33. Ahzab · Ajeti 6

سورة الأحزاب
Përkthimi Sherif Ahmeti
6

ٱلنَّبِيُّ أَوۡلَىٰ بِٱلۡمُؤۡمِنِينَ مِنۡ أَنفُسِهِمۡۖ وَأَزۡوَٰجُهُۥٓ أُمَّهَٰتُهُمۡۗ وَأُوْلُواْ ٱلۡأَرۡحَامِ بَعۡضُهُمۡ أَوۡلَىٰ بِبَعۡضٖ فِي كِتَٰبِ ٱللَّهِ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَٱلۡمُهَٰجِرِينَ إِلَّآ أَن تَفۡعَلُوٓاْ إِلَىٰٓ أَوۡلِيَآئِكُم مَّعۡرُوفٗاۚ كَانَ ذَٰلِكَ فِي ٱلۡكِتَٰبِ مَسۡطُورٗا

Pejgamberi është më i ndieshëm ndaj besimtarëve se sa ata ndaj vetë vetvetes së tyre, ndërsa gratë e tij janë në vend të nënave të tyre. E ata (të afërmit) farefisi nga barku, sipas dispozitave të All-llahut, kanë më tepër përparësi ndaj njëri-tjetrit se sa besimtarët e tjerë dhe se sa muhaxhirët (të mërguarit), përveç nëse dashamirëve tuaj doni t'u bëni ndonjë të mirë (u lini testament ose diç tjetër). Kjo është e regjistruar në librin e shquar (Levhi Mahfudh, Kur'an).*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Idhujtarët kërkuan prej Pejgamberit a.s. që të mos i fyejë dhe të mos asgjësojë zotat e tyre, të thotë se edhe ata do të ndihmojnë në Ahiret, e atëherë edhe idhujtarët do të ndalen nga fyerjet ndaj Muhamedit dhe muslimanëve. Zoti i Madhëruar që i di qëllimet e njerëzve e urdhëroi Muhamedin a.s., që ta vazhdojë rrugën e drejtë ndaj Allahut, e të mos ua vërë veshin fjalëve boshe të idhujtarëve e munafikëve; fundja mbrojtja e tij është Allahu Fuqiplotë. Një farë njeriu prej kurejshëve kishte kujtesë të fortë, e kundërshtarët e Muhamedit donin ta ngrenin edhe më lart se Muhamedin a.s. për nga zgjuarësia, prandaj thonin se ka dy zemra dhe di më mirë se Muhamedi. Këtë trillim e mohon Kurani kategorikisht, madje i mohon edhe ato zakone të dëmshme e të trashëguara, si: gruaja i bëhej haram burrit sikur të ishte nëna e tij, vetëm pse burri i ka thënë: shpina jote është si shpina e nënës sime. Gruaja pra është grua e jo nënë. Ndër arabë ishte adet, që fëmija e adoptuar të thirret bir i atij që e kishte adoptuar, e jo në emër të babait të vet të vërtetë, madje ai konsiderohej anëtar i ngushtë i familjes si trashëgimtar me të gjitha të drejtat, si të ishte fëmijë i vërtetë i adoptuesit. Këto dy zakone të shëmtuara Kurani i anuloi rreptësisht. Nëse ndonjë fëmijë nuk i dihet i ati i vërtetë muslimanët janë të detyruar ta thërrasin vëlla ose dashamir, e jo bir i ndonjë tjetri. Përpjekja, kujdesi, butësia dhe dashuria e Pejgamberit a.s. ndaj çështjeve të besimtarëve ishte në kulminacion, andaj gjykimi i tij për ndonjë çështje, respekti ndaj tij, këshilla e tij, në krahasim me të cilindo besimtar tjetër, ka përparësi, është e preferuar, është detyrim i besimtarëve të aplikohet ajo që është prej Pejgamberit, para të gjitha të tjerave.