33. Ahzab · Ajeti 41 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 33:36–33:48

Vendimi i Zotit ose i Pejgamberit përkitazi me çfarëdo çështje qoftë, është obligim për secilin besimtarë dhe besimtare, të veprojë sipas tij, edhe nëse ka të bëjë me jetën e tyre personale. Ndoshta ky ajet ka të bëjë me martesën e Zejdit me Zejneben, por është rregull i përgjithshëm.

Ai të cilit Zoti i kishte ndihmuar të largohet prej kufrit e të pranojë fenë islame, i kishte ndihmuar edhe Pejgamberi pse kishte qenë rob dhe e kishte liruar, ishte Zejd ibni Harithi. i Zejdi ishte rob i Hadixhes qysh nga koha e injorancës. Pasi prej robërve ishte i pari që e pranoi fenë islame, e edhe prej myslimanëve të parë, Muhammedi a.s. e donte shumë. Zejdi nuk pat pranuar të shkojë te babai i vet që ishte idhujtar, shfaqi dëshirën të mbesë te Pejgamberi, e për këtë qëndrim të tij Pejgamberi e adoptoi për djalë, andaj quhej Zejdi i Muhammedit.

Nga dashuria që ushqente ndaj Zejdit, Pejgamberi u përpoq dhe arriti ta martojë me Zejnebe binti Xhahsh, grua autoritaive kurejshite. Ajo martesë nuk qe aq fatlume, sepse Zejnebeja e ndiente veten të përulur pse ishte martuar për robin (skllavin) dhe harmonia e respekti në bashkëshortësi nuk ishte në nivel. Pejgamberi ishte njoftuar nga ana e Zotit se do t'i duhej të martohej me Zejneben, ngase Zejdi do ta prishë kurorën me të. Këtë e dinte Pejgamberi, por kur iu ankua Zejdi se nuk mund të jetojë në bashkëshortësi me Zejneben për shkak se ajo ishte kryelartë ndaj tij, Pejgamberi i tha: kij dro Zotin, e mbaje gruan dhe mos e lësho! Kjo ishte ajo që i thuhet Muhammedit: e mbaje fshehtë në vete. Pejgamberi e dinte se urdhëri i Zotit pa tjetër duhej zbatuar, se urdhëri i kësaj martese të tij me Zejneben kishte për qëllim likuidimin e traditës së kahershme sipas së cilës fëmija e adoptuar konsiderohej si të ishte fëmijë nga barku e gjaku me të gjitha të drejtat edhe në trashëgim. i Këtë zakon prapanik duhej thyer njëherë e përgjithmonë, por Pejgamberi e dinte edhe atë se njerëzit do ta përgojonin se u martua me gruan e djalit, andaj edhe heshtte deri sa iu tërhoq vërejtja seriozisht se duhej frikësuar Zotit, e jo thënieve të njerëzve të padijshëm. Ajsheja, bashkëshortja e Pejgamberit thotë: Sikur Pejgamberi të kishte mundësi dhe leje të fshehte diçka nga shpallja e Zotit, nga Kur'ani, ai do ta fshehte këtë: E mban fshehtë në veten tënde atë që Allahu do ta: publikojë... ajeti 37.

Armiqtë e përbetuar të Pejgamberit, të Kur'anit dhe të fesë islame, trilluan dhe thurën llojlloj variantesh rreth këtij rasti, pati edhe myslimanë komentatorë e muhadithinë që pa ndonjë qëllim të keq, por nga naiviteti dhe nga pakujdesia, ranë në kurth të armiqve.

Ky ligj i Zotit duhet zbatuar si prej Pejgamberit ashtu edhe prej besimtarëve pa kurrfarë ngurrimi, kështu e zbatuan edhe pejgamberët e mëparshëm.

