikush mendon se, nëse një grua divorcohet, do të dëshironte që të martohej me të, kjo nuk e ngarkon robin me gjynah. Megjithatë, ai nuk duhet të bëhet shkak ose të veprojë për të ndarë atë çift, në asnjë mënyrë, sepse Allahu i Lartësuar na tregoi se Profeti (a.s) e fshehu këtë dëshirë në veten e tij. 6. Ky ajet na tregon se Profeti (a.s) e kumtoi tërësisht Shpalljen, pa fshehur asgjë prej saj, madje edhe ato çështje në të cilat ai qortohej prej Alahut të Madhëruar. Kjo tregon se ai ishte Profeti i Allahut dhe nuk fshihte asgjë prej Shpalljes. Ai fliste veçse atë që i
shpallej nga Zoti. Ai nuk synonte që të madhëronte e lartësonte figurën e tij. 7. Këshilltari është dhe duhet të jetë besnik dhe dashamirës në këshillën që jep. Nëse dikush i kërkon këshillë, ai duhet ta këshillojë për atë që e sheh se është më e mirë për pyetësin, edhe nëse kjo mund të bjerë ndesh me dëshirat e veta. Ai duhet t’i japë rëndësi dobisë së pyetësit mbi interesin vetjak. 8. Prej këshillave më të mira që mund t’i jepet atij që të kërkon mendim për ta ndarë gruan e tij është që të këshillohet ta mbajë gruan dhe ta ruajë çerdhen bashkëshortore sa të jetë e mundur, që të rregullohet gjendja. Kjo është më e mirë sesa ndarja. 9. Është detyrë që t’i jepet përparësi frikës nga Zoti mbi frikën dhe druatjes nga njerëzit. Sigurisht që Allahu është më i meritueshmi për ta pasur frikë sesa njerëzit. 10. Në këto ajete jepet grada dhe vlera e lartë e Zejnebes, të cilën ishte Zoti që e martoi me Profetin e tij të dashur, pa qenë e nevojshme për aktin e martesës dhe dëshmitarëve, siç duhet bërë në martesat e zakonshme. Edhe Zejnebja lëvdohej mes grave të tjera të Profetit (a.s), duke u thënë: “Ju ju kanë martuar familjet tuaja, ndërsa mua më ka martuar Zoti nga sipër shtaë qiejve." 11. Nëse një grua figuron formalisht ende e martuar me dikë tjetër, nuk lejohet martesa me të dhe as marrja e masave apo lajmërimi i saj për diçka të tillë, derisa të përfundojnë procedurat e divorcit të saj nga burri me të cilin është e martuar. Dhe procedurat mbarojnë vetëm atëherë kur ajo të përfundojë kohën e pritjes (idetin). Para përfundimit të kohës së pritjes, ajo vazhdon të jetë ende në kurorë me burrin, që ka të drejta mbi të.