35. Fatir · Ajeti 14 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 35:1–35:14
Allahu që krijoi qiej e tokë pa ndonjë model të mëparshëm, që i krijoi engjëjt dhe i bëri ndërmjetësues mes Tij dhe pejgamberëve, që ka fuqi t'i krijojë krijesat ashtu si të dojë, i takon çdo falënderim e lavdërim.
Sipas këtij ajeti të Kur'anit dhe sipas shumë haditheve të sakta, melaiket janë me krahë, me lloj-lloj palë krahësh, edhe pse ne e dimë se ata nuk janë trupa fizikë.
Allahu që shpiku çdo send, e mban edhe sundimin ndaj çdo sendi, të mirën që ta jep Ai, nuk mund ta pengojë kush dhe atë që Ai nuk ta jep, nuk mund ta japë kush tjetër, andaj të mirave të Tij duhet falënderuar, por jo vetëm me gojë.
Muhammedit a.s. i jepet të kuptojë se edhe të dërguarit para tij u quajtën rrenacakë, andaj nuk duhet të brengoset.
Kumtesa e Zotit se do të ringjalleni, se ka xhennet dhe xhehenem, është e saktë, andaj nuk duhet shkuar pas mësimeve të shejtanit dhe nuk duhet mashtruar pas kësaj jete e të humbim jetën tjetër, pse duhet ditur se shejtani është armik i njeriut dhe mësimet e tij çojnë në xhehenem. Gjithashtu Muhammedit i thuhet që të mos e dëmtojë veten nga dëshpërimi pse disa nuk po besojnë. Ajo është punë e Zotit. Ai e di kush do të mbetet në errësirë e kush do ta gjejë dritën, andaj të keqit i duket e mirë puna e keqe, e nuk largohet prej saj.
I Kush dëshiron të jetë i ndershëm, krenar, i autoritetshëm, atë le ta kërkojë prej Allahut me I besim e me vepra të mira, e Ai do t'i dhurojë atë në të dy jetët, e dredhia është e asgjësuar.
Ai Zot që njeriun e parë e krijoi nga dheu, e origjinën e tij e vazhdoi përmes një pike uji, i di të gjitha, e di çka ka në barkun e nënës, kur do të lindë, sa do të jetojë etj.
Deti i ëmbël dhe i njelmëti, janë shembull i besimtarit dhe i jobesimtarit.
Pozicioni i tokës ndaj diellit dhe forma e rrumbullakët e saj, bëjnë që nata e dita të zgjaten ose të shkurtohen, e të gjitha këto janë fakte që dokumentojnë për fuqinë dhe mjeshtërinë e Allahut.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 35:13–35:14
- “Është Allahu Ai që e fut natën te dita dhe ditën te nata (duke shkurtuar herë njërën e herë tjetrën) ...” - Edhe këto krijesa tregojnë për pushtetin e plotë dhe fuqinë
madhështore të Allahut të Lartësuar. Ai e nënshtroi natën dhe e bëri në shërbim të krijesave me errësirën që vendosi në të, ashtu si nënshtroi ditën dhe e bëri të dobishme për krijesat me dritën që vendosi në të. I Madhëruari herë zgjat njërën dhe herë tjetrën, në varësi të stinëve që i ka pëcaktuar të ndodhin në këtë botë. - “... dhe ka nënshtruar Diellin dhe Hë - nën, që lëvizin sipas një afati të caktuar. Ky është Allahu, Zoti juaj dhe vetëm Atij i takon i gjithë sundimi. ” - Ai nënshtroi edhe yjet që lëvizin dhe ato që janë të qëndrueshme, të cilat e çajnë errësirën me dritë. Të gjithë lëvizin me masë të caktuar nga Zoti. Gjithçka funksionon sipas një rregulli preçiz të vendosur nga Ai, që është Krenari, Ngadhënjimtari dhe i Gjithë - dijshmi, deri në Ditën e Kijametit. Ai i Cili i ka bërë të gjitha këto është një Zot i madhërishëm dhe është i vetmi që meriton adhurimin e krijesave. Asgjë dhe askush tjetër veç Tij nuk meriton ndonjë grimë adhurimi, kushdo qoftë a i, melek apo bamirës i kohëve të shkuara, në pamjen e të cilëve keni gdhendur edhe idhujt tuaj. - “Ata që ju u luteni përveç Atij, nuk zotërojnë as sa cipa e hollë e farës së