34. Sebe · Ajeti 45 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 34:34–34:45

Duke u mbështetur në forcën e vet, pasanikët gjithnjë refuzonin mësimet e pejgamberëve e ndonjëherë jusitifikoheshin me atë se sikur të mos ishin të mirë te Zoti, Ai nuk do t'u jepte pasuri e fëmijë, pra edhe thoshin se nuk do të na dënojë. Ata nuk e kuptonin se Zoti është Ai që sipas urtësisë së Vet bën përndarjen e begative, dikuj i jep më shumë e dikuj më pak, por kjo nuk do të thotë se pasanikët janë më afër Zotit. Më afër janë ata që besuan dhe bënë punë të mira. Shpërblimi i tyre do të jetë i shumëfishtë, andaj edhe do të vendosen në villat më të larta të xhennetit. Pasanikët do të duhej të shpenzonin për në rrugën e Zotit, meqë Ai do t'u kompensojë atë, e jo të përpiqen të mohojnë faktet e Zotit.

Pati popuj që adhuronin engjëjt, ndonjë pejgamber e diçka tjetër, e ditën e kijametit u bëhet pyetja engjëjve, se a mos juve u adhuruan" Kjo ka për qëllim demaskimin e të gjithë atyre që pos Zotit adhuruan diçka tjetër, pra së pari idhujtarët.

Idhujtarët mekas, edhe pse nuk dinin se si është pejgamberi, si është shpallja ose libri, ata mohuan Pejgamberin, mohuan Kur'anin, e nuk kuptonin se mohuesit para tyre, të cilët ishin nja dhjetë herë më të fuqishëm se këta, nuk i shpëtoi forca e tyre prej shkatërrimit që u solli Zoti, e edhe këta nuk do të mund të shpëtojnë.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 34:43–34:45

- “E, kur atyre u lexohen ajetet Tona të qarta, ata thonë: “Ky është veçse një njeri që dëshiron t’ju shmangë nga ajo që adhuronin prindërit tuaj” dhe: “Ky (Kur’ani) është veçse një gënjeshtër e trilluar!”” - Allahu i Lartësuar na tregon se mohuesit e besimit të vërtetë e meritojnë tërësisht ndëshkimin, sepse ata - edhe pse i dëgjonin ajetet e sjella me besnikëri nga Profeti i Tij, - thoshin: “Ky është veçse një njeri që dëshiron t’ju largojë nga ajo që adhuronin prindërit tuaj.” Me këtë, ata mëtonin se feja e të parëve të tyre ishte e

