36. Ja Sin · Ajeti 33 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 36:33–36:47

Në këto ajete Allahu atyre që nuk besonin u vargon disa fakte që dokumentojnë për fuqinë e Zotit Krijues, kuptohet për njerëzit që kanë logjikë. Pëmend se si i jep jetë tokës me anën e i shiut, si bijnë bimët, krijohen kopshte që njerëzit ushqehen prej tyre, se si largon dritën e sjell I terrin, se si dielli u mundëson njerëzve të dinë kur është ditë e kur natë, ndërsa hëna me ato ndryshimet e saj, u mundëson të numërojnë muajt, dhe se si as nata e as dita nuk janë njëra para tjetrës, por kur ka natë ka edhe ditë dhe kur ka ditë ka edhe natë, ngase njëra pjesë e tokës së rrumbullakët është natë e tjetra ditë. Kështu ka qenë prej fillimit dhe kështu do të jetë. Çdo trup qiellor kalon nëpër ato rrugët e veta të caktuara prej Zotit.

Njerëzit do të duhej marrë mësim e përvojë prej belave që i goditën ata që ishin më herët dhe duhet pasur frikë atyre që mund t'u vijnë më vonë, e posaçërisht ditës së gjykimit. Por njerëzit, le që nuk përfillën argumentet e Zotit, por u tallën me këshillat e Tij kur besimtarëve u thoshin: pse ta ushqejnë atë që Zoti nuk e ushqen"

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 36:33–36:36

Këto janë argumente të qarta, që tregojnë për ekzistencën e Krijuesit dhe pushtetin e Tij të plotë për të ringjallur të vdekurit. Kështu, Allahu i Lartësuar thotë: - “Argument për ata është toka e vdekur, kur Ne i japim jetë dhe bëhen drithërat, që ata hanë.” - Ti sheh tokën e tharë dhe të shkretuar, por kur Allahu i Madhëruar lëshon mbi të ujin, prej saj mbijnë larmi bimësh dhe ajo merr jetë. Kështu bëhen drithërat, domethënë rrizku për njerëzit dhe për kafshët e tyre. - “Ne kemi bërë në të kopshte hurmash e rrushi dhe bëjmë që të shpërthejmë burime.” - Ne kemi bërë që të rrjedhin lumenj nëpër vende ku ata kanë nevojë për ujin, në mënyrë që të hanë prej fryteve të tokës. - “Që ata të hanë nga ato fruta dhe nga ajo që e prodhojnë me duart e tyre. ” - Që ata të hanë nga frutat që ata vetë i kultivojnë. Në të vërtetë, edhe pse i kulti - vojnë ata, çdo prodhim që vjen është veçse prej mëshirës së Allahut për ta dhe aspak pasojë e forcës, lodhjes apo e shpenzimit të mundit dhe pasurisë së tyre. prandaj i Lartësuari thotë: - “Atëherë, a nuk po tregohen mirënjo - hës?” - A nuk po tregojnë mirënjohje për ato mirësi, që Ai u ka dhuruar, mirësi të cilat as nuk mund të numërohen?! Pastaj Allahu i Lartësuar thotë: - “I lavdëruar qoftë Ai, që i krijoi në çift të gjitha gjërat - ato që rriten në tokë ...” - Pra, pemët dhe bimësia.

- “... ata vetë (njerëzit) ...” - Allahu i Madhëruar i bëri njerëzit në çifte, mashkullfemër. - “... dhe shumë gjëra që ata nuk i dinë. ” - Allahu krijon disa krijesa, që njerëzit nuk i njohin, ashtu siç thotë në ajetin tjetër: “Çdo gjë e kemi bërë në çift, që ju të përkujtoni.” [Dharijat 49].

