35. Fatir · ajete 8–16

سورة فاطر
8

أَفَمَن زُيِّنَ لَهُۥ سُوٓءُ عَمَلِهِۦ فَرَءَاهُ حَسَنٗاۖ فَإِنَّ ٱللَّهَ يُضِلُّ مَن يَشَآءُ وَيَهۡدِي مَن يَشَآءُۖ فَلَا تَذۡهَبۡ نَفۡسُكَ عَلَيۡهِمۡ حَسَرَٰتٍۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمُۢ بِمَا يَصۡنَعُونَ

‘Efemen zujjine lehu su’u ‘amelihi fere’ahu hesenæn fe’innall-llahe judillu men jesha’u we jehdi men jesha’u fela tedh/heb nefsuke ‘alejhim heseratin ‘innall-llahe ‘alimun bima jesna’une

A atij që vepra e vet e keqe i është hijeshuar dhe e sheh si të mirë (a është i njëjtë me atë që i largohet asaj)? Në të vërtetë, All-llahu e largon nga e vërteta atë që do dhe Ai e udhëzon atë që do, andaj ti (Muhammed) mos shkatërro veten me dëshpërim për ta, All-llahu e di shumë mirë atë që bëjnë ata.

9

وَٱللَّهُ ٱلَّذِيٓ أَرۡسَلَ ٱلرِّيَٰحَ فَتُثِيرُ سَحَابٗا فَسُقۡنَٰهُ إِلَىٰ بَلَدٖ مَّيِّتٖ فَأَحۡيَيۡنَا بِهِ ٱلۡأَرۡضَ بَعۡدَ مَوۡتِهَاۚ كَذَٰلِكَ ٱلنُّشُورُ

Wel-lahul-ledhi ‘ersele er-rijahe fetuthiru sehabæn fesuknahu ‘ila beledin mejjitin fe’ehjejna bihil-’erde ba’de mewtiha kedhalike en-nushuru

All-llahu është Ai që i lëshon erërat, e ato i lëkundin retë dhe Ne i derdhim ato në një vend të thatë dhe me atë ujitje e ngjallim tokën pas vdekjes së saj. Ja, kështu është ringjallja.

10

مَن كَانَ يُرِيدُ ٱلۡعِزَّةَ فَلِلَّهِ ٱلۡعِزَّةُ جَمِيعًاۚ إِلَيۡهِ يَصۡعَدُ ٱلۡكَلِمُ ٱلطَّيِّبُ وَٱلۡعَمَلُ ٱلصَّٰلِحُ يَرۡفَعُهُۥۚ وَٱلَّذِينَ يَمۡكُرُونَ ٱلسَّيِّـَٔاتِ لَهُمۡ عَذَابٞ شَدِيدٞۖ وَمَكۡرُ أُوْلَٰٓئِكَ هُوَ يَبُورُ

Men kane juridul-’izzete felillahil-’izzetu xhemi’æn ‘ilejhi jes’adul-kelimut-tejjibu wel-’amelu es-salihu jerfa’uhu wel-ledhine jemkurune es-sejji’ati lehum ‘adhabun shedidun we mekru ‘ula’ike huwe jeburu

Kush e dëshiron krenarinë (le ta dijë), e tërë krenaria i takon All-llahut (pra le të kërkojë prej Tij), te Ai ngrihet fjala e mirë (besimi) dhe veprimi i mirë, e Ai i pranon. E ata që përgatitin dredhira të këqija, për ata është një dënim i rëndë dhe dredhia e tyre është e zhdukur.