Pejgamberi nuk ishte baba i njerëzve, por i dërguar i Zotit me të cilin përfundon dërgata, shpallja, është dëshmitar, është pishtar i dritës së pashuar që lajmëron besimtarët për xhennet, e mëkatarëve u tërheq vërejtjen me zjarr, është i mbështetur në Zotin, e nuk çanë kokë për dredhitë e armiqve, pse Zoti është në krahun e tij.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 33:41–33:44

- “O ju që keni besuar! Kujtojeni Allahun sa më shpesh ...” - Allahu i Lartësuar premton se, nëse ata përkujtojnë këto mirësi dhe i shprehin mirënjohjen, Ai ka për t’u dhënë shpërblim shumë të madh dhe një përfundim të mirë. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Seid el Himsi, që rrëfen se e ka dëgjuar Ebu Hurejrën të thotë: “Kjo është një lutje, që e kam dëgjuar prej Profetit të Allahut dhe të cilën e bëj vazhdimisht, pa hequr dorë prej saj: 2146. “Allahume ixhalni uadh -dhimu shukrak ue etbeu nesiĥatek ue ekthuru dhikrak ue aĥfedhu uasijetek!” (O Allah, më bëj që ta respektoj mirënjojen ndaj Teje, të pasoj këshillat e Tua, të shpeshtoj përkujti -min Tënd dhe t’i ruaj të paprekura porositë e Tua!). Kështu e ka sjellë Tirmidhiu. 183 Imam Ahmedi sjell hadithin nga Abdullah Ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) se Profeti i Allahut ka thënë: “Çdo popull ose çdo grup njerëzish, që ulen në një mexhlis dhe nuk e përmendin Allahun e Lartësuar në të, kanë për ta parë këtë mexhlis si dëshpërim për ta në Ditën e Kijametit.” - “Dhe madhërojeni Atë mëngjes e mbrë - mje!” - Nëse ju e bëni këtë, atëherë vetë Allahu i Lartësuar ka për të bërë salavat për ju, dhe po kështu melekët e Tij. Kështu, bëjini tesbih Zotit duke e lavdëruar dhe madhëruar me cilësitë e Tj të larta e të përkryera! Bëjeni këtë në kohën e agimit dhe në kohën e mbrëmjes. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “ Madhërojeni Allahun kur vjen mbrëmja dhe kur agon mëngjesi! I lavdëruar qoftë Ai në qiej dhe në tokë! Lavdërojeni Atë gjatë natës dhe gjatë ditës!” [Rum 17, 18]. - “Është (Allahu) Ai që ju mëshiron ju (me faljen e me mëshirën e Tij) . Edhe melekët e Tij luten për ju (që Allahu t'ju falë), ...” - Edhe kjo fjalë është një nxitje e fortë për të përkujtuar sa më shpesh Allahun e Madhëruar. Allahu i Lartësuar ju kujton ju, prandaj përkujtojeni atë sa më shpesh në vete dhe mes njëri -tjetrit. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar, kur thotë: “Ne dërguam mes jush një profet nga gjiri juaj, që t’ju lexojë ajetet Tona, që t’ju pastrojë, t’ju mësojë Librin dhe Urtësinë, dhe t’ju mësojë atë që nuk e dini. Më kujtoni, që edhe Unë t’ju kujtoj! Më falënderoni e mos më mohoni!” [Bekare 151, 152]. Gjithashtu, Profeti i Allahut ka treguar se Allahu i Lartësuar thotë: 2147. “Nëse dikush më përkujton Mua në veten e vet, Unë e përkujtoj atë në Veten Time. Nëse dikush

