Falënderimi i takon All-llahut, që e Tij është çka ka në qiej dhe çka ka në tokë dhe i tërë falënderimi i takon Atij në botën tjetër. Ai është i urti, i përsosuri në njohuri.
E ata që nuk besuan thanë: "Nuk do të na vijë neve kijameti!" Thuaj: "Po, pasha Zotin tim që e di të fshehtën, patjetër do t'ju vijë ai juve. Atij nuk mund t'i fshihet as në qiej e as në tokë sendi sa grimca, e as më i vogël, e as më i madh, vetëm se janë të regjistruar në librin e qartë".
Ndërsa atyre që u është dhënë dijenia, e dinë se kjo që të është shpallur ty nga Zoti, është e vërtetë dhe se udhëzon për në rrugën e Fuqiplotit, të lavdishmit.
Dhe ata që nuk besuan thanë: "A doni t'ju tregojmë për një njeri që do t'ju informojë juve se si, pasi që (të vdisni e) të jeni copëtuar plotësisht, ju do të krijoheni rishtazi?"
"A është duke krijuar gënjeshtër ndaj All-llahut, apo e ka kapur çmendia?" Jo, por ata që nuk besojnë botën e ardhshme janë të dënuar përjetë, e tash janë në humbje të pambarim.
A nuk e shohin qiellin e tokën që i ka rrethuar ata para dhe prapa? Sikur të duam, Ne e shafitim tokën me ta ose shembim mbi ta copa nga qielli. S'ka dyshim se në këtë ka argument për secilin njeri që kthen mendjen te Zoti.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pesë kaptina fillojnë me “Elhamdu Lil-Lahi...” Një prej tyre është kjo dhe falënderimi që i takon Allahut të Madhëruar ka të bëjë edhe me të mirat e kësaj bote, ndërsa falënderim i posaçëm i bëhet në botën tjetër, kur besimtarët e sinqertë gjejnë kënaqësinë që ua dhuron, por falënderimi ndaj Tij në këtë botë është obligim për njerëzit, e falënderimi që do t’i shprehet në botën tjetër është nga gëzimi. Edhe në këtë kaptinë Muhamedi a.s. urdhërohet të betohet në Zotin, se do të vijë Kijameti, do të ringjallen njerëzit dhe se do të përgjigjen për vepra. Është menduar se pjesa më e imtë e materies është atomi, e këtu, në këtë kaptinë e gjejmë fjalën e Zotit, që iu kumtua Muhamedit a.s. para katërmbëdhjetë shekujsh, se ka pjesë edhe më të imëta, që nuk mund t’i shohë njeriu në asnjë mënyrë, e ka edhe aq të mëdha, saqë prapë njeriu nuk mund t’i përfshijë me shikimin e vet. Këtë thënie tashmë e ka vërtetuar shkenca. Pra asnjë vepër, fjalë a send, nuk është që nuk ka efektin e vet pozitiv ose negativ, e njeriu do të përgjigjet për të gjitha. E mu këtu qëndron shkaku, pse kriminelët donin të talleshin me Muhamedin a.s., kur ai iu shpjegonte, se do të ringjallen e do të përgjigjen. Kriminelët nuk mendonin, se qiej e tokë janë krijime të Zotit, pra janë të rrethuar prej fuqisë së Tij nga të gjitha anët, e Ai ka fuqi t’i ringjallë.
"Ne i patëm dhënë Davudit dhuratë të madhe nga ana e jonë: "O male dhe shpezë, lartësoni (me tesbih) së bashku me të!" Ne ia zbutëm atij edhe hekurin (si brumë).
(I thamë) Puno këmisha të plota (nga hekuri) dhe thurri me precizitet ato. Dhe bëni vepra të mira (o familje e Davudit), se Unë vëzhgoj atë që ju punoni.
Edhe Sulejmanit ia nënshtruam erën që paraditja (e udhëtimit me të duke shkuar) ishte sa një muaj dhe pasditja e saj (në të kthyer) sa një muaj (udhëtimi). I bëmë që atij t'i rrjedhë burim i remit dhe me urdhrin e Zotit të tij ia nënshtruam xhinët që punonin sipas dëshirës së tij, e kush largohet prej tyre nga urdhri Jonë, atij do t'ia shijojmë zjarrin e fortë.