11

وَٱللَّهُ خَلَقَكُم مِّن تُرَابٖ ثُمَّ مِن نُّطۡفَةٖ ثُمَّ جَعَلَكُمۡ أَزۡوَٰجٗاۚ وَمَا تَحۡمِلُ مِنۡ أُنثَىٰ وَلَا تَضَعُ إِلَّا بِعِلۡمِهِۦۚ وَمَا يُعَمَّرُ مِن مُّعَمَّرٖ وَلَا يُنقَصُ مِنۡ عُمُرِهِۦٓ إِلَّا فِي كِتَٰبٍۚ إِنَّ ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ يَسِيرٞ

Wel-lahu halekakum min turabin thumme min nutfetin thumme xhe’alekum ‘ezwaxhæn we ma tehmilu min ‘untha we la teda’u ‘illa bi’ilmihi we ma ju’ammeru min mu’ammerin we la junkasu min ‘umurihi ‘illa fi kitabin ‘inne dhalike ‘ala Ellahi jesirun

All-llahu ju krijoi prej dheu, mandej prej një pike uji, e pastaj ju bëri çift. E asnjë femër nuk bart e as nuk lind ndryshe, vetëm se me dijen e Tij, dhe nuk i jepet kujt të jetojë gjatë ose t'i shkurtohet jeta e tij, vetëm se ajo është e shënuar në Libër (Levhi Mahfudh), e kjo për All-llahun është lehtë.

12

وَمَا يَسۡتَوِي ٱلۡبَحۡرَانِ هَٰذَا عَذۡبٞ فُرَاتٞ سَآئِغٞ شَرَابُهُۥ وَهَٰذَا مِلۡحٌ أُجَاجٞۖ وَمِن كُلّٖ تَأۡكُلُونَ لَحۡمٗا طَرِيّٗا وَتَسۡتَخۡرِجُونَ حِلۡيَةٗ تَلۡبَسُونَهَاۖ وَتَرَى ٱلۡفُلۡكَ فِيهِ مَوَاخِرَ لِتَبۡتَغُواْ مِن فَضۡلِهِۦ وَلَعَلَّكُمۡ تَشۡكُرُونَ

We ma jestewil-behrani hadha ‘adhbun furatun sa’igun sherabuhu we hedha milhun ‘uxhaxhun we min kullin te’kulune lehmæn terijæn we testehrixhune hiljeten telbesuneha we teral-fulke fihi mewahire litebtegu min fedlihi we le’allekum teshkurune

E nëse janë të njëjtë dy dete; ky i ëmbël shuan etjen dhe pirja e tij është e lehtë, e ky tjetri i njelmëti djeg. E prej secilit ju hani mish të freskët, nxirrni stoli që i mbani; e i sheh anijet se si çajnë ujin për të kërkuar të mirat e Tij. Ashtu që ju të falënderoni.

13

يُولِجُ ٱلَّيۡلَ فِي ٱلنَّهَارِ وَيُولِجُ ٱلنَّهَارَ فِي ٱلَّيۡلِ وَسَخَّرَ ٱلشَّمۡسَ وَٱلۡقَمَرَۖ كُلّٞ يَجۡرِي لِأَجَلٖ مُّسَمّٗىۚ ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ رَبُّكُمۡ لَهُ ٱلۡمُلۡكُۚ وَٱلَّذِينَ تَدۡعُونَ مِن دُونِهِۦ مَا يَمۡلِكُونَ مِن قِطۡمِيرٍ

Julixhul-lejle fi en-nehari we julixhu en-nehare fil-lejli we sehhare esh-shemse wel-kamere kullun jexhri li’xhelin musemmen dhelikumu Ellahu rebbukum lehul-mulku wel-ledhine ted’une min dunihi ma jemlikune min kitmirin

Ai është që zgjat natën në pjesë të ditës dhe e zgjat ditën në pjesë të natës, i nënshtroi diellin dhe hënën që secili lëviz (udhëton) deri në afatin e caktuar. Ky është All-llahu, Zoti juaj, i tërë sundimin është i Tij, e ata që i lutni në vend të Tij, nuk posedojnë as sa një cipë (e hurmave, fije).