më përkujton Mua në një mexhlis, unë e përkujtoj atë në një mexhlis më të mirë se ai.” Salavat-et e Allahut të Lartësuar për robin nënkuptojnë lëvdimin e tij mes melekëve në qiell. Kështu e ka shpjeguar Buhariu, përcjellë nga Ebu Alije. Ndërsa të tjerë kanë thënë që salavatet e Allahut Krenar dhe të Lartësuar për robin janë mëshira e Tij për të. Megjithatë, mund të thuhet që nuk ka kontradiktë mes dy shpjegimeve, sepse, në fund të fundit, ato e përmbajnë njëra tjetrën. Sidoqoftë, Allahu e di më mirë. Ndërsa për sa u përket salavateve të melekëve për robërit, kuptimi është kërkimi i faljes që ata i bëjnë Allahut për njerëzit, siç thotë Allahu i Lartësuar: “Ata që mbajnë Fronin (e Allahut) dhe ata që janë përreth tij e lartësojnë me lavde (dhe e madhërojnë) Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe kërkojnë falje për besimtarët: “Zoti ynë, Ti, me mëshirën dhe me diturinë Tënde përfshin gjithçka, prandaj fali ata që pendo - hen dhe ndjekin rrugën Tënde dhe ruaji ata nga dënimi i Zjarrit flakërues! Zoti ynë, futi ata në kopshtet e Adnit, që ua ke premtuar, së bashku me të mirët prej etërve, bashkë - shorteve dhe pasardhësve të tyre. Vërtet, Ti je Ngadhënjimtari, i Urti! Ruaji ata prej të këqijave, sepse atë që Ti e mbron atë ditë prej të këqijave, vërtet e ke mëshiruar! Ky është shpëtimi i madh”.” [Gafir 7 - 9]. - “... për t’ju nxjerrë prej errësirave në dritë.” - Domethënë, për t’ju nxjerrë nga errësirat e injorancës dhe humbjes, në dritën e udhëzimit, në rrugën e qartë të sigurisë së plotë në besimin e vërtetë dhe në çdo premtim të Zotit. - “Ai është Mëshirëplotë me besimtarët. ” - Ai është Mëshirëplotë me ta, në dynja dhe ahiret. Për sa i përket mëshirës së Tij në dynja, ajo shprehet me udhëzimin e tyre të plotë drejt të vërtetës, udhëzim ky, të cilin nuk e arrijnë të tjerët, që mbetën në injo - rancën e tyre dhe në errësirën e humbjes. Është mëshira e Tij e plotë për të zgjedhurit në dynja, ajo që u ndriçon rrugën drejt saj. Ndërsa të tjerët, ata të cilët i ftojnë njerëzit në mohimin e Zotit ose në besime të kota, të stisura nga mendjet e tyre, ata nuk i përfshin mëshira e Tij e plotë dhe nuk ndriçohen nga ajo dritë, pa të cilën nuk mund të shihet udha e drejtë. Në errësirë mbeten edhe ata që ndjekin prijësit e së keqes dhe ftuesit në rrugët e humbjes. Për sa i përket mëshirës së Allahut për besimtarët në ahiret, ajo vjen me sigurinë, ruajtjen, mbrojtjen, qetësinë që u fal Zoti atyre, duke i ruajtur nga tmerri i madh i asaj dite. Ajo shfaqet, gjithashtu, me urdhrin që Allahu i Lartësuar u jep melekëve të Tij që t’i mirëpresin besimtarët, me përgëzimin dhe lajmet e mira për fitoren e Xhenetit dhe shpëtimin nga zjarri. Të gjitha këto janë treguese të dashurisë së madhe që ka Allahu i Lartësuar për besimtarët, për butësinë dhe mëshirën e Tij të pashembullt me ta. Në Sahih-un e Buhariut vjen hadithi nga Prijësi i besimtarëve Umer Ibn Hatabi (r.a), që rrëfen: 2148. “Profetit ﷺ i sollën disa robër lufte, mes të cilëve ishte edhe një grua, e cila po kërkonte diçka. Duke kërkuar, ajo gjeti foshnjën e saj dhe u lëshua drejt tij. E uli në prehër dhe i dha gji. Profeti ﷺ vështroi rreth e rrotull dhe tha: "E shikoni atë grua? A mendoni se ajo mund ta hedhë foshnjën e saj në zjarr?” - “Jo, o i Dërguari i Allahut, kurrë!" - thanë sahabët. Atëherë, Profeti ﷺ tha: "Në të vërtetë, Allahu është më i mëshirshëm për robërit e Tij, sesa kjo nënë me fëmijën e saj!”.” [Buhariu]. - “Ditën kur ta takojnë Atë, përshëndetja e tyre do të jetë " Selam!" - Kuptimi i drejtpërdrejt i ajetit, - dhe Allahu është më i ditur, - është për të na treguar se përshë - ndetja që Allahu i Lartësuar do t’u japë atyre në Ditën e Gjykimit është me selam, siç thotë në ajetin: “Aty u shërbehen fruta dhe do t'u jepet gjithçka që kërkojnë. “Selam” është fjala që do t'u thotë Zoti Mëshirëplotë.” [Ja sin 57, 58]. - “... dhe Ai ka përgatitur për ta një shpërblim bujar.” - Domethënë, Xhenetin me mirësitë dhe bukuritë e tij, që syri nuk i ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe zemra dhe mendja e askujt nuk i ka përfytyruar ndonjëherë.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 33:41–33:44

