33. Ahzab · Ajeti 37

سورة الأحزاب
Përkthimi Hasan Nahi
37

وَإِذۡ تَقُولُ لِلَّذِيٓ أَنۡعَمَ ٱللَّهُ عَلَيۡهِ وَأَنۡعَمۡتَ عَلَيۡهِ أَمۡسِكۡ عَلَيۡكَ زَوۡجَكَ وَٱتَّقِ ٱللَّهَ وَتُخۡفِي فِي نَفۡسِكَ مَا ٱللَّهُ مُبۡدِيهِ وَتَخۡشَى ٱلنَّاسَ وَٱللَّهُ أَحَقُّ أَن تَخۡشَىٰهُۖ فَلَمَّا قَضَىٰ زَيۡدٞ مِّنۡهَا وَطَرٗا زَوَّجۡنَٰكَهَا لِكَيۡ لَا يَكُونَ عَلَى ٱلۡمُؤۡمِنِينَ حَرَجٞ فِيٓ أَزۡوَٰجِ أَدۡعِيَآئِهِمۡ إِذَا قَضَوۡاْ مِنۡهُنَّ وَطَرٗاۚ وَكَانَ أَمۡرُ ٱللَّهِ مَفۡعُولٗا

We ‘idh tekulu lilledhi ‘en’amel-lahu ‘alejhi we ‘en’amte ‘alejhi ‘emsik ‘alejke zewxheke we etteki Ellahe we tuhfi fi nefsike mallahu mubdihi we tehsha en-nase wel-lahu ‘ehekku ‘en tehshahu felemma kada zejdun minha weteræn zewwexhnakeha likej la jekune ‘alel-mu’uminine herexhun fi ‘ezwaxhi ‘ed’ija’ihim ‘idha kadew minhunne weteræn we kane ‘emru Ellahi mef’ulæn

Ti (o Muhamed) i the atij,[264] që Allahu dhe ti vetë i keni bërë mirësi: “Mbaje gruan tënde dhe frikësoju Allahut!” Në të vërtetë, ti po fsheh në vetvete atë që Allahu do ta nxjerrë në shesh[265] dhe ti po u frikësohesh njerëzve, kur më e drejtë është t’i frikësohesh Allahut. E, pasi Zejdi bashkëjetoi me gruan e vet dhe u nda prej saj, Ne ta dhamë ty për bashkëshorte, në mënyrë që besimtarët të mos ngurrojnë që të martohen me gratë e të birësuarve të tyre, pasi ata ta kenë plotësuar dëshirën e tyre dhe të jenë ndarë. Urdhri i Allahut do të përmbushet detyrimisht.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[264] D.m.th. Zejd ibn Harithit, djalit të birësuar të Profetit (a.s.). [265] D.m.th. urdhrin që mori nga Zoti për t’u martuar me gruan e Zejdit, pasi ky ta ndante atë, në mënyrë që myslimanët ta dinë se është e lejuar martesa me gruan e divorcuar të bijve të adoptuar.