14

إِن تَدۡعُوهُمۡ لَا يَسۡمَعُواْ دُعَآءَكُمۡ وَلَوۡ سَمِعُواْ مَا ٱسۡتَجَابُواْ لَكُمۡۖ وَيَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ يَكۡفُرُونَ بِشِرۡكِكُمۡۚ وَلَا يُنَبِّئُكَ مِثۡلُ خَبِيرٖ

‘In ted’uhum la jesma’u du’a’ekum we lew semi’u ma estexhabu lekum we jewmel-kijameti jekfurune bishirkikum we la junebbi’uke mithlu habirin

Nëse ata i thërritni, ata nuk dëgjojnë thirrjen tuaj, po të zëmë se dëgjojnë, nuk mund t'ju përgjigjen juve në ditën e kijametit, ata do ta mohojnë adhurimin tuaj ndaj tyre. E askush nuk të informon ty si i Dijshmi (All-llahu).*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Allahu që krijoi qiej e tokë pa ndonjë model të mëparshëm, që i krijoi engjëjt dhe i bëri ndërmjetësues mes Tij dhe pejgamberëve, që ka fuqi t’i krijojë krijesat ashtu si të dojë, i takon çdo falënderim e lavdërim. Sipas këtij ajeti Kurani dhe sipas shumë haditheve të sakta melaiket janë me krahë, me lloj-lloj palë krahësh. Allahu që shpiku çdo send, e mban edhe sundimin ndaj çdo sendi, të mirën që ta jep Ai, nuk mund ta pengojë kush, dhe atë që Ai nuk ta jep, nuk mund ta japë kush tjetër, prandaj për të mirat e Tij duhet ta falënderojmë, por jo vetëm me gojë. Muhamedit a.s. i jepet të kuptojë, se edhe të dërguarit para tij u quajtën rrenacakë, prandaj nuk duhet të brengoset. Kumtesa e Zotit se do të ringjalleni, se ka xhenet dhe xhehenem është e saktë, prandaj nuk duhet të shkojmë pas mësimeve të shejtanit, dhe nuk duhet të mashtrohemi pas kësaj jete, e të humbasim jetën tjetër, pse duhet ta dijmë që shejtani është armik i njeriut dhe mësimet e tij të çojnë në xhehenem. Gjithashtu Muhamedit i thuhet, që të mos e dëmtojë veten nga dëshpërimi pse disa nuk po besojnë. Ajo është punë e Zotit. Ai e di kush do të mbetet në errësirë, e kush do ta gjejë dritën, prandaj të keqit i duket e mirë puna e keqe, e nuk largohet prej saj. Kush dëshiron të jetë i ndershëm, krenar, i autoritetshëm, atë le ta kërkojë prej Allahut me besim e me vepra të mira, e Ai do t’ia dhurojë atë në të dy jetët, e dredhia është e asgjësuar. Ai Zot që njeriun e parë e krijoi nga dheu, e origjinën e tij e vazhdoi përmes një pike uji, i di të gjitha, e di çka ka në barkun e nënës, kur do të lindë, sa do të jetojë etj. Deti i ëmbël dhe i njelmëti janë shembull i besimtarit dhe i jobesimtarit. Pozicioni i tokës ndaj diellit dhe forma e rrumbullakët e saj bëjnë që nata e dita të zgjaten ose të
15

۞ يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ أَنتُمُ ٱلۡفُقَرَآءُ إِلَى ٱللَّهِۖ وَٱللَّهُ هُوَ ٱلۡغَنِيُّ ٱلۡحَمِيدُ

Ja ‘ejjuha en-nasu ‘entumul-fukara’u ‘ila Ellahi wel-lahu huwel-ganijul-hemidu

O ju njerëz, ju keni nevojë për All-llahun e All-llahu nuk ka nevojë për ju; Ai është i falënderuari.

16

إِن يَشَأۡ يُذۡهِبۡكُمۡ وَيَأۡتِ بِخَلۡقٖ جَدِيدٖ

‘In jeshe’ judh/hibkum we je’ti bihalkin xhedidin

Po të dojë Ai, juve ju zhduk e sjell krijesë të re.