33. Ahzab · Ajeti 51 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 33:49–33:57
Edhe në këto ajete jepet shenjë për disa rregulla të martesës, por bëhet një përjashtim i tyre kur është fjala për Pejgamberin, i cili ishte i lejuar të mbajë numrin e grave që i kishte me kurorë, që kishin migruar si dhe ato që i kishte si robëresha të luftës, ose që ndonjë grua paraqet dëshirën të jetë nën strehimin e Pejgamberit, e që Pejgamberi nuk është i obliguar t'u përmbahet rregullave.
Gjendja në të cilën ishin myslimanët në ditët e para dhe rrethanat që diktonin për përhapjen e fesë islame, ishin si faktorë që Pejgamberi të jetë i lirë për martesë me gra: të kurorëzuara, robëresha si pre lufte, muhaxhire dhe me ato që shprehin dëshirë të jenë gra të tij edhe pa kushte paraprake.
Kur gratë e Pejgamberit u vunë para zgjedhjes: të vazhdojnë jetën modeste me Pejgamberin ose të përcaktohen për jetën e kësaj bote. Ato shprehen dëshirën të mbesin pranë rrugës së Allahut, të Pejgamberit dhe të botës tjetër. Allahu ua ngriti nderin duke mos lejuar Pejgamberin që pos atyre të martohet edhe me ndonjë grua tjetër.
Për të mos e penguar Pejgamberin në kryerjen e detyrave të veta e të myslimanëve dhe për të mos e shqetësuar oreçast, myslimanët udhëzoheshin se si duhet të sillen ndaj tij. Këto rregulla vlejnë edhe ndaj njëri-tjetrit. Pas zbritjes së shpalljes për mbulimin e grave, myslimanët nuk kanë qenë të lejuar të hyjnë te gratë e Pejgamberit, me përjashtim të të afërmëve që përmenden. Të njëjtat rregulla vlejnë edhe për besimtarët.
Gratë e Pejgamberit, të cilat konsiderohen nëna të myslimanëve, pas vdekjes së Pejgamberit, me to nuk mund të martohet askush.
Myslimanët kanë për detyrë të bijnë salavatë për Pejgamberin, kur thuhet se edhe Zoti e engjëjt i shprehin mëshirë e respekt. Salavati për Pejgamberin është detyrë e të gjitha krijesave, ngase çdo të mirë që e përjetojnë është rezultat i mëshirës, të cilën Allahu ia dhuroi atij për të gjitha krijesat, e derisa krijesat nuk janë në gjendje t'ia shprehin falënderimin që e meriton, i drejtohen Zotit që Ai t'i japë shpërblimin e merituar, andaj thonë: "Allahume sal-li ala Muhammed..."
Për rëndësinë e salavatit ndaj Pejgamberit flasin shumë hadithe, por edhe sikur të mos kishte të tjera pos atyre që janë shënuar në hadithet e sakta që Pejgamberi ka thënë: "Kush bën salavatë për mua njëherë, Allahu bën për atë dhjetë herë", do të kishte mjaft për të kuptuar rëndësinë e salavatit.
