33. Ahzab · Ajeti 57

سورة الأحزاب
Përkthimi Sherif Ahmeti
57

إِنَّ ٱلَّذِينَ يُؤۡذُونَ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ لَعَنَهُمُ ٱللَّهُ فِي ٱلدُّنۡيَا وَٱلۡأٓخِرَةِ وَأَعَدَّ لَهُمۡ عَذَابٗا مُّهِينٗا

E s'ka dyshim se ata janë të cilët e fyejnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ata i ka mallkuar All-llahu në Dunja e në Ahiret dhe për ta ka përgatitur një dënim të dhembshëm.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Edhe në këto ajete jepet shenjë për disa rregulla të martesës, por bëhet një përjashtim i tyre, kur është fjala për Pejgamberin, i cili ishte i lejuar të mbajë numrin e grave që i kishte me kurorë, që kishin migruar, si dhe ato që i kishte si robëresha të luftës, ose që ndonjë grua paraqet dëshirën të jetë nën strehimin e Pejgamberit a.s., e që Pejgamberi nuk është i obliguar t’iu përmbahet rregullave. Gjendja në të cilën ishin muslimanët në ditët e para dhe rrethanat që diktonin për përhapjen e Fesë Islame ishin si faktorë, që Pejgamberi të jetë i lirë për martesë me gra: të kurorëzuara, robëresha si pre lufte, muhaxhire dhe me ato që shprehin dëshirë të jenë gra të tij, edhe pa kushte paraprake. Kur gratë e Pejgamberit u vunë para zgjedhjes: të vazhdojnë jetën modeste me Pejgamberin, ose të përcaktohen për jetën e kësaj bote, ato shprehën dëshirën të mbesin pranë rrugës së Allahut, të Pejgamberit dhe të botës tjetër. Allahu ua ngriti nderin duke mos lejuar Pejgamberin, që pos atyre të martohet edhe me ndonjë grua tjetër. Për të mos e penguar Pejgamberin në kryerjen e detyrave të veta e të muslimanëve, dhe për të mos e shqetësuar oreçast muslimanët udhëzoheshin se si duhet të sillen ndaj tij. Këto rregulla vlejnë edhe ndaj njëri-tjetrit. Pas zbritjes së shpalljes për mbulimin e grave, muslimanët nuk kanë qenë të lejuar të hyjnë te gratë e Pejgamberit, me përjashtim të të afërmve që përmenden. Të njëjtat rregulla vlejnë edhe për besimtarët. Gratë e Pejgamberit, të cilat konsiderohen Nëna të Muslimanëve, pas vdekjes së Pejgamberit me to nuk mund të martohej askush. Muslimanët kanë për detyrë të bijnë salavatë për Pejgamberin, kur thuhet se edhe Zoti e engjëjt i shprehin mëshirë e respekt. Salavati për Pejgamberin është detyrë e të gjitha krijesave, sepse çdo të mirë që e përjetojnë është rezultat i mëshirës, të cilën Allahu