I punonin atij çka ai dëshironte: pallate të fortifikuara, skulptura, pjata (të drunjta) sikurse rezervuare, enë (kazane) të palëvizshme. Veproni duke falënderuar, o familje e Davudit, e nga robërit e Mi, pak janë mirënjohës.
E kur ia caktuam atij vdekjen, askush tjetër nuk i njoftoi ata (xhinët) për vdekjen e tij, përveç krimbit që e brejti shkopin e tij, e kur u rrëzua ai, për xhinët u bë e qartë se sikur të ishin ata që e dinin të fshehtën, nuk do të vazhdonin të qëndronin në mundimin e rëndë.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Davudin e kishte graduar Allahu, duke e bërë pejgamber, duke i dhënë librin Zebur, duke i nënshtruar malet dhe shpezët, që së bashku me të i luteshin Zotit, duke e pëlqyer zërin e tij, duke zbutur hekurin dhe duke e mësuar për punimin e këmishëve të hekurta për luftë. Sulejmani kishte mrekulli erën me të cilën udhëtonte për një gjysmë dite sa për një muaj udhëtim këmbësor, Zoti i kishte mundësuar të zbulojë burimin e bakrit, mandej ia nënshtroi edhe xhinët, të cilët ishin të detyruar të vepronin sipas urdhrit të Sulejmanit, e nuk guxonin të shmangeshin, se Zoti ua kishte tërhequr vërejtjen, që do t’i dënonte ashpër. Xhinët i punonin çdo gjë Sulejmanit, por ishte karakteristike se me vdekjen e Sulejmanit vërtetohet, që xhinët nuk e dinin të fshehtën. Sulejmani vdiq në këmbë duke iu lutur Zotit, e i mbështetur në shkopin e vet; për vdekjen e tij nuk diti askush; xhinët e vazhdonin punën e tyre të mundimshme. Sikur ta dinin, që Sulejmani kishte vdekur ata nuk do të vazhdonin atë punë të mundimshme. Sulejmani i vdekur mbeti mbështetur në shkop, deri sa krimbi ia brejti shkopin; ai u thye, e Sulejmani u rrëzua. Shumë falltorë mbështeten në atë, se xhinët iu sjellin lajme të panjohura, e ky është mashtrim i madh. Këtë e mohon kategorikisht ky ajet i Kuranit.
Populli Sebe pati një begati në vendbanimin e vet: kishin nga të dy anët kopshte, nga ana e djathtë (e luginës) dhe nga ana e majtë. Hani (u thamë) nga begatitë e Zotit tuaj dhe falënderonju Atij. Qytet i mirë dhe Zot mëkatfalës.
Po ata i kthyen shpinën, e Ne e lëshuam kundër tyre rrjedhën e pendës dhe dy kopshtet e tyre i shndërruam në dy kopshte me fruta të idhët, drunj të thatë dhe diçka pak bari të egër.
Dhe, në mes tyre dhe mes fshatrave të bekuara (në Sham), ju bëmë fshatra të njëpasnjëshme dhe ju bëmë udhëtim të përshtatshëm. Udhëtoni të sigurt nëpër to natën e ditën.
Po ata thanë: "Zoti ynë, na i largo udhëtimet tona!" E ashtu e dëmtuan veten dhe i bëmë ata ngjarje tregimesh, i ndamë plotësisht. Në këtë ka argumente për secilin durimtar e mirënjohës.
E ai (djalli) nuk pati kurrfarë pushteti ndaj tyre, përveç që (dija e Jonë të dalë në shesh) të dihet ai që beson në botën tjetër, prej atij që është në dyshim për të. E Zoti yt është përcjellës ndaj çdo gjëje.
Thuaj: "Thirrni ata, të cilët i menduat për zota pos All-llahut!" Ata nuk posedojnë sa një grimcë as në qiej e as në tokë dhe as që kanë në to ndonjë pjesë, dhe Ai nuk ka prej tyre ndonjë përkrahje.
Dhe ndërmjetësimi nuk bën dobi te Ai, përveç i atij të cilit i jep leje, e kur hiqet frika nga zemrat e tyre (të ndërmjetësuesve), ata thonë: "Çka tha Zoti juaj!" (rreth shefatit). Ata (engjëjt e lartë) thonë: "Të vërtetën!" (u dha leje). Ai është më i larti, më i madhi.
