36. Ja Sin · ajete 15–17

سورة يس
15

قَالُواْ مَآ أَنتُمۡ إِلَّا بَشَرٞ مِّثۡلُنَا وَمَآ أَنزَلَ ٱلرَّحۡمَٰنُ مِن شَيۡءٍ إِنۡ أَنتُمۡ إِلَّا تَكۡذِبُونَ

Kalu ma ‘entum ‘illa besherun mithluna we ma ‘enzele er-Rehmanu min shej’in ‘in ‘entum ‘illa tekdhibune

Ata (fshatarët) thanë: "Ju nuk jeni tjetër, vetëm se njerëz sikurse ne dhe se All-llahu nuk u ka shpallur asgjë; ju nuk jeni tjetër vetëm se rrenacakë".

16

قَالُواْ رَبُّنَا يَعۡلَمُ إِنَّآ إِلَيۡكُمۡ لَمُرۡسَلُونَ

Kalu rebbuna ja’lemu ‘inna ‘ilejkum lemurselune

Ata thanë: "Zoti ynë e di se me të vërtetë ne jemi të dërguar te ju."

17

وَمَا عَلَيۡنَآ إِلَّا ٱلۡبَلَٰغُ ٱلۡمُبِينُ

We ma ‘alejna ‘illal-belagul-mubinu

"Dhe ne nuk jemi të obliguar për tjetër, përveç t'ju kumtojmë ashtu qartë".