36. Ja Sin · Ajeti 83

سورة يس
Përkthimi Sherif Ahmeti
83

فَسُبۡحَٰنَ ٱلَّذِي بِيَدِهِۦ مَلَكُوتُ كُلِّ شَيۡءٖ وَإِلَيۡهِ تُرۡجَعُونَ

Fesubhanel-ledhi bijedihi melekutu kulli shej’in we ‘ilejhi turxha’une

I lartë është Ai që në dorën e Tij është pushteti mbi çdo send dhe vetëm te Ai ktheheni.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pasi i panë dhe i përjetuan të gjitha argumentet mbi fuqinë e Zotit jobesimtarët nuk deshën ta pranojnë të vërtetën, u përpoqën ta quajnë Muhamedin a.s. poet, e Kuranin poezi, e nuk e dinin, se ajo nuk i nevojitet Muhamedit. Ne ia shpallëm Kuranin, që me të të thërrasë ata që janë të gjallë, që kanë mendje e zemër të shëndoshë, e jo ata që të gjallë janë, por ndjenjat i kanë të vdekura. Nuk i shikuan të mirat, që ua dhuroi Zoti e ta falënderojnë, por adhuruan idhuj, të cilët i gdhendën vetë dhe vetë i ruajtën si ushtri, pse idhujt nuk mund ta ruajnë as veten, e lëre më të tjerët. Ubej ibni Halefi vjen te Pejgamberi a.s. me një asht të mykur njeriu dhe duke u tallur e afron drejt Pejgamberit e i thotë: A mendon ti, o Muhamed, se Allahu do të na ngjallë