Dhe ata që nuk besuan thanë: "Ne nuk i besojmë këtij Kur'ani, e as atij që ishte para tij, (librave të tjerë)?!" E sikur t'i shihje zullumqarët kur para Zotit të tyre të ndalen, kthejnë fjalën (fyese) njëri-tjerit, atyre që ishin pari, u thonë: "Sikur të mos ishit ju, ne do të kishim qenë besimtarë!"
E ata që ishin pari, atyre që kishin qenë të dobët u thonë: "A ne ju penguam prej udhëzimit të drejtë pasi që u pat ardhur juve? Jo, por ju vetë ishit kriminelë!"
E ata që kishin qenë të shtypur, atyre që ishin krerë u thonin: "Jo, por dredhia juaj natë e ditë (na largoi prej besimit), kur ju na thërrisnit të mos e besojmë All-llahun dhe t'i bëjmë Atij shokë. E kur e shohin dënimin, e fshehin dëshpërimin e vet dhe Ne u vëmë prangat në qafat e atyre që nuk besuan. Ata nuk dënohen për tjetër pos për atë që punuan.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Sebe’ë quhej një popull sipas emrit të të parit të tyre, e që kishin vendbanimet e tyre në Jemen. Ai popull kishte një vendbanim shumë të begatshëm, që shtrihej në një luginë dhe në të dy anët e saj kishte kopshte me lloj-Iloj frutash. Ata duhej të falënderonin Zotin për ato begati, por nuk i dëgjuan pejgamberët dhe nuk falënderuan, prandaj i vërshoi uji i pendës, dhe ua shkatërroi çdo të mirë. Madje Zoti ua kishte mundësuar, që prej Jemenit të shkojnë në Sham, duke pushuar fshat më fshat, pse ato ishin të afërta dhe ashtu të tregtojnë sa më lehtë. Mirëpo duke parë se edhe më të varfërit kishin mundësi të udhëtonin, meqë nuk nevojitej ndonjë përgatitje e fortë kjo gjë nuk iu shkoi për shtati pasanikëve, prandaj e përbuzën atë të mirë të Zotit, dhe Ai i shpartalloi. Djalli ishte betuar, se do t’i mashtrojë njerëzit sa të mundet, e në disa raste ia arriti qëllimit, edhe pse nuk ka pushtet mbi ta, por duke i mashtruar me sende të kota. Zoti gjithnjë i ka ditur dhe i di të prishurit, por mashtrimi i shejtanit e qet në shesh atë që e ka ditur Ai. Adhuruan zota që s’kanë asgjë në dorë, pse edhe pejgamberët nuk do të mund të bënin shefatë, vetëm pas lejes së Zotit, e zotat e tyre kurrë. Pejgamberi ynë nuk ishte i dërguar vetëm për arabët, por për mbarë botën, e megjithatë disa talleshin, duke thënë se kur do të vijë Kijameti? Ai vjen në çastin e caktuar dhe zullumqarët do të fyejnë njëri-tjetrin dhe do të përpiqen t’ia hudhin fajin njëri-tjetrit.
Nuk është as pasuria juaj, e as fëmijët tuaj ajo që ju afron pranë Nesh, është vetëm besimi dhe veprat e mira; të tillët shpërblehen shumëfish për atë që vepruan dhe ata janë në dhoma të larta të shpëtuar.
Thuaj: "S'ka dyshim se Zoti im është Ai që i jep furnizim të begatshëm atij që do nga robërit e vet dhe Ai ia pakëson atij, e çkado që të jepni, Ai e kompenson atë dhe Ai është dhuruesi më i madh".
Ata (engjëjt) thonë: "I pa të meta je o i Madhëruar! Ti je Zoti ynë, larg asaj që ata thonë! Por ata kanë qenë që adhuronin xhinët (djajtë) dhe shumica sish u besonin atyre".
E sot pra, Nuk keni gjë në dorë t'i bëni as dobi, as dëm njëri-tjetrit, dhe atyre që ishin zullumqarë u themi: "Shijoni dënimin e zjarrit, të cilin e konsideruat gënjeshtër!"