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 36:33–36:36

- Argument për ata është toka e vdekur, kur Ne i japim jetë dhe bëhen drithërat nga të cilët ju hani. - Argument për vërtetësinë e ringjalljes pas vdekjes dhe daljen para Zotit për t'u shpërblyer për veprat e kryera është edhe një tokë e mbetur shkretë, të cilën Zoti e ringjall dhe e bën të gëlojë plot jetë, pasi i lëshon shiun nga qielli. Kur shiu bie mbi atë tokë: "Ne i japim jetë dhe bëhen drithërat nga të cilët ju hani." Toka lulëzon, sepse në të mbin çdo lloj bime, me të cilat ushqeheni ju dhe kafshët tuaja. Më pas, uji shpërndahet në kopshte, duke sjellë jetë e gjallëri dhe duke bërë të rriten pemë me fruta të shumta. Mes këtyre frutave, Allahu përmend hurmat e palmave dhe rrushin, si dy nga pemët më të begatshme dhe më të dobishme. - Dhe Ne kemi bërë në të kopshte hurmash e rrushi dhe bëjmë që të shpërthejmë burime (uji). - Jo vetëm kaq, por Ai bëri që uji të mos humbasë nëpër kopshte, por të krijohen e të rrjedhin lumenj dhe të dalin burime të shumta uji në shërbimin tuaj. Allahu i bëri ato kopshte e pemë për dobinë dhe shërbimin tuaj. - Që ata të hanë nga ato fruta dhe nga ajo që e prodhojnë me duart e tyre. - Që të hanë ose t’i magazinojnë duke i tharë. Ata kënaqen me gjithë ato mirësi, ndërkohë që ato nuk janë fryt i punës apo mundit të tyre. Është Allahu Ai që i bën të mbijnë dhe të rriten. Allahu është më i Urti dhe Furnizuesi më i mirë. Ata i hanë ata pa qenë nevoja t'i gatuajnë apo t'u bëjnë ndonjë shërbim. Zoti ua jep që t'i hanë pa u lodhur, që të kënaqen. Ata thjesht i këpusin nga pema dhe i hanë. - Atëherë a nuk po tregohen mirënjohës? - A nuk po tregoheni mirënjohës ndaj Atij që jua dhuroi këto mirësi dhe u kujdes që t'jua vërë në shërbim, me bujarinë dhe bamirësinë e Tij? A nuk e falënderoni dhe lavdëroni Atë që kujdeset me këto mirësi, për të rregulluar çështjet e dynjasë dhe të fesë tuaj? Ai që e ngjall tokën pasi është shkretuar dhe bën që të mbijnë në të gjithë ato bimësi e pemë, Ai që nxjerr për ju fryte të shijshme, që dalin nga sytha e degë të thata, Ai i Cili bën që nga toka e vdekur të dalë ujë, a nuk është i Plotfuqishëm që t'i ringjallë krijesat pas vdekjes së tyre?! Nuk ka dyshim se Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka. - I lavdëruar qoftë Ai që i krijoi në çift të gjitha gjërat – ato që rriten në tokë, ata vetë (njerëzit) dhe shumë gjëra që ata nuk i dinë. - Është Allahu që i krijoi ato lloje të shumta bimësh, që është e pamundur t'i numërosh të gjitha. Po kështu, Ai krijoi njerëzit të ndryshëm dhe i bëri që ca të jenë meshkuj dhe ca femra. Kështu, njerëzit ndryshojnë jo vetëm nga ana fizike, por edhe nga cilësitë e përshkrimet e tyre, qoftë të jashtme, qoftë të brendshme. Pastaj Allahu i Madhëruar thotë se krijoi: "...dhe shumë gjëra që ata nuk i dinë." Domethënë, krijoi edhe krijesa, të cilat ne nuk i njohim dhe do të ketë edhe krijesa të tjera më vonë, që ende nuk janë krijuar. I Lavdëruar, i Dëlirë dhe i Pastër nga çdo e metë është Allahu i Lavdëruar. I Madhëruar qoftë Ai nga shpifjet e trillimet se Ai mund të ketë shokë e partnerë, apo ndihmëtarë e mbështetës, apo grua e fëmijë. Ai nuk ka të ngjashëm apo të njëjtë me Të dhe as si shembulli i Tij. Ai është i Vetëm dhe Absolut në cilësitë e Tij të plota dhe emrat e atributet e Tij të bukura. Atij nuk mund t'i shpëtojë asgjë nga ajo që Ai dëshiron.

← Ja Sin 36:33