vërteta e sigurt, ndërsa feja e Muhamedit ishte gënjeshtër. Allahu i mallkoftë ata dhe paraardhësit e tyre, që mohuan besimin e vërtetë dhe refuzuan këtë dritë të qartë të sjellë nga Zoti. Ata thoshin gjithashtu: “Ky është veçse një gënjeshtër e trilluar!” Kështu e vlerësonin ata. I Lartësuari vijon me përshkrimin e tyre: - “Dhe, kur u vjen e vërteta, jobesimtarët thonë: “Kjo (feja islame / Kur’ani) është veçse një magji e qartë.” ” - Prandaj e refuzojnë me forcë këtë të vërtetë. - “Dhe Ne nuk u kemi dhënë atyre ndonjë libër që të mund ta studionin dhe as nuk dërguam tek ata ndonjë para - lajmërues (profet) para teje. ” - Allahu i Lartësuar nuk u pati zbritur arabëve ndonjë libër tjetër përpara Kuranit dhe as ndonjë profet përpara Muhamedit ﷺ . Bëhet fjalë për kohën pas Ibrahimit. 197 Ata gjithmonë dëshironin që mes tyre të dërgohej një profet, madje mëtonin se, nëse do t’u dërgohej ndonjë profet, ata do të ndiqnin udhën e drejtë më besnikërisht se popujt e tjerë.198 Megjithatë, kur Allahu i Lartësuar e dërgoi atë mes tyre, ata nuk e pranuan. - “Edhe të parët e tyre i patën mohuar Shpalljet Tona.” - Shumë popuj para tyre i mohuan profetët. Allahu i Madhëruar i përshkruan pasuritë dhe zhvillimin e atyre popujve: - “Këta nuk kanë arritur as një të dhje - tën e asaj që Ne ua patëm dhënë atyre ...” - Domethënë, as një të dhjetën e fuqisë dhe pushtetit që u dhamë në këtë jetë, - e shpjegon Ibn Abasi. Po kështu e kanë shpjeguar edhe Katade, Suddiju dhe Ibn Zejdi. I Lartësuari thotë: “Ne u patëm mundësuar atyre gjëra që nuk jua mundë-suam juve. Ne u dhamë atyre dëgjim, shi -kim dhe zemër, por as dëgjimi, as shikimi e as zemrat e tyre nuk u bënë dobi, sepse ata i refuzonin ajetet e Allahut. Ata i përfshiu dënimi me të cilin talleshin.” [Ahkaf 26]. “A nuk udhëtojnë ata nëpër Tokë dhe të shohin se si qe fundi i atyre që jetuan më parë? Ata qenë më shu - më dhe më të fortë për gjurmët që kanë lënë në tokë, por atyre nuk u bënë aspak dobi ato që kishin fituar. Kur u erdhën të dërguarit me shenja të qarta, ata u mburrën me ditu - rinë e vet, por atëherë i goditi ai (dënimi i Zotit) me të cilin talleshin.” [Gafir 82]. Pra, me gjithë atë fuqi e pushtet që u dhamë në jetën e kësaj dynjaje, ata nuk mundën t’i shpëtonin ndëshkimit të Zotit. Për shkak se ata i refuzuan me forcë shenjat dhe shpalljet e Tij, Allahu i Madhëruar i tronditi nga the - melet dhe i shkatërroi vendbanimet e tyre. Ai i shfarosi tërësisht qytetërimet e tyre. - “... e megjithatë, i mohuan të dërguarit e Mi. A e dini se si ishte dënimi Im! ” - Si ishte ndëshkimi Im dhe cila qe ndihma që u dhurova profetëve të Mi?

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 34:44–34:46

Në ajetet më sipër, Allahu i Madhëruar na tregoi se me çfarë arsyetimesh boshe e refuzojnë të vërtetën ata që nuk e duan besimin. Ato nuk meritojnë të quhen argumente, madje as në nivelin e dyshimeve nuk mund të konsiderohen. Ndërsa në këtë ajet na tregon se ata nuk kanë asnjë bazë ku të mbështeten apo të qëndrojnë, sepse Allahu thotë: - Dhe Ne nuk u kemi dhënë atyre ndonjë libër që të mund ta studionin ... - Ata nuk kanë ndonjë libër, që të jetë si argument me të cilin mund t’u arsyetosh dhe argumentosh. Gjithashtu: - dhe as nuk dërguam tek ata ndonjë paralajmërues (profet) para teje . - Dhe kështu ata të kenë mundësinë që të argumentojnë me fjalët dhe qëndrimet e tij

