33. Ahzab · Ajeti 4

سورة الأحزاب
Përkthimi Hasan Nahi
4

مَّا جَعَلَ ٱللَّهُ لِرَجُلٖ مِّن قَلۡبَيۡنِ فِي جَوۡفِهِۦۚ وَمَا جَعَلَ أَزۡوَٰجَكُمُ ٱلَّٰٓـِٔي تُظَٰهِرُونَ مِنۡهُنَّ أُمَّهَٰتِكُمۡۚ وَمَا جَعَلَ أَدۡعِيَآءَكُمۡ أَبۡنَآءَكُمۡۚ ذَٰلِكُمۡ قَوۡلُكُم بِأَفۡوَٰهِكُمۡۖ وَٱللَّهُ يَقُولُ ٱلۡحَقَّ وَهُوَ يَهۡدِي ٱلسَّبِيلَ

Ma xhe’alel-lahu lirexhulin min kalbejni fi xhewfihi we ma xhe’ale ‘ezwaxhekumul-la’i tudhahirune minhunne ‘ummehatikum we ma xhe’ale ‘ed’ija’ekum ‘ebna’ekum dhalikum kawlukum bi’efwahikum wel-lahu jekulul-hekka we huwe jehdi es-sebile

Allahu nuk i ka dhënë asnjë njeriu dy zemra në kraharor. Ai nuk i konsideron gratë, që ju i ndani si nënat tuaja[254] e as fëmijët tuaj të birësuar nuk i konsideron si bij të vërtetë. Këto janë vetëm fjalë që dalin prej gojës suaj, kurse Allahu thotë të vërtetën dhe udhëzon në rrugë të drejtë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[254] Vargu aludon për shprehjen “Më je bërë si shpina e nënës sime”, të cilën arabët paganë e përdornin si deklaratë divorci.