35. Fatir · Ajeti 14

سورة فاطر
Përkthimi Sherif Ahmeti
14

إِن تَدۡعُوهُمۡ لَا يَسۡمَعُواْ دُعَآءَكُمۡ وَلَوۡ سَمِعُواْ مَا ٱسۡتَجَابُواْ لَكُمۡۖ وَيَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ يَكۡفُرُونَ بِشِرۡكِكُمۡۚ وَلَا يُنَبِّئُكَ مِثۡلُ خَبِيرٖ

Nëse ata i thërritni, ata nuk dëgjojnë thirrjen tuaj, po të zëmë se dëgjojnë, nuk mund t'ju përgjigjen juve në ditën e kijametit, ata do ta mohojnë adhurimin tuaj ndaj tyre. E askush nuk të informon ty si i Dijshmi (All-llahu).*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Allahu që krijoi qiej e tokë pa ndonjë model të mëparshëm, që i krijoi engjëjt dhe i bëri ndërmjetësues mes Tij dhe pejgamberëve, që ka fuqi t’i krijojë krijesat ashtu si të dojë, i takon çdo falënderim e lavdërim. Sipas këtij ajeti Kurani dhe sipas shumë haditheve të sakta melaiket janë me krahë, me lloj-lloj palë krahësh. Allahu që shpiku çdo send, e mban edhe sundimin ndaj çdo sendi, të mirën që ta jep Ai, nuk mund ta pengojë kush, dhe atë që Ai nuk ta jep, nuk mund ta japë kush tjetër, prandaj për të mirat e Tij duhet ta falënderojmë, por jo vetëm me gojë. Muhamedit a.s. i jepet të kuptojë, se edhe të dërguarit para tij u quajtën rrenacakë, prandaj nuk duhet të brengoset. Kumtesa e Zotit se do të ringjalleni, se ka xhenet dhe xhehenem është e saktë, prandaj nuk duhet të shkojmë pas mësimeve të shejtanit, dhe nuk duhet të mashtrohemi pas kësaj jete, e të humbasim jetën tjetër, pse duhet ta dijmë që shejtani është armik i njeriut dhe mësimet e tij të çojnë në xhehenem. Gjithashtu Muhamedit i thuhet, që të mos e dëmtojë veten nga dëshpërimi pse disa nuk po besojnë. Ajo është punë e Zotit. Ai e di kush do të mbetet në errësirë, e kush do ta gjejë dritën, prandaj të keqit i duket e mirë puna e keqe, e nuk largohet prej saj. Kush dëshiron të jetë i ndershëm, krenar, i autoritetshëm, atë le ta kërkojë prej Allahut me besim e me vepra të mira, e Ai do t’ia dhurojë atë në të dy jetët, e dredhia është e asgjësuar. Ai Zot që njeriun e parë e krijoi nga dheu, e origjinën e tij e vazhdoi përmes një pike uji, i di të gjitha, e di çka ka në barkun e nënës, kur do të lindë, sa do të jetojë etj. Deti i ëmbël dhe i njelmëti janë shembull i besimtarit dhe i jobesimtarit. Pozicioni i tokës ndaj diellit dhe forma e rrumbullakët e saj bëjnë që nata e dita të zgjaten ose të