Fyerje për Allahun është: mosbesimi ndaj Tij, përshkrim i fëmijës së Tij, Zoti i varfër, Isai bir i Zotit etj. Fyerje ndaj Pejgamberit është përgënjeshtrimi, tallja me shpalljen që e sillte dhe me dispozitat e fesë.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 33:51
- “Ti je i lirë të largosh kë të duash dhe të afrosh kë të duash prej tyre .” - Ibn Xheriri ka zgjedhur mendimin që thotë se ajeti është i përgjithshëm dhe bën fjalë jo vetëm për kategorinë e fundit të përmendur, pra, gratë që dëshironin të martoheshin me Profetin pa kërkuar mehrin, por edhe për gratë me të cilat ai ishte martuar dhe me të cilat ai ishte i lirë që të ndante ditët në mënyrë të barabartë, ose jo. Ky është një harmonizim i mirë i të gjitha haditheve që kanë ardhur për këtë çështje. Nga Aishja përcillet se këtu bëhet fjalë për gratë që iu vetofruan për martesë Profetit, pa kërkuar mehrin. Ky ajet flet pikërisht për to dhe tregon se Profeti ishte i lirë të pranonte ose jo, kë të dëshironte. Madje, edhe ato që nuk i kishte pranuar fillimisht, po të dëshironte më pas, mund të martohej me to: - “Dhe nuk është gjynah për ty ta kthesh atë, ng a e cila ke qenë larguar .” - Në hadithin e Muadhit, që vjen sërish nga Aishja, ajo thotë: 2153. “Pasi të Dërguarit të Allahut i zbriti ajeti: “Ti je i lirë të largosh kë të duash.. .”, ai kërkonte leje prej gruas që kishte ditën (për të shkuar te tjetra).” - “Unë - rrëfen Muadhi - e pyeta: Çfarë i thoshe?” Aishja u përgjigj: “Unë i thosha: ‘Nëse kjo gjë varet prej meje, o i Dërguari i Allahut, unë nuk i jap përparësi askujt në lidhje me ty.” Ky hadith i sjellë nga Aishja tregon se ndarja e barabartë e ditëve mes grave të tij nuk ishte e detyrueshme për Profetin, ndërsa hadithi i mëparshëm - po nga Aishja - tregon se në ajet bëhet fjalë për gratë që iu vetofruan për martesë Profetit, pa kërkuar dhuratën martesore. Duke bashkuar dy argumentet e sjella nga Aishja, imam Ibn Xheriri del në konkluzionin se ajeti është gjithëpërfshirës dhe bën fjalë edhe për ato gra që iu vetofruan për martesë Profetit, edhe për gratë që ishin tashmë në kurorë me të, me të cilat Profeti ishte i lirë që t’i ndante si të dëshironte ditët mes tyre. Ky opinion i Ibn Xheririt është i mirë dhe i fortë, sepse i harmonizon të gjitha argumentet. - “Kjo është më e mira, që ato të qetëso - hen shpirtërisht, të mos brengosen dhe të jenë të kënaqura me atë që ti u jep të gjithave.” - Kur ato të mësojnë se, megji - thëse Allahu i Madhëruar e ka lënë në dëshirën tënde ndarjen e ditëve mes tyre, ti sërish e bën me drejtësi këtë, atëherë ato do të gëzohen shumë dhe do të jenë edhe më tepër mirënjohëse. - “Allahu e di mirë atë që fshihet në zemrat tuaja. ” - Allahu i Madhëruar e di mirë që ju mund të doni më shumë një grua se tjetrën, diçka kjo e pamundur që të evitohet. Imam Ahmedi sjell një hadith të Aishes, e cila ka thënë: 2154. “Profeti i Allahut i ndante ditët me drejtësi e kujdes mes grave të tij, pastaj thoshte: “O Allah. Ky është veprimi im në lidhje me atë që e kam në dorë ta bëj! Mos më qorto në lidhje me atë që është në dorën Tënde , e jo në
timen.” Këtu flitet për ndjenjat e zemrës, që mund të jenë më të forta për ndonjërën. - “Allahu është i Gjithëditur e shumë i Mëshirshëm.” - Allahu i di mirë fshehtësitë dhe çdo ndjenjë në shpirtin e njeriut. Ai është shumë i mëshirshëm, që fal , toleron e mbulon të metat e krijesave.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 33:50–33:52