- O ju që keni besuar! Kujtojeni Allahun sa më shpesh dhe madhërojeni Atë mëngjes e mbrëmje! - Allahu i Lartësuar i urdhëron besimtarët që ta kujtojnë Atë shpesh. Mënyrat e përkujtimit të Allahut të Lartësuar janë të shumta, për shembull tehlili, pra, thënia: "La ilahe il -lall-llahu uaĥdehû la sherîke leh Lehul mulku ue lehul ĥamdu juĥjî ue jumît ue hue ala kul -li shej’in Kadîr / Nuk ka të adhuruar të

merituar veç Allahut! Ai është i vetëm dhe nuk ka partner me të. Atij i takon pushteti dhe mbretërimi! Atij i takon lavdia dhe mirënjohja e plotë! Ai jep jetën dhe vdekjen. Ai për gjithçka është i plotpushtetshëm.26; ose tesbih-u, pra, shprehja " Subĥanall-llah" / i pastër nga të metat është Allahu ose " Subĥanell-llahi ue bi ĥamdihi subĥanell-llahil ađhîm" / i pastër nga të metat është Allahu! I lavdëruar e i pastër nga të metat është Allahu i Madhëruar!; ose tahmidu, pra, shprehja "Elĥamdu lil -lah" / i lavdëruar qoftë Allahu! etj. Madje, çdo fjalë që të afron tek Zoti konsiderohet si kujtim i Zotit. Më e pakta që duhet të bëjë njeriu për t’u konsideruar si zbatues i kësaj porosie të të Madhërishmit është: leximi i lutjeve të mëngjezit dhe të mbrëmjes, lutjet pas pesë namazeve të ditës dhe lutjet gjatë veprimeve të ditës dhe të natës. 27 Ai duhet të jetë i vazhdueshëm dhe sistematik në kryerjen e këtyre lutjeve, në të gjitha gjendjet dhe situatat, sepse ky është një lloj adhurimi i thjeshtë, por shumë i rëndësishëm. Nëpërmjet tij arrihen shumë mirësi, si më poshtë: 1. Njeriu do të ngrihet shumë lart, edhe pse nuk shpenzon shumë mund. 2. Ky është një adhurim shumë i thjeshtë, por nëpërmjet tij arrihet dashuria e Allahut për ty dhe kultivohet në zemër dashuria jote për Allahun e Lartësuar. 3. Ai të mundëson një njohje shumë të thellë të Allahut të Madhëruar, të emrave, cilësive dhe veprave të Tij të urta. 4. Ai të ndihmon për fillimin e veprave të mira, për vazhdimësinë në to dhe për përfundimin me sukses të tyre. 5. Ai bën të mundur që veprat e tua të pranohen dhe shpërblimi për to të shumëfishohet. 6. Ai të ndalon nga veprat e këqija dhe të shpëton prej dëmit të tyre etj. Allahu na urdhëron për tesbiĥ mëngjes e mbrëmje, sepse këto janë dy kohë të rëndësishme për dhikrin dhe puna në to është e thjeshtë dhe e dashur. - Është (Allahu) Ai që ju mëshiron ju (me faljen e me mëshirën e Tij). Edhe melekët e Tij luten për ju (që Allahu t'ju falë) , për t’ju nxjerrë prej errësirave në dritë. - Allahu i Lartësuar çon salavate për adhuruesit e tij, për ata dhe ato që e kujtojnë shumë. Por çfarë kuptimi ka salavati i Zotit për robin e Tij? Përgjigjja është: ŝalavati i Allahut të Lartësuar për njerëzit është mëshira dhe butësia e Tij për ta, falja e gjynaheve të tyre, dhe përmendja e tyre mes melekëve të afërt të Tij në qiell. Ndërsa salavatet e melekëve janë lutjet e tyre drejtuar Allahut të Madhërishëm për t’i falur dhe mëshiruar besimtarët që e adhurojnë Atë si një të vetëm. Mbajtësit e Fronit madhështor të Zotit dhe ata që janë të rreshtuar rreth Fronit, luten për besimdrejtët. Allahu i Lartësuar thotë: "Ata që mbajnë Fronin (e Allahut) dhe ata që janë përreth tij e lartësojnë me lavde (dhe e madhërojnë) Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe kërkojnë falje për besimtarët: “Zoti ynë, Ti, me Mëshirën dhe me Diturinë Tënde përfshin gjithçka. Për këtë arsye, fali ata që pendohen dhe ndjekin rrugën Tënde dhe ruaji ata nga dënimi i Zjarrit Flakërues (xhahimit)!" Zoti ynë, futi ata (që pendohen dhe ndjekin rrugën Tënde) në kopshtet e Adnit, të cilat ua ke premtuar, së bashku me të mirët prej etërve të tyre, bashkëshorteve të tyre dhe pasardhësve të tyre. Vërtet, Ti je Ngadhënjimtari, i Urti. Dhe ruaji ata prej të këqijave, sepse atë që Ti e mbron atë Ditë prej të këqijave, vërtet e ke mëshiruar! Ky është shpëtimi i madh”. [Gafir 7 – 9]. Pastaj Allahu i Lartësuar thotë: "...për t’ju nxjerrë prej errësirave në dritë." Me mëshirën dhe butësinë e Allahut, me faljen e gjynaheve, me lutjen e melekëve për ta, besimtarët mund të dalin nga errësirat e injorancës dhe mosbesimit, në dritën e dijes së saktë dhe të sigurt, në dritën e adhurimit të një Zotit të vetëm, Allahut të Lartësuar. Vetëm me të tilla ndihma të mundësuara nga Zoti, ata mund të ruhen nga të këqijat dhe rrugët e shumta dhe të zbukuruara të humbjes.