E kur u lexoheshin atyre ajetet tona të qarta, ata thoshin: "Ky nuk është tjetër vetëm se njeri, i cili dëshiron t'ju shmangë nga ajo që adhuronin prindërit tuaj" dhe thoshin: "Ky (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se është gënjeshtër e trilluar!" Madje, ata që nuk besuan të vërtetën, pasi ajo u erdhi, i thanë: "Kjo (Muhammed, Feja Islame, Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se magji e qartë!"
Po Ne nuk u kemi dhënë atyre ndonjë libër që ta mësojnë dhe as nuk dërguam te ata ndonjë pejgamber para teje (pra ata nuk dinë si është pejgamberi as si është shpallja).
Edhe ata që ishin para këtyre (kurejshitëve) patën përgënjeshtruar, dhe këta nuk kanë (kurejshitët) as një të dhjetën e asaj që Ne ua patëm dhënë atyre, e i konsideruan rrenacakë të dërguarit e Mi, ja si ishte dënimi Im.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Duke u mbështetur në forcën e vet pasanikët gjithnjë refuzonin mësimet e pejgamberëve e ndonjëherë justifikoheshin me atë, se sikur të mos ishin të mirë te Zoti, Ai nuk do t’iu jepte pasuri e fëmijë, pra edhe thoshin, se nuk do të na dënojë. Ata nuk e kuptonin, se Zoti është Ai që sipas urtësisë së Vet bën përndarjen e begative, dikujt i jep më shumë e dikujt më pak, por kjo nuk do të thotë, se pasanikët janë më afër Zotit. Më afër janë ata që besuan dhe bënë punë të mira. Shpërblimi i tyre do të jetë i shumëfishtë, prandaj edhe do të vendosen në vendbanimet më të larta të xhenetit. Pasanikët do të duhej të shpenzonin për në rrugën e Zotit, meqë Ai do t’ua kompensojë atë, e jo të përpiqen të mohojnë faktet e Zotit. Pati popuj që adhuronin engjëjt, ndonjë pejgamber e diçka tjetër, e Ditën e Kijametit
Thuaj: "Unë ju këshilloj vetëm me një gjë: Për hir të All-llahut të angazhoheni sinqerisht dy nga dy ose një nga një, e pastaj të mendoni thellë (që ta kuptoni) se shoku juaj (Muhammedi) nuk ka ndonjë çmendje. Ai nuk është tjetër vetëm që t'ju tërheqë vërejtjen për një dënim të ashpër (nëse nuk besoni)".
Thuaj "Unë nuk kërkova prej jush ndonjë shpërblim, nëse kam kërkuar, ai le t'u mbetet juve, shpërblimi im është vetëm prej All-llahut, e Ai është dëshmitar për çdo send".
Thuaj: "Nëse unë kam humbur, atëherë e keqja e humbjes është vetëm në dëm timin, e nëse e kam gjetur të vërtetën, atëherë ajo është me ndihmën e Zotit tim; Ai është dëgjues, i afërt!"
Dhe ndërhyhet (ndërhyn All-llahu) ndërmjet tyre dhe ndërmjet asaj që dëshirojnë ata, ashtu sikurse është vepruar më parë me të ngjashmit e tyre (partinë e tyre); vërtet, ata ishin në një dyshim të fortë.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kundërshtarëve iu thuhet: Mendoni vetë ose dy nga dy e jo të grumbulluar më shumë, pse aty ku ka shumë njerëz vështirë se mund të thellohet njeriu në mendime. Dhe shqyrtoni çështjen e Muhamedit dhe të Kuranit që po ju lexon, se atëherë do të bindeni, që nuk është i çmendur, por i zgjedhur prej Zotit, i cili zgjedh atë që do. Pejgamberi iu thotë, se nuk kam kurrfarë interesi material prej jush, Zoti është që do të më shpërblejë, Ai përcjell punën e çdokujt dhe sipas sinqeritetit në vepra iu jep njerëzve shpërblimin. Idhujtarëve iu tërhiqet vërejtja, se si kur do të ngrihen prej varrezave i kap frika, dhe iu grahin për në xhehenem, atëherë do të besojnë, por aty nuk është vendi i besimit; vendi
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.