Allahu i Madhëruar i drejtohet Profetit (a.s), duke i treguar atij mirësitë e shumta që i ka dhuruar prej bujarisë së Tij. Allahu i Madhëruar i lejoi Profetit ato lloj mirësish që ua lejoi edhe besimtarëve. Por Ai i dhuroi atij edhe disa mirësi të tjera, që janë
të veçanta vetëm për të e jo për besimtarët. Allahu i Madhëruar thotë: - O Profet! Ne ta kemi lejuar ty martesën me gratë, të cilave u ke dhënë dhuratën martesore (mehrin), - Domethënë, me ato të cilave u ke dhënë mehrin (dhuratën martesore) e tyre. Në këtë rregull janë njëlloj Profeti (a.s) dhe besimtarët, pra, kjo është e përbashkëta e tyre. Kështu, edhe besimtarëve u lejohen ato gra të cilave u kanë dhënë mehrin për martesë. Pastaj i Lartësuari thotë: - ...dhe ato që me ndihmën e Allahut hynë në zotërimin tënd (robëreshat e luftës) - Allahu ka bërë hallall për ty edhe ato gra që i ke në zotërimin tënd, siç janë robëreshat e luftës që keni zhvilluar kundër mohuesve, qofshin ato skllavet e mohuesve ose gratë e lira të martuara ose të pamartuara të tyre, që kanë rënë robinja lufte. Edhe kjo është një dispozitë e përgjithshme, që ishte njëlloj si për Profetin, ashtu edhe për besimtarët. Po kështu, prej ligjeve të përbashkëta janë edhe dipozitat e përmendura më poshtë: - dhe me vajzat e xhaxhait, me vajzat e hallës, me vajzat e dajës, me vajzat e tezes, të cilat mërguan (nga Meka) së bashku me ty... - Këtu bëjnë pjesë të gjitha bijat e xhaxhait, bijat e tezes, bijat e dajës dhe të hallës, si ato që jetojnë afër jush, ashtu edhe ato që jetojnë larg jush. Këtu përmenden të përcaktuara ato gra nga të afërmit që burri e ka të lejueshme për t'u martuar. Kjo tregon se të tjerat, përveç këtyre, nuk janë të lejuara, ashtu siç është përmendur qartë edhe në suren Nisa. 31 Nga gratë që janë të afërme, juve ju lejohet martesa veçse me këto katër kategori që përmenden këtu. Çdo grua tjetër nga të afërmit është e ndaluar, qoftë prej degëzimeve, qoftë prej trungut të farefisit, si për shembull: vajzat e nënës e babait e ç’ka poshtë tyre, si dhe degëzimet e prindërve të nënës dhe babait e ç’ka sipër tyre prej prindërve biologjikë, janë të ndaluara. 32 Pastaj Allahu i Madhëruar përmend ato gra që ishin të lejuara vetëm për Profetin dhe jo për besimtarët. Ai thotë: - si edhe me një grua besimtare, nëse ajo ia fal veten Profetit (pa kërkuar dhuratën martesore) dhe nëse Profeti dëshiron të martohet me të - Ky ishte një përjashtim veçse për Profetin, siç është mendimi më i saktë i dijetarëve, që janë të ndarë në dy mendime në tefsirin e këtij ajeti. Ndërsa për të tjerët, veç Profetit, ky rast martese është i ndaluar. I Lartësuari thotë: "…nëse ajo ia fal veten Profetit (pa kërkuar dhuratën martesore)", domethënë, ta kemi bërë të lejuar për ty edhe këtë rast, nëse një grua dëshiron ta dhurojë veten e saj ty. Gjithashtu: "... nëse Profeti dëshiron të martohet me të." Domethënë, kjo ishte në dorë Profetit, që mund të vepronte sipas dëshirës. Allahu i Madhëruar thotë: - por ky rast është vetëm për ty, jo për (të gjithë) besimtarët. – Domethënë, lejimi i martesës me një grua që ia dhuron veten e saj një burri ishte ekskluzivisht vetëm për Profetin (a.s.). Besimtarëve të tjerë nuk u lejohet të martohen me një grua thjesht sepse ajo i vetëjepet dikujt.