hurmës.” - Domethënë, të gjithë këta që ju u luteni, qofshin melekë apo evlija, nuk kanë në dorë asgjë në qiej dhe në Tokë. - “Nëse u luteni atyre, ata nuk e dëgjojnë lutjen tuaj; por, edhe sikur ta dëgjonin, ata nuk mund të përgjigjen. ” - Kështu janë idhujt, që ju i keni konsideruar si zota. Ata nuk mund të dëgjojnë lutjet tuaja, sepse ata janë të vdekur, janë thjesht skulptura, janë sende pa shpirt dhe pa jetë. - “Ditën e Kijametit, ata do ta mohojnë adhurimin tuaj. ” - Edhe sikur të supo - zohej, - pasi kjo është e pamundur, - se ata mund të dëgjojnë, ata sërish nuk mund që t’iu përgjigjen kërkesave tuaja, sepse askush nuk ka pushtet, fuqi dhe forcë që t’iu përgjigjet lutjeve, përveçse Allahu i Lartë - suar, që është i Vetëm dhe i Pashoq. Allahu i Lartësuar thotë: “Kush është më i humbur se ata të cilët, në vend të Allahut, u luten atyre që nuk mund t’u përgjigjen (edhe sikur t'u luten) deri në Kijamet?! Ata janë të paditur (e të pafuqishëm t'u përgjigjen) për lutjet e tyre. Kur të mblidhen bashkë të gjithë njerëzit (Ditën e Llogarisë), ata (idhujt) do të jenë armiqtë e tyre dhe do t’ua mohojnë adhurimin që u është përkushtuar.” [Ahkaf 5, 6]. “Ata adhuruan në vend të Allahut zota të tjerë, për t’u dhënë fuqi e lavdi. Por ata (idhujt) do ta mohojnë adhurimin e tyre dhe do të bëhen armiq të tyre.” [Merjem 81, 82]. - “Askush nuk mund të ta thotë ty (o njeri), të vërtetën, siç ta thotë Ai, që është i Gjithëditur. ” - Në lidhje me realitetin e gjërave, qoftë me ato që shfaqen, qoftë me ato që janë të fshehura dhe në lidhje me përfundimin e çdo çështjeje, askush nuk mund të të njohë ashtu siç të njeh Ai që është i Gjithëditur dhe nuk ka tjetër të tillë veç Allahut të Madhëruar e të Lartësuar. Është Ai i Cili na ka treguar të vërtetën rreth çdo gjëje.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 35:12–35:14
- Nuk janë njëlloj dy dete - ky është i ëmbël, i pijshëm dhe i këndshëm dhe ky tjetri është i kripur dhe i hidhur. - Allahu i Lartësuar na njofton rreth pushtetit, urtësisë dhe mëshirës së Tij të pashembullt. Ai i bëri detet dhe lumenjtë si dy mirësi të jashtëzakonshme në dobi të botës tokësore. Ai i dha secilit prej tyre veçori. Urtësia e kërkoi që lumenjtë të kenë ujë të ëmbël, që të mund të përdoret për të pirë e për të vaditur bimësinë. Pinë gjallesat dhe vaditen të mbjellat. Ndërsa detin e bëri të kripur, që të mos prishet ajri që rrethon tokën nga era e atyre që ngordhin në det, Gjithashtu, uji i detit është ujë që rri në një vend dhe nuk lëviz dhe kripa e bën që të mos marrë erë të keqe. Në këtë mënyrë, kafshët që jetojnë në det janë të shijshme dhe të mira. Përveç këtyre, ka edhe shumë mirësi të tjera, që janë të pamundura pa këtë rregull të vendosur nga Zoti. Nga të dyja llojet e ujërave, si ato të kripura, ashtu edhe ato të ëmbla: - Prej tyre ju (nxirrni e) hani mish të njomë e të freskët dhe nxirrni edhe stoli, që i mbani si zbukurime. Dhe ti i sheh anijet se si çajnë dallgët zhurmshëm, që ju të mund të kërkoni nga të mirat e Tij dhe të bëheni mirënjohës. - Prej tyre nxirren ushqime dhe xhevahire, të cilat ju mundësojnë begati të shumta. Ndër mirësitë e deteve është edhe fakti që nëpër to udhëtojnë edhe anije të shumta, duke lundruar nga një kontinent në tjetër, duke transportuar udhëtarët dhe mallrat e tyre. Kështu përmbushen mirësitë e shumta të Zotit. - Është Allahu Ai që e fut natën te Dita dhe Ditën te Nata (duke shkurtuar