36. Ja Sin · ajete 74–83

سورة يس
74

وَٱتَّخَذُواْ مِن دُونِ ٱللَّهِ ءَالِهَةٗ لَّعَلَّهُمۡ يُنصَرُونَ

We ettehadhu min duni Ellahi ‘aliheten le’allehum junserune

Po, shkojnë e në vend të All-llahut adhurojnë zota të tjerë, me shpresë se do të ndihmohen prej tyre.

75

لَا يَسۡتَطِيعُونَ نَصۡرَهُمۡ وَهُمۡ لَهُمۡ جُندٞ مُّحۡضَرُونَ

La jesteti’une nesrehum we hum lehum xhundun muhderune

Ata nuk mund t'u ndihmojnë atyre, por këta (idhujtarët) u janë bërë ushtri e gatshme e tyre.

76

فَلَا يَحۡزُنكَ قَوۡلُهُمۡۘ إِنَّا نَعۡلَمُ مَا يُسِرُّونَ وَمَا يُعۡلِنُونَ

Fela jehzunke kawluhum ‘inna na’lemu ma jusirrune we ma ju’linune

E ty mos të brengosin thëniet e tyre, Ne dimë çka mbajnë ata fshehtë dhe çka publikojnë.

77

أَوَلَمۡ يَرَ ٱلۡإِنسَٰنُ أَنَّا خَلَقۡنَٰهُ مِن نُّطۡفَةٖ فَإِذَا هُوَ خَصِيمٞ مُّبِينٞ

‘Ewelem jerel-’insanu ‘enna haleknahu min nutfetin fe’idha huwe hasimun mubinun

A nuk mendon njeriu se Ne e krijuam atë prej një pikë uji (fare), kur qe, ai kundërshtar i rreptë.

78

وَضَرَبَ لَنَا مَثَلٗا وَنَسِيَ خَلۡقَهُۥۖ قَالَ مَن يُحۡيِ ٱلۡعِظَٰمَ وَهِيَ رَمِيمٞ

We derebe lena methelæn we nesije halkahu kale men juhjil-’idhame we hije remimun

Ai na solli Neve shembull, e harroi krijimin e vet e tha: "Kush i ngjall eshtrat duke qenë ata të kalbur?"

79

قُلۡ يُحۡيِيهَا ٱلَّذِيٓ أَنشَأَهَآ أَوَّلَ مَرَّةٖۖ وَهُوَ بِكُلِّ خَلۡقٍ عَلِيمٌ

Kul juhjihal-ledhi ‘enshe’eha ‘ewwele merretin we huwe bikulli halkin ‘alimun

Thuaj: "I ngjall Ai që i krijoi për herë të parë, e Ai është shumë i dijshëm për çdo krijim".

80

ٱلَّذِي جَعَلَ لَكُم مِّنَ ٱلشَّجَرِ ٱلۡأَخۡضَرِ نَارٗا فَإِذَآ أَنتُم مِّنۡهُ تُوقِدُونَ

el-Ledhi xhe’ale lekum mine esh-shexheril-’ehderi naræn fe’idha ‘entum minhu tukidune

"Ai që prej drurit të gjelbër ju bëri zjarrin, e ju prej tij ndezni".

81

أَوَلَيۡسَ ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ بِقَٰدِرٍ عَلَىٰٓ أَن يَخۡلُقَ مِثۡلَهُمۚ بَلَىٰ وَهُوَ ٱلۡخَلَّٰقُ ٱلۡعَلِيمُ

‘Ewelejsel-ledhi haleka es-semawati wel-’erde bikadirin ‘ala ‘en jehluka mithlehum bela we huwel-hallakul-’alimu

A nuk është i fuqishëm Ai, që krijoi qiejt e tokën, të krijojë njerëz sikundër që i krijoi ata? Po, Ai është krijuesi, i dijshmi.

82

إِنَّمَآ أَمۡرُهُۥٓ إِذَآ أَرَادَ شَيۡـًٔا أَن يَقُولَ لَهُۥ كُن فَيَكُونُ

‘Innema ‘emruhu ‘idha ‘erade shej’æn ‘en jekule lehu kun fejekunu

Kur Ai dëshiron ndonjë send, urdhri i Tij është vetëm t'i thotë: "Bëhu!" Ai menjëherë bëhet.

83

فَسُبۡحَٰنَ ٱلَّذِي بِيَدِهِۦ مَلَكُوتُ كُلِّ شَيۡءٖ وَإِلَيۡهِ تُرۡجَعُونَ

Fesubhanel-ledhi bijedihi melekutu kulli shej’in we ‘ilejhi turxha’une

I lartë është Ai që në dorën e Tij është pushteti mbi çdo send dhe vetëm te Ai ktheheni.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pasi i panë dhe i përjetuan të gjitha argumentet mbi fuqinë e Zotit jobesimtarët nuk deshën ta pranojnë të vërtetën, u përpoqën ta quajnë Muhamedin a.s. poet, e Kuranin poezi, e nuk e dinin, se ajo nuk i nevojitet Muhamedit. Ne ia shpallëm Kuranin, që me të të thërrasë ata që janë të gjallë, që kanë mendje e zemër të shëndoshë, e jo ata që të gjallë janë, por ndjenjat i kanë të vdekura. Nuk i shikuan të mirat, që ua dhuroi Zoti e ta falënderojnë, por adhuruan idhuj, të cilët i gdhendën vetë dhe vetë i ruajtën si ushtri, pse idhujt nuk mund ta ruajnë as veten, e lëre më të tjerët. Ubej ibni Halefi vjen te Pejgamberi a.s. me një asht të mykur njeriu dhe duke u tallur e afron drejt Pejgamberit e i thotë: A mendon ti, o Muhamed, se Allahu do të na ngjallë