- Ne e dimë mirë se çfarë u kemi caktuar atyre në lidhje me gratë dhe me robinjat, që i kanë në pronësinë e vet kështu, që ti të mos kesh asnjë rëndesë (në përmbushjen e detyrave të Zotit) . - Ne e dimë mirë se me çfarë detyrash i kemi ngarkuar besimtarët, çfarë u kemi bërë të lejuar dhe çfarë ua kemi bërë të ndaluar, prej grave ose robinjave. Ne i kemi njoftuar dhe ua kemi shpjeguar këto ligje në mënyrë të qartë e të shtjelluar në tekstet e shumta të Shpalljes. Por ato rregulla që janë përmendur në këtë ajet dhe që ndryshojnë nga ligjet që u janë shtjelluar besimtarëve në tekste të tjera (të Kur'anit ose haditheve), ato janë të veçanta vetëm për ty. Në fakt, Allahu e filloi këtë ajet duke iu drejtuar në mënyrë të veçantë Profetit. Ai thotë: "O Profet! Ne ta kemi lejuar ty martesën me gratë, të cilave u ke dhënë dhuratën martesore (mehrin), dhe ato që me ndihmën e Allahut hynë në zotërimin tënd (robëreshat e luftës) dhe me vajzat e xhaxhait, me vajzat e hallës, me vajzat e dajës, me vajzat e tezes, të cilat mërguan (nga Meka) së bashku me ty, si edhe me një grua besimtare, nëse ajo ia fal veten Profetit (pa kërkuar dhuratën martesore) dhe nëse Profeti dëshiron të martohet me të - por ky rast është vetëm për ty, jo për (të gjithë) besimtarët. Vini re se si Allahu thotë: "por ky rast është vetëm për ty, jo për besimtarët", domethënë, të kemi lejuar ty, o Profet, diçka që nuk ua kemi lejuar besimtarëve të tjerë. Ne – thotë Allahu - ta kemi zgjeruar lejueshmërinë përtej asaj që u kemi lejuar besimtarëve të tjerë. Dhe këtë Zoti e ka bërë në mënyrë që: "...ti të mos kesh asnjë rëndesë (në përmbushjen e detyrave të Zotit)." Kjo tregon përkujdesin e veçantë dhe të shtuar të Zotit për Profetin (a.s). - Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. - Allahu i Madhëruar vazhdimisht ka qenë, është dhe do të jetë i përshkruar me këto cilësi, domethënë, me falje të madhe dhe me mëshirë të plotë. Ai zbret mbi robërit e Tij faljen dhe mëshirën e Tij, bujarinë dhe mirësinë e Tij, ashtu siç e kërkon urtësia e Tij dhe sipas asaj që meritojnë robërit me veprat e tyre. - Ti je i lirë të largosh kë të duash prej tyre dhe të afrosh kë të duash prej tyre. - Edhe ky gjykim ishte i veçantë për Profetin (a.s) dhe prej lehtësimeve që Zoti i bëri atij, si mëshirë dhe kujdes për të. Nuk ishte detyrë për Profetin (a.s.) që t'i ndante netët njëlloj mes grave të tij. Kjo çështje i ishte e lënë atij në dorë ta bënte si të dëshironte dhe në formë bamirësie. Megjithatë, Profeti (a.s) përpiqej gjithmonë që të mbante sa më mirë drejtësinë dhe barazinë mes grave, si në çdo gjë tjetër. Ai thoshte: "O Zoti im! Kjo është ndarja dhe drejtësia që mbaj unë për atë që e kam në dorën time. Por mos më ngarko për atë që nuk e kam në dorë!" - Dhe nuk është gjynah për ty ta kthesh atë, nga e cila ke qenë larguar. - Domethënë, zgjedhja të takon ty, se me kë do ta kalosh natën dhe me kë jo. Megjithatë, shumë komentues të Kur'anit janë të mendimit se këtu bëhet fjalë për ato gra që ia dhuronin veten tyre Profetit (a.s), që ai të martohej me to. Kështu, kuptimi i ajetit është: "Mbaj kë të duash nga ato që të ofrojnë veten si bashkëshorte, ose refuzo kë të duash". Por Allahu është më i ditur për gjithçka. Pastaj Allahu i Lartësuar na shpjegon urtësinë