herë njërën e herë tjetrën) - Kështu, Allahu i Madhëruar, herë e shkurton njërën e herë tjetrën. Sa herë që vjen njëra, largohet tjetra. Ndonjëherë janë njëlloj në kohëzgjatje. Kështu përmbushen shumë nevoja të njerëzve, kafshëve, pemëve e bimëve. Allahu i Lartësuar vendosi dobi të shumta kur nënshtroi diellin dhe hënën, dritën dhe shkëlqimin. Njerëzit gjatë ditës lëvizin e gjatë natës qetësohen. Kur dielli ndriçon, robërit shpërndahen e kërkojnë prej mirësive të Tij. Nëpërmjet ngrohtësisë së diellit, piqen prodhimet dhe pastaj edhe mund të thahen, për t'u ruajtur më gjatë si ushqim në dimër. Kështu arrihen shumë mirësi, që janë nga domosdoshmëritë e jetës. Pa ato, njerëzit nuk do të mund të jetonin. - dhe i ka nënshtruar Diellin dhe Hënën që lëvizin sipas një afati të caktuar . Si dielli dhe hëna lëvizin në orbitën e tyre dhe do të vazhdojnë të lëvizin derisa të dëshirojë Allahu. Por kur të afrohet koha e fundit të kësaj dynjaje, kjo lëvizje do të përfundojë dhe forca e ndikimi i tyre do të ndërpritet. Hëna dhe dielli do të shuhen, ndërsa yjet do të rrëzohen. Në ajete e mësipërme, Allahu i Lartësuar na tregoi shumë nga krijesat madhëshore, të cilat tregojnë për bamirësinë dhe për cilësitë e Tij absolute. Pas këtyre shenjave, Ai thotë: - Ky është Allahu, Zoti juaj dhe vetëm Atij i takon i gjithë Sundimi. - Ai që është i vetmi që i krijoi ato krijesa dhe i nënshtroi për dobinë tuaj, Ai duhet të jetë i vetmi që
meriton adhurimin. Atij i takon pushteti dhe mbretërimi i gjithçkaje. - Dhe ata që ju u luteni përveç Atij, nuk posedojnë as një cipë të hollë (si ajo e farës së hurmës) . - Idhujt e putat nuk zotërojnë asgjë, as të madhe e as të vogël. Madje as atë që quhet el-kitmir (kështu quhet cipa mbështjellëse e bërthamës së hurmës së palmës), që është gjëja më e pavlefshme dhe më e vogël. Si është e mundur që t’i luten diçkaje që nuk ka në pronësinë e vet asnjë grimcë pushteti, as në qiej dhe as në tokë?! - Nëse u luteni atyre, ata nuk e dëgjojnë lutjen tuaj; - Edhe nëse u luteni, ata nuk e dëgjojnë lutjen tuaj, sepse ose janë sende pa jetë, ose të vdekur, ose janë melekë, të cilët janë të përkushtuar për t'iu bindur Zotit të tyre. - por, edhe sikur ta dëgjonin, ata nuk mund t'i përgjigjen (lutjes suaj) . - Por edhe sikur të supozonim se do ta dëgjonin lutjen tuaj, ato nuk do t'i përgjigjeshin, sepse ata nuk zotërojnë gjë dhe shumica e tyre nuk janë të kënaqur dhe as e pranojnë adhurimin që këta të mjerë u përkushtojnë. - Në Ditën e Kijametit, ata do ta mohojnë adhurimin tuaj. - Ata do të distancohen prej jush dhe do të thonë: “I dëlirë je, o i Madhëruar! Ti je Zoti ynë, dhe je i pastër nga ajo që ata thonë! Por ata adhuronin xhindët dhe shumica e tyre besonin në ta”. [Sebe' 41]. - Dhe askush nuk mund të ta thotë ty (o njeri), të vërtetën, siç ta thotë Ai, që është i Gjithëditur.” - Askush nuk mund të sjellë një lajm të sigurt si Allahu, që është më i Vërteti në lajmet që sjell dhe i Gjithëditur për çdo fshehtësi. Kur Ai të njofton për një lajm, të jesh i sigurt sikur ta shihje me sytë e tu dhe të mos kesh asnjë dyshim për të. Në këto ajete tregohet qartë me argumente e fakte të dukshme e të kuptueshme se Allahu i Madhëruar është i vetmi i Adhuruar me meritë. Askush, përveç Tij, nuk meriton gjë prej adhurimeve. Çdo adhurim tjetër, veç adhurimit të përkushtuar Allahut, është kotësi dhe nuk ka për t'i sjellë adhuruesit të tij asgjë të mirë.