dhe të refuzojnë ftesën tuaj me arsyetime të drejta. Ata nuk kanë asnjë libër dhe trashëgimi, që të mund të polemizosh me ta me baza të rregullta. Në vijim, Allahu i Lartësuar i frikëson dhe kërcënon ata duke u treguar se çfarë bëri me popujt që mohojnë profetët dhe Shpalljet e dërguara prej Tij. Ai thotë: - Edhe të parët e tyre i patën mohuar Shpalljet Tona. Këta (të sotmit) nuk kanë arritur as një të dhjetën e asaj që Ne ua patëm dhënë atyre, e megjithatë i përgënjeshtruan të dërguarit e Mi. A e dini se si ishte dënimi Im! - Ata popuj ishin shumë më të fuqishëm e të pushtetshëm se këta që mohuan Muhamedin, dhe kur mohuan profetët e Tij, Allahu i ndëshkoi. Shikoni, o mohues të Profetit, se si ishte ndëshkimi dhe zemërimi Im kundër tyre! Ne ju kemi treguar se si i ndëshkuam ata. Disa i përmbytëm, disa i shkatërruam me një erë që shkatërronte gjithçka, ose edhe me një britmë të vetme. Disa të tjerë i shkatërruam me tërmet e tronditje të madhe, disa duke i përpirë toka ose duke dërguar ndëshkim me gurë nga qielli. Kini frikë, pra, ju që refuzoni të besoni në Profetin e Zotit dhe Shpalljen e Tij. Mos vazhdoni në refuzimin tuaj, se kështu do ndëshkoheni njëlloj. - Thuaj: “Unë ju këshilloj vetëm me një gjë: Ngrihuni sinqerisht për Allahun, dy nga dy ose një nga një dhe mendoni me kujdes (që ta kuptoni) se shoku juaj (Muhamedi) nuk është i çmendur! Ai është dërguar ndër ju veç që t'ju paralajmërojë para një dënimi të ashpër.”. - Thuaju, o Profet, këtyre mohuesve inatçorë, të cilët kanë marrë përsipër që ta hedhin tutje të vërtetën e të shpifin kundër saj: “Unë po ju këshilloj vetëm për një gjë. Unë po ju parashtroj një propozim dhe ju këshilloj që të mendoni me kujdes! Ky është propozim mëse i drejtë, por nuk po ju kërkoj që të ndiqni fjalën time e të lini rrugën tuaj pa pasur fakte. Dua që këtë ta bëni me kujdesin më të madh. Unë po ju kërkoj që, për hir të Allahut, të përkushtoheni sinqerisht dy nga dy ose një nga një, e pastaj të mendoni thellë (që ta kuptoni) se shoku juaj (Muhamedi) nuk është i çmendur. Ai është dërguar ndër ju veç që t'ju paralajmërojë para një dënimi të ashpër.”. Ngrihuni me ambicie e vullnet për të gjetur të vërtetën, me sinqeritet për Zotin e vërtetë. Bëjni këtë në grup, duke studiuar e diskutuar së bashku me objektivitet, pastërti e dëshirë të mirë për të zbuluar të vërtetën. Bëjeni këtë edhe vetëm, pra, çdokush të flasë dhe mendojë vetë, me çiltërsi! Nëse e bëni këtë për hir të Allahut, nëse e vini në përdorim logjikën tuaj për të analizuar gjendjen e këtij Profeti madhështor të dërguar tek ju, do të zbuloni shumë gjëra të mrekullueshme. Ju do të zbuloni se ai nuk është një i çmendur, por se fjalët e tij, gjendja e tij, pamja e tij e cilësitë e tij janë shumë të larta. Ai është një profet besnik, që ju këshillon dhe ju paralajmëron për çdo gjë që ju dëmton dhe ju mëson se si të shpëtoni nga ndëshkimi i dhembshëm. Nëse ata e pranojnë këtë këshillë dhe e përdorin, do ta mësojnë dhe kuptojnë qartë

se kush është Muhamedi (a.s). Pamja dhe gjendja e tij ishte më e mira dhe e përkryera, veprat e tij ishin veprat më të bukura dhe të mira. Ai ishte njeriu më i plotë dhe i përkryer në moralin e tij, në heshtjen e tij dhe qetësinë dhe modestinë e tij. Ai ishte më fisniku dhe më i ploti në logjikën dhe në çdo aspekt të jetës së tij. Pastaj le të mendojnë pak në oratorinë dhe elokuencën e tij të plotë, në fjalët e tij të embla që mbushin çdo zemër me qetësi, prehje dhe iman, dhe që pastron çdo shpirt dhe zemër. Ato nxisin për moralin më të lartë dhe sjelljen më të mirë. Ai gjithmonë ndalonte nga sjelljet e ulta dhe të poshtra. Nëse ai fliste, sytë drejtoheshin tek ai me respekt, vlerësim dhe dashuri. A mund të ndodhte kjo me ndonjë të çmendur dhe të prishur? Çdokush që analizon gjendjen e Muhamedit për të zbuluar a ishte profeti i Zotit apo jo, sido që ta bëjë këtë, i vetëm apo me të tjerë në grup, ka për të arritur në përfundimin e sigurt se ai ishte profet besnik i Allahut, sidomos ata që jetuan në kohën e tij dhe e njohën atë si para, ashtu edhe pas profetësisë së tij.

← Sebe 34:45