e këtyre lehtësimeve dhe përjashtimeve për Profetin (a.s) dhe thotë: - Kjo është më e mira, që ato të qetësohen shpirtërisht e të mos brengosen dhe të jenë të kënaqura me atë që ti u jep të gjithave. - Këto lehtësime dhe lënia e këtyre çështjeve në dorën tënde, që të veprosh si të dëshirosh janë sepse: "Kjo është më e mira,...", pasi ato e dinë mirë se ti nuk e lë kurrë ndonjë detyrim pa kryer apo të bësh ndonjë haram. Ato e dinë se ti nuk bën padrejtësi apo të lësh mangut ndonjë përgjegjësi ndaj tyre. - Allahu e di mirë atë që fshihet në zemrat tuaja. - Zoti e di mirë se çfarë vërtitet brenda shpirtit tuaj, kur ju përmbushni ndonjë përgjegjësi të detyrueshme ose të pëlqyeshme dhe kur
ndodhin përplasje gjatë realizimit të tyre. Për këtë arsye, Allahu ligjëroi për ty, o i Dërguar këto përjashtime e lehtësira, në mënyrë që zemrat e grave të tua të jenë më të qeta. - Allahu është i Gjithëditur e shumë i Mëshirshëm. - Dituria e Allahut është e gjerë, e po kështu është edhe falja, mëshira dhe butësia e Tij në kujdesin ndaj robve. Prej diturisë së Tij, Ai vendosi për ju ato ligje që janë në dobinë tuaj dhe që ju sjellin më shumë shpërblime. Prej mëshirës, faljes e butësisë së Tij është edhe fakti që Ai nuk ju ndëshkon menjëherë për padrejtësitë dhe gjynahet tuaja, por ju fal dhe ju jep mundësi të pendoheni, të përmirësoheni e pastroheni. - Prej tani e mbrapa ty nuk të lejohen më gra (të tjera) e nuk të lejohet që të zëvendësosh ndonjërën nga gratë e tua me ndonjë grua tjetër, edhe sikur të të mahnisë bukuria e tyre,... - Kjo tregon se Allahu i Lartësuar është Esh-Shekur, domethënë, Mirënjohës i madh. Ai i sheh dhe shpërblen shumë për veprat e mira që bën robi. Kështu, duke qenë se gratë e Profetit bënë zgjedhjen më të mirë, pasi zgjodhën të bëjnë durim dhe parapëlqyen ahiretin dhe kënaqësinë e Allahut dhe Profetit të Tij, Allahu i Madhëruar ua shpërbleu duke sjellë këto dispozita të veçanta për Profetin. Ai tha: "Prej tani e mbrapa, ty nuk të lejohen më gra (të tjera)...", Domethënë, Profetit nuk i lejoheshin më gra të tjera, përveç atyre ekzistuese. Gjithashtu: "...nuk të lejohet që të zëvendësosh ndonjërën nga gratë e tua me ndonjë grua tjetër...". Pra, nuk i lejohej që të divorconte ndonjë nga gratë ekzistuese e ta zëvendësonte me ndonjë tjetër. Kështu, ato gra u siguruan nga divorci dhe heqja e statusit si “bashkëshorte të Profetit”. Gjithashtu, Profeti (a.s.) nuk do të kishte më gra të tjera. Kështu, Zoti i zgjodhi dhe i dalloi ato si gra të Profetit në dynja dhe në ahiret, dhe i siguroi ato se nuk do të kishte ndarje mes tyre. Madje, i Lartësuari i tha Profetit: "nuk të lejohet që të zëvendësosh ndonjërën nga gratë e tua me ndonjë grua tjetër, edhe sikur të të mahnisë bukuria e tyre...", pra, edhe sikur të të mahisë bukuria e ndonjë gruaje tjetër veç atyre që ke, nuk të lejohet të marrësh asnjë tjetër. - përveç atyre që i ke në zotërim (robinjat). - Përveç nëse kënaqesh me robinjat. Kjo është e lejuar për ju, sepse ato nuk bëhen objekt xhelozie për gratë, ashtu siç ndodh me bashkëshortet. - Allahu është Mbikëqyrës i çdo gjëje. - Allahu mbikëqyr dhe sheh çdo çështje dhe është i Gjithëditur se ku të çojnë dhe si finalizohen veprat. Ai i rregullon dhe sistemon çdo çështje në mënyrën më të mirë dhe më të bukur.