- Ai është Mëshirëplotë me besimtarët. - Ai i fal për gabimet që kanë bërë dhe nuk i ndëshkon për ato që shkuan, nëse ata pendohen sinqerisht dhe i kërkojnë Atij falje. Ai i shpërblen shumë edhe për vepra të vogla dhe të pakta. Allahu ua mbulon të metat dhe i udhëzon e ndihmon që të përmirësohen. Ai i ruan nga armiqtë e tyre të shumtë dhe të pamëshirshëm dhe largon prej tyre çdo pengesë që i ngadalëson në rrugën e tyre drejt Tij. Allahu i ndihmon dhe ua hap sytë e ballit dhe të zemrës që të vërtetën ta shohin të vërtetë dhe ta pasojnë atë, ndërsa të kotën ta shohin si të tillë dhe të largohen prej saj. Ai ua zbukuron besimin dhe ua bën atë të dashur në zemrat e tyre, ndërsa mohimin, shkeljen e kufijve të Zotit dhe mosbindjen ndaj urdhrave të Tij ua bën të urryer dhe të shëmtuar. Me mëshirën e Tij, Allahu i ka përfshirë ata në përkujdesjen e tij të posaçme, të cilën e ka rezervuar vetëm për të zgjedhurit e tij. Kjo është mëshira e Allahut për të zgjedhurit në këtë jetë. Ndërsa në jetën tjetër: - Ditën kur ta takojnë Atë (Allahun), përshëndetja e tyre do të jetë "Selam!" (paqe) dhe Ai ka përgatitur për ta një shpërblim bujar. - Mëshira e Allahut për të zgjedhurit e Tij në ahiret është shumë më e madhe dhe më e mrekullueshme. Besimdrejtët do të mrekullohen me shpërblime ta papara, që Zoti do t’u dhurojë. Por mbi të gjitha, ata do të gëzohen shumë kur Allahu i Lartësuar t’i njoftojë se është i kënaqur me ta dhe kurrë nuk do të zemërohet prej tyre. Ai do t’i përshëndesë ata me ‘selam’, me zërin e Tij aq të dashur dhe ata do të lumturohen pamasë kur të shohin fytyrën e Tij të bukur dhe të ndritshme. Askush nuk mund të shpjegojë dhe tregojë realisht për kënaqësitë, lumturinë dhe shpërblimet e mëdha, që ata fatlumë do të përjetojnë kur të takojnë të Adhuruarin e tyre të vetëm, Allahun e Lartësuar dhe Bujar.